{"id":87127,"date":"2026-06-01T03:18:09","date_gmt":"2026-06-01T01:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/"},"modified":"2026-06-01T03:18:09","modified_gmt":"2026-06-01T01:18:09","slug":"pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/","title":{"rendered":"Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb nga intervista<\/p>\n<p>e Imzot Ignatit,<br \/>\nMitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs,<\/p>\n<p>Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb<\/p>\n<p>Si e prit\u00ebt k\u00ebrkes\u00ebn e Fort- lumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit Anastas, p\u00ebr marrjen e detyr\u00ebs si Mitropolit i Shenjt\u00eb i Mitro- polis\u00eb s\u00eb Beratit, Kanin\u00ebs, Vlo- r\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb?<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash ju fal\u00ebnderoj nga zemra p\u00ebr interesimin q\u00eb trego- ni p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb Orthodhokse, si dhe p\u00ebr mua personalisht. K\u00ebrke- s\u00ebn e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr marrjen e detyr\u00ebs si mitropolit i Beratit e prita me g\u00ebzim t\u00eb madh, por edhe me nj\u00eb ndrojtje personale, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb situa- t\u00ebs s\u00eb asaj kohe dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrba- llesha. Por e prita edhe me nj\u00eb kre- nari t\u00eb ligjshme duke e konsideruar si zgjedhje t\u00eb Zotit, t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebr- mjet Kryepiskopit Anastas, perso- naliteti i t\u00eb cilit n\u00eb l\u00ebmin fetar por dhe n\u00eb veprimtarit\u00eb e tij kulturore, shkencore dhe shoq\u00ebrore, si\u00e7 e ka treguar koha, \u00ebsht\u00eb i padiskutu- esh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb Imzot Ignati, nga vjen, cila \u00ebsht\u00eb origjina, arsimi dhe aktiviteti fetar?<\/p>\n<p>Kam lindur m\u00eb 28\/12\/1934 n\u00eb fshatin Prodhromos t\u00eb rrethit t\u00eb Thiv\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb arvanitase, ku jam pag\u00ebzuar nga prind\u00ebrit Luka dhe Marie Triantis,<\/p>\n<p>me emrin Joanni. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga n\u00ebna kam m\u00ebsuar gjuh\u00ebn e bukur shqipe, t\u00eb cil\u00ebn e kam p\u00ebrvet\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb k\u00eb- naqshme. Shkoll\u00ebn fillore gjasht\u00eb- vje\u00e7are e mbarova me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb fshatin e lindjes. Arsimin e mes\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e kreva me rezultate t\u00eb larta n\u00eb seminaret kishtare t\u00eb qytetit t\u00eb Korinthit dhe t\u00eb ishullit Patmos. Prej vitit 1954 deri n\u00eb vitin 1960 mbarova me sukses shkoll\u00ebn e lart\u00eb, n\u00eb deg\u00ebn e teologjis\u00eb, pran\u00eb Universitetit t\u00eb Athin\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periu- dh\u00eb u diplomova n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs bizantine, me rezultate t\u00eb larta, por n\u00eb kryeqytetin e Greqi- s\u00eb, Athin\u00eb. Q\u00eb n\u00eb bankat e shkolla- ve t\u00eb mesme dhe t\u00eb larta, i jam p\u00ebr- kushtuar veprimtaris\u00eb s\u00eb larmishme kishtare. Kam sh\u00ebrbyer si katekist, duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime kishtare be- simtar\u00ebve t\u00eb moshave dhe sekseve t\u00eb ndryshme. Jam aktivizuar si psalt i ceremonive fetare n\u00eb shum\u00eb kisha, kam predikuar vazhdimisht gjat\u00eb Liturgjive Hyjnore, duke trajtuar tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkolla t\u00eb mesme l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme, si: let\u00ebrsi, gjuh\u00eb, histori, gjeografi dhe teologji, t\u00eb cilat m\u00eb dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjeroja hori- zontin tim fetar e kulturor p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen nj\u00eb klerik i aft\u00eb dhe i devotsh\u00ebm. Pasi u hirotonisa prift n\u00eb vitin 1967, kam sh\u00ebrbyer famulltar n\u00eb katedralen e Thiv\u00ebs, si z\u00ebvend\u00ebsepiskop n\u00eb rrethin e Thiv\u00ebs, si igumen, dometh\u00ebn\u00eb si drejtues i murgjve t\u00eb dy manastire- ve, si at\u00eb shpirt\u00ebror i Dioqez\u00ebs s\u00eb rretheve Thiv\u00eb dhe Livadhja. Si shp\u00ebrblim t\u00eb k\u00ebsaj pune t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb zellshme, Zoti m\u00eb b\u00ebri t\u00eb denj\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhem mitropolit nga Sinodi i Shenjt\u00eb i Patriarkan\u00ebs s\u00eb Konsta- ndinopoj\u00ebs, me propozim t\u00eb Patrikut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij Imzot Vartholomeut m\u00eb 24\/06\/1992. P\u00ebr arsye t\u00eb situatave t\u00eb njohura t\u00eb asaj kohe, u hirotonisa mitropolit m\u00eb 27\/07\/1996 n\u00eb Konstandinopo- j\u00eb, dhe m\u00eb 18\/07\/1998, u fron\u00ebzova n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Spiridhonit si<\/p>\n<p>Mitropolit i Mitropolis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Beratit.<\/p>\n<p>Si u prit\u00ebt nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb beratas?<\/p>\n<p>E them me \u00e7ilt\u00ebrsi dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, se u befasova nga pritja madh\u00ebshtore dhe entuziaste e orthodhoks\u00ebve beratas, e p\u00ebrfaq\u00eb- suesve t\u00eb pushtetit vendor, e kleri- k\u00ebve dhe e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillave kishtare t\u00eb Vlor\u00ebs, Fierit, Lushnj\u00ebs, Ku\u00e7ov\u00ebs e Patosit. Kjo pritje nuk m\u00eb shlyhet nga kujtesa, p\u00ebr shkak t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb shum\u00eb prej t\u00eb pranishm\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsu- esve t\u00eb komuniteteve myslimane e katolike, q\u00eb m\u00eb uronin me ngroh- t\u00ebsi suksese n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, fjal\u00eb zemre, fjal\u00eb q\u00eb buronin nga shpirti i tyre, fjal\u00eb shprese p\u00ebr ringritjen e Kish\u00ebs so- n\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar nga regjimi ateist, fjal\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjeje, q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb ta ndieja veten si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe t\u2019u premtoja me gjith\u00eb shpirt se do t\u00eb punoja me p\u00ebrkushtim dhe sakri- fic\u00eb, q\u00eb t\u00eb drejtoj k\u00ebt\u00eb grigj\u00eb kaq t\u00eb p\u00ebrvuajtur n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Krishtit Per\u00ebndi.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, pasi u njoh\u00ebt me situat\u00ebn, cilat vler\u00ebsuat si pro- bleme m\u00eb emergjente?<\/p>\n<p>Sapo fillova detyr\u00ebn iu p\u00ebrvesha pun\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha enorit\u00eb e qyteteve dhe t\u00eb fshatrave t\u00eb dioqez\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoqa me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb ta- kohesha personalisht me secilin klerik dhe me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe njer\u00ebzish t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme fetare, duke komunikuar me thjesh- t\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje z\u00ebrin e zemrave t\u00eb tyre p\u00ebr munge- sat, nevojat dhe k\u00ebrkesat q\u00eb ata m\u00eb parashtronin. Me dhimbje konstato- va se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vuanin nga var- f\u00ebria e tep\u00ebrt, nga s\u00ebmundje dhe halle t\u00eb shumta dhe nga k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb siguruar viza p\u00ebr n\u00eb Greqi, ku d\u00ebshironin t\u00eb takoheshin me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, t\u00eb shtroheshin n\u00ebp\u00ebr spitale p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar, apo p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar, q\u00eb t\u00eb siguronin buk\u00ebn e goj\u00ebs. Shum\u00eb nga k\u00ebta persona i kam ndihmuar p\u00ebr t\u00eb zgjidhur pro- blemet e lartp\u00ebrmendura, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dallim n\u00eb lidhje me p\u00ebrkat\u00eb- sin\u00eb fetare, shoq\u00ebrore, partiake etj. Nj\u00eb pjese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nevojta- r\u00ebsh u kam dh\u00ebn\u00eb ndihma t\u00eb pa- kursyera n\u00eb ushqime, veshmbathje, ila\u00e7e dhe n\u00eb para.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00eb- dha t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes?<\/p>\n<p>Pas viteve \u201990-t\u00eb, kur n\u00eb Shqip\u00eb- ri u rivendos e drejta e praktikimit t\u00eb feve, u vu re se vendi yn\u00eb ishte rr\u00ebnuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha drej- timet, por d\u00ebmi m\u00eb i madh u ishte (yijon n\u00ebfaqen 10)<\/p>\n<p>&#8220;Jam arvanitas;<\/p>\n<p>nga n\u00ebna kam m\u00ebsuargjuh\u00ebn<br \/>\ne bukur shqipe&#8221;<\/p>\n<p>kjo \u00ebsht\u00eb dhe arritja m\u00eb e madhe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi ngarkuar ta kryejm\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Si jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare n\u00eb Dio- qez\u00ebn e Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe My- zeqes\u00eb?<\/p>\n<p>Vazhdimisht n\u00eb \u00e7do Mesh\u00eb Hyjnore p\u00ebr- mendet shprehja shum\u00ebdometh\u00ebn\u00ebse \u201cpaqe midis jush t\u00eb gjith\u00ebve\u201d. K\u00ebtyre fjal\u00ebve hyjnore u p\u00ebrmbahet Kisha jon\u00eb Orthodhokse p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebr- tuar dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejta nd\u00ebrfetare. Mitropoliti i shquar i Mitropolis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Beratit, Anthim Aleksuphi, n\u00eb vitin 1868, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ka shkruar: \u201cPopullsia e Dio- qez\u00ebs s\u00eb Beratit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb kri- shter\u00eb ortodoks\u00eb apo mysliman\u00eb. N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb feve ata kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme, por n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe familjare kan\u00eb zakone t\u00eb ngjashme, flasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, gjuh\u00ebn amtare shqipe dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb e bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe midis tyre n\u00eb veprimtarit\u00eb tregtare, n\u00eb pu- n\u00ebt bujq\u00ebsore, n\u00eb prodhimet artizanale dhe re- spektojn\u00eb ligjet e pushtetit mbret\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Kjo tregon m\u00eb s\u00eb miri se qysh n\u00eb koh\u00ebt e lashta komunitetet nd\u00ebrfetare kan\u00eb bashk\u00ebjetuar me dinjitet. Edhe sot e k\u00ebsaj dite Kisha e Dio- qez\u00ebs son\u00eb punon me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb trajtuar dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar m\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebto tradita t\u00eb \u00e7mu- ara, duke respektuar opinionet dhe mendimet fetare, duke u treguar tolerante n\u00eb vizitat reci- proke q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb rezidencat p\u00ebrkat\u00ebse dhe n\u00eb<\/p>\n<p>komunikimet her\u00eb pas here p\u00ebr zgjidhjen e problemeve shoq\u00ebrore, pa sulmuar aspak konceptet e ndryshme q\u00eb ka secila bashk\u00ebsi fetare.<\/p>\n<p>Si q\u00ebndron \u00e7\u00ebshtja e pronave n\u00eb dioqez\u00ebn e Beratit?<\/p>\n<p>Problem! i kthimit t\u00eb pronave kishtare n\u00eb dio- qez\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb zvarritur s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebr arsye t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb organeve kompetente shte- t\u00ebrore q\u00eb merren me k\u00ebto probleme, por dhe si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb dokumenteve n\u00eb arkivat vendor\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb djegies s\u00eb k\u00ebtij arkivi n\u00eb vitin 1997. Pas k\u00ebtij viti kemi d\u00ebrguar k\u00ebrkesat tona t\u00eb argumentuara me dokumente konkrete, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb pron\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Deri tani nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre pronave \u00ebsht\u00eb njohur nga Komi- sioni i Kthimit t\u00eb Pronave dhe presim kompen- simin e tyre. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr jemi n\u00eb procesin e plot\u00ebsimit t\u00eb dosjeve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb komisionet e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave brenda afatit. Shprehim besimin se do t\u00eb na kthehen e do t\u00eb na kompensohen pronat n\u00eb fjal\u00eb, duke u bazuar n\u00eb premtimet serioze t\u00eb Kryeministrit, Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij prof. dr. Sali Berisha, p\u00ebr ta par\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi nga qeveria dhe nga organet kompetente kthimin e pronave t\u00eb komuniteteve fetare, sa m\u00eb par\u00eb dhe sa m\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>A merret Imzot Ignati me shkrime dhe botime? Cilat jan\u00eb ato dhe \u00e7far\u00eb objekti- vash ka p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsi merrem prej koh\u00ebsh me shkrime dhe botime, duke u ushqyer vazhdimisht nga librat e shenjt\u00eb. E kam filluar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me re- daktimin e nj\u00eb cikli poezish t\u00eb asketit Joan, t\u00eb cilin e kam adhuruar dhe e kam m\u00ebsuesin tim<\/p>\n<p>shpirt\u00ebror. Ky cik\u00ebl poezish me tre v\u00ebllime \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Athin\u00eb, i pari n\u00eb vitin 1971, i dyti n\u00eb vitin 1973 dhe i treti n\u00eb vitin 1975. M\u00eb von\u00eb, si an\u00ebtar i nj\u00eb komisioni teolog\u00ebsh, u mora me bo- timin e librit \u201cP\u00ebrul\u00ebsia sipas Bibl\u00ebs dhe Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d, i botuar, fillimisht, n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb vitin 1982 dhe ribotuar p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992 botova librin voluminoz \u201cJero- ndi i Patmos, Amfilohios Makris (1889-1970), Jet\u00eb-K\u00ebshilla-D\u00ebshmi\u201d. Ky lib\u00ebr u vler\u00ebsua nga Akademia e Athin\u00ebs. Vazhdimisht shkruaj pre- dikime e fjalime tematike t\u00eb larmishme kishtare dhe kulturore, t\u00eb cilat i komunikoj jo vet\u00ebm para besimtar\u00ebve n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, por edhe n\u00eb simpoziume t\u00eb ndiy shme. Her\u00eb pas here botoj n\u00eb gazet\u00ebn \u201cNgjallja\u201d artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke i b\u00eb- r\u00eb jehon\u00eb aktualitetit. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pranis\u00eb si- me n\u00eb k\u00ebt\u00eb dioqez\u00eb jam p\u00ebrpjekur vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar melodin\u00eb bizantine me himnet e krishtera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb t\u00eb ardhmen, sipas vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe me hirin e Zotit, do t\u00eb seleksionoj shkrimet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara dhe do t\u2019i botoj n\u00eb nj\u00eb broshur\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatit\u00ebn: Xhovani Shyti, Abedin Kaja<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Maj 2006.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (160)","viti":"2006","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Pjes\u00eb\", \"intervista\", \"Imzot\", \"Ignatit\", \"Mitropolit\"]","permbledhje":"Material nga Maj 2006.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11324],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87127","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11324","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87127\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/\",\"name\":\"Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:18:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87127","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/","name":"Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:18:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-nga-intervista-e-imzot-ignatit-mitropolit-i-beratit-kanines-vlores-dhe-myzeqese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjes\u00eb nga intervista e Imzot Ignatit, Mitropolit i Beratit, Kanin\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe Myzeqes\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87127"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87127"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87127"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}