{"id":87171,"date":"2026-06-01T03:18:58","date_gmt":"2026-06-01T01:18:58","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/"},"modified":"2026-06-01T03:18:58","modified_gmt":"2026-06-01T01:18:58","slug":"anastasi-eshte-sebepi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/","title":{"rendered":"Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi.."},"content":{"rendered":"<p>Nga ROBERT GORO,<br \/>\nbotuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cTribuna\u201d<\/p>\n<p>Mund t\u00eb duket paradoksale kjo q\u00eb do t\u00eb them m\u00eb posht\u00eb, por besoj se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb. Krye- peshkopi i Kish\u00ebs Ortodokse Shqip- tare, Anastasi, \u00ebsht\u00eb personi m\u00eb i denigruar n\u00eb Shqip\u00ebri, pas Fatos Nanos dhe Sali Berish\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb fundit denigrimi arsyeto- het me luft\u00ebn e eg\u00ebr politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri, arsyeja kryesore e denigrimit t\u00eb Kryepe- shkopit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia komb\u00ebtare e tij. Ai \u00ebsht\u00eb grek dhe si grek nuk ka vend n\u00eb Shqip\u00ebri, aq m\u00eb pak n\u00eb krye t\u00eb grigj\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur thelbi i gjith\u00eb sulmeve q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Anastasit, q\u00eb nga ai korrik i larg\u00ebt i 1992-shit, kur ai u fron\u00ebzua si pri- mat i Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta 15 vjet, Shqip\u00ebrianjohu shum\u00eb situata t\u00eb trazuara, por tash s\u00eb fundi, tensionimet jan\u00eb zbehur dhe ndoshta zhduken fare. Vet\u00ebm furia dhe fuqia e sulmeve ndaj Anastasit ka mbetur e nj\u00ebjt\u00eb. Ma- dje prej disa dit\u00ebsh, n\u00eb skalionet e pushkatar\u00ebve jan\u00eb mobilizuar edhe politikan\u00eb. Jo detyrimisht nga ka- mpi i t\u00eb ashtuquajturve nacionalist\u00eb, por bash nga kampi q\u00eb vet\u00ebrekla- mohet si shpresa e vetme p\u00ebr inte- grimin europian t\u00eb vendit e t\u00eb vet\u00eb politik\u00ebs. Dhe kjo mendoj se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsuese! Dhe do t\u00eb ishte alarmante n\u00ebse ata, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb konsiderue- shme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik mbushen plot 15 vjet q\u00eb kur Fortlumturia e Tij u vendos n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare. Duke e vrar\u00eb mendjen se cila do t\u00eb ishte arritja e tij m\u00eb e ma- dhe, them se nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ri- m\u00ebk\u00ebmbja apo ringjallja e ortodo- ksis\u00eb, apo e fes\u00eb nga themelet e shembura, ku e kish flakur komu- nizmi. Anastasi ringjalli shpirtrat njer\u00ebzor\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb tipari krye- sor i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ishte hu- mbja e besimit dhe e shpres\u00ebs, Ai pik\u00ebrisht at\u00eb besim e shpres\u00eb u ktheu njer\u00ebzve. Dhe, besoj se kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb mrekulli, n\u00eb nj\u00eb vend ku njer\u00ebzit nuk kan\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb mira me fen\u00eb, n\u00eb kuptimin e devocionit. N\u00eb nj\u00eb vend ku shumica e popullsis\u00eb kur iu k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr<\/p>\n<p>deklarohen si ateist\u00eb, vler\u00ebsimi mbar\u00ebpopullor p\u00ebr Anastasin mendoj se p\u00ebrb\u00ebn dhe shenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se besimi e shpresa jan\u00eb ri- ngjallur e gj\u00ebllojn\u00eb tek njer\u00ebzit tan\u00eb.<\/p>\n<p>Anastasi nuk \u00ebsht\u00eb se thjesht u p\u00ebr\u00e7on njer\u00ebzve \u201cz\u00ebrin e Zotit\u201d si nj\u00eb komandant i mir\u00eb q\u00eb u p\u00ebrcjell ushtar\u00ebve urdhrat e gjeneralit. Anastasi njeriun e ka prekur me sjelljen e me fjal\u00ebn e tij, me vepr\u00ebn<\/p>\n<p>e tij t\u00eb pabuj\u00eb, por kaq shum\u00eb hu- manitare, pa i ndar\u00eb njer\u00ebzit sipas besimeve. Ndoshta shum\u00eb pak e din\u00eb se, kur u pranua an\u00ebtar i Aka- demis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs, institucionit m\u00eb prestigjioz t\u00eb Greqis\u00eb, n\u00eb vitin 1993, Anastasi referoi tem\u00ebn \u201cTradita dhe vizioni i bashkezistenc\u00ebs paq\u00eb- sore t\u00eb komuniteteve fetare n\u00eb Shqi- p\u00ebri\u201d. Pse ai gjithmon\u00eb ka k\u00ebrkuar n\u00eb jet\u00ebn e vepr\u00ebn e vet t\u00eb promo- voj\u00eb at\u00eb \u00e7ka bashkon e jo at\u00eb q\u00eb ndan. Kjo frym\u00eb e ka karakterizuar Anastasin edhe kur ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb momentet e krizave t\u00eb<\/p>\n<p>r\u00ebnda mes Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990 -t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 1993, rnarr\u00ebdh\u00ebniet mes t\u00eb dy vendeve u acaruan p\u00ebr shkak se autoritetet shqiptare d\u00eb- buan nj\u00eb prift grek, me akuz\u00ebn p\u00ebr veprimtari antishqiptare. Reagimi i autoriteteve greke ishte i menj\u00ebher- sh\u00ebm dhe brenda nj\u00eb jave m\u00eb shu- m\u00eb se 70 mij\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb ishin d\u00ebbuar nga Greqia. M\u00eb 1<\/p>\n<p>korrik 1993, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb mesazhi q\u00eb u transmetua nga radiot kryesore greke, Anastasi i b\u00ebri thirrje opi- nionit vend\u00ebs q\u00eb \u201ct\u00eb mos lejohen informimet e gabuara e t\u00eb nj\u00eban- shme, si dhe ekstremizmat, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb gjendjen\u201d. Por kur u takua me Kryeministrin e at\u00ebher- sh\u00ebm, Micotaqisin, dhe, para k\u00ebtij takimi deklaroi:<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebt e fundit kriza n\u00eb mes Gre- qis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb u ashp\u00ebrsua shum\u00eb, me viktima e njer\u00ebz t\u00eb pa- fajsh\u00ebm. Ndon\u00ebse e di se qeverit\u00eb e t\u00eb dy vendeve kan\u00eb informacio-<\/p>\n<p>net dhe kriteret e tyre, si kryepe- shkop i qindramij\u00eb ortodoks\u00ebve duke iu lutur me zjarr Zotit dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tij, ngre z\u00ebrin e apelit n\u00eb \u00e7do drejtim q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrfundi- misht veprimet e dhunshme dhe t\u2019i jepet fund praktik\u00ebs s\u00eb d\u00ebbimeve. Marr pjes\u00eb n\u00eb dhimbjen e gjith\u00eb nje- r\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrndjekur, pavar\u00ebsisht nga komb\u00ebsia dhe besimi fetar, dhe vihem n\u00eb dispozicion t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr gjetjen e zgjidhjeve me frym\u00ebn e mir\u00ebkuptimit\u201d.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr histori, pas takimit me Micotaqisin, q\u00eb zgjati nj\u00eb or\u00eb e gjy- sm\u00eb, ritmet e d\u00ebbimeve u ul\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe shtypi bo- t\u00ebror k\u00ebt\u00eb ia atribuoi nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Anastasit. Dhe, kur un\u00eb do ta inter- vistoja t\u00eb nes\u00ebrmen, k\u00ebsaj here p\u00ebr BBC n\u00eb, Ai do t\u00eb m\u00eb thoshte se ini- ciativa p\u00ebr takimin ishte krejt\u00ebsisht vetjake dhe se ishte i k\u00ebnaqur pse nd\u00ebrhyrja, \u201cdo t\u00eb ndihmonte dinjite- tin e mij\u00ebra njer\u00ebzve\u201d, pra t\u00eb emi- grant\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Aktiviteti i tij human, \u00ebsht\u00eb mjaft i madh dhe shum\u00eb pak i reklamuar si nga ai vet\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb modes- tis\u00eb, por edhe nga mediat tona. Ama, nuk mund t\u00eb harrohet fakti i mbledh- jes me iniciativ\u00ebn e vet\u00eb Anastasit, i 12 milion\u00eb dollar\u00ebve si ndihma p\u00ebr refugjat\u00ebt kosovar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb 1999-s dhe krijimi i dy kampeve p\u00ebr (vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 3) ta. At\u00ebher\u00eb nuk doli kush q\u00eb t\u2019ia refuzonte k\u00ebt\u00eb kontribut, por as t\u2019i thoshte faleminderit.<\/p>\n<p>Natyrisht, Anastasi p\u00ebrb\u00ebn si gjithmon\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sebep! Arsy- eja e v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndron shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb dhe lidhet me vet\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb, midis shqiptar\u00ebve e grek\u00ebve. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur se si vendi q\u00eb mban gati nj\u00eb milion shqiptar\u00eb e q\u00eb secili prej tyre ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb<\/p>\n<p>njeri n\u00eb Shqip\u00ebri, anatemohet gati p\u00ebrdit\u00eb, si shkaktar i gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqi- jave dhe rreziqeve q\u00eb i kanosen at- dheut ton\u00eb.<\/p>\n<p>Harrohen me dashje faktor\u00eb q\u00eb i p\u00ebrjashtojn\u00eb kategorikisht para- shikimet e rrezikzinjve. Harrohen me dashje konjukturat e reja politi- ke t\u00eb krijuara n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb Ball- kan, sidomos tani pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Aso- ciimit. Harrohen me dashje p\u00ebrpje- kjet p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Ballkanin n\u00eb<\/p>\n<p>nj\u00eb oaz paqeje, sigurie, bashk\u00ebjete- se harmonike, ku jan\u00eb bashkuar edhe p\u00ebrpjekjet e politik\u00ebs e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile shqiptare&#8230;.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto \u201charresa\u201d q\u00eb shnd\u00eb- rrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat komb\u00ebtar pro- pozimin p\u00ebr shpalljen e Anastasit \u201cQytetar Nderi t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, n\u00eb ko- h\u00ebn q\u00eb nga arkivat e pluhurosur zhvarrosen vendimet e para 70 vi- teve p\u00ebr t\u00eb shpallur qytetar nderi t\u00eb kryeqytetit ministrin e jasht\u00ebm fashist Kontin \u00c7iano, apo t\u00eb para<\/p>\n<p>50 viteve p\u00ebr t\u00eb shpallur qytetar nderi shefin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Bash- kimit Sovjetik komunist, Nikita Hmshovin.<\/p>\n<p>Dhe padyshim jan\u00eb k\u00ebto \u201charresa\u201d q\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur medaljet e \u201cndryshme shp\u00ebrndahen si kara- mele nga presidenca, nuk u gjet nj\u00eb medalje p\u00ebr Kryepeshkopin Anastas, vepra e t\u00eb cilit vler\u00ebsohet n\u00eb t\u00eb gji- th\u00eb bot\u00ebn, jo detyrimisht nga filogre- k\u00ebt, dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet kaq shum\u00eb nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2006.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (162)","viti":"2006","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Anastasi\", \"\u00ebsht\u00eb\", \"sebepi\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2006.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11324],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87171","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11324","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi.. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87171\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/\",\"name\":\"Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi.. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:18:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi..\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi.. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87171","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/","name":"Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi.. - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:18:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/anastasi-eshte-sebepi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Anastasi \u00ebsht\u00eb sebepi.."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87171"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87171"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87171"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}