{"id":86757,"date":"2026-06-01T03:11:32","date_gmt":"2026-06-01T01:11:32","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/"},"modified":"2026-06-01T03:11:32","modified_gmt":"2026-06-01T01:11:32","slug":"kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/","title":{"rendered":"&#8230;kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn &#8211; N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;&#8230;kini guxim. Une e kam mundur bot\u00ebn,<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat &#8211;<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet e Akademis\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Vlashit n\u00eb Durr\u00ebs, u zhvillua ceremo- nia e ndarjes s\u00eb diplomave t\u00eb student\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj akademie.<\/p>\n<p>Ceremonin\u00eb e hapi Hir\u00eb- sia e Tij, Episkop Ilia Ketri, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tha:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar pedagog\u00eb, t\u00eb respektuar familjar\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ju miq, t\u00eb dashur student\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ju student\u00eb t\u00eb vi- tit t\u00eb kat\u00ebrt, kandidat\u00eb p\u00ebr di- plomim!<\/p>\n<p>(vijon n\u00ebfaqet 2-3)<\/p>\n<p>(vijon ngafaqja 1)<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit t\u00eb aka- demis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ju fal\u00ebnde- rojm\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni. Me p\u00ebrul\u00ebsi dhe ndjenja prek\u00ebse fal\u00ebnderojm\u00eb Fortlumtu- rin\u00eb e Tij Imzot Anastasin, Krye- piskopin e Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Sinodin e Hirsh\u00ebm rreth Tij p\u00ebr kujdesin p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e akademis\u00eb dhe p\u00ebr mir\u00ebqenien e Kish\u00ebs Shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Fortlumturia e Tij i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur \u00e7do k\u00ebrkese dhe \u00e7do nevoje me p\u00ebrpik\u00ebri t\u00eb krishter\u00eb dhe shembullore si bariu i mir\u00eb i grigj\u00ebs s\u00eb Krishtit. Ju fal\u00ebnderojm\u00eb Imzot dhe lusim q\u00eb Per\u00ebndia t\u2019ju dhuroj\u00eb sh\u00ebndet, paqe, urt\u00ebsi dhe fuqi p\u00ebr kryerjen e detyrat tuaja t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vjet, o Kryezot!<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ju fal\u00eb- nderojm\u00eb ju prind\u00ebr dhe familjar\u00eb t\u00eb student\u00ebve t\u00eb vitit t\u00eb IV -1 p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj, q\u00eb i keni rritur me mu- ndime dhe sakrifica. Ne g\u00ebzohemi bashk\u00eb me ju p\u00ebr krenarin\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetoni sot. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht fal\u00eb- nderojm\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb, katekist\u00ebt dhe \u00e7do besimtar t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndikuar n\u00eb jet\u00ebn shpir- t\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>T\u00eb dashurit e mi, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Zoti Krisht k\u00ebshilloi dishe- pujt e Tij: \u201cPor kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb e predikuar nga Shp\u00ebtimtari. Esht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrte- t\u00eb e pamohueshme. Dishepujt e pranuan, e kuptuan, e jetuan dhe u b\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e pamposhtur n\u00eb jet\u00ebn e tyre apostolike. Gjat\u00eb tortu- rave t\u00eb tyre trupore, n\u00eb rastet kur ata u braktis\u00ebn nga familja apo miqt\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit dhe e ndjen\u00eb veten krejt t\u00eb ve\u00e7uar, sa her\u00eb kan\u00eb d\u00ebgju- ar me vesh\u00ebt e shpirtit t\u00eb tyre at\u00eb z\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl duke th\u00ebn\u00eb: \u201cKini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn\u201d. Edhe ju t\u00eb dashurit e mi q\u00eb po merrni diplomat p\u00ebr vitin 2005, kini zem\u00ebr, sepse ju keni qen\u00eb me m\u00ebsonj\u00ebsin Krisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebta 4 vitet e fundit, keni folur me At\u00eb dhe ju ka folur. Ai ju ka dh\u00ebn\u00eb Hirin e Tij dhe ju keni pranuar fjal\u00ebt e Tij. Ai ju ka ftuar t\u00eb b\u00ebheni<\/p>\n<p>nj\u00eb me T\u00eb dhe ju jeni kunguar me gjakun e Tij. Ju jeni ulur n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e Tij, duke studiuar Ungjillin e Tij dhe Ai po ju \u00e7el syt\u00eb e mendjes p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00ebsimet e Tij. Ju do t\u00eb largoheni nga akademia t\u00eb diplo- muar, gati p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb jet\u00ebs. Mermi dhe mbani me ve- te kurdoher\u00eb m\u00ebsimet e arta t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb keni fituar k\u00ebtu dhe kujtoni citimin e Zotit Krisht: \u201c&#8230;kini guxim! Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn!\u201d<\/p>\n<p>Per\u00ebndia ju bekoft\u00eb!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit shkollor dy student\u00eb mor\u00ebn titullin \u201cStudenti m\u00eb i mir\u00eb\u201d: Marina Baba, nga dioqeza e Bera- tit dhe Vasil Nurio, nga dioqeza e Kor\u00e7\u00ebs, i cili p\u00ebrsh\u00ebndeti:<\/p>\n<p>\u201cNdodhem sot k\u00ebtu si student dhe jam shum\u00eb i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb jet\u00ebs sime.\u201d<\/p>\n<p>.. .Dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ardhjes n\u00eb k\u00eb- t\u00eb shkoll\u00eb, e cila p\u00ebrkonte me dit\u00ebn e Ngritjes s\u00eb Kryqit t\u00eb Nderuar, pa- sh\u00eb Kryqin jo thjesht si nj\u00eb simbol human, por si nj\u00eb sakrific\u00eb, si nj\u00eb simbol t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb sakri- fikuese. N\u00ebn hijen e tij un\u00eb po kup- toja detyr\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb krishteri, r\u00eb- nd\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs dhe dh\u00ebnien e saj si<\/p>\n<p>nj\u00eb dhurat\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebr- jashtim.\u201d<\/p>\n<p>Student! Vasil Nuro p\u00ebrfundoi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMe gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit tim, me gjith\u00eb forc\u00ebn e ze- mr\u00ebs sime fal\u00ebnderoj At\u00eb q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve k\u00ebto gj\u00ebra, q\u00eb na solli deri k\u00ebtu, q\u00eb na gdhend me dalt\u00ebn e predikimeve t\u00eb Tij aq humane, Kryepiskopin ton\u00eb t\u00eb dashur Anastas. Ka qen\u00eb Ai q\u00eb m\u00eb ka inku- rajuar plot\u00ebsisht, q\u00eb m\u00eb dha nj\u00eb im- puls shtyt\u00ebs drejt s\u00eb mir\u00ebs, drejt<\/p>\n<p>progresit. Fjal\u00ebt e mia jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb varfra p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb me kaq shum\u00eb mundim, durim dhe urt\u00ebsi mbolli fidanishten orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me m\u00ebnyr\u00ebn e tij orthodhokse t\u00eb t\u00eb ko- nceptuarit t\u00eb Ngjalljes na ftoi edhe ne t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bij t\u00eb Ngjalljes. T\u00eb shijosh Ngjalljen, \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn e Zotit, n\u00eb pafund\u00ebsin\u00eb e plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb madhe dhe t\u00eb hyjnizuar, t\u00eb frym\u00ebzuar nga Shpirti i Shenjt\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb Krye- piskopi Anastas mbolli n\u00eb zemr\u00ebn time. Rrall\u00ebher\u00eb nj\u00eb njeri gjat\u00eb je- t\u00ebs s\u00eb tij mund t\u00eb takoj\u00eb dhe t\u00eb njo- h\u00eb nj\u00eb person si Ai. Fjal\u00ebt e tij jan\u00eb<\/p>\n<p>nj\u00ebsoj si emri i tij, ngjall\u00ebse dhe rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse. E fal\u00ebnderoj, sepse m\u00eb m\u00ebsoi se si t\u2019i flas Zotit, si t\u00eb vendos nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb, si t\u00eb ruaj q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb besim, dialogun me njer\u00ebzit e feve t\u00eb tjera dhe shum\u00eb k\u00ebshilla t\u00eb tjera. Krye- piskopi nuk na la t\u00eb kishim nj\u00eb besim t\u00eb sip\u00ebrfaqsh\u00ebm dhe abstrakt.<\/p>\n<p>\u201cMe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e Krishtit t\u00eb ngjallur dhe me Hirin e Pentiko- stis\u00eb ju p\u00ebrqafoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Faleminderit!\u201d<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Anastasi, uroi t\u00eb sapodiplomuarit:<\/p>\n<p>\u201cPak m\u00eb par\u00eb pash\u00eb programin. Pash\u00eb disi i habitur q\u00eb fjalimi kry- esor ishte i Kryepiskopit. Un\u00eb me- ndoj q\u00eb fjalimi p\u00ebrfundimtar u b\u00eb nga Vasili, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i stude- nt\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfunduan studimet k\u00ebt\u00eb vit&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Pasi kujtoi rrug\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte kaluar Akademia Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme Kryepiskopi Anastas tha: \u201c&#8230; N\u00ebse ne nuk do t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb hapat p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shkolle k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, mendoj se edhe<\/p>\n<p>hapat p\u00ebr rritjen e Kish\u00ebs k\u00ebtu nuk do t\u00eb ishin t\u00eb tilla, si\u00e7 i shohim sot. Kur kujton Sh\u00ebn Vlashin, nj\u00eb vend i panjohur, ku banonin disa njer\u00ebz t\u00eb pa\u00ebnd\u00ebrr t\u00eb nd\u00ebrtonin akademin\u00eb ton\u00eb&#8230;, nuk i them k\u00ebto gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb treguar thjesht histori, por p\u00ebr t\u00eb mos harruar se sa shum\u00eb dhurata na ka b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb arritur gjith\u00e7ka n\u00eb kaq pak vite.<\/p>\n<p>Ai na ka dhuruar shum\u00eb gj\u00ebra, ato q\u00eb dim\u00eb dhe ato q\u00eb nuk dim\u00eb. Dhejubij, Zoti ju ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb dhurata, ato q\u00eb ishin dhe ato q\u00eb nuk ishin, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoheni p\u00ebr ato q\u00eb nuk dini. Le t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb Per\u00ebndi- n\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne. Le ta fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mirat materiale, por dhe p\u00ebr ato shpirt\u00ebrore, q\u00eb ne pa pushim i shi- jojm\u00eb. Le ta fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr nje- r\u00ebzit q\u00eb Ai ka prur\u00eb pran\u00eb nesh.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Kish\u00ebs s\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb, fal\u00ebnderoj nxeht\u00ebsisht Episkopin, Hir\u00ebsi Ilian, Patrikun Ekumenik, Vartholomeun, i cili dha miratimin e Tij q\u00eb ai t\u00eb q\u00eb- ndroj\u00eb pran\u00eb nesh p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na ndih- moj\u00eb. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb pedagog\u00ebt e shkoll\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt iu p\u00ebrgjigj\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr realizimin me sukses t\u00eb programit m\u00ebsimor\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Pasi fal\u00ebnderoi personelin ad- ministrativ p\u00ebr pun\u00ebn e mir\u00eb, p\u00ebr- mendi n\u00eb fal\u00ebnderim dhe persona, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 tha Kryepiskopi Anastas \u201c&#8230;ju nuk i njihni, por q\u00eb me an\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb kjo shkoll\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri nga ana ekonomike dhe t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr- parime. Per\u00ebndia i di emrat e tyre dhe u jep atyre me boll\u00ebk dhuratat eTij.\u201d<\/p>\n<p>\u201c&#8230;Dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj ju djem e vajza, sepse ju u p\u00ebrpoq\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar gjith\u00eb k\u00ebto mund\u00ebsi dhe n\u00ebp\u00ebrmjet kontributit tuaj k\u00ebtu u krijua nj\u00eb atmosfer\u00eb e ngroht\u00eb familjare dhe krijuese. Por kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara. Zoti ka th\u00ebn\u00eb: \u201cAtij q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb, ka p\u00ebr t\u2019iu k\u00ebrkuar shum\u00eb.\u201d Ju kishit rast dhe mor\u00ebt k\u00ebtu shum\u00eb besim. P\u00ebrpiquni q\u00eb kudo t\u00eb jeni njer\u00ebz t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb madhe. N\u00eb or\u00eb t\u00eb v\u00eb- shtira njoh\u00ebt fuqin\u00eb e shpres\u00ebs q\u00eb ju fali Per\u00ebndia.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiquni q\u00eb k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb ju ta transmetoni n\u00eb \u00e7do vend ku ju do<\/p>\n<p>t\u00eb ndodheni. Ju k\u00ebtu keni p\u00ebrjetuar shum\u00eb or\u00eb g\u00ebzimi. P\u00ebrpiquni t\u00eb transmetoni k\u00ebt\u00eb g\u00ebzim t\u00eb past\u00ebr q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb Per\u00ebndia dhe mos harroni q\u00eb Kisha jon\u00eb ka shum\u00eb nevoja. Mund t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrpara, por deri n\u00eb maj\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb. Kisha jon\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kuadro, p\u00ebr episkop\u00eb t\u00eb rinj, pedagog\u00eb, m\u00ebsues pra p\u00ebrpiquni q\u00eb kjo b\u00ebrtham\u00eb e k\u00ebsaj akademie t\u00eb ngrihet m\u00eb tej dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb b\u00ebrtham\u00eb universitare. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrtesash, por si do t\u00eb sigurohen t\u00eb hollat. Ne besojm\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia ka p\u00ebr t\u00eb na i dh\u00ebn\u00eb, por me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebzit. K\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt me seriozitet, kan\u00eb p\u00ebr ta kuptuar se n\u00eb bot\u00eb nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kjo dashuri. K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht \u00ebndrra, q\u00eb mund t\u2019i<\/p>\n<p>\u00ebnd\u00ebrroj\u00eb Kryepiskopi dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb Per\u00ebndia na i shtron p\u00ebrpara dhe t\u00eb gjith\u00eb ju jeni pjes\u00eb- marr\u00ebs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Secili ka rolin e vet. Sot ju hyni n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr studimi dhe zhvillimi n\u00eb jet\u00ebn tuaj. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb p\u00ebrshpej- toni hapat tuaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendet e p\u00ebrgjegjshme, q\u00eb ka k\u00ebtu n\u00eb Ki- sh\u00eb dhe q\u00eb presin. Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb Zotit, q\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk m\u00eb zgjodh\u00ebt ju mua, por un\u00eb ju kam zgjedhur juve\u201d. Ai pra na ka p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb caktuar, q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb e t\u00eb sjellim shum\u00eb fryte. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb ne mundemi t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. E di se ekzistojn\u00eb ide t\u00eb shumta, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sukses n\u00eb jet\u00ebn e sotme, por a ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb jemi bart\u00ebs t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme. E gjith\u00eb bota<\/p>\n<p>k\u00ebrkon jet\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz besojn\u00eb se duke pasur leht\u00ebsira ose pasuri kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Por un\u00eb dua t\u00eb kujtoj edhe nj\u00ebher\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb u than\u00eb sot tek Ungjilli: Duhet t\u00eb b\u00ebhet jet\u00eb me cil\u00ebsi, me dashuri, nj\u00eb jet\u00eb krijuese, nj\u00eb jet\u00eb e cila shtrihet drejt p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet me asgj\u00eb tjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na ka ofruar Kisha dhe ne vazhdojm\u00eb t\u2019ua japim t\u00eb tjer\u00ebve. Ne jemi faktor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj jete. Jemi bart\u00ebs t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme. Thash\u00eb se nuk do t\u00eb mbaja fjalimin kryesor, por do t\u2019ju jap nj\u00eb urat\u00eb. Dhe nuk gjej nj\u00eb urat\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa ajo lutje q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb Apostull Pavli n\u00eb letr\u00ebn e Tij drejtuar Efesian\u00ebve (3:14-30) \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb po i ul gjunj\u00ebt e mi p\u00ebrpara Atit t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht&#8230;\u201d<\/p>\n<p>J. Pjetri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2005.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (150)","viti":"2005","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[1, 2, 3]","fjale_kyce":"[\"kini\", \"guxim\", \"mundur\", \"bot\u00ebn\", \"Akademin\u00eb\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2005.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11311],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86757","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11311","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>...kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn - N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86757\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/\",\"name\":\"...kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn - N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:11:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8230;kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn &#8211; N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"...kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn - N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86757","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/","name":"...kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn - N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:11:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kini-guxim-une-e-kam-mundur-boten-ne-akademine-teologjike-ngjallja-e-krishtit-ndahen-diplomat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8230;kini guxim. Un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn &#8211; N\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d ndahen diplomat"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86757"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86757"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86757"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}