{"id":86533,"date":"2026-06-01T03:07:26","date_gmt":"2026-06-01T01:07:26","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/"},"modified":"2026-06-01T03:07:26","modified_gmt":"2026-06-01T01:07:26","slug":"uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/","title":{"rendered":"Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;UNITETI ME KRISHTIN I ORTHODHOKS\u00cbVE&#8221;<\/p>\n<p>Nga Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, +Anastasi<\/p>\n<p>(vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>III<br \/>\nVendi i kombit n\u00eb unitetin e Orthodhoksis\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb shpesh traumatizon unitetin e Orthodhoks\u00ebve \u00ebsht\u00eb theksimi i tepruar i kombit dhe antagonizmat e her\u00ebpashershme t\u00eb popujve orthodhoks\u00eb. Shum\u00eb e identifikojn\u00eb Orthodhoksin\u00eb me Kish\u00ebn lokale ose komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt, ata i shohin &#8211; n\u00eb mos teorikisht t\u00eb pakt\u00ebn praktikisht &#8211; si periferi.<\/p>\n<p>Tema e racizmit nacional e ka munduar Kish\u00ebn Orthodhokse gjat\u00eb shekujve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, tem\u00eb e cila nuk pushon s\u00eb shfaquri me forma t\u00eb ndryshme, m\u00eb t\u00eb buta ose m\u00eb t\u00eb forta. Shpesh, parimi biblik &#8220;lum ai komb, Zoti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia&#8221; (Ps. 32:12), interpretohet me kritere kulturore ose nacionaliste. Por, i vetmi interpretim i drejt\u00eb i k\u00ebtij fragmenti, gjendet n\u00eb kuadrin biblik. Vet\u00eb psalmi i hap horizont mbar\u00eb bot\u00ebs dhe brenda saj sheh zhvillimin e kombit. &#8220;Plot \u00ebsht\u00eb toka me p\u00ebrd\u00ebllimin e Zotit. Prej fjal\u00ebs s\u00eb Zotit u krijuan qiejt&#8221; (varg. 5-6). Per\u00ebndia i krijoi t\u00eb gjitha dhe Ai kujdeset p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ndaj, sado i lumur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb kombi, &#8220;Zoti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia&#8221;, megjithat\u00eb asnj\u00eb komb nuk mund ta rivendikoj\u00eb si pron\u00eb t\u00eb vet Per\u00ebndin\u00eb. Asnj\u00eb komb, pavar\u00ebsisht nga shkalla n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn beson, nuk ka ekskluzivitetin n\u00eb dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Q\u00eb nj\u00eb komb ose nj\u00eb grup kombesh njohin besimin e krishter\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ta ken\u00eb monopol Per\u00ebndin\u00eb, dhe t&#8217;i konsiderojn\u00eb popujt e tjer\u00eb si t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb. Apostull Pavli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti n\u00eb Areopag, se &#8220;(Per\u00ebndia) e b\u00ebri prej nj\u00eb gjaku \u00e7do komb njer\u00ebzish&#8221; (Vepr. 17:26). T\u00eb gjitha kombet i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebzim, q\u00eb u krijua prej t\u00eb nj\u00ebjtit Krijues. Madje, pas flijimit n\u00eb Kryq dhe Ngjalljes s\u00eb Krishtit, \u00e7do ndarje mes njer\u00ebzve zhduket dhe misioni i Kish\u00ebs s\u00eb Tij synon q\u00eb t\u00eb &#8220;jen\u00eb kombet bashk\u00ebtrash\u00ebgimtar\u00eb dhe nj\u00eb trup e bashk\u00ebpjes\u00ebtar\u00eb n\u00eb premtimin e tij tek Krishti me an\u00ebn e Ungjillit&#8221; (Efes. 3:6).<\/p>\n<p>Kuptimi i drejt\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet kombit dhe Orthodhoksis\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe edhe p\u00ebr faz\u00ebn e re t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb dhe misionarizmit orthodhoks n\u00eb mjedise jasht\u00eb vendeve tradicionalisht orthodhokse. Nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb thirren n\u00eb Orthodhoksi njer\u00ebz nga kontinente t\u00eb tjera ose nga mjedise t\u00eb tjera kulturore me pretendimin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen si shtojca n\u00eb disa qarqe t\u00eb mbyllura nacionale.<\/p>\n<p>Kisha &#8220;e cila \u00ebsht\u00eb trupi i tij (i Krishtit), p\u00ebrmbushja e atij q\u00eb p\u00ebrmbush \u00e7do gj\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka&#8221; (Efes. 1:23), ka horizont mbar\u00ebbot\u00ebror dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb theologjia orthodhokse thirret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ta forcoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e \u00e7do besimtari dhe \u00e7do populli.<\/p>\n<p>Shum\u00ebllojshm\u00ebria e kombeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore, nj\u00eb fakt i respektuesh\u00ebm. Krishterimi Orthodhoks respekton jo vet\u00ebm \u00e7do person, por edhe \u00e7do familje personash dhe nuk k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb rrafshoj\u00eb gjith\u00e7ka, duke krijuar nj\u00eb mas\u00eb. Nuk refuzon element\u00ebt e ve\u00e7an\u00eb t\u00eb \u00e7do race. P\u00ebrkundrazi, i shnd\u00ebrron dhe i shenjt\u00ebron ato. Ekzistenca e familjeve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak disharmonie. Fatkeq\u00ebsia fillon nga egoizmi, autarkia e ekskluziviteti q\u00eb manifestohen n\u00eb familjet e shk\u00ebputura. Kjo vlen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb analoge edhe p\u00ebr kombet.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, tek problemi q\u00eb na shqet\u00ebson, pozicioni i sakt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00e7mojm\u00eb ose, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb p\u00ebr\u00e7mojm\u00eb vler\u00ebn e kombit, por t\u00eb sqarojm\u00eb kuptimin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj vlere. Dhe ta pozicionojm\u00eb drejt nga pik\u00ebpamja kishtarologjike. T\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi, se n\u00eb thelb nuk ekzistojn\u00eb Kisha t\u00eb ndryshme Orthodhokse: Kisha e Greqis\u00eb, Kisha e Serbis\u00eb, e Bullgaris\u00eb, e Rumanis\u00eb etj. por nj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse: Kisha n\u00eb Greqi, n\u00eb Serbi, n\u00eb Rumani, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Afrik\u00eb, n\u00eb Amerik\u00eb. Me dy fjal\u00eb, Orthodhoksia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konfederat\u00eb Kishash, por &#8220;nj\u00eb Kish\u00eb e shenjt\u00eb, e p\u00ebrgjithshme dhe apostolike&#8221;, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb nevojitet q\u00eb t\u00eb kultivojm\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegje orthodhokse ekumenike. Dhe kjo \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb aq e thjesht\u00eb sa thuhet. Arsye historike i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies midis Kombit dhe Kish\u00ebs Orthodhokse nj\u00eb pik\u00ebpamje dhe disponim krejt origjinal. Shum\u00eb njer\u00ebz, madje ata m\u00eb shekullarist\u00ebt, parap\u00eblqejn\u00eb ta shohin Orthodhoksin\u00eb si &#8220;sh\u00ebrbyese&#8221; t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>IV<br \/>\nHapa afrimi<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb probleme t\u00eb reja, serioze, me t\u00eb cilat p\u00ebrballen t\u00eb gjitha Kishat lokale dhe q\u00eb, me nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, do t&#8217;i p\u00ebrballonim m\u00eb mir\u00eb (si p.sh. shekullarizimi i shoq\u00ebris\u00eb, \u00e7\u00ebshtjet e reja q\u00eb na shtron bioetika, problemet bashk\u00ebkohore t\u00eb rinis\u00eb etj.). K\u00ebndv\u00ebshtrimi i ndrysh\u00ebm, nga i cili studiojm\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb kushteve t\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb psikosintez\u00ebs, ndihmon n\u00eb nj\u00eb dialog produktiv, v\u00ebllaz\u00ebror dhe n\u00eb nj\u00eb sintez\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb Orthodhokse. Sikund\u00ebr gjithashtu kontribuon p\u00ebr t\u00eb sqaruar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e qen\u00ebsishme, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ngelet e p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe \u00e7far\u00eb an\u00ebsore, q\u00eb varion sipas vendit.<\/p>\n<p>Kontakti personal me Orthodhoks\u00eb t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera, &#8211; dhe n\u00eb rastin ton\u00eb me popujt ballkanik\u00eb fqinj &#8211; do t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e mbar\u00eb Orthodhoksis\u00eb. Informimi teorik nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e v\u00ebm\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme shoq\u00ebrore. Shum\u00eb rezerva dhe paragjykime shkrihen me komunikimin personal, nd\u00ebrsa zbutja ose nd\u00ebrprerja e marr\u00ebdh\u00ebnieve leht\u00ebson infiltrimin e dyshimeve dhe ftohjeve.<\/p>\n<p>Konferencat e Primat\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse Autoqefale, bashk\u00ebpunimi n\u00eb kuadrin e Organizatave kristiane (WCC, CEC), me qend\u00ebr koordinimi Patriarkan\u00ebn Ekumenike, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sigurisht nj\u00eb hap p\u00ebrpara. Njohja dhe bashk\u00ebpunimi i t\u00eb rinjve orthodhoks\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme, q\u00eb po promovohet nga Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Rinis\u00eb Orthodhokse &#8220;Syndesmos&#8221; dhe nga &#8220;Federata Nd\u00ebrballkanike e Rinis\u00eb Orthodhokse&#8221;, si dhe takimet e her\u00ebpashershme t\u00eb grave Orthodhokse n\u00eb kuadrin e konferencave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Lidhjet dhe miq\u00ebsit\u00eb q\u00eb u krijuan n\u00eb vitet e m\u00ebparshme, ndihmuan, kur drejtues t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizjeve rinore mor\u00ebn pozita t\u00eb p\u00ebrgjegjshme n\u00eb organet kishtare. Konferencat e Fakulteteve Teologjike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, gjithashtu, nj\u00eb kontribut thelb\u00ebsor n\u00eb unitetin e mendimit dhe t\u00eb preokupimit t\u00eb Orthodhoks\u00ebve. Komunikimi, jo vet\u00ebm midis zyrtar\u00ebve, por mes popullit Orthodhoks (t\u00eb rinjve, intelektual\u00ebve), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Orthodhoksis\u00eb. Ata q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb, le t\u00eb tregojn\u00eb kujdes p\u00ebr t\u00eb komunikuar me komunitete t\u00eb tjera Orthodhokse. Koh\u00ebt e fundit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta vizitat e Orthodhoks\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb vende t\u00eb ndryshme ballkanike. Esht\u00eb rasti t\u00eb tregojm\u00eb interesimin maksimal v\u00ebllaz\u00ebror.<\/p>\n<p>V<br \/>\nUniteti i Orthodhoksis\u00eb dhe universaliteti i njer\u00ebzimit<\/p>\n<p>Uniteti m\u00eb Krishtin i Orthodhoks\u00ebve nuk mund t\u00eb mos marr\u00eb parasysh unitetin e gjinis\u00eb njer\u00ebzore, faktin e marrjes s\u00eb gjith\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore nga i Biri dhe Fjala e Per\u00ebndis\u00eb. Dhe, rrjedhimisht, \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb t&#8217;i shpallim bot\u00ebs mbar\u00eb, me p\u00ebrulje dhe me fuqin\u00eb, jet\u00ebn e re m\u00eb Krishtin, dashurin\u00eb e Tij, e cila shp\u00ebton dhe shnd\u00ebrron pamjen e &#8220;t\u00eb gjithave&#8221;. M\u00eb tep\u00ebr edhe nga kongreset dhe let\u00ebrk\u00ebmbimi dhe k\u00ebmbimi i vizitave, ajo q\u00eb lidh \u00ebsht\u00eb vepra e p\u00ebrbashk\u00ebt. Sikund\u00ebr thoshte Sh\u00ebn Isaak Siriani, &#8220;ata q\u00eb mjaftohen me fjal\u00eb, ngulin k\u00ebmb\u00eb t\u00eb pikturojn\u00eb me uj\u00eb&#8221;. Shekulli i 21-t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr Orthodhoks\u00ebt, shekulli i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb fush\u00ebn e solidaritetit dhe t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb Orthodhokse n\u00eb kufij t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin e &#8220;karakterit apostolik&#8221; t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, t\u00eb cilin p\u00ebrmenda pak m\u00eb par\u00eb, ka dhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb zakonisht shum\u00eb njer\u00ebz nuk e marrin n\u00eb konsiderat\u00eb. Po b\u00ebj nj\u00eb p\u00ebrmbledhje: a) Kisha jon\u00eb Orthodhokse \u00ebsht\u00eb apostolike, sepse ndodhet n\u00eb nj\u00eb &#8216;apostoli&#8217; &#8211; mision t\u00eb vazhduesh\u00ebm &#8211; p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen dhe reformimin e bot\u00ebs. Ky mision p\u00ebrb\u00ebn elementin baz\u00eb t\u00eb ADN-s\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb. b) Ka p\u00ebr detyr\u00eb, si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb, duke ecur n\u00eb gjurm\u00ebt dhe shembullin e Apostujve, t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shpall\u00eb Ungjillin n\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimin. c) Kishat lokale, por edhe secili prej nesh, si pjes\u00ebtar i &#8220;nj\u00eb Kishe t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe apostolike&#8221;, kemi p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi pjes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb apostolike q\u00eb na takon. Me konsekuenc\u00eb, me mendim krijues dhe me vepra. d) T\u00eb vazhdojm\u00eb sh\u00ebrbimin e fjal\u00ebs, t\u00eb mistereve dhe t\u00eb pajtimit me vizionin, me zellin dhe moralin e Apostujve; me horizont gjith\u00eb rruzullin, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb i mbetet historis\u00eb, &#8220;derisa t\u00eb vij\u00eb&#8221; Zoti.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr dihet, thirrjet e v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb Orthodhoks\u00eb nga Kishat Orthodhokse, t\u00eb vogla n\u00eb num\u00ebr besimtar\u00ebsh, t\u00eb Afrik\u00ebs dhe Azis\u00eb, jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Ende shum\u00eb episkopata orthodhokse n\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje, shpirt\u00ebrore dhe materiale. Orthodhoks\u00ebt thirren t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe zhvillimin e k\u00ebtyre ishujve t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb oqeanin e bot\u00ebs jo-kristiane dhe, n\u00eb vazhdim, p\u00ebr shum\u00ebfishimin e tyre. Kishat e vogla Orthodhokse hierapostolike e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb fare mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen hallka lidh\u00ebse midis Orthodhoks\u00ebve, natyrisht n\u00ebse l\u00ebvizim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Misionarizmi i shenjt\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe forcimi i lidhjeve mes nesh, lidhen midis tyre shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa e imagjinojm\u00eb. Nj\u00eb rrym\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb entuziazmi hierapostolik do t\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb fush\u00eb t\u00ebrheqjeje dhe uniteti n\u00eb gjirin e Orthodhoksis\u00eb. Dhe, respektivisht, afrimi nd\u00ebrorthodhoks do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb zhvillimin e nj\u00eb d\u00ebshmie Orthodhokse m\u00eb dinamike n\u00eb bot\u00ebn moderne. Rigjall\u00ebrimi i nd\u00ebrgjegjes p\u00ebr an\u00ebn &#8220;apostolike&#8221; dhe &#8220;t\u00eb p\u00ebrgjithshme&#8221; t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, nd\u00ebrthuret me forcimin e nd\u00ebrgjegjes, se p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb &#8220;nj\u00eb Kish\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Marrja e vizionit dhe e vepr\u00ebs hierapostolike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse na ndihmon t\u00eb rigjejm\u00eb nd\u00ebrgjegjen apostolike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, tradit\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Orthodhokse, duke forcuar ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrball\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Disa studiues t\u00eb historis\u00eb kishtare kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se epoka e sotme \u00ebsht\u00eb &#8220;ora e Orthodhoksis\u00eb&#8221;. Mesjeta karakterizohet si ora e Romanokatolicizmit, Rilindja dhe koh\u00ebt e reja si ora e Protestantizmit dhe epoka jon\u00eb si ora e Orthodhoksis\u00eb. Nuk e njohim shkall\u00ebn e sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij mendimi. Ndoshta nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb direkte ka se &#8230; &#8220;tani \u00ebsht\u00eb ora q\u00eb t\u00eb ngrihemi nga gjumi&#8221; (Rom. 13.11). Per\u00ebndia na hap shum\u00eb dyer n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme. Fjala e Apokalipsit, p\u00ebrmjet kaq ngjarjesh q\u00eb ndjekim, ting\u00ebllon aktuale: &#8220;Ja, tek kam v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara teje nj\u00eb der\u00eb t\u00eb hapur dhe askush nuk mund ta mbyll\u00eb at\u00eb, sepse ke pak fuqi edhe ma mbajte fjal\u00ebn&#8221; (Apok. 3:8).<\/p>\n<p>Kur e mendoj Orthodhoksin\u00eb n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, uroj dhe lutem q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Orthodhoksi q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb intensivisht misterin e shp\u00ebtimit m\u00eb Krishtin. Nj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse q\u00eb p\u00ebrjeton me dinamiz\u00ebm unitetin e saj. Q\u00eb frym\u00ebzon dhe krijon shenjtor\u00eb, sipas modelit t\u00eb Krishtit, njer\u00ebz t\u00eb \u00e7liruar nga hipokrizia dhe gryk\u00ebsia, t\u00eb lir\u00eb nga konvecionaliteti dhe fobit\u00eb e &#8220;k\u00ebsaj jete&#8221;. Q\u00eb ofron rilindjen shpirt\u00ebrore, q\u00eb i jep kuptim qenies njer\u00ebzore, q\u00eb ndihmon njeriun t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb jet\u00ebn dhe vdekjen me frym\u00ebn dhe fuqin\u00eb e Ngjalljes. T\u00eb ec\u00eb me hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, nga egoizmi shum\u00ebform\u00ebsh drejt pastrimit t\u00eb brendsh\u00ebm, drejt ndri\u00e7imit, drejt hyjnizimit sipas hirit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira m\u00eb e thell\u00eb e njeriut t\u00eb \u00e7do epoke.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, shoh nj\u00eb Orthodhoksi njeridash\u00ebse, t\u00eb mbushur me dhembshuri dhe dashuri pa hipokrizi ndaj \u00e7do njeriu, pavar\u00ebsisht nga origjina e tij, nga bindjet dhe niveli moral. Nj\u00eb Orthodhoksi t\u00eb sensibilizuar ndaj ngjarjeve shoq\u00ebrore, n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr stabilizimin e paqes n\u00eb bot\u00eb; q\u00eb frym\u00ebzon bijt\u00eb e saj me entuziaz\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, p\u00ebr shkenc\u00ebn, p\u00ebr artin. Nj\u00eb Orthodhoksi q\u00eb e p\u00ebrjeton dashurin\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb Vasilit t\u00eb Madh: &#8220;Zgjeroni frym\u00ebn tuaj me maksimumin e fuqis\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb me q\u00ebllim lavdin\u00eb e Tij&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vazhdimi i studimit teologjik t\u00eb Kryepiskopit Anastas mbi unitetin me Krishtin t\u00eb Orthodhoks\u00ebve. Trajtohen vendi i kombit n\u00eb unitetin e Orthodhoksis\u00eb, hapat e afrimit nd\u00ebrorthodhoks, uniteti i Orthodhoksis\u00eb dhe universaliteti i njer\u00ebzimit, dhe vizioni p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb e shekullit t\u00eb 21-t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"vijon nga numri i kaluar","numri":"10 (141)","viti":"2004","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[5, 6]","fjale_kyce":"[\"unitet\", \"Krishti\", \"Orthodhoksia\", \"komb\", \"raciz\u00ebm nacional\", \"Kisha\", \"apostolicitet\", \"ekumeniz\u00ebm\", \"Patriarkana Ekumenike\", \"WCC\", \"CEC\", \"Syndesmos\", \"misionariz\u00ebm\", \"shekulli i 21-t\u00eb\", \"hyjnizim\"]","permbledhje":"Vazhdimi i studimit teologjik t\u00eb Kryepiskopit Anastas mbi unitetin me Krishtin t\u00eb Orthodhoks\u00ebve. Trajtohen vendi i kombit n\u00eb unitetin e Orthodhoksis\u00eb, hapat e afrimit nd\u00ebrorthodhoks, uniteti i Orthodhoksis\u00eb dhe universaliteti i njer\u00ebzimit, dhe vizioni p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb e shekullit t\u00eb 21-t\u00eb.","autori":"Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, +Anastasi","kategoria":"Teologji \/ Mesazh i Kryepiskopit","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11275],"ngjallja_autori":[11276],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86533","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-mesazh-i-kryepiskopit","ngjallja_autori-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-anastasi","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86533\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/\",\"name\":\"Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:07:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86533","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/","name":"Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:07:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/uniteti-me-krishtin-i-orthodhokseve-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Uniteti me Krishtin i Orthodhoks\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86533"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86533"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86533"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}