{"id":87454,"date":"2026-06-01T03:24:02","date_gmt":"2026-06-01T01:24:02","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/"},"modified":"2026-06-01T03:24:02","modified_gmt":"2026-06-01T01:24:02","slug":"tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/","title":{"rendered":"Tempulli dhe q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Hir\u00ebsia e Tij,<br \/>\nMitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs JOANI<\/p>\n<p>(vijon nga numri i kaluar)<br \/>\n* * *<\/p>\n<p>Njeriu e ka humbur kuptimin dhe q\u00ebllimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij. Duke hequr Per\u00ebndin\u00eb iku edhe q\u00ebllimi. Duke hequr k\u00ebt\u00eb sistem, me nj\u00eb<\/p>\n<p>Krijues dhe me nj\u00eb q\u00ebllim, bota \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb pa- kuptuesh\u00ebm, t\u00eb huaj dhe indife- rent. Njeriu ndihet i trembur dhe i humbur n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb univers. Bota dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr rrotull \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Konflikti nd\u00ebr- mjet ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore dhe indiferentizmit t\u00eb universit krijon pasiguri dhe konfuzion. Njeriu gje- ndet i pafuqish\u00ebm para k\u00ebsaj gjith\u00eb- sie t\u00eb pakuptueshme. Duke hequr Per\u00ebndin\u00eb nga bot\u00ebkuptimi i tij (si- domos nj\u00eb Per\u00ebndi personal), rapo- rti me bot\u00ebn rrotull tij u b\u00eb i frik- sh\u00ebm; ai ndodhet tashm\u00eb n\u00ebnfatin e pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe jeta e tij \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb ankth dhe tragjedi. \u00cbsht\u00eb plot kuptim q\u00eb vizioni i shum\u00eb mi- stik\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb krishterimit nuk e paraqet ferrin me cfurqe, zjarr dhe squfur, por si nj\u00eb vend ku shpir- trat enden pa kuptim. A nuk na kuj-<\/p>\n<p>ton ky vizion bot\u00ebn e sotme? Milio- na e miliona qenie njer\u00ebzore enden pa kuptim &#8211; t\u00eb humbur. Dhe termi t\u00eb humbur \u00ebsht\u00eb termi fetar ekui- valent me t\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Humbja e q\u00ebllimit t\u00eb jet\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb humbas\u00eb veten e tij. Ajo q\u00eb shihej para disa dekadash vet\u00ebm tek neurotik\u00ebt, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka e zakonshme p\u00ebr shumi- c\u00ebn. Cek\u00ebtia e jet\u00ebs, humbja e \u00e7do interesi p\u00ebr pyetjet bazike t\u00eb ekzis- tenc\u00ebs, largimi nga vetja e v\u00ebrtet\u00eb dhe deformimi, shpesh distancimi i plot\u00eb, i lidhjes me thelbin e ekziste- nc\u00ebs s\u00eb tij psikike, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nje- riun t\u00eb humbas\u00eb q\u00ebllimin e ekziste- nc\u00ebs s\u00eb tij, madje m\u00eb tep\u00ebr se kaq, sepse tani as pyetet m\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin e ekzistenc\u00ebs. Ajo q\u00eb dikur shihej si pakti me djallin, kur dikush e braktiste veten duke shitur shpirtin e tij dhe q\u00eb n\u00eb termat psikiatrik\u00eb<\/p>\n<p>quhet \u201chuaj\u00ebsimi nga vetja\u201d, tash- m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm rast neuro- tik, por po b\u00ebhet nj\u00eb nga tiparet dalluese t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij S\u00ebmundje p\u00ebr Vdekje, Kierkegaard e quan pik\u00eb- risht humbjen e vetes \u201cs\u00ebmundje p\u00ebr vdekje\u201d. Studimet psikologjike dhe v\u00ebzhgimet klinike koincidojn\u00eb me pohimin e Kierkegaardit. Tra- gjedia \u00ebsht\u00eb sepse njer\u00ebzit nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr humbjen e vetes dhe ka humbur sensi i kuestit, i k\u00ebrkimit p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe p\u00ebrmbu- shur veten. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb njeriu ta d\u00ebmtoj\u00eb jasht\u00ebzakonisht qenien e tij dhe me t\u00eb edhe lirin\u00eb e tij, sepse ato nuk mund t\u00eb ndahen dot nga nj\u00ebra-tjetra, ato p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb indiferente, t\u00eb pakuptueshme, t\u00eb huaj dhe pa q\u00ebllim, (vijon n\u00eb faqen 10)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 9) ekzistenca e njeriut \u00ebsht\u00eb e kufi- zuar dhe ankthi i tij ekzistencial b\u00eb- het i paduruesh\u00ebm. E vetmja m\u00ebny- r\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb ankth mbetet dehja &#8211; dehja n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Kjo nuk e zgjidh problemin. Ta shmang\u00ebsh problemin duke u dehur, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt jo zgjidhje, por humbje. \u201cNeuroza e s\u00eb Diel\u00ebs\u201d godet njer\u00ebz q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment pushimi, t\u00eb \u201c\u00e7dehur\u201d nga dehja e z\u00ebnies me pun\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jav\u00ebs, ballafaqohen me munge- s\u00ebn e q\u00ebllimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Bosh- ll\u00ebku ekzistencial, si rezultat i mu- nges\u00ebs s\u00eb q\u00ebllimit n\u00eb jet\u00eb, lind nj\u00eb etje t\u00eb shfrenuar p\u00ebr ta mbushur dhe njeriu p\u00ebrpiqet ta mbush\u00eb me nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb rreme. Disa mundohen ta mbushin me drogime, me lak- min\u00eb p\u00ebr pasuri dhe pushtet dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb d\u00ebshira epshore: T\u00eb gjitha k\u00ebto droga t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme. T\u00eb tjer\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb tentativa vet\u00ebvrasjeje. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb thellohet vakumi ekzistencial aq m\u00eb shum\u00eb shtohet etja p\u00ebr ta mbushur at\u00eb, duke e zhytur njeriun gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb intelek- tuale, emocionale dhe shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Duke humbur q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb jet\u00eb, mij\u00ebra gj\u00ebra, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb n\u00eb vetvete ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, b\u00ebhen q\u00ebllime. Har- xhohen energji pa fund p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb kota, duke e shtuar shqet\u00ebsimin dhe stresin dhe duke e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb ankth dhe mundim.<\/p>\n<p>Mungesa e q\u00ebllimit e ka b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn pa g\u00ebzim, sepse kjo i heq asaj vet\u00eb tharmin e jet\u00ebs. Duke humbur q\u00ebllimin, fillojn\u00eb dhe humbasin edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb dukeshin si t\u00eb dh\u00ebna, por q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb pjes\u00eb e vlerave t\u00eb formuara nga nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb jet\u00eb dhe nj\u00eb mendim t\u00eb kultivuar t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi. Ne jemi vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrballimit me rrezikun q\u00eb vjen nga humbja e vlerave, por shum\u00eb shpejt rreziku do t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb i madh. Etika, kultura dhe mendimi i brezave t\u00eb sot\u00ebm ndikohen akoma, edhe kur ata nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nga vlerat tradicionale. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si me nj\u00eb tok\u00eb e cila<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb ujitur nga shiu. Edhe kur pushon s\u00eb r\u00ebni shi ajo p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb e lagur. Edhe p\u00ebr pak koh\u00eb ajo mund t\u00eb ushqej\u00eb bim\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb at\u00eb. Por dihet me siguri, se n\u00ebse toka nuk do t\u00eb ujitet p\u00ebrs\u00ebri, ajo do t\u00eb thahet; dhe s\u00eb bashku me tok\u00ebn edhe bim\u00ebt q\u00eb ushqehen prej saj. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe kur humbasin vlerat. Mund t\u00eb ushqehen edhe p\u00ebr pak koh\u00eb disa breza, por p\u00ebrfundi- misht vlerat do t\u00eb thahen, sepse nuk po ujiten dhe s\u00eb bashku me to edhe shoq\u00ebria q\u00eb ushqehet prej tyre.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Mendimi dhe Etika e sotme jan\u00eb nj\u00ebdimensional\u00eb, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dydimensional\u00eb. Ato me- rren zakonisht vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen se si njer\u00ebzit duhet t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb nd\u00ebrmjet tyre. Nd\u00ebrsa Etika e vje- t\u00ebr ishte tredimensionale, d.m.th. ajo e shikonte njeriun n\u00eb etik\u00ebn indi- viduale, n\u00eb at\u00eb sociale dhe n\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen, se k\u00ebto dy di- mensione ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb di- mensionit t\u00eb tret\u00eb, at\u00eb t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs. Metafora e C.S. Luisit (Lewis) e jep qart\u00eb vizionin tredi- mensional t\u00eb Etik\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai i shpjegon me nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb tri gj\u00eb- rat q\u00eb i duhen nj\u00eb flote n\u00eb lundrim. E para: \u00e7do anije duhet t\u00eb dij\u00eb se si t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje lu- ndrimi. Kjo \u00ebsht\u00eb etika individuale. E dyta: anijet duhet t\u00eb mbajn\u00eb di-<\/p>\n<p>Mungesa e q\u00ebllimit e ka b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn pa g\u00ebzim, sepse kjo i heq asaj vet\u00eb tharmin e jet\u00ebs. Duke humbur q\u00ebllimin, fillojn\u00eb dhe humbasin edhe shu- m\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb dukeshin si t\u00eb dh\u00ebna, por q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb pjes\u00eb e vlerave t\u00eb formuara nga nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb jet\u00eb dhe nj\u00eb mendim t\u00eb kultivuar t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi.<\/p>\n<p>stancat e duhura q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrpla- sen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb etika sociale dhe eticist\u00ebt e sot\u00ebm merren pothuaj vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb. E treta dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb q\u00eb flota duhet t\u00eb dij\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb det. Kush \u00ebsht\u00eb misioni dhe kush \u00ebsht\u00eb de- stinacioni i saj?<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me ne. Patjet\u00ebr q\u00eb ne na duhet t\u00eb dim\u00eb t\u00eb par\u00ebn, d.m.th., t\u00eb dim\u00eb se si t\u00eb nd\u00ebr- tojm\u00eb karakterin, p\u00ebr t\u00eb dalluar vir- tytin nga vesi dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje edhe p\u00ebr nd\u00ebrveprimin me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse shum\u00eb probleme dhe konflikte lindin nga mosfunksi- onimi i etik\u00ebs individuale, ngaq\u00eb etika sociale p\u00ebrb\u00ebhet nga nd\u00ebrvepri- mi i individ\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Po ashtu duhet t\u00eb dim\u00eb edhe t\u00eb dyt\u00ebn, d.m.th., t\u00eb dim\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb nd\u00ebrveprojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn sociale t\u00eb njer\u00ebzimit. Por, sado t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb jen\u00eb dy t\u00eb parat, e treta \u00ebsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish- mja: t\u00eb dim\u00ebp\u00ebrse jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs son\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb destinacioni yn\u00eb p\u00ebrfundimtar. Pa k\u00ebt\u00eb t\u00eb tret\u00ebn, edhe dy t\u00eb parat nuk do t\u00eb funksio- nojn\u00eb normalisht. \u201cP\u00ebrmua &#8211; thot\u00eb G\u00ebte &#8211; gj\u00ebja m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb se ku po rrim\u00eb, por n\u00eb \u00e7far\u00eb drejtimi po shkojm\u00eb. \u201d<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, mendimi modern pothuajse nuk merret fare me pyetjen themelore t\u00eb ekzistenc\u00ebs. \u201cNdoshta &#8211; shkruan Peter Kreeft &#8211; kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse shumi- ca e filozofis\u00eb moderne duket tek njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm kaq e dob\u00ebt dhe qaramane, kaq e speciali- zuar dhe elitiste dhe mbi t\u00eb gjitha kaq e m\u00ebrzitshme. Mendoj se e di p\u00ebrse filozof\u00ebt modern\u00eb nuk guxojn\u00eb ta ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb, m\u00eb t\u00eb madhen pyetje: sepse ata nuk kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb. Ka nj\u00eb grop\u00eb kaq t\u00eb madhe sa vet\u00ebm kuraja e nj\u00eb ekzistencialisti, ose besimi i nj\u00eb ateisti mund ta mbush\u00eb&#8230; \u201d,.<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm)<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga revista \u201cTempulli\u201d Nr. 12, 2007<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Mars 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (170)","viti":"2007","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"TEMPULLI\", \"Q\u00cbLLIMI\", \"EKZISTENC\u00cbS\"]","permbledhje":"Material nga Mars 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87454","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>TEMPULLI DHE Q\u00cbLLIMI I EKZISTENC\u00cbS - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87454\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/\",\"name\":\"TEMPULLI DHE Q\u00cbLLIMI I EKZISTENC\u00cbS - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:24:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tempulli dhe q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TEMPULLI DHE Q\u00cbLLIMI I EKZISTENC\u00cbS - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87454","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/","name":"TEMPULLI DHE Q\u00cbLLIMI I EKZISTENC\u00cbS - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:24:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/tempulli-dhe-qellimi-i-ekzistences-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tempulli dhe q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87454"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87454"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87454"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}