{"id":86920,"date":"2026-06-01T03:14:28","date_gmt":"2026-06-01T01:14:28","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/"},"modified":"2026-06-01T03:14:28","modified_gmt":"2026-06-01T01:14:28","slug":"me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/","title":{"rendered":"Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes &#8211; Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet &#8220;akteve t\u00eb Hilandarit&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>&#8230;Mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se sa koh\u00eb q\u00ebndroi Gjergj Kastrioti n\u00eb oborrin e Muratit II na e japin dy dokumente&#8230; t\u00eb njohura me emrin \u201caktet e Hilandarit\u201d. Jan\u00eb dy akte t\u00eb shkruara serbisht me g\u00ebrma cirilike, zbuluar n\u00eb arkivin e manastirit serbo-ortodoks t\u00eb Hilandarit, nj\u00eb nga manastiret e shumta q\u00eb ndodhet n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, n\u00eb juglindje t\u00eb Selanikut. Jan\u00eb dokumentet m\u00eb t\u00eb vjetra q\u00eb p\u00ebrmendin emrin e Gjergj Kastriotit. Jan\u00eb zbuluar qysh m\u00eb 1848 nga medievisti rus V. Grigo- rovi\u00e7 dhe jan\u00eb botuar disa her\u00eb nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Akti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt-dhurim (akt-legim) i l\u00ebshuar nga Gjon Kastrioti n\u00eb emrin e tij dhe t\u00eb kat\u00ebr djemve t\u00eb vet, n\u00eb favor t\u00eb manastirit t\u00eb Hilandarit. Dokumenti p\u00ebr- mban brenda n\u00eb tekst sh\u00ebnimin se \u201cakti u shkrua n\u00eb vitin 6934\u201d. Viti \u00ebsht\u00eb sipas kalendarit bizantin, i takon periudh\u00ebs prej 1 shtatorit 1425 deri m\u00eb 31 gusht 1426. Studi- mtar\u00ebt anojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vitin 1426. Akti \u00ebsht\u00eb pajisur me vul\u00ebn e Gjon Kastriotit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb akt Gjoni shkruan: \u201cun\u00eb m\u00ebkatari dhe i pa- merituari&#8230; Gjon Kastrioti me dje- mt\u00eb e mi Stanishin dhe Reposhin<\/p>\n<p>dhe Kostandinin dhe Gjergjin&#8230; dhe pasi u k\u00ebshillova me djemt\u00eb e mi i dhuruam manastirit t\u00eb shenjt\u00eb sipas fuqis\u00eb son\u00eb&#8230; fshatin Rado- stush\u00eb me kish\u00ebn e Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Pap\u00ebrlyer q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb fshat Ra- dostush\u00eb, si dhe fshatin Trebisht&#8230;\u201d. Pastaj n\u00eb akt Gjon Kastrioti thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb dhurim ai dhe djemt\u00eb e tij hiqnin dor\u00eb nga t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat q\u00eb g\u00ebzonin deri at\u00ebher\u00eb mbi k\u00ebto dy fshatra, duke ia l\u00ebn\u00eb k\u00ebto t\u00eb drej- ta manastirit t\u00eb Hilandarit.<\/p>\n<p>Akti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb pa dat\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt-shitje. Me k\u00ebt\u00eb akt igumeni (vijon n\u00eb faqen 10)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 9) i manastirit, jeromonaku Athanas, n\u00eb emrin e k\u00ebshillit t\u00eb murgjve t\u00eb Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre djemve t\u00eb tij pirgun e Sh\u00ebn- Gjergjit s\u00eb bashku me disa prona t\u00eb k\u00ebsaj kulle. Dokumenti \u00ebsht\u00eb i pajisur me nj\u00eb vul\u00eb prej dylli. N\u00eb akt thuhet se: \u201cGjon Kastrioti&#8230; shfaqi d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb blej\u00eb pirgun e Sh\u00ebn Gjergjit p\u00ebr vete dhe p\u00ebr djemt\u00eb e tij, zotin Reposh dhe zotin Kostandin, dhe zotin Gjergj, s\u00eb bashku me vreshtat, ullinjt\u00eb dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb i p\u00ebrkasin pirgut dhe me kat\u00ebr adelfate q\u00eb t\u2019i zot\u00ebrojn\u00eb zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin, zoti Gjergj. N\u00eb rast se ndonj\u00ebri prej tyre largohet (nga kjo bot\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb do t\u00eb vdes\u00eb &#8211; K.F.) t\u2019i merret adelfati prej manastirit. Dhe kur t\u00eb largohen (nga kjo bot\u00eb) t\u00eb kat\u00ebr personal e sip\u00ebrsh\u00ebnuar, pi- rgu do t\u2019i kthehet p\u00ebrs\u00ebri manastirit dhe n\u00eb librin e t\u00eb vdekurve emri i tyre t\u00eb p\u00ebrkujtohet derisa t\u00eb ekzistoj\u00eb Hilandari. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto (Gjoni s\u00eb bashku me tre djemt\u00eb e vet) i dhurojn\u00eb manastirit 60 florinj\u201d.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja, sidomos nga krahasimi midis dy akteve t\u00eb Hilandarit, vihet re nj\u00eb ndryshim me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb po trajtojm\u00eb. N\u00eb akt-legimin e Gjon Kastriotit p\u00ebrmenden emrat e kat\u00ebr djemve t\u00eb tij. Kjo n\u00ebnkupton se djemt\u00eb, s\u00eb bashku me ta dhe Gjer- gji, m\u00eb 1426, ndodheshin pran\u00eb t\u00eb jatit, n\u00eb mos pran\u00eb familjes, t\u00eb pa- kt\u00ebn n\u00eb kontakt me t\u00eb. Na e thot\u00eb vet\u00eb Gjoni me fraz\u00ebn: \u201cpasi u k\u00eb- shillova me djemt\u00eb e mi, ia dhuruam manastirit&#8230;\u201d. Emri i Gjergj Kastriotit p\u00ebrmendet edhe n\u00eb aktin e dyt\u00eb t\u00eb Hilandarit, por k\u00ebtu mungon ai i Stanishit. Ky fakt ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. P\u00ebrse mungon emri i Stanishit? Sigurisht, nuk ka vdekur, sepse ai p\u00ebrmendet jo ve- t\u00ebm n\u00eb aktin tjet\u00ebr t\u00eb Hilandarit, q\u00eb \u00e7luhet t\u00eb jet\u00eb i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs koh\u00eb, por edhe n\u00eb nj\u00eb akt venedikas t\u00eb vitit 1445. Mungesa e emrit t\u00eb Stanishit shpjegohet me faktin se ai at\u00eb vit ndodhej n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sulltanit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekziston nj\u00eb let\u00ebr, q\u00eb Se- nati i Venedikut i drejton, m\u00eb 17 gusht 1428, Gjon Kastriotit, nga e cila del se nj\u00eb djal\u00eb i tij, (t\u00eb cilit nuk i thuhet emri), \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cturk e<\/p>\n<p>mysliman\u201d, dometh\u00ebn\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Turqis\u00eb dhe, si\u00e7 pretendon Gjoni, ka urdh\u00ebr nga sulltani q\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb jo vet\u00ebm vendet e Venedikut, por edhe tokat e t\u00eb jatit&#8230;<\/p>\n<p>Q\u00eb ky djal\u00eb i Gjon Kastriotit, i b\u00ebr\u00eb \u201cturk e mysliman\u201d ishte Sta- nishi, e shpjegon fakti q\u00eb emri i tij figuron n\u00eb nj\u00ebrin dhe mungon n\u00eb tjetrin akt t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs koh\u00eb, fakt t\u00eb cilin e sqaron vet\u00eb natyra juridi- ke-politike e veprimeve q\u00eb ato akte p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Dokumenti i par\u00eb, q\u00eb p\u00ebrmban edhe emrin e Stanishit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt-legim. Manastiri, sado i krishter\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte, nuk kishte arsye p\u00ebrse t\u00eb refuzonte nj\u00eb \u201cdhu- rat\u00eb\u201d q\u00eb i jepej nga kushdo qoft\u00eb, pa asnj\u00eb interes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb dokument. Stanishi ishte kthyer prej koh\u00ebsh n\u00eb fen\u00eb islame me emrin Karaguz. K\u00ebt\u00eb e provon edhe fakti se ai ishte i ati i Hamza Kastriotit, lindur nga nj\u00eb n\u00ebn\u00eb tu- rkesh\u00eb me siguri para vitit 1426. Por kjo nuk ishte arsye p\u00ebr manastirin q\u00eb t\u00eb refuzonte dhurat\u00ebn e fshatrave Radostush\u00eb e Trebisht. P\u00ebrkundrazi, k\u00ebshilli i murgjve duhej t\u00eb ngulte k\u00ebmb\u00eb q\u00eb n\u00eb akt- legim t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe emri i Stanishit, sepse edhe ai, si bir i Gjonit, kishte t\u00eb drejt\u00ebn pjesore t\u00eb pron\u00eb- sis\u00eb feudale mbi dy fshatra.<\/p>\n<p>&#8230;Krejt ndryshe ndodh me aktin e dyt\u00eb t\u00eb Hilandarit &#8211; me akt-shitjen e pirgut t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. Kanonet kishtare nuk e lejonin manastirin t\u2019ua shiste pronat e veta, sidomos kur k\u00ebto ndodheshin pran\u00eb tij, institucioneve ose personave t\u00eb besimit kund\u00ebr- shtar, qofshin mysliman\u00eb, qof- shin katolik\u00eb. Pra, emri i Stanishit nuk figuron n\u00eb aktin e shitjes s\u00eb pirgut, sepse ai nuk ishte i krishter\u00eb, kurse prania e tij n\u00eb akt-legimin e Gjon Kastriotit nuk e p\u00ebrj ashton aspak mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ishte mysliman. Ky diskutim p\u00ebr Stanishin na jep n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb element t\u00eb r\u00eb- nd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun: prania e emrit t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb dy aktet e Hilandarit tregon se n\u00eb vitin 1426 ai nuk konsiderohej nga k\u00ebshilli i murgjve t\u00eb manastirit si Stanishi, dometh\u00ebn\u00eb si nj\u00eb feudal mysliman, pra, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu del edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkon sqarim. Sikurse u tha, akti<\/p>\n<p>i shitjes s\u00eb pirgut t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit duhej t\u2019i qe dor\u00ebzuar Gjon Kastriotit, kurse n\u00eb fakt, t\u00eb dy aktet u gjen- d\u00ebn n\u00eb arkivin e Hilandarit. Kjo mund t\u00eb shpjegohet me historin\u00eb e djalit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Gjonit, Reposh Kastriotit.<\/p>\n<p>M. Barleti thot\u00eb se Reposhi vajti peng s\u00eb bashku me tre v\u00ebllez\u00ebrit e vet dhe pastaj u helmua nga sulltani s\u00eb bashku me Stanishin dhe Kosta- ndinin. Gjon Muzaka, p\u00ebrkundrazi, shkruan se ai nuk vajti fare peng, por vdiq murg n\u00eb malin Sinaj. Por asnj\u00eb nga k\u00ebto tregime nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. D\u00ebshmi kemi vet\u00eb varrin e Reposh Kastriotit.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrshkrimit q\u00eb na jep V. Petkovi\u00e7, varri ndodhet brenda n\u00eb katedralen e Hilandarit, n\u00eb narteks, posht\u00eb n\u00eb murin verior, n\u00eb nj\u00eb ka- mare (nishe) t\u00eb gjer\u00eb, gjysm\u00ebsfe- rike, faqet e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb piktu- ruara me subjekte kishtare. N\u00ebn pi- kturat gjendet nj\u00eb mbishkrim q\u00eb tregon se n\u00eb at\u00eb varr pushon Reposhi me titullin \u201cdux illyricus \u201d &#8211; du- k\u00eb ilir, dometh\u00ebn\u00eb duk\u00eb shqiptar. Viti i vdekjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 1431. Duke u mb\u00ebshtetur te nj\u00eb dokument n\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb muzeut t\u00eb Rumjan- cevit n\u00eb Mosk\u00eb, q\u00eb ka botuar L. Stojanovi\u00e7, ku sh\u00ebnohet se Reposh Kastrioti ka vdekur m\u00eb 25 korrik (pa p\u00ebrmendur vitin), V. Petkovi\u00e7i i bashkon me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebto dy data dhe thot\u00eb se Reposhi vdiq n\u00eb Hilandar m\u00eb 25 korrik 1431. Por mbishkrimi me titull \u201cdux illyricus\u201d na jep n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb element tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, se Reposhi nuk duhet t\u00eb ket\u00eb vdekur si murg (\u201cfrate\u201d, si\u00e7 thot\u00eb Gj. Muzaka), sepse nj\u00eb nga kushtet themelore t\u00eb jet\u00ebs manastirore ka qen\u00eb heqja dor\u00eb e kallogjerit (murgut) nga t\u00eb gjith\u00eb titujt zyrtar\u00eb e fisnik\u00ebror\u00eb. Mbishkrimi na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se Reposhi vdiq si fisnik me titullin \u201cduk\u00eb\u201d. K\u00ebt\u00eb mendim na e p\u00ebrfor- con njoftimi tjet\u00ebr q\u00eb na e jep V. Petkovi\u00e7-i, se pirgu i Sh\u00ebn Gjergjit quhet n\u00eb rrethet e Hilandarit edhe \u201cPirgu shqiptar\u201d (Arbanashki pirg). Ky em\u00ebr i dyt\u00eb ka rrjedhur, padyshim, ngase n\u00eb at\u00eb kull\u00eb do t\u00eb ken\u00eb banuar p\u00ebr disa koh\u00eb reparte t\u00eb armatosura shqiptare&#8230;<\/p>\n<p>Duhet shtuar pastaj se, sipas aktit t\u00eb igumenit A thanas, pirgu i jepej Gjonit dhe tre djemve t\u00eb tij p\u00ebr<\/p>\n<p>ta zot\u00ebruar p\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb ishin gjall\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb tyre kulla do t\u2019i kthehej p\u00ebrs\u00ebri manastirit. Me kthimin e kull\u00ebs, n\u00ebnkuptohet se do t\u2019i kthehej Hilandarit edhe dokumenti i blerjes. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb aktin e blerjes s\u00eb pirgut ta mba- nte me vete Reposh Kastrioti, me vdekjen e t\u00eb cilit n\u00eb Hilandar, dokumenti ka kaluar pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb duart e k\u00ebshllit t\u00eb murgjve t\u00eb manastirit. Kjo e p\u00ebrforcon mendi- min se t\u00eb dy aktet e Hilandarit jan\u00eb redaktuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, se jan\u00eb dy instrumente t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebve- shjeje t\u00eb arritur, m\u00eb 1426, midis Gjon Kastriotit dhe manastirit.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga libri iprof. dr. Kristo<br \/>\nFrash\u00ebrit \u201cSk\u00ebnderbeujeta dhe vepra\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Dhjetor 2005.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"12 (155)","viti":"2005","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"rastin\", \"600-vjetorit\", \"lindjes\", \"Familja\", \"Kastrioti\"]","permbledhje":"Material nga Dhjetor 2005.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11311],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86920","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11311","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes - Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet &quot;akteve t\u00eb Hilandarit&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86920\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/\",\"name\":\"Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes - Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet \\\"akteve t\u00eb Hilandarit\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:14:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes &#8211; Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet &#8220;akteve t\u00eb Hilandarit&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes - Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet \"akteve t\u00eb Hilandarit\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86920","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/","name":"Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes - Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet \"akteve t\u00eb Hilandarit\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:14:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-rastin-e-600-vjetorit-te-lindjes-familja-kastrioti-nepermjet-akteve-te-hilandarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Me rastin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes &#8211; Familja Kastrioti n\u00ebp\u00ebrmjet &#8220;akteve t\u00eb Hilandarit&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86920"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86920"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86920"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}