{"id":86862,"date":"2026-06-01T03:13:25","date_gmt":"2026-06-01T01:13:25","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-06-01T03:13:25","modified_gmt":"2026-06-01T01:13:25","slug":"viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Nga bota e Krishter\u00eb<\/p>\n<p>Viktori Puzanova,<br \/>\nbizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Nga Maks Veto<\/p>\n<p>Mbas tre shekujsh t\u00eb rritjes s\u00eb fuqis\u00eb osmane (16,17,18) n\u00eb sheku- llin e 19-t\u00eb, duken shenjat e para t\u00eb dekadenc\u00ebs s\u00eb perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb fillojn\u00eb dhe vizitat, sh\u00ebrbimet, ekspeditat dhe udh\u00ebti- met e nj\u00eb numri t\u00eb madh diploma- t\u00ebsh, ushtarak\u00ebsh, shkenc\u00ebtar\u00ebsh, artist\u00ebsh, shkrimtar\u00ebsh dhe vaga- bond\u00ebsh nga t\u00eb cil\u00ebt botohen n\u00eb Evrop\u00eb raporte, ditare, shkrime, vizatime*.<\/p>\n<p>Ato rrahin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh administrative, gjuh\u00ebsore, histori- ke, folklorike, arkitektonike, ar- keologjike, gjeologjike, tregtare, t\u00eb flor\u00ebs dhe t\u00eb faun\u00ebs dhe t\u00eb mete- reologjis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb evropian\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria po studiohet.<\/p>\n<p>Perandoria Islamike Osmane nuk ish e zonja t\u00eb studionte veten e vet dhe si rrjedhim, as shtetet q\u00eb kish n\u00ebn sundim.<\/p>\n<p>Me sa duket interesimi i kance- lerive, shoqatave shkencore dhe industriale, personave privat\u00eb rritet edhe p\u00ebr vendet ballkanike q\u00eb kan\u00eb fituar pavar\u00ebsin\u00eb ose jo, n\u00eb pritje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb reja. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sepse Shqip\u00ebria nj\u00eb nga vendet e para ku u p\u00ebrhap krishterimi, po vuante akoma sundimin osman, q\u00eb e kish detyruar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb konvertohej n\u00eb myslimane.<\/p>\n<p>Po asnj\u00ebri nga k\u00ebta shkenc\u00ebtar\u00eb nuk analizon artin bizantin. Ka ve- t\u00ebm informacione2.<\/p>\n<p>Ky shekull, i 19-ti, ka burime dhe informacione t\u00eb shumta, q\u00eb sot ndihmojn\u00eb shkencat albanologjike si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb e pa\u00e7muar arkivore.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb festimet e bujshme me fishekzjarre dhe ballo n\u00eb gjith\u00eb kryeqytetet evropiane, p\u00ebr ardhjen e shekullit t\u00eb ri, t\u00eb XX-t\u00eb, u ndjen\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri .<\/p>\n<p>Perandoria Osmane po shk\u00ebr- moqej.<\/p>\n<p>Shekulli i XX-t\u00eb ish p\u00ebr vendin ton\u00eb me shum\u00eb evenimente t\u00eb nj\u00eb- pasnj\u00ebshme q\u00eb nga shpallja e pa- var\u00ebsis\u00eb m\u00eb 1912, pastaj meformi- min e nj\u00eb republike parlamentare, bekimin e mbret\u00ebris\u00eb, pushtimin fashist, diktatur\u00ebn komuniste dhe s\u00eb fundi demokracin\u00eb problematike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkimin e identitetit ko- mb\u00ebtar kemi disa pika referimi dhe vlera t\u00eb padiskutushme dhe nj\u00eb bosht: Shqip\u00ebria si nj\u00eb vend i kri- shter\u00eb q\u00eb n\u00eb antikitet.<\/p>\n<p>Mbas k\u00ebsaj jemi kapurfort, p\u00ebr t\u00eb rigjetur rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb histori, p\u00ebr t\u00eb forcuar vullnetin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bindur Evrop\u00ebn ku duam t\u00eb shkojm\u00eb.<\/p>\n<p>Si prov\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj sjellim objek- tet e artit bizantin.<\/p>\n<p>Objektet e kultit kristian jan\u00eb ato q\u00eb ruajn\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha artistike dhe historike. T\u00eb tilla jan\u00eb kodik\u00ebt e shek. t\u00eb 6-t\u00eb dhe t\u00eb 9-t\u00eb t\u00eb Beratit (n\u00eb Arkivin e Shtetit ru- hen mbi 100 kodik\u00eb), epitafi i Glla- venic\u00ebs, me qindra ikona t\u00eb mreku-<\/p>\n<p>llushme dhe me mij\u00ebra met\u00ebr ka- trore me afreske.<\/p>\n<p>Arti bizantin \u00ebsht\u00eb banga jon\u00eb e prov\u00ebs materiale e trash\u00ebgimis\u00eb kristiane. Pjes\u00ebn artistike t\u00eb iko- nave dhe afreskeve e zbuloi dhe e studioi Viktori Puzanova.<\/p>\n<p>Ajo gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs pati mb\u00eb- shtetjen dhe ndihm\u00ebn e Theofan Pop\u00ebs, i cili i deshifroi mbishkri- met bizantine dhe si nj\u00eb martir i v\u00ebrtet\u00eb i krishterimit shp\u00ebtoi gjat\u00eb pcriudh\u00ebs 1967-1973 me qindra ikona, q\u00eb sot ruhen n\u00eb muzeumet tona.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb vinte gjysma e dyt\u00eb e shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb, q\u00eb kjo albano- loge e madhe t\u00eb b\u00ebnte zbulimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb artin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Puzanova ish nj\u00eb personalitet v\u00ebrtet i rrall\u00eb dhe i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo kish t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb dijet dhe intuit\u00ebn e shkenc\u00ebtares me ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe sensibilitetin e nj\u00eb artisteje.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha ajo kish frym\u00ebn e sakrific\u00ebs dhe devotshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb Zonje t\u00eb rrall\u00eb, e cila diti q\u00eb t\u00ebr\u00eb talentin dhe vullnetin e saj ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e nj\u00eb misioni t\u00eb lart\u00eb, pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Ajo arriti t\u00eb zbuloj\u00eb dhe t\u00eb vle- r\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb studioj\u00eb dhe komentoj\u00eb nj\u00eb art t\u00eb madh, t\u00eb panjohur e t\u00eb pazbuluar; produkt i qindra mje- shtrave dhe artist\u00ebve t\u00eb p\u00ebrulur dhe modest\u00eb, q\u00eb n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb islamizimit t\u00eb vendit me dhun\u00eb, vazhduan t\u00eb mbajn\u00eb lart frym\u00ebn e<\/p>\n<p>shenjt\u00eb t\u00eb krishterimit t\u00eb nj\u00ebrit prej popujve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Ky art i madh i krijuar para dhe mbas pushtimit osman, \u00ebsht\u00eb sot d\u00ebshmia e rezistenc\u00ebs historike dhe artistike, e nj\u00eb patriotizmi t\u00eb pabu- j\u00eb, e nj\u00eb sakrifice sublime q\u00eb vazh- doi disa shekuj.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb afresk t\u00eb madh gjigant n\u00eb murin e madh t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, ish pik\u00ebrisht Zonja e madhe Viktori Puzanova q\u00eb e pa e para, njohu vlerat e tij dhe e \u00e7moi lart.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kombi yn\u00eb i \u00ebsht\u00eb pa- fund\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00ebndroi k\u00ebtu n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb diktatur\u00ebs me priva- cionet e paimagjinueshme, nj\u00eblloj si piktor\u00ebt asket\u00eb q\u00eb punuan n\u00ebp\u00ebr ki- shat e vogla t\u00eb fshatrave shqiptare.<\/p>\n<p>Ajo pa dyshim \u00ebsht\u00eb dekane e Bizantologjis\u00eb Shqiptare.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb studiues tjet\u00ebr i artit bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka at\u00eb shk\u00ebl- qim t\u00eb but\u00eb dhe kjo rrjedh nga kultu- ra e saj dhe dashuria p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Puzanova, si asket\u00ebt ose si mur- geshat, rronte e t\u00ebra p\u00ebr artin dhe p\u00ebrshkenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo kish dhuntin\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb sa- krifikimit sublim pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ish nj\u00eb fat i madh p\u00ebr ne q\u00eb ajo erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu t\u00eb rast\u00ebsishme jan\u00eb nga- nj\u00ebher\u00eb prurjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb nuk jemi n\u00eb gjendje t\u2019i vler\u00ebso- jm\u00eb si duhet n\u00eb momentin e shfa- qjes, se jan\u00eb aq t\u00eb pastra, t\u00eb druaj- tura dhe t\u00eb heshtura.<\/p>\n<p>(vijon n\u00ebfaqen 10)<\/p>\n<p>(vijon ngafaqja 9)<\/p>\n<p>Vepra e zonj\u00ebs Puzanova \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb sublim i qytetares, shken- c\u00ebtares, artistes dhe i s\u00eb krishter\u00ebs q\u00eb vinte nga Rusia e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo solli dhe la nj\u00eb frym\u00eb tjet\u00ebr nga fryma bolshevike leniniste.<\/p>\n<p>Ajo ish p\u00ebr mua mish\u00ebrimi m\u00eb i denj\u00eb i shpirtit t\u00eb madh kristian rus.<\/p>\n<p>Ajo ish krenare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe e konfirmoi me jet\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Pa k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, pa at\u00eb nd\u00ebrgje- gje, ajo nuk do t\u00eb kish mundur t\u00eb rea- lizonte misionin e saj t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Viktori Puzanova ka lindur n\u00eb vitin 1893 n\u00eb qytetin Rostov t\u00eb Ru- sis\u00eb. Qe nga nj\u00eb familje aristokrate. Studioi n\u00eb Fakultetin e Artit n\u00eb Sh\u00ebn Peterburg n\u00eb deg\u00ebn e skulptur\u00ebs. Deri n\u00eb vitin 1917 jetoi n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Pas Revolucionit t\u00eb Tetorit n\u00eb mosh\u00ebn 24 vje\u00e7 u largua p\u00ebrgjith- mon\u00eb nga Rusia, ku nuk pati mu- nd\u00ebsi t\u00eb kthehet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Burri i saj, Vasil Puzanov, kish qen\u00eb oficer i Carit.<\/p>\n<p>Mbasi vizitojn\u00eb Franc\u00ebn, Itali- n\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Beograd, ku Viktoria punon n\u00eb Muzeun e Artit. Qe- ndra e pun\u00ebs s\u00eb saj ishin manastiret n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb takon Rrok Zojzin, arsimtar, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet drejtor i sektorit t\u00eb etnografis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke dashur t\u00eb fshihen nga gjer- man\u00ebt m\u00eb 1943 futen n\u00eb Shkod\u00ebr, ku jetuan deri m\u00eb 1948.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, e cila ish nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb kultur\u00ebs dhe shkenc\u00ebs shqiptare e ballkanike, ka banuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Vlash Dedit, i cili ishte zdruk- th\u00ebtar. Banesa ish af\u00ebr kish\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb lagjen e Tre Heronjve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1946-1947 ajojepte vi- zatim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs, ku ka pasur nx\u00ebn\u00ebs piktor\u00ebt e njohur: Danish Jukniu (i cili m\u00eb von\u00eb studion n\u00eb Poloni), Jakup Keraj (i cili studion n\u00eb Rusi) dhe Angjelin Dodmasei.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1948, Aleks Buda, Krye- tari i Institutit t\u00eb sapothemeluar t\u00eb Shkencave, i t\u00ebrheq n\u00eb Tiran\u00eb Pu- zanov\u00ebt.<\/p>\n<p>Viktoria themeion sektorin e Artit Mesjetar, kurse Vasili punon n\u00eb Muzeun e Shkencave t\u00eb Naty- r\u00ebs. N\u00eb prill t\u00eb 49-\u00ebs Vasili figuron<\/p>\n<p>si teknik ballsamos\u00ebs n\u00eb Institutin e Shkencave.<\/p>\n<p>V. Puzanova boton 8 studime (i fundit botohet mbas vdekjes, aty \u00ebsht\u00eb bashkautore me Dhorka Dhamon)3. Studimi i par\u00eb botohet n\u00eb vitin 1953. Ky \u00ebsht\u00eb studimi i par\u00eb shkencor q\u00eb botohet n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb Shqip\u00ebri apo jasht\u00eb saj, mbi artin bizantin shqiptar.<\/p>\n<p>Kishin kaluar kat\u00ebr vjet nga koha kur Puzanova kish ardhur n\u00eb Institutin e Shkencave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vite ajo kish b\u00ebr\u00eb disa ekspedita n\u00eb Valsh dhe Shelcan, n\u00eb Pojan dhe Zv\u00ebrnec, n\u00eb Bregdet dhe Mesopotam, Berat dhe Voskopoj\u00eb, ku mori pjes\u00eb edhe profesori bullgar G. Bogdanov. Ajo tanim\u00eb ka filluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb kopjet e afreskeve t\u00eb Onufrit.<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb nunwin e ardhsh\u00ebm)<\/p>\n<p>1 Lord Bajron.\/ J.C.Hobhouse-1809\/ M.Leak\/ J. V.Hahn-1 852\/ K.T.Reinhold\/<br \/>\nH.Hecquard-1857\/ H.Pedersen-1893\/ E.Lear\/ F.Pouqeville\/ T.S.Hughes\/ Ippen\/<br \/>\nR.A.Davenport\/ P.O.Brondsted\/ F.Nopcsa\/ Topmaschen\/ K.Jirecek\/ L.Thalloszy\/<br \/>\nZH-K. Faverial\/ F.Tajani\/ K.Roth\/ N.Jorga\/ M.Durham\/ Orlando\/ Krislidhi\/ Palikanidhi\/<br \/>\nA.Balducci-1922\/ A.Calmes\/A.Moschetti\/ K.Praschniker\/ L.Rey\/ L.Ugolini\/ Schober\/<br \/>\nA.Lord\/ Z.Valentini\/ A.Brandini\/A.Dyselie\/ S.Mann\/ W.Cimochowski\/ H.Desnickaja\/<br \/>\nR.Elsie\/ etj.<br \/>\n2 Anthim Aleksudhi, peshkopi i shum\u00ebditur i Beratit, n\u00eb librin e tij p\u00ebr Beratin, botuar<br \/>\nm\u00eb 1868, flet p\u00ebr tri ikona t\u00eb shk\u00eblqyera: nj\u00eb Jisu Krishti. nj\u00eb Sh\u00ebn Maria Hyjlind\u00ebsja,<br \/>\nnj\u00eb Joan Pag\u00ebzori. Ky autor p\u00ebrmend dhe kishat e Shelcanit dhe Valshit. Po aty tregon<br \/>\nsc m\u00eb 1853 i mbuluan me g\u00eblqere afresket e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Apollonis\u00eb. Ai<br \/>\njep vet\u00ebm fakte dhe konsiderata t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<br \/>\nBatlifol P. Les manuscrits grecs de Berat d&#8217;Albanie et le Codex Purpureus, 1886.<br \/>\nIlo M. Qafzezi- Jeta Kristiane- 1941,1942- TOMORI 1940.<br \/>\nLena- Fjala e Kor\u00e7\u00ebs 1944.<br \/>\nDh. Beduli &#8211; T\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kishat n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Dor\u00ebshkrim<br \/>\n3 PUZANOVA VIKTORI &#8211; Piktori shqiptar i shekullit t\u00eb XVI-t\u00eb Onufri nga Neokastra<br \/>\n(Elbasan) &#8211; Buletini p\u00ebr Shkencat Shoq\u00ebrore &#8211; 1953. Nr. 3. faqe 2-22.<br \/>\nPUZANOVA VIKTORI &#8211; Mbi punimet e piktorit, Nikoll\u00ebs, n\u00eb kish\u00ebn Vllaherna (N\u00eb<br \/>\nk\u00ebshtjell\u00ebn e Beratit) &#8211; Buletini p\u00ebr Shkencat Shoq\u00ebrore &#8211; 1957. Nr. 1. faqe 64-72.<br \/>\nPUZANOVA VIKTORI &#8211; Prap\u00eb p\u00ebrmbi artin shqiptar t\u00eb shekullit t\u00eb XVII-t\u00eb.<br \/>\nBuletini p\u00ebr Shkencat Shoq\u00ebrore 1958 &#8211; Nr. 2, faqe 152-156.<br \/>\nPUZANOVA VIKTORI &#8211; Manastiri \u201cSh\u00ebn Maria e Apollonis\u00eb\u201d n\u00eb Pojan.<br \/>\nBuletini i Universitelit Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs &#8211; Seria Shkenca Shoq\u00ebrore &#8211; 1961 &#8211; Nr. 3.<br \/>\nfaqe 147-154.<br \/>\nPUZANOVA. VIKTORI dhe DHAMO.  DHORKA  &#8211; Disa tipare t\u00eb piktur\u00ebs mo\u00ad<br \/>\nnumentale n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve XI1-XV. Studime Historike. &#8211; 1967 &#8211; Nr. 2 &#8211;<br \/>\nfaqe 105-112.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Tetor 2005.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"10 (153)","viti":"2005","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Viktori\", \"Puzanova\", \"bizantologia\", \"ruse\", \"studioi\"]","permbledhje":"Material nga Tetor 2005.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11311],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86862","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11311","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86862\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/\",\"name\":\"Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:13:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86862","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/","name":"Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:13:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/viktori-puzanova-bizantologia-ruse-qe-studioi-artin-bizantin-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Viktori Puzanova, bizantologia ruse q\u00eb studioi artin bizantin n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86862"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86862"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86862"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}