{"id":86531,"date":"2026-06-01T03:07:23","date_gmt":"2026-06-01T01:07:23","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/"},"modified":"2026-06-01T03:07:23","modified_gmt":"2026-06-01T01:07:23","slug":"intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/","title":{"rendered":"Intoleranca ndaj simboleve &#8211; shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Intoleranca ndaj simboleve &#8211; shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetes\u00ebs shembullore i rritet temperature nga alergjia e disave p\u00ebr kryqin<\/p>\n<p>N\u00eb peizazhin shqiptar jan\u00eb shtuar kambanoret e kryqet. Krahas minareve! Esht\u00eb shenja e nj\u00eb besimi t\u00eb rilindur, t\u00eb cilin s&#8217;e zhduku dot as proselitizmi osman as ateizmi komunist. T\u00eb dy t\u00eb dhunsh\u00ebm, por jo plot\u00ebsisht efikas\u00eb ndaj di\u00e7kaje q\u00eb ndodhej n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shpirtrave. Ato i gjen sidomos n\u00eb zonat veriore dhe jugore, ku prania e krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e qen\u00ebsishme, p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb ngritur me kontributin e vet\u00eb besimtar\u00ebve, n\u00eb vende ku m\u00eb par\u00eb ka pasur kisha t\u00eb shkat\u00ebrruara nga dy &#8220;stuhit\u00eb&#8221; q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm pak m\u00eb lart. Por, koh\u00ebt e fundit nj\u00eb &#8220;virus&#8221; po prek disa qarqe t\u00eb mediave, pushtetit madje, edhe fetare: alergjia ndaj kryqit.<\/p>\n<p>Elbasani dhe kryqi i Fikasit<\/p>\n<p>Kur zbret p\u00ebr n\u00eb qytetin e Elbasanit, jan\u00eb dy fshatra, Fikasi dhe Sh\u00ebn Jo(a)n Vladimiri (t\u00eb cilin shtypi do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb zor Sh\u00ebn Gjon). T\u00eb krishter\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb vjet\u00ebsh, kan\u00eb pasur n\u00eb territorin e tyre shum\u00eb kisha e kish\u00ebza, q\u00eb tregonin p\u00ebrkushtimin e thell\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb tyre, por edhe t\u00eb pelegrin\u00ebve q\u00eb prej shekujsh vizitojn\u00eb vendin e shenjt\u00eb \u00e7udib\u00ebr\u00ebs ku u varros Sh\u00ebn Joan Vladimiri. K\u00ebt\u00eb besim, pas vitit &#8217;90, banor\u00ebt e kan\u00eb shprehur edhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb simbolesh t\u00eb vendosura aty ku kan\u00eb pasur kishat e tyre, t\u00eb shkat\u00ebrruara para dhe pas komunizmit. Nuk kan\u00eb munguar edhe d\u00ebmtimet e tyre, por ato vinin si rezultat i parave q\u00eb paguanin misionar\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb si duket ua vrisnin syt\u00eb kryqet e konizmat e krishtera. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kryqi p\u00ebr t\u00eb cilin u b\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Kryqi ngrihet n\u00eb vendin ku m\u00eb par\u00eb ka pasur nj\u00eb kish\u00eb dhe rruga q\u00eb i shkon pran\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar disa shekuj pas ekzistenc\u00ebs s\u00eb vendit t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsues n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb fakti se, at\u00eb q\u00eb b\u00ebnin fshehurazi duke paguar misionar\u00ebt e huaj, sot ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00eb, fetar\u00eb, politikan\u00eb a gazetar\u00eb. Esht\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb evoluimi mjaft negativ dhe shpresojm\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb pasoja p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Mbase pas atyre pes\u00eb shekujve, kur t\u00eb krishter\u00ebt u p\u00ebrndoq\u00ebn, iu mor\u00ebn taksa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, u martirizuan, nuk u lejuan t\u00eb nd\u00ebrtonin kupola e t\u00eb ngrinin kryqe, ka akoma njer\u00ebz q\u00eb toleranc\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebn e kuptojn\u00eb si n\u00ebnshtrim t\u00eb &#8220;m\u00eb t\u00eb voglit&#8221;. Le t&#8217;i harrojn\u00eb d\u00ebshirat e tyre, sepse orthodhoks\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb frik\u00eb ta shpallin besimin e tyre dhe t\u00eb ngren\u00eb s\u00ebrish kisha madh\u00ebshtore dhe simbolet e tij. Ashtu si ata nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimet e simbolet e t\u00eb tjer\u00ebve, nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb lejuar as edhe t\u00eb tjer\u00ebt t&#8217;i m\u00ebsojn\u00eb si t&#8217;i luten dhe ku t&#8217;i luten Per\u00ebndis\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb toleranc\u00ebn dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranosh edhe demonstrimin publik t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme nga i yti.<\/p>\n<p>Sarand\u00eb &#8211; Xara, nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb shtetin<\/p>\n<p>Si\u00e7 kemi shkruar edhe n\u00eb numrin e shkuar, n\u00eb fshatin Xar\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs policia nd\u00ebrtimore i vuri ca dinamit d\u00ebshirave t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb familjen evropiane. E gjith\u00eb ngjarja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzagjerim i q\u00ebllimsh\u00ebm i nj\u00eb diskutimi p\u00ebr kompetencat midis kryetarit t\u00eb komun\u00ebs dhe drejtorit t\u00eb Parkut.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, kryqi u ngrit me lejen e autoritetit kompetent, kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, pran\u00eb kish\u00ebs ekzistuese t\u00eb vitit 1910 dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente edhe si kambanore. Madje, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, ishte nj\u00eb kambanore n\u00eb form\u00eb kryqi. Dhe, mjafton t\u00eb lexosh \u00e7ka thot\u00eb shtypi, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se shqet\u00ebsimi kryesor i Auron Tares nuk ishte nd\u00ebrtimi i kryqit, por q\u00eb ai t\u00eb ishte sa m\u00eb i vog\u00ebl dhe m\u00eb pak i duksh\u00ebm. Si duket, &#8220;pashai i Butrintit&#8221;, ka si shqet\u00ebsim t\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mos &#8220;bezdis\u00eb&#8221; turist\u00ebt e shumt\u00eb me simbole t\u00eb krishtera, duke dashur t\u00eb harroj\u00eb se mjaft nga ato q\u00eb ka n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmi pik\u00ebrisht e k\u00ebsaj tradite dymij\u00ebvje\u00e7are. Drejtori me kompetenca dhe orekse t\u00eb m\u00ebdha njihet p\u00ebr natyr\u00ebn e tij ca si ekstreme n\u00eb \u00e7\u00ebshtje nacionale, por askush nuk ka nd\u00ebr mend ta lejoj\u00eb q\u00eb ato t&#8217;i p\u00ebrziej\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet fetare dhe q\u00eb opinionet personale t&#8217;i kthej\u00eb n\u00eb detyrim p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb se k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje &#8220;leje nd\u00ebrtimi&#8221;, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e egra q\u00eb mor\u00ebn si nd\u00ebrtuesi i kryqit ashtu edhe kryetari i komun\u00ebs. K\u00ebrc\u00ebnime q\u00eb ng\u00ebrthenin edhe citime fetare.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, m\u00ebnyra e veprimit t\u00eb policis\u00eb nd\u00ebrtimore \u00ebsht\u00eb pak t\u00eb thuhet skandaloze. T\u00eb nisur nga nj\u00eb urdh\u00ebr mjaft i err\u00ebt dhe i dyshimt\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush e ka dh\u00ebn\u00eb, pa asnj\u00eb lloj lajm\u00ebrimi paraprak si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji, dy xhipa t\u00eb policis\u00eb nd\u00ebrtimore dhe nj\u00eb i rendit shkuan mbasdite n\u00eb Xar\u00eb, pas orarit t\u00eb pun\u00ebs. Ata iu afruan kish\u00ebs dhe kryqit nga nj\u00eb rrug\u00eb dyt\u00ebsore dhe vendos\u00ebn dy her\u00eb dinamit n\u00eb t\u00eb, pa arritur ta shembnin, pasi iu desh t&#8217;ia mbathnin k\u00ebmb\u00ebve nga ardhja e besimtar\u00ebve t\u00eb revoltuar. Barior\u00eb q\u00eb protestuan edhe n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebpasme kund\u00ebr drejtorit t\u00eb parkut dhe autoriteteve shtet\u00ebrore dhe u vun\u00eb n\u00eb roje t\u00eb kryqit, jan\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, tritoli i Xar\u00ebs, pati nj\u00eb jehon\u00eb mjaft t\u00eb gjer\u00eb, duke ushtuar n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, e cila u shqet\u00ebsua pasi nj\u00eb shtet nga nj\u00eb an\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i saj dhe nga ana tjet\u00ebr lejon organet e veta t\u00eb hedhin n\u00eb er\u00eb simbole t\u00eb shtrenjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kontinentin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Hapja e kutis\u00eb s\u00eb Pandor\u00ebs<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e nis\u00ebn k\u00ebt\u00eb histori, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje q\u00eb e b\u00ebn\u00eb, nuk kuptuan se po hapnin &#8220;kutin\u00eb e Pandor\u00ebs&#8221; t\u00eb dasive. Aktet q\u00eb pasuan, si dhunimi i kampingut orthodhoks n\u00eb \u00c7uk\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs dhe ai i d\u00ebmtimit t\u00eb kryqit orthodhoks n\u00eb fshatin Stan-Karbunar\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn midis Lushnj\u00ebs dhe Beratit, tregojn\u00eb se qarqe e njer\u00ebz ekstremist\u00eb kan\u00eb marr\u00eb mesazhin se mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb objektet e besimin orthodhoks n\u00ebn imunitetin shtet\u00ebror. Mbase nuk ka qen\u00eb ky q\u00ebllimi, por nj\u00eb politikani a funksionari shtet\u00ebror nuk i lejohet t\u00eb shkoj\u00eb pas pasioneve personale dhe t\u00eb harroj\u00eb fatet e vendit. Bashk\u00ebjetesa fetare n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shembullore dhe shekullore, por nj\u00eb koh\u00ebsisht edhe mjaft e brisht\u00eb dhe jeton duke u ujitur \u00e7do dit\u00eb me dashuri e toleranc\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ty.<\/p>\n<p>T<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb mbi shtimin e kambanoreve dhe kryqeve n\u00eb peizazhin shqiptar dhe alergjin\u00eb e disa qarqeve t\u00eb mediave dhe politik\u00ebs ndaj kryqit. Artikulli trajton ngjarjen e kryqit n\u00eb fshatin Fikas pran\u00eb Elbasanit dhe akt-vandalizmin n\u00eb kryqin e kish\u00ebs s\u00eb Xar\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Bashk\u00ebjetes\u00ebs shembullore i rritet temperatura nga alergjia e disave p\u00ebr kryqin","numri":"10 (141)","viti":"2004","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"intoleranc\u00eb\", \"kambanore\", \"kryq\", \"Elbasan\", \"Fikas\", \"Sh\u00ebn Joan Vladimiri\", \"Xar\u00eb\", \"Sarand\u00eb\", \"tritol\", \"kuti e Pandor\u00ebs\", \"Auron Tare\", \"Karbunar\u00eb\", \"bashk\u00ebjetes\u00eb fetare\"]","permbledhje":"Analiz\u00eb mbi shtimin e kambanoreve dhe kryqeve n\u00eb peizazhin shqiptar dhe alergjin\u00eb e disa qarqeve t\u00eb mediave dhe politik\u00ebs ndaj kryqit. Artikulli trajton ngjarjen e kryqit n\u00eb fshatin Fikas pran\u00eb Elbasanit dhe akt-vandalizmin n\u00eb kryqin e kish\u00ebs s\u00eb Xar\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb.","autori":"","kategoria":"Analiz\u00eb \/ Editorial","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11273],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86531","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-analize-editorial","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Intoleranca ndaj simboleve - shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86531\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/\",\"name\":\"Intoleranca ndaj simboleve - shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:07:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intoleranca ndaj simboleve &#8211; shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intoleranca ndaj simboleve - shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86531","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/","name":"Intoleranca ndaj simboleve - shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:07:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intoleranca-ndaj-simboleve-shprehje-e-nje-intolerance-me-te-thelle\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intoleranca ndaj simboleve &#8211; shprehje e nj\u00eb intolerance m\u00eb t\u00eb thell\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86531"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86531"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86531"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}