{"id":87225,"date":"2026-06-01T03:19:56","date_gmt":"2026-06-01T01:19:56","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/"},"modified":"2026-06-01T03:19:56","modified_gmt":"2026-06-01T01:19:56","slug":"kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/","title":{"rendered":"Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim&#8230; &#8211; Intervista me Hir\u00ebsi Ilian"},"content":{"rendered":"<p>Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim&#8230;<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jemi n\u00ebp\u00ebrfundim t\u00eb vitit akademik mund t\u00eb na tre- goni di\u00e7ka rreth mbar\u00ebvajtjes s\u00eb shkoll\u00ebs?<\/p>\n<p>Vazhdimisht \u00e7uditem p\u00ebr zhvilli-min dhe ecurin\u00eb e student\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. M\u00eb kan\u00eb habitur me interesin e tyre, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb shum\u00eb q\u00ebllimet e shkoll\u00ebs dhe synimet e tyre personale p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ata marrin pjes\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb veprim- tarin\u00eb p\u00ebr edukimin e tyre, n\u00eb m\u00eb- simdh\u00ebnie, por kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb prani- sh\u00ebm n\u00eb marrjen e vendimeve tona si drejtori p\u00ebr zhvillimin e shkoll\u00ebs. Jam p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb konsultohem sidomos me ata t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt, t\u00eb marr edhe opionin e tyre p\u00ebrpara se t\u00eb vendoset di\u00e7ka. K\u00ebt\u00eb e kemi filluar q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb me peda- gog\u00ebt, ku edhe ata marrin pjes\u00eb n\u00eb vendimet. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thon\u00eb, por k\u00ebshtu ata aktivizohen dhe e kup- tojn\u00eb q\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Akademia e tyre.<\/p>\n<p>Edhe un\u00eb jam shum\u00eb i hapur. Mua m\u00eb duket q\u00eb kjo ndihmon n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pjekurin\u00eb e student\u00ebve dhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, sepse kur njeriu kur nuk merr pjes\u00eb n\u00eb diskutimin e problemeve at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet indiferent dhe thot\u00eb: \u201cTjetri e ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, tjetri vendos dhe un\u00eb jam pjes\u00ebtar pasiv\u201d.<\/p>\n<p>Disa momente kryesore nga veprimtarit\u00eb n\u00eb Akademi.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrmendim programet q\u00eb zhvillojn\u00eb student\u00ebt: p\u00ebr shembull fest\u00ebn e Akademis\u00eb, p\u00ebr Tre Hie- rark\u00ebt, nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr Krishtlindje, p\u00ebr Pashk\u00eb, p\u00ebr Kre- shm\u00ebt e M\u00ebdha. Apo n\u00eb shkurt, kur kishim nj\u00eb vizit\u00eb nga seminarist\u00ebt e Seminarit romano-katolik n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn ua kthyem n\u00eb 16 maj, q\u00eb ishte nj\u00eb pun\u00eb e p\u00ebrbash- k\u00ebt. Ata ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb dhe me bindje n\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin e besimit dhe q\u00ebndrimin e Kish\u00ebs Orthodhokse etj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit u mor nj\u00eb nism\u00eb, duke prezantuar Akademin\u00eb n\u00eb disa Mitropoli. Cili ishte q\u00ebllimi?<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte i dyfisht\u00eb: s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur njohuri p\u00ebr Akademin\u00eb n\u00eb shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebgjuar ose kan\u00eb ardhur n\u00eb Sh\u00ebn Vlash p\u00ebrpara se t\u00eb mbylleshin kishat dhe kan\u00eb nj\u00eb kujtim, por nuk e din\u00eb konkretisht zhvillimet. E dyta, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgatitja p\u00ebr vitet e ardhshme. Duke iu drejtuar edhe atyre q\u00eb jan\u00eb tani maturant\u00eb, q\u00eb mbarojn\u00eb shkoll\u00ebn e mesme dhe mendojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb tej. Ky \u00ebsht\u00eb kryesisht q\u00ebllimi i p\u00ebrpjekjes. Programi zhvillohet thjesht. N\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb stude- nt\u00eb i vitit t\u00eb kat\u00ebrt ose t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebrshtypjet e tyre, se si vendos\u00ebn t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, cila ka qen\u00eb p\u00ebrvoja e tyre<\/p>\n<p>n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb personal, p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e besimit t\u00eb tyre dhe kjo ka qen\u00eb shum\u00eb e vlefshme dhe p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb t\u00eb flasin n\u00eb publik, duke iu p\u00ebrgjigjur edhe ndonj\u00eb pyetjeje. I ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb program me power-point q\u00eb tregon fotografit\u00eb e Akademis\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb plus tjet\u00ebr, shkojm\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb dhe kryejm\u00eb nj\u00eb mesh\u00eb episkopale n\u00eb nj\u00eb enori. Student\u00ebt psalin, marrin pjes\u00eb n\u00eb mesh\u00eb dhe n\u00eb kor. Djemt\u00eb jan\u00eb prezent\u00eb me zostikon\u00eb dhe vajzat me uniform\u00ebn e tyre, q\u00eb i dallojn\u00eb si student\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb dhe kan\u00eb rast t\u00eb flasin me enorit\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb perspektive ka Akademia p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>Mua m\u00eb duket se \u00e7do njeri q\u00eb do mendoj\u00eb p\u00ebr Akademin\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb insti- tucion edukativ dhe problemet q\u00eb p\u00ebrballon arsimi n\u00eb Shqip\u00ebri i p\u00ebr- ballon edhe ajo. K\u00ebshtu, v\u00ebshtir\u00eb- sit\u00eb ekonomike q\u00eb kan\u00eb student\u00ebt e tjer\u00eb kur p\u00ebrfundojn\u00eb shkoll\u00ebn e mesme i kan\u00eb edhe student\u00ebt tan\u00eb&#8230; Por duhet theksuar q\u00eb ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisim kuadrin e pun\u00ebtor\u00ebve brenda Kish\u00ebs, si p\u00ebr djemt\u00eb ashtu edhe p\u00ebr vajzat, dhe nevojat e Kish\u00ebs po rriten. K\u00ebshtu do rritet pjes\u00ebmarrja e t\u00eb diplo- muarve brenda Kish\u00ebs dhe mund\u00eb- sia p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb roll i atyre q\u00eb kan\u00eb mbaruar studimet n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi njer\u00ebz q\u00eb me t\u00eb v\u00ebr- tet\u00eb kan\u00eb parasysh interesin e Ki- sh\u00ebs p\u00ebr menaxhimin efikas p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e saj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb enoris\u00eb. Gjithashtu edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e katekizmit, n\u00eb organi- zimin ose pun\u00eb me rinin\u00eb mund t\u00eb punojn\u00eb duke k\u00ebrkuar m\u00ebnyra, me- toda t\u00eb reja dhe m\u00eb efektive. Kur- doher\u00eb duhet\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb zhvillimin e misionit t\u00eb Kish\u00ebs dhe mua m\u00eb duket q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb \u201cfront\u201d jan\u00eb student\u00ebt q\u00eb mba- rojn\u00eb, sepse ata jan\u00eb af\u00ebr problemeve. Kuptojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra edhe n\u00eb kampingjet, ku t\u00eb rinjt\u00eb m\u00eb- sojn\u00eb nga student\u00ebt dhe anasjelltas. Kampingu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga programet m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb ka organizuar Kisha jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Amerik\u00eb. Aty shikohet ndryshimi n\u00eb mentalitetin e tyre p\u00ebr Kish\u00ebn dhe besimin.<\/p>\n<p>Ju vini nga Shtetet e Bashkuara, mund t\u00eb ndalemi pak n\u00eb \u00e7\u00eb- shtjen e organizimit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare atje&#8230;<\/p>\n<p>Kisha n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy dioqeza ose juridiskione. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam nderin ta kryesoj ka dy enori, nj\u00eb n\u00eb Boston dhe nj\u00eb n\u00eb \u00c7ikago. Kemi si krye- shpirt\u00ebrore Patriarkan\u00ebn Ekume- nike dhe Patriarkana n\u00eb Amerik\u00eb<\/p>\n<p>(Vijon n\u00ebfaqen 10)<\/p>\n<p>(Vijon ngafaqja 9)<\/p>\n<p>ka disa juridiksione q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e saj. M\u00eb e madhja \u00ebsht\u00eb e grerk\u00ebve, pastaj jan\u00eb ukrai- nasit, jan\u00eb karpathasit (vijn\u00eb nga Rusia, \u00c7ekosllovakia) dhe shqip- tar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e kishave shqiptar\u00eb&#8217; q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb Dioqez\u00eb jan\u00eb lidhur me Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Amerik\u00eb dhe funksionojn\u00eb m\u00eb vete, status q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Patriarkana e Rusis\u00eb, e Mosk\u00ebs. Kryetari i tyre Episkop Nikoni b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse prind\u00ebrit e tij ishin nga k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ka ndonj\u00eb num\u00ebr t\u00eb orthodho- ks\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb?<\/p>\n<p>Ka nja variant, nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb kishte af\u00ebrsisht 4-5 milion\u00eb ortho- dhoks\u00eb. P\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk ka ndo- nj\u00eb num\u00ebr. Para disa viteve ishte nj\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 100 mij\u00eb, por un\u00eb besoj se jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb dyfish sot, me shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ardhur me kalimin e koh\u00ebs. Sidomos koh\u00ebt e fundit emigracioni \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb dhe p\u00ebrpiqen me an\u00ebn e gazetave, me an\u00ebn e organi- zimit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rastin e dit\u00ebs s\u00eb Flamurit etj., p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Si organizohen ata?<\/p>\n<p>Organizimi i enorive ka pasur nj\u00eb ndryshim. M\u00eb par\u00eb kishin nj\u00eb kor,<\/p>\n<p>nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb grave q\u00eb merrej me bamir\u00ebsi, kishte nj\u00eb organizim q\u00eb merrej me \u201cshkoll\u00ebn diellore\u201d ose katekizmin, kishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbledhur p\u00ebr organizimin ose p\u00ebr aktivitete p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs dhe r\u00ebnien e eleme- nt\u00ebve shqiptar\u00eb emigracioni, t\u00eb<\/p>\n<p>vjetrit them dhe me t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00ebsht\u00eb holluar ndjenja shqiptare. Prandaj nuk ekziston ajo lidhje q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb. B\u00ebhen n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrpjekje p\u00ebr organizimin dhe vazhdimin e pun\u00ebs s\u00eb katekizmit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por ka edhe probleme t\u00eb tjera. T\u00eb kemi pa- rasysh q\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr emigra- cionin e vjet\u00ebr ose ata q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Amerik\u00eb. Kishat mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh, n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb p\u00ebrcaktuar ku kan\u00eb banuar shqiptar\u00ebt m\u00eb par\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs shum\u00eb familje jan\u00eb larguar dhe tani q\u00eb nj\u00eb shqiptari i duhet nj\u00eb mjaft koh\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb kish\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>E dyta, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ardhjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb emigracion q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb brisht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre me Kish\u00ebn ose me besimin. Ata kan\u00eb priori tet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer familjen e tyre, p\u00ebr t\u00eb siguruar strehimin dhe mir\u00eb- q\u00ebnien e familjes dhe shum\u00eb her\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb merren me organizimin e Kish\u00ebs ose t\u00eb sho- q\u00ebris\u00eb shqiptare. Me kalimin e koh\u00ebs un\u00eb besoj se do t\u00eb kemi nj\u00eb ndryshim. Shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb<\/p>\n<p>emigracion kan\u00eb edhe problemin e gjuh\u00ebs, faktin se edhe kur shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb shqiptare dhe nuk d\u00ebgjojn\u00eb shqip n\u00eb predikim, nuk marrin at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ose at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb marrin. Vet\u00ebm kan\u00eb mu- nd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb bashkohen me shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb thelluar jet\u00ebn e tyre shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs me shtetin n\u00eb SHBA?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje&#8230;<\/p>\n<p>Po nga pik\u00ebpamja e juridik- sionit?<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm Kisha Orthodhokse por \u00e7do kish\u00eb q\u00eb ekziston aty, ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb sipas ligjit t\u00eb shtetit n\u00eb t\u00eb cilin gjendet dhe ai i jep t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb truall, t\u00eb zhvilloj\u00eb aktivitetet shoq\u00ebrore, arsi- more, bamir\u00ebsi vet\u00eb nga famullita- r\u00ebt e asaj famullie, d.m.th. nuk marrin ndonj\u00eb ndihm\u00eb ose buxhet nga shteti. Vet\u00ebm shteti i jep nj\u00eb njohje q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb taks\u00eb p\u00ebr aktivitetet e tyre. Nuk paguajn\u00eb tatime. Prift\u00ebrint\u00eb pagu- hen nga famullia, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb ardhur nga shteti.<\/p>\n<p>Por t\u00eb rikthehemi, si e parashikoj un\u00eb t\u00eb ardhmen. Mua m\u00eb duket se edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket emigracionit t\u00eb sot\u00ebm, f\u00ebmij\u00ebt e tyre do t\u00eb asimilohen n\u00eb jet\u00ebn dhe ambjentin amerikan m\u00eb shpejt se sa brezat e m\u00ebparsh\u00ebm. Faktor\u00ebt q\u00eb ekzistonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb lidhur komuni- tetin, q\u00eb t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb bashkuar, mungojn\u00eb sot dhe ka vet\u00ebm nj\u00eb zhvillim nga pik\u00ebpamja shoq\u00ebrore, por d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u aktivizuar nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e theksuar.<\/p>\n<p>Dhe s\u00ebfundi. A do vazhdojm\u00eb t\u2019ju kemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sh\u00ebrbim k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>At\u00eb e di Per\u00ebndia. Un\u00eb u thirra p\u00ebr dy vjet q\u00eb t\u2019i sh\u00ebbej Kish\u00ebs, por kaloi edhe viti i tret\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Tij.<\/p>\n<p>Intervistoi Isidor Koti<\/p>\n<p>Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim&#8230;<br \/>\nIntervista me Hir\u00ebsi Ilian<br \/>\nDuke qen\u00eb se jemi n\u00ebp\u00ebrfundim<br \/>\nt\u00eb vitit akademik mund t\u00eb na tre-<br \/>\ngoni di\u00e7ka rreth mbar\u00ebvajtjes s\u00eb<br \/>\nshkoll\u00ebs?<br \/>\nVazhdimisht \u00e7uditem p\u00ebr zhvilli-min<br \/>\ndhe ecurin\u00eb e student\u00ebve n\u00eb<br \/>\np\u00ebrgjith\u00ebsi. M\u00eb kan\u00eb habitur me<br \/>\ninteresin e tyre, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb<br \/>\ne tyre, p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb shum\u00eb<br \/>\nq\u00ebllimet e shkoll\u00ebs dhe synimet e<br \/>\ntyre personale p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ata<br \/>\nmarrin pjes\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb veprim-<br \/>\ntarin\u00eb p\u00ebr edukimin e tyre, n\u00eb m\u00eb-<br \/>\nsimdh\u00ebnie, por kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb prani-<br \/>\nsh\u00ebm n\u00eb marrjen e vendimeve tona<br \/>\nsi drejtori p\u00ebr zhvillimin e shkoll\u00ebs.<br \/>\nJam p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb konsultohem<br \/>\nsidomos me ata t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt, t\u00eb<br \/>\nmarr edhe opionin e tyre p\u00ebrpara<br \/>\nse t\u00eb vendoset di\u00e7ka. K\u00ebt\u00eb e kemi<br \/>\nfilluar q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb me peda-<br \/>\ngog\u00ebt, ku edhe ata marrin pjes\u00eb n\u00eb<br \/>\nvendimet. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb<br \/>\ndo t\u00eb b\u00ebhet \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thon\u00eb, por<br \/>\nk\u00ebshtu ata aktivizohen dhe e kup-<br \/>\ntojn\u00eb q\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Akademia e<br \/>\ntyre.<br \/>\nEdhe un\u00eb jam shum\u00eb i hapur. Mua<br \/>\nm\u00eb duket q\u00eb kjo ndihmon n\u00eb radh\u00eb<br \/>\nt\u00eb par\u00eb n\u00eb pjekurin\u00eb e student\u00ebve<br \/>\ndhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, sepse<br \/>\nkur njeriu kur nuk merr pjes\u00eb n\u00eb<br \/>\ndiskutimin e problemeve at\u00ebher\u00eb<br \/>\nb\u00ebhet indiferent dhe thot\u00eb: \u201cTjetri<br \/>\ne ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, tjetri vendos dhe<br \/>\nun\u00eb jam pjes\u00ebtar pasiv\u201d.<br \/>\nDisa momente kryesore nga<br \/>\nveprimtarit\u00eb n\u00eb Akademi.<br \/>\nMund t\u00eb p\u00ebrmendim programet q\u00eb<br \/>\nzhvillojn\u00eb student\u00ebt: p\u00ebr shembull<br \/>\nfest\u00ebn e Akademis\u00eb, p\u00ebr Tre Hie-<br \/>\nrark\u00ebt, nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr<br \/>\nKrishtlindje, p\u00ebr Pashk\u00eb, p\u00ebr Kre-<br \/>\nshm\u00ebt e M\u00ebdha. Apo n\u00eb shkurt, kur<br \/>\nkishim nj\u00eb vizit\u00eb nga seminarist\u00ebt<br \/>\ne Seminarit romano-katolik n\u00eb<br \/>\nShkod\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn ua kthyem n\u00eb 16<br \/>\nmaj, q\u00eb ishte nj\u00eb pun\u00eb e p\u00ebrbash-<br \/>\nk\u00ebt. Ata ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb dhe<br \/>\nme bindje n\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb<br \/>\nmesazhin e besimit dhe q\u00ebndrimin<br \/>\ne Kish\u00ebs Orthodhokse etj.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb vit u mor nj\u00eb nism\u00eb, duke<br \/>\nprezantuar Akademin\u00eb n\u00eb disa<br \/>\nMitropoli. Cili ishte q\u00ebllimi?<br \/>\nQ\u00ebllimi ishte i dyfisht\u00eb: s\u00eb pari p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrhapur njohuri p\u00ebr Akademin\u00eb<br \/>\nn\u00eb shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb<br \/>\nd\u00ebgjuar ose kan\u00eb ardhur n\u00eb Sh\u00ebn<br \/>\nVlash p\u00ebrpara se t\u00eb mbylleshin<br \/>\nkishat dhe kan\u00eb nj\u00eb kujtim, por nuk<br \/>\ne din\u00eb konkretisht zhvillimet. E<br \/>\ndyta, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgatitja p\u00ebr vitet<br \/>\ne ardhshme. Duke iu drejtuar edhe<br \/>\natyre q\u00eb jan\u00eb tani maturant\u00eb, q\u00eb<br \/>\nmbarojn\u00eb shkoll\u00ebn e mesme dhe<br \/>\nmendojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb tej. Ky \u00ebsht\u00eb<br \/>\nkryesisht q\u00ebllimi i p\u00ebrpjekjes. Pro\u00ad<br \/>\ngrami zhvillohet thjesht. N\u00eb thelb<br \/>\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb stude-<br \/>\nnt\u00eb i vitit t\u00eb kat\u00ebrt ose t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb<br \/>\ncil\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebrshtypjet e<br \/>\ntyre, se si vendos\u00ebn t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nshkoll\u00eb, cila ka qen\u00eb p\u00ebrvoja e tyre<br \/>\nn\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb personal, p\u00ebr<br \/>\nthell\u00ebsin\u00eb e besimit t\u00eb tyre dhe kjo<br \/>\nka qen\u00eb shum\u00eb e vlefshme dhe p\u00ebr<br \/>\nata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb<br \/>\nnj\u00eb rast p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb t\u00eb flasin<br \/>\nn\u00eb publik, duke iu p\u00ebrgjigjur edhe<br \/>\nndonj\u00eb pyetjeje. I ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb<br \/>\nedhe nj\u00eb program me power-point<br \/>\nq\u00eb tregon fotografit\u00eb e Akademis\u00eb<br \/>\nshum\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb bukur.<br \/>\nMua m\u00eb duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb<br \/>\nplus tjet\u00ebr, shkojm\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb<br \/>\ndhe kryejm\u00eb nj\u00eb mesh\u00eb episkopale<br \/>\nn\u00eb nj\u00eb enori. Student\u00ebt psalin, ma\u00ad<br \/>\nrrin pjes\u00eb n\u00eb mesh\u00eb dhe n\u00eb kor.<br \/>\nDjemt\u00eb jan\u00eb prezent\u00eb me zostikon\u00eb<br \/>\ndhe vajzat me uniform\u00ebn e tyre, q\u00eb<br \/>\ni dallojn\u00eb si student\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb<br \/>\ndhe kan\u00eb rast t\u00eb flasin me enorit\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb perspektive ka Akademia<br \/>\np\u00ebr t\u00eb ardhmen?<br \/>\nMua m\u00eb duket se \u00e7do njeri q\u00eb do<br \/>\nmendoj\u00eb p\u00ebr Akademin\u00eb duhet t\u00eb<br \/>\nket\u00eb parasysh q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb insti-<br \/>\ntucion edukativ dhe problemet q\u00eb<br \/>\np\u00ebrballon arsimi n\u00eb Shqip\u00ebri i p\u00ebr-<br \/>\nballon edhe ajo. K\u00ebshtu, v\u00ebshtir\u00eb-<br \/>\nsit\u00eb ekonomike q\u00eb kan\u00eb student\u00ebt<br \/>\ne tjer\u00eb kur p\u00ebrfundojn\u00eb shkoll\u00ebn e<br \/>\nmesme i kan\u00eb edhe student\u00ebt<br \/>\ntan\u00eb&#8230; Por duhet theksuar q\u00eb ne<br \/>\nk\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisim kuadrin e<br \/>\npun\u00ebtor\u00ebve brenda Kish\u00ebs, si p\u00ebr<br \/>\ndjemt\u00eb ashtu edhe p\u00ebr vajzat, dhe<br \/>\nnevojat e Kish\u00ebs po rriten. K\u00ebshtu<br \/>\ndo rritet pjes\u00ebmarrja e t\u00eb diplo-<br \/>\nmuarve brenda Kish\u00ebs dhe mund\u00eb-<br \/>\nsia p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar.<br \/>\nCili \u00ebsht\u00eb roll i atyre q\u00eb kan\u00eb<br \/>\nmbaruar studimet n\u00eb jet\u00ebn e<br \/>\nKish\u00ebs?<br \/>\nDuhet t\u00eb kemi njer\u00ebz q\u00eb me t\u00eb v\u00ebr-<br \/>\ntet\u00eb kan\u00eb parasysh interesin e Ki-<br \/>\nsh\u00ebs p\u00ebr menaxhimin efikas p\u00ebr<br \/>\nmbar\u00ebvajtjen e saj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi<br \/>\ndhe t\u00eb enoris\u00eb. Gjithashtu edhe n\u00eb<br \/>\n\u00e7\u00ebshtjet e katekizmit, n\u00eb organi-<br \/>\nzimin ose pun\u00eb me rinin\u00eb mund t\u00eb<br \/>\npunojn\u00eb duke k\u00ebrkuar m\u00ebnyra, me-<br \/>\ntoda t\u00eb reja dhe m\u00eb efektive. Kur-<br \/>\ndoher\u00eb duhet\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim<br \/>\nn\u00eb zhvillimin e misionit t\u00eb Kish\u00ebs<br \/>\ndhe mua m\u00eb duket q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb<br \/>\nn\u00eb \u201cfront\u201d jan\u00eb student\u00ebt q\u00eb mba-<br \/>\nrojn\u00eb, sepse ata jan\u00eb af\u00ebr proble\u00ad<br \/>\nmeve. Kuptojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra edhe<br \/>\nn\u00eb kampingjet, ku t\u00eb rinjt\u00eb m\u00eb-<br \/>\nsojn\u00eb nga student\u00ebt dhe anasjelltas.<br \/>\nKampingu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga programet<br \/>\nm\u00eb t\u00eb forta q\u00eb ka organizuar Kisha<br \/>\njo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb<br \/>\nAmerik\u00eb. Aty shikohet ndryshimi<br \/>\nn\u00eb mentalitetin e tyre p\u00ebr Kish\u00ebn<br \/>\ndhe besimin.<br \/>\nJu vini nga Shtetet e Bashkuara,<br \/>\nmund t\u00eb ndalemi pak n\u00eb \u00e7\u00eb-<br \/>\nshtjen e organizimit t\u00eb Kish\u00ebs<br \/>\nOrthodhokse Shqiptare atje&#8230;<br \/>\nKisha n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb<br \/>\nn\u00eb dy dioqeza ose juridiskione. Nj\u00eb<br \/>\npjes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam nderin ta<br \/>\nkryesoj ka dy enori, nj\u00eb n\u00eb Boston<br \/>\ndhe nj\u00eb n\u00eb \u00c7ikago. Kemi si krye-<br \/>\nshpirt\u00ebrore Patriarkan\u00ebn Ekume-<br \/>\nnike dhe Patriarkana n\u00eb Amerik\u00eb<br \/>\n(Vijon n\u00ebfaqen 10)<\/p>\n<p>(Vijon ngafaqja 9)<br \/>\nka disa juridiksione q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn<br \/>\nmbik\u00ebqyrjen e saj. M\u00eb e madhja<br \/>\n\u00ebsht\u00eb e grerk\u00ebve, pastaj jan\u00eb ukrai-<br \/>\nnasit, jan\u00eb karpathasit (vijn\u00eb nga<br \/>\nRusia, \u00c7ekosllovakia) dhe shqip-<br \/>\ntar\u00ebt.<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e kishave shqiptar\u00eb&#8217;<br \/>\nq\u00eb jan\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb Dioqez\u00eb<br \/>\njan\u00eb lidhur me Kish\u00ebn Orthodhokse<br \/>\nn\u00eb Amerik\u00eb dhe funksionojn\u00eb m\u00eb<br \/>\nvete, status q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga<br \/>\nPatriarkana e Rusis\u00eb, e Mosk\u00ebs.<br \/>\nKryetari i tyre Episkop Nikoni b\u00ebri<br \/>\nnj\u00eb vizit\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,<br \/>\nsepse prind\u00ebrit e tij ishin nga k\u00ebtu.<br \/>\nKa ndonj\u00eb num\u00ebr t\u00eb orthodho-<br \/>\nks\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb?<br \/>\nKa nja variant, nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb<br \/>\nkishte af\u00ebrsisht 4-5  milion\u00eb ortho-<br \/>\ndhoks\u00eb. P\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk ka ndo-<br \/>\nnj\u00eb num\u00ebr. Para disa viteve ishte<br \/>\nnj\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 100 mij\u00eb, por un\u00eb<br \/>\nbesoj se jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, mund t\u00eb<br \/>\njen\u00eb dyfish sot, me shqiptar\u00ebt q\u00eb<br \/>\nkan\u00eb ardhur me kalimin e koh\u00ebs.<br \/>\nSidomos koh\u00ebt e fundit emigracioni<br \/>\n\u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb dhe p\u00ebrpiqen me<br \/>\nan\u00ebn e gazetave, me an\u00ebn e organi-<br \/>\nzimit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rastin e dit\u00ebs s\u00eb<br \/>\nFlamurit etj., p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb bashkuar.<br \/>\nSi organizohen ata?<br \/>\nOrganizimi i enorive ka pasur nj\u00eb<br \/>\nndryshim. M\u00eb par\u00eb kishin nj\u00eb kor,<br \/>\nKurdoher\u00eb duhet t\u00ebjemi n\u00eb k\u00ebrkim&#8230;<br \/>\nnj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb grave q\u00eb merrej me<br \/>\nbamir\u00ebsi, kishte nj\u00eb organizim q\u00eb<br \/>\nmerrej me \u201cshkoll\u00ebn diellore\u201d ose<br \/>\nkatekizmin, kishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb mbledhur p\u00ebr organizimin ose<br \/>\np\u00ebr aktivitete p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Me ka\u00ad<br \/>\nlimin e koh\u00ebs dhe r\u00ebnien e eleme-<br \/>\nnt\u00ebve shqiptar\u00eb emigracioni, t\u00eb<br \/>\nvjetrit them dhe me t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb e<br \/>\nkan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00ebsht\u00eb holluar<br \/>\nndjenja shqiptare. Prandaj nuk<br \/>\nekziston ajo lidhje q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nB\u00ebhen n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrpjekje p\u00ebr<br \/>\norganizimin dhe vazhdimin e pun\u00ebs<br \/>\ns\u00eb katekizmit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por ka<br \/>\nedhe probleme t\u00eb tjera. T\u00eb kemi pa-<br \/>\nrasysh q\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr emigra-<br \/>\ncionin e vjet\u00ebr ose ata q\u00eb kan\u00eb<br \/>\nlindur n\u00eb Amerik\u00eb. Kishat mund t\u00eb<br \/>\njen\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh, n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nlagje t\u00eb p\u00ebrcaktuar ku kan\u00eb banuar<br \/>\nshqiptar\u00ebt m\u00eb par\u00eb. Me kalimin e<br \/>\nkoh\u00ebs shum\u00eb familje jan\u00eb larguar<br \/>\ndhe tani q\u00eb nj\u00eb shqiptari i duhet nj\u00eb<br \/>\nmjaft koh\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb kish\u00ebn<br \/>\nshqiptare.<br \/>\nE dyta, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ardhjen e<br \/>\nshqiptar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb emigracion<br \/>\nq\u00eb e kan\u00eb t\u00eb brisht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien<br \/>\ne tyre me Kish\u00ebn ose me besimin.<br \/>\nAta kan\u00eb priori tet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb<br \/>\npun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer familjen e tyre,<br \/>\np\u00ebr t\u00eb siguruar strehimin dhe mir\u00eb-<br \/>\nq\u00ebnien e familjes dhe shum\u00eb her\u00eb<br \/>\nnuk kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb merren me<br \/>\norganizimin e Kish\u00ebs ose t\u00eb sho-<br \/>\nq\u00ebris\u00eb shqiptare. Me kalimin e<br \/>\nkoh\u00ebs un\u00eb besoj se do t\u00eb kemi nj\u00eb<br \/>\nndryshim. Shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb<br \/>\nemigracion kan\u00eb edhe problemin e<br \/>\ngjuh\u00ebs, faktin se edhe kur shkojn\u00eb<br \/>\nn\u00eb nj\u00eb kish\u00eb shqiptare dhe nuk<br \/>\nd\u00ebgjojn\u00eb shqip n\u00eb predikim, nuk<br \/>\nmarrin at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ose at\u00eb q\u00eb<br \/>\nduhet t\u00eb marrin. Vet\u00ebm kan\u00eb mu-<br \/>\nnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb bashkohen me shqiptar\u00eb<br \/>\nt\u00eb tjer\u00eb dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nthelluar jet\u00ebn e tyre shpirt\u00ebrore.<br \/>\nCilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs<br \/>\nme shtetin n\u00eb SHBA?<br \/>\nAsnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje&#8230;<br \/>\nPo nga pik\u00ebpamja e juridik-<br \/>\nsionit?<br \/>\nJo vet\u00ebm Kisha Orthodhokse por<br \/>\n\u00e7do kish\u00eb q\u00eb ekziston aty, ka t\u00eb<br \/>\ndrejt\u00eb q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb sipas ligjit<br \/>\nt\u00eb shtetit n\u00eb t\u00eb cilin gjendet dhe ai i<br \/>\njep t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb truall, t\u00eb<br \/>\nzhvilloj\u00eb aktivitetet shoq\u00ebrore, arsi-<br \/>\nmore, bamir\u00ebsi vet\u00eb nga famullita-<br \/>\nr\u00ebt e asaj famullie, d.m.th. nuk ma\u00ad<br \/>\nrrin ndonj\u00eb ndihm\u00eb ose buxhet nga<br \/>\nshteti. Vet\u00ebm shteti i jep nj\u00eb njohje<br \/>\nq\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb<br \/>\ntaks\u00eb p\u00ebr aktivitetet e tyre. Nuk<br \/>\npaguajn\u00eb tatime. Prift\u00ebrint\u00eb pagu-<br \/>\nhen nga famullia, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb<br \/>\nardhur nga shteti.<br \/>\nPor t\u00eb rikthehemi, si e parashikoj<br \/>\nun\u00eb t\u00eb ardhmen. Mua m\u00eb duket se<br \/>\nedhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket emigracionit<br \/>\nt\u00eb sot\u00ebm, f\u00ebmij\u00ebt e tyre do t\u00eb<br \/>\nasimilohen n\u00eb jet\u00ebn dhe ambjentin<br \/>\namerikan m\u00eb shpejt se sa brezat e<br \/>\nm\u00ebparsh\u00ebm. Faktor\u00ebt q\u00eb ekzistonin<br \/>\nn\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb lidhur komuni-<br \/>\ntetin, q\u00eb t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb bashkuar,<br \/>\nmungojn\u00eb sot dhe ka vet\u00ebm nj\u00eb<br \/>\nzhvillim nga pik\u00ebpamja shoq\u00ebrore,<br \/>\npor d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u aktivizuar nuk<br \/>\n\u00ebsht\u00eb shum\u00eb e theksuar.<br \/>\nDhe s\u00ebfundi. A  do vazhdojm\u00eb t\u2019ju<br \/>\nkemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sh\u00ebrbim k\u00ebtu n\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebri?<br \/>\nAt\u00eb e di Per\u00ebndia. Un\u00eb u thirra p\u00ebr<br \/>\ndy vjet q\u00eb t\u2019i sh\u00ebbej Kish\u00ebs, por<br \/>\nkaloi edhe viti i tret\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb<br \/>\nn\u00eb duart e Tij.<br \/>\nIntervistoi Isidor Koti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Gusht 2006.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (163)","viti":"2006","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Kurdoher\u00eb\", \"duhet\", \"jemi\", \"k\u00ebrkim\", \"Intervista\"]","permbledhje":"Material nga Gusht 2006.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11324],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87225","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11324","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim... - Intervista me Hir\u00ebsi Ilian - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87225\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/\",\"name\":\"Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim... - Intervista me Hir\u00ebsi Ilian - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:19:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim&#8230; &#8211; Intervista me Hir\u00ebsi Ilian\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim... - Intervista me Hir\u00ebsi Ilian - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87225","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/","name":"Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim... - Intervista me Hir\u00ebsi Ilian - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:19:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kurdohere-duhet-te-jemi-ne-kerkim-intervista-me-hiresi-ilian\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kurdoher\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebrkim&#8230; &#8211; Intervista me Hir\u00ebsi Ilian"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87225"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87225"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87225"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}