{"id":87167,"date":"2026-06-01T03:18:53","date_gmt":"2026-06-01T01:18:53","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/"},"modified":"2026-06-01T03:18:53","modified_gmt":"2026-06-01T01:18:53","slug":"atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/","title":{"rendered":"Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kisha Ortodokse Auto- qefale e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb muajin e fundit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb polemika- ve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e varre- zave t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb Manastirin e P\u00ebrmetit, madje u akuzua edhe se kishte nxitur zhvarrimin e bano- r\u00ebve lokal\u00eb p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb k\u00ebto varreza. Cili \u00ebsht\u00eb komenti Juaj?<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e zhvarrimeve n\u00eb Kosin\u00eb Kisha Ortodokse \u00ebsht\u00eb akuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pa- drejt\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb Kisha q\u00eb b\u00ebn zhvarrime, por \u00ebsht\u00eb detyra e saj shpirt\u00ebrore p\u00ebr<\/p>\n<p>t\u00eb qen\u00eb e pranishme n\u00eb \u00e7do varrim dhe zhvarrim, duke kryer ritet fetare. N\u00ebse ka pasakt\u00ebsirajo profesionali- z\u00ebm apo gabime n\u00eb zhvarri- met, kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgje- gj\u00ebsi e priftit dhe aq m\u00eb pak e Kish\u00ebs. Kisha nuk \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb mban p\u00ebrgje- gj\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e eshtrave. Kur trupi i nj\u00eb t\u00eb ndje- ri sillet n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ritet funerale, kisha nuk b\u00ebn ekzaminimin e trupit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush \u00ebsht\u00eb, por vet\u00ebm pyet familjar\u00ebt p\u00ebr emrin dhe pastaj kryen ceremonit\u00eb. N\u00ebse i jepet nj\u00eb em\u00ebr i gabuar, nuk \u00ebsht\u00eb faji i kish\u00ebs. Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb<\/p>\n<p>e sakt\u00eb dhe as e drejt\u00eb t\u00eb akuzohet Kisha Ortodokse p\u00ebr nxitjen e zhvarrimeve dhe zhurma e madhe mediatike p\u00ebr pranin\u00eb e nj\u00eb prifti ortodoks n\u00eb k\u00ebto rite jo ve- t\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pavend, e pabazuar dhe e pajustifiku- eshme, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe tendecioze.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket varreza- ve t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb t\u00eb r\u00eb- n\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs Italo-greke, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Kish\u00ebs, por e dy qeverive respektive dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb u duhej drejtuar atyre. Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson (vijon n\u00ebfaqen 7-8)<\/p>\n<p>Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton,<br \/>\nlul\u00ebzon dhe begaton vendm&#8230;<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 1)<\/p>\n<p>m\u00eb shum\u00eb mua, n\u00eb k\u00ebto sulme kund\u00ebr Kish\u00ebs Ortodokse, nuk jan\u00eb vet\u00ebm pasakt\u00ebsit\u00eb, mos- njohurit\u00eb dhe shpifjet, por ekzistenca e disa qar- qeve dhe personave, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye apo tjet\u00ebr nuk e duan p\u00ebrparimin e komunitetit ortodoks. T\u00eb mos duash p\u00ebrparimin e nj\u00eb pjese t\u00eb vendit t\u00ebnd do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos ta duash as p\u00ebrparimin e t\u00eb gjith\u00eb vendit. Kjo gj\u00eb nuk na ndihmon as ne dhe as vet\u00eb ata. E kam p\u00ebrs\u00ebritur shpesh se ve- ndi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashkim dhe harmoni dhe urrejtja e p\u00ebr\u00e7arja nuk nd\u00ebrton. Un\u00eb nuk di q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb shoq\u00ebri, komb apo shtet, nd\u00ebrtuar n\u00eb baz\u00eb urrejtje dhe p\u00ebr\u00e7arje, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur begati, paqe dhe jet\u00ebgjat\u00ebsi.<\/p>\n<p>E konsideroni fajtor priftin e qytetit, a me- ndoni se qoft\u00eb dhe moralisht ndaj tij duhet t\u00eb mbahet q\u00ebndrim?<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb quhet fajtor pa u v\u00ebr- tetuar faji i tij. N\u00eb rastin konkret at\u00eb Vasil Tho- mollari ka qen\u00eb i pranish\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e priftit, d.m.th. vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer funksionet e tij fetare. Madje un\u00eb do ta kisha quajtur fajtor n\u00ebse ai nuk do t\u00eb kishte kryer detyr\u00ebn e tij. Pra- nia e priftit n\u00eb ritet funerale \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e qen\u00eb- sishme e detyr\u00ebs s\u00eb tij. Ai duhet t\u2019i kryej\u00eb k\u00ebto rite edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte n\u00eb rrezik t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Shkrimi i Shenjt\u00eb tregon seTobiti i kryente varri- met edhe kur k\u00ebrc\u00ebnohej t\u00eb d\u00ebnohej me vdekje.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse supozojm\u00eb se prifti do t\u00eb kishte marr\u00eb iniciativajasht\u00eb funksionit t\u00eb tij prift\u00ebror, kjo nuk justifikon akuzat dhe sulmet kund\u00ebr Kish\u00ebs Ortodokse. Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ki- sh\u00ebs, ashtu si edhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, ka pasur njer\u00ebz t\u00eb devotsh\u00ebm dhe t\u00eb shenjt\u00eb, si edhe njer\u00ebz t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr misionin e tyre. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk faj\u00ebsohet e gjith\u00eb Kisha. N\u00ebse nj\u00eb prift \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr di\u00e7ka, kanonet e Kish\u00ebs p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe masat kund\u00ebr tij. N\u00eb rastin konkret ne nuk kemi par\u00eb deri tani ndonj\u00eb shkelje t\u00eb tij, si n\u00eb planin kishtar, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb moral.<\/p>\n<p>N\u00ebn akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe Kryepeshkopi Anastas, pse nuk ka kthyer deri m\u00eb tani P\u00ebrgjigje?<\/p>\n<p>Akuzat kund\u00ebr Kryepeshkopit jan\u00eb absurde, por ndoshta k\u00ebto tregojn\u00eb edhe q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre stisjeve. Kur filloi kjo zhurm\u00eb rreth zhvarrimeve n\u00eb Kosin\u00eb, Kryepeshkopi nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as nuk e dinte p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb. Ai, ashtu si edhe autoritetet p\u00ebrka- t\u00ebse kishtare, i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre akuzave t\u00eb rreme dhe dashakeqe, por nuk ka pasur shu- m\u00eb vesh\u00eb p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar. Sepse shurdhi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb. Madje un\u00eb mund t\u00eb them se Kryepeshkopi ka pes\u00ebmb\u00eb-<\/p>\n<p>dhjet\u00eb vjet q\u00eb po u p\u00ebrgjigjet akuzave t\u00eb ndry- shme. Dhe p\u00ebrgjigjja m\u00eb e mir\u00eb ka qen\u00eb vepra e tij, si n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Ortodokse nga g\u00ebrmadhat, ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrhapjen e mesazhe- ve t\u00eb paqes, dialogut, mir\u00ebkuptimit, respektit dhe dashuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Z\u00ebra t\u00eb till\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb n\u00eb Ballkan dhe ne duhet t\u2019i vler\u00ebsojm\u00eb kur ata jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Personazhe t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs shqiptare kan\u00eb k\u00ebrkuar deri dhe largimin e Kryepeshkopit nga drejtimi i Kish\u00ebs Ortodokse, si do t\u2019u p\u00ebrgjigjeshit k\u00ebtyre k\u00ebrkesave?<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe n\u00eb Deklarat\u00ebn e Sinodit, t\u00eb Klerik\u00ebve dhe t\u00eb K\u00ebshillit Kleriko- Laik, \u00e7\u00ebshtjet e Kish\u00ebs Ortodokse zgjidhen bre- nda Kish\u00ebs. Se kush \u00ebsht\u00eb dhe kush do t\u00eb jet\u00eb Kryepeshkop i Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e cakton vet\u00ebm komuniteti ortodoks, n\u00ebp\u00ebrmjet organeve t\u00eb tij legjitime, si Sino- di i Shenjt\u00eb, ashtu si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kanonet e Shenjta t\u00eb Kish\u00ebs. \u00c7do nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr nga njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Kish\u00ebn dhe shpesh as edhe njohurit\u00eb m\u00eb fi- llestare t\u00eb organizimit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb c\u00ebnim i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, por edhe fyese p\u00ebr komunitetin ortodoks. Kisha sot \u00ebsht\u00eb e orga- nizuar, ka Sinodin e saj, K\u00ebshillin Kleriko-Laik, Akademin\u00eb Teologjike, ka klerik\u00eb dhe teolog\u00eb q\u00eb i njohin mir\u00eb kanonet dhe rregullat e organizimit kishtar dhe \u00ebsht\u00eb e palejueshme q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb na flasin me tonin e m\u00ebsuesit se si ne duhet ta organizojm\u00eb Kish\u00ebn. Duhet ditur se Kish\u00eb Autoqefale do t\u00eb thot\u00eb pik\u00ebrisht pavar\u00ebsia e saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e organizimit, sepse kanonet<\/p>\n<p>dhe doktrina jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjitha kishat. Dhe autoqefali nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm pavar\u00ebsi nga jasht\u00eb vendit, por edhe nga brenda, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Kisha \u00ebsht\u00eb e pavarur n\u00eb organizimin e saj. T\u00eb gjith\u00eb tashm\u00eb e din\u00eb se komuniteti ortodoks e ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tij p\u00ebr hierarkin\u00eb e Kish\u00ebs dhe p\u00ebr primatin e saj q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kryepeshkopi Anastas.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr ne, q\u00eb disa persona ose grupe, t\u00eb najapin m\u00ebsime patri- otike, sikur vet\u00ebm ata e paskan monopolin e patriotizmit. Historikisht, komuniteti ortodoks ka luajtur nj\u00eb roli vendimtar n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, n\u00eb arsimin ton\u00eb komb\u00ebtar dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij vendi. P\u00ebrse qenkan k\u00ebta m\u00eb atdhetar\u00eb, sesa prift\u00ebrinjt\u00eb e Kish\u00ebs Ortodokse, t\u00eb cil\u00ebt me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha po i sh\u00ebr- bejn\u00eb Kish\u00ebs dhe popullit me devotshm\u00ebri? Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin e tij dhe jo ai q\u00eb shan t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kur flitet p\u00ebr autoqefalin\u00eb e Ki- sh\u00ebs Ortodokse, pretendohet se komb\u00ebsia greke e Kryepeshkopit e d\u00ebmton autoqe- falin\u00eb, por dhe vet\u00eb vepr\u00ebn e Kryepeshkopit. Ju si mendoni?<\/p>\n<p>Problemi i autoqefalis\u00eb \u00ebsht\u00eb lakuar gjat\u00eb n\u00eb shtypin shqiptar gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve. Prandaj do t\u00eb doja t\u00eb m\u00eb jepnit pak m\u00eb tep\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur rreth saj. Rasti i Shqi- p\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb unik n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb kish\u00eb gjendej pa hierarkin\u00eb e saj dhe kjo jo p\u00ebr faj t\u00eb t\u00eb huajve. Madje kishte z\u00ebra, nd\u00ebrmjet tyre klerik\u00eb, teolog\u00eb dhe kanoni- st\u00eb, n\u00eb kisha t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me- ndonin dhe shpreheshin se autoqefalia e Kish\u00ebs Shqiptare tashm\u00eb nuk ekzistonte, sepse nuk ek- zistonte m\u00eb nj\u00eb hierarki e cila do ta ushtronte k\u00ebt\u00eb autoqefali. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00eb- shtje jet\u00ebsore dhe kaq delikate dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi- shme p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb duhej patjet\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Zgjedhjae Kryepeshkopit Anastas p\u00ebr t\u00eb kryer rind\u00ebrtimin dhe organizimin e Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk u b\u00eb se ai ishte me komb\u00ebsi greke, por sepse ai ishte personi i duhur p\u00ebr t\u00eb kryer vepr\u00ebn titanike t\u00eb ringritjes s\u00eb saj, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb mendohej si e pamundur. T\u00eb jesh i nj\u00eb komb\u00ebsie tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb faj. Kisha, e cila nuk e mohon etnin\u00eb e askujt, e kap\u00ebrcen at\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb universale. N\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt\u00ebsisht e zakonshme. T\u00eb qenurit e nj\u00eb komb\u00ebsie tjet\u00ebr nuk d\u00ebmton. Kisha d\u00ebmtohet vet\u00ebm nga njer\u00ebzit q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm. Mund t\u00eb jesh i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs komb\u00ebsi dhe mund t\u00eb b\u00ebsh d\u00ebm t\u00eb madh, ashtu si mund t\u00eb jet\u00eb edhe e kund\u00ebrta. N\u00eb rastin konkret ka qe- n\u00eb pik\u00ebrisht e dyta. Kjo zgjedhje rezultoi se ishte<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin&#8230;<\/p>\n<p>(vijon ngafaqja 7)<\/p>\n<p>m\u00eb e mira. Zgjidhja e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb sa duket. Shikoni Kish\u00ebn Ortodokse n\u00eb Maqedoni, ka mbi dyzet vjet dhe akoma nuk e ka zgjidhur problemin e autoqefalis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu dua t\u00eb them di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike. Kur Kryepeshkopit Anastas iu k\u00ebrkua kjo detyr\u00eb nga Patriarkana Ekumenike, ai vuri tre kushte p\u00ebr ta pranuar: T\u00eb ishte i pra- nuar nga komuniteti ortodoks, nga autoritetet shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ruhej Autoqefalia e Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe mund t\u00eb them me siguri q\u00eb ishte autoriteti i tij, i cili b\u00ebri t\u00eb heshtin t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat q\u00eb ishin kund\u00ebr autoqe- falis\u00eb. Kushdo q\u00eb e njeh sadopak historin\u00eb e k\u00ebtyre viteve t\u00eb ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs e kupton se ishte pik\u00ebrisht personaliteti i tij, nj\u00eb nga p\u00ebr- faq\u00ebsuesit m\u00eb me z\u00eb t\u00eb krishterimit bot\u00ebror, p\u00ebr- gatitja e tij e lart\u00eb teologjike dhe organizative, devotshm\u00ebria dhe aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb jasht\u00ebzakon- shme, dashuria e tij e madhe p\u00ebr Kish\u00ebn dhe p\u00ebr Zotin, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb bash- kuar t\u00eb gjith\u00eb komunitetin ortodoks, duke mos lejuar p\u00ebr\u00e7arjet, t\u00eb cilat do t\u00eb rrezikonin jo vet\u00ebm Kish\u00ebn dhe unitetin e komunitetit ortodoks, por edhe unitetin e t\u00eb gjith\u00eb vendit. T\u00eb gjitha veprat e tij flasin se ai e ka konsoliduar autoqefalin\u00eb e Kish\u00ebs dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr unitetin e Kish\u00ebs. Nj\u00eb njeri i cili nuk do t\u00eb donte t\u00eb ruante autoqefalin\u00eb, nuk do t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb arsimuar klerin ortodoks k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Akademia Teologjike n\u00eb Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs, e cila p\u00ebrgatit klerik\u00ebt ortodoks\u00eb, u ngrit me inicia- tiv\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e tij dhe me fondet e mble- dhura po prej tij. Autoqefalia nuk realizohet vet\u00ebm me nj\u00eb dekret, por me ngritjen e nj\u00eb hie- rarkie kishtare, me p\u00ebrgatitjen e kuadrove t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb drejtuar kish\u00ebn, me pajisjen e saj me klerik\u00eb dhe teolog\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha me autoqefalin\u00eb financiare. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb fal\u00eb kontributit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe t\u00eb pa- krahasuesh\u00ebm t\u00eb Kryepeshkopit Anastas. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb nuk njoh n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ndo- nj\u00eb tjet\u00ebr, shqiptar apo t\u00eb huaj, t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, aq sa ka b\u00ebr\u00eb Kryepeshkopi Anastas. Mendoj se do t\u00eb ishte n\u00eb nderin ton\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shprehnim mir\u00ebnjohjen. Mir\u00ebnjohja\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb kombi vital, t\u00eb qytet\u00ebruar dhe q\u00eb ka nj\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Gjithashtu do t\u00eb doja t\u00eb sqaroja se zhurma e madhe q\u00eb b\u00ebhet shpesh n\u00eb artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr gjoja shkelje t\u00eb Statutit t\u00eb Kish\u00ebs, se \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar autoqefalia, tregon si mosnjohurit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ashtu edhe dashakeq\u00ebsin\u00eb ndaj Ki- sh\u00ebs Ortodokse. Kisha ka nj\u00eb ekzistenc\u00eb dymij\u00eb- vje\u00e7are dhe \u00ebsht\u00eb e organizuar dhe e drejtuar sipas Kanoneve t\u00eb Shenjta, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pa- ndryshueshme. Nd\u00ebrsa Statutet jan\u00eb rregullore t\u00eb cilat hartohen sipas nevoj\u00ebs s\u00eb \u00e7do kishe n\u00eb<\/p>\n<p>koh\u00eb t\u00eb ndryshme. Ato mund t\u00eb ndryshohen sa her\u00eb q\u00eb Kisha e shikon t\u00eb arsyeshme. Ti sho- h\u00ebsh Statutet si t\u00eb pandryshueshme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos kesh as njohurit\u00eb fillestare n\u00eb organizimin e Kish\u00ebs. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pak m\u00eb t\u00eb kuptueshme mund t\u00eb themi se Statuti \u00ebsht\u00eb pak e shum\u00eb si kushtetuta e nj\u00eb vendi, q\u00eb reflekton koh\u00ebn dhe nevojat e atij vendi. Tjet\u00ebr kushtetut\u00eb kishte n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb monarkis\u00eb, tjet\u00ebr gjat\u00eb regjimit komunist dhe tjet\u00ebr tani. Ato mund t\u00eb ndryshohen dhe p\u00ebrmir\u00ebsohen sa her\u00eb q\u00eb do t\u00eb lind\u00eb nevoja dhe do t\u00eb votohen nga shumica e duhur. Po e nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe me Statutin e Kish\u00ebs. Statuti i vitit 1929 paraqiste nevoj\u00ebn e asaj kohe dhe ishte i nevojsh\u00ebm p\u00ebr problematik\u00ebn e asaj kohe. Statuti i vitit 1950 paraqet problematikat e koh\u00ebs s\u00eb tij dhe Statuti i ri q\u00eb po p\u00ebrgatitet duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb Kish\u00ebs sot. Harti- mi i Statutit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e vet\u00eb Ki- sh\u00ebs dhe sot Kisha Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri ka maturin\u00eb, pjekurin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar Statutin e saj. Nd\u00ebrhyrjet nga jasht\u00eb, nga kushdo qofshin, jan\u00eb shprehje e mosrespektimit t\u00eb vet\u00eb autoqefalis\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb papranueshme nga komuniteti ortodoks.<\/p>\n<p>Aty ku ka aq shum\u00eb err\u00ebsir\u00eb shpir- t\u00ebrore, pasiguri dhe d\u00ebshp\u00ebrim, ka ne- voj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vend p\u00ebr lajmin e mire. Mendoj se Media duhet t\u00eb kontribuoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e k\u00ebtij lajmi, i cili sjell realisht n\u00eb shpirtrat e njer\u00ebzve drit\u00eb, shpres\u00eb dhe g\u00ebzim, p\u00ebr t\u00eb cilat ka aq shum\u00eb nevoj\u00eb populli dhe vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Sa vlen p\u00ebr Ju pohimi se n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe kudo gjetk\u00eb, se e keqja b\u00ebn lajm dhe veprat e mira nuk p\u00ebrmenden?<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm an\u00ebt negative, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i nj\u00eban- sh\u00ebm. T\u00eb shkruash p\u00ebr dik\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rastet kur e sulmon, as kjo nuk tregon objektivitet. Kisha Ortodokse gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb tranzicionit me n\u00eb krye Kryepeshkopin Anastas ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha drejti- met. Me iniciativat personale t\u00eb Kryepeshkopit Kisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i ndihmoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pa asnj\u00eb dallim. P\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs baritore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyra kryesore e Kish\u00ebs, jan\u00eb nd\u00ebrtuar shkolla, kopshte, klinika sh\u00ebndet\u00ebsore, programe bujq\u00ebso- re dhe social-kulturore, duke pun\u00ebsuar mij\u00ebra njer\u00ebz dhe duke i sh\u00ebrbyer k\u00ebshtu p\u00ebrparimit t\u00eb vendit ton\u00eb. Brenda Kish\u00ebs funksionojn\u00eb dy mensa t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u00eb varfrit: nj\u00eb n\u00eb Kor- \u00e7\u00eb dhe tjetra n\u00eb Tiran\u00eb. Jan\u00eb ndihmuar shtresat dhe njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, ku mund t\u00eb ve\u00e7ohet ndihmesa e madhe dh\u00ebn\u00eb v\u00eb-<\/p>\n<p>llez\u00ebrve tan\u00eb nga Kosova gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb viti 1999, ku n\u00ebp\u00ebrmjet Kish\u00ebs Ortodokse u dha nj\u00eb ndihm\u00eb me vler\u00eb rreth 12 milion\u00eb dollar\u00eb. Dhe pa asnj\u00eb dyshim, arkitekti i gjith\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie ka qen\u00eb Kryepeshkopi Anastas. I p\u00ebrmenda k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb treguar se e gjith\u00eb kjo veprimtari e madhe dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs ka kaluar pothuajse e papas- qyruar nga shtypi yn\u00eb. Nd\u00ebrsa kur flitet p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb diskretitojn\u00eb Kish\u00ebn dhe hierar- k\u00ebt e saj, at\u00ebher\u00eb bu\u00e7asin t\u00eb gjith\u00eb televizor\u00ebt dhe gazetat. Kjo m\u00eb duket e padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>E vler\u00ebsoj rolin e mediave n\u00eb informimin e publikut. Por nj\u00eb informin i nj\u00ebansh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb informin, por propagand\u00eb. Media \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ndikon shum\u00eb tek njer\u00ebzit. Ajo ka detyr\u00ebn e informimit, por informimi duhet t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb dhe i paansh\u00ebm. M\u00eb kujtohet kur Kryepeshkopi u zgjodh nj\u00eb nga President\u00ebt e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, nj\u00eb ngjarje q\u00eb e nderon Kish\u00ebn dhe vendin ton\u00eb dhe q\u00eb ndihmon dhe p\u00ebrmir\u00ebson imazhin e tij, lajmi u dha i that\u00eb, madje nga disa spiker\u00eb si n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e zhvarrimeve n\u00eb Kosin\u00eb, ku realisht Kisha nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7se detyr\u00ebs<\/p>\n<p>prift\u00ebrore, u mobilizua e t\u00ebr\u00eb media, u shkruajt\u00ebn qindra artikuj dhe kjo vazhdoi p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Gjat\u00eb festimit t\u00eb Pashk\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb manifestim mbar\u00ebqytetar, ku vet\u00ebm t\u00eb Premten e Zez\u00eb gjat\u00eb procesionit t\u00eb Epitafit mblidhen reth 50.000 njer\u00ebz. nukjepet pothuajse asnj\u00eb lajm, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb miting partiak me dhjet\u00eb njer\u00ebz, ose kur ndonj\u00eb ka vrar\u00eb baban\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb pranishme t\u00eb gjitha medial.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb nuk ka vet\u00ebm lajm t\u00eb keq. Ka edhe lajm t\u00eb mir\u00eb, por ashtu si thot\u00eb proverbi, \u201ci miri ekziston, por nuk bcn zhur- m\u00eb\u201d, ky lajm k\u00ebrkon pak m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u gjetur. Aty ku ka aq shum\u00eb err\u00ebsir\u00eb shpin\u00ebrore, pasiguri dhe d\u00ebshp\u00ebrim, ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb ^hum\u00eb vend p\u00ebr lajmin e mir\u00eb. Mendoj se Media duhet t\u00eb kontribuoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e kctij lajmi, i cili sjell realisht n\u00eb shpirtrat e njer\u00ebzve drit\u00eb, shpres\u00eb dhe g\u00ebzim, p\u00ebr t\u00eb cilat ka aq shum\u00eb nevoj\u00eb populli dhe vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb marr\u00ebdheniet Tuaja me politik\u00ebn shqiptare, dje dhe sot?<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin q\u00eb i jepet sot politik\u00ebs nuk kam pasur dhe nuk kam ndonj\u00eb lidhje direkte me t\u00eb. Por n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, edhe un\u00eb si pjes\u00eb e polisit, marr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb, duke kryer detyr\u00ebn time pastorale dhe qytetare, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrhapim sa m\u00eb shum\u00eb mesazhe paqeje dhe harmonie, duke ndihmuar ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore dhe materiale. Kisha \u00ebsht\u00eb apolitike, por jo indiferente, sepse besimtar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe preken ose p\u00ebrfitojn\u00eb nga gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2006.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (162)","viti":"2006","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[1, 8, 9]","fjale_kyce":"[\"Atdhetar\", \"v\u00ebrtet\u00eb\", \"\u00ebsht\u00eb\", \"nd\u00ebrton\", \"lul\u00ebzon\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2006.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11324],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87167","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11324","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87167\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/\",\"name\":\"Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:18:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87167","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/","name":"Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:18:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/atdhetar-i-vertete-eshte-ai-qe-nderton-lulezon-dhe-begaton-vendin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nd\u00ebrton, lul\u00ebzon dhe begaton vendin&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87167"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87167"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87167"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}