{"id":86497,"date":"2026-06-01T03:06:45","date_gmt":"2026-06-01T01:06:45","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/"},"modified":"2026-06-01T03:06:45","modified_gmt":"2026-06-01T01:06:45","slug":"u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/","title":{"rendered":"U festua 2 gushti &#8211; Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>U festua 2 gushti &#8211; Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Me k\u00ebt\u00eb rast u krye nj\u00eb Liturgji Hyjnore Sinodike n\u00eb Kish\u00ebn &#8220;Ungjill\u00ebzimi i Hyjlind\u00ebses&#8221;, n\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryepiskopi Anastas shtroi nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Vlashit, p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb kat\u00ebr dioqezave t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb &#8211;<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb dat\u00ebn 2 gusht, u zhvilluan sh\u00ebrbesa dhe veprimtari me rastin e kremtimit t\u00eb 12-vjetorit t\u00eb Fron\u00ebzimit t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prof. Dr. Anastasit, \u00e7ast ky q\u00eb sh\u00ebnon edhe fillimin e Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Liturgjia Hyjnore Sinodike u zhvillua n\u00eb kish\u00ebn &#8220;Ungjill\u00ebzimi i Per\u00ebndilind\u00ebses&#8221;, n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Liturgji bashk\u00ebmeshonin me Kryepiskopin edhe Mitropoliti i Beratit Ignati dhe Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Joani. Kisha ishte e mbushur edhe me dhjet\u00ebra klerik\u00eb e qindra besimtar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb gjitha dioqezave t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, Mitropolit\u00ebt e Beratit dhe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs uruan Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin Anastas.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsia e Tij Ignati tha nd\u00ebr t\u00eb tjerat: &#8220;..D\u00ebshmi e suksesit t\u00eb tij n\u00eb ringritjen e Kish\u00ebs brenda pak vitesh jan\u00eb edhe klerik\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb e rrethojn\u00eb, si edhe Sinodi i Shenjt\u00eb q\u00eb u formua n\u00ebn p\u00eblqimin dhe drejtimin e Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, por edhe besimtar\u00ebve, q\u00eb gjejn\u00eb shpres\u00ebn dhe besimin dhe dashurin\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn dhe krah\u00ebt e Kryepiskopit. \u00c7&#8217;t\u00eb kujtojm\u00eb m\u00eb par\u00eb? Kishat q\u00eb ngriti nga themelet dhe riparoi me investimet e tij, klerik\u00ebt q\u00eb hirotonisi, ngritjen e Akademis\u00eb Teologjike, qendrat diagnostike dhe kujdesin e tij per sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, botimet e shumta, apo frym\u00ebn e tij t\u00eb misionarizmit, e cila frym\u00ebzon k\u00ebdo? Nuk gjejm\u00eb fjal\u00eb t\u00eb shprehim as kontributin e tij financiar p\u00ebr t\u00eb gjitha mitropolit\u00eb. N\u00eb Mitropolin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs po p\u00ebrgatitemi t\u00eb p\u00ebrurojm\u00eb Katedralen, gjithashtu Katedralja e Beratit po ngrihet me kontributin e tij. Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb tjera kisha n\u00eb Mitropolin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs dhe liceu kishtar presin p\u00ebrkujdesjen e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Lutemi Zotit t&#8217;i jap\u00eb shum\u00eb vjet q\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb Kish\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Hir\u00ebsia e Tij Joani u ndal n\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e kujtimit t\u00eb k\u00ebsaj mrekullie: &#8220;\u00c7do frym\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb kujton dhe falenderon, sepse kujtimi dhe falenderimi jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje baz\u00eb t\u00eb besimit ton\u00eb. Por falenderimi nuk \u00ebsht\u00eb abstrakt. Ne fal\u00ebnderojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Por kjo ndodh n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve q\u00eb iu p\u00ebrkushtuan Atij dhe me sakrifica t\u00eb shumta kontribuan p\u00ebr t\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb Kish\u00eb t\u00eb r\u00ebnuar dhe sa here ne kujtojm\u00eb dhuratat e Per\u00ebndis\u00eb kujtojm\u00eb edhe ata me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve Per\u00ebndia ka vepruar. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb Fron\u00ebzimit t\u00eb Kryepiskopit Anastas kemi shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb kujtuar dhe falenderuar. Duhet t\u00eb lutemi q\u00eb Per\u00ebndia t&#8217;i jap\u00eb k\u00ebtij bariu t\u00eb devotsh\u00ebm sh\u00ebndet, forc\u00eb e men\u00e7uri, sepse n\u00eb detin e trazuar q\u00eb ec\u00ebn Kisha jon\u00eb i duhen kapiten\u00eb t\u00eb sprovuar, t\u00eb ditur dhe t\u00eb fort\u00eb. Stuhit\u00eb nuk kan\u00eb mbaruar ende, ato vazhdojn\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Kryepiskopi yn\u00eb i dashur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb at real i t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve. E ka udh\u00ebhequr Kish\u00ebn n\u00eb paqe dhe n\u00eb koh\u00eb trazirash, gjithmon\u00eb me men\u00e7uri dhe urt\u00ebsi, aq sa Kisha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb institucion i nderuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Fryma e Kryepiskopit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur kudo, fryma e paqes dhe mir\u00ebkuptimit, e men\u00e7uris\u00eb dhe respektit p\u00ebr \u00e7do q\u00ebnie njer\u00ebzore. P\u00ebr shum\u00eb vjet o Kryezot&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kryepiskopi Anastas mori urime edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lidhjes Rinore &#8220;Bij t\u00eb Drit\u00ebs&#8221;, e cila \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, duke marr\u00eb pjes\u00eb energjikisht n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs. Kjo sipas vizionit t\u00eb Kryepiskopit, se Rinia Orthodhokse nuk p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm t\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs, por edhe t\u00eb tashmen e saj. Nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb t\u00eb &#8220;Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Shpres\u00ebs&#8221; e uruan Kryepiskopin duke i dhuruar atij lule.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryepiskopi Anastas tha se kjo fest\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me Fron\u00ebzimin e tij, por edhe me Ringrijen Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fakt kanonik ky q\u00eb lidhet edhe me krijimin e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb, si organi m\u00eb i lart\u00eb i Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim Fortlumturia e Tij falenderoi t\u00eb pranishmit nga i gjith\u00eb vendi, q\u00eb kishin udh\u00ebtuar shum\u00eb or\u00eb p\u00ebr tu gjendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij Kryepiskopi u ndal n\u00eb tre elemente: &#8220;Zoti i dashur dhe i dhembshur ka qen\u00eb i rrept\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, p\u00ebr pafrytshm\u00ebrin\u00eb. Ai dha urdh\u00ebr dhe fiku pa fruta u tha. Njeriu q\u00eb nuk jep fryte nuk ka t\u00eb ardhme dhe as shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur bekimin e Krishtit. Fryti q\u00eb japim, a \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb? Kjo pyetje fillon nga episkop\u00ebt, vazhdon me prift\u00ebrinjt\u00eb, besimtar\u00ebt madje edhe tek f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl. Q\u00eb prej fillimit kemi pasur shum\u00eb probleme, por po ta keni besimin sa nj\u00eb kok\u00ebrr sinapi do t&#8217;i thoni malit l\u00ebviz nga vendi dhe ai do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb. Me besim t\u00eb fuqizuar kemi p\u00ebrballuar shum\u00eb probleme madje edhe nj\u00eb problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur koh\u00ebt e fundit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Katedrale n\u00eb Tiran\u00eb. Sot kishin programuar q\u00eb t\u00eb kryenim sh\u00ebrbes\u00ebn e gurit themeltar. Nuk dua t&#8217;u hyj detajeve p\u00ebr t\u00eb paraqitur pengesat e shumta q\u00eb na kan\u00eb ndaluar p\u00ebr dy vjet. Ndaj k\u00ebtyre nuk do t\u00eb reagojm\u00eb as me zem\u00ebrim, as me protesta, por vet\u00ebm me besim. M\u00eb shum\u00eb lutje me k\u00ebmb\u00ebngulje edhe nga secili prej nesh n\u00eb ve\u00e7anti dhe prej t\u00eb gjith\u00ebve si grup n\u00eb kish\u00eb. Nd\u00ebrsa po hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit tjet\u00ebr, t&#8217;i lutemi Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb na ruaj\u00eb t\u00eb mos jemi pem\u00eb pa fryte, t\u00eb na fal\u00eb besim t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb na b\u00ebj\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lutjes dhe t&#8217;i ndajm\u00eb bekimet e tij me t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb lutje dhe besim dhe k\u00ebto jan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb q\u00eb do t\u00eb japin fryte t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb dashuria dhe paqja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb re le t\u00eb marrin vendimin p\u00ebr ta ndjekur pas Krishtin me besim, me dashuri dhe me shum\u00eb g\u00ebzim&#8221;.<\/p>\n<p>Pas Liturgjis\u00eb Hyjnore, t\u00eb pranishmit e shumt\u00eb u drejtuan p\u00ebr n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Vlashit, ku Kryepiskopi Anastas do t\u00eb shtronte drek\u00ebn e rastit. Dreka kaloi n\u00ebn nj\u00eb atmosfer\u00eb familjare dhe p\u00ebrve\u00e7 urimeve dhe k\u00ebng\u00ebve, biseda udh\u00ebtoi edhe tek kujtimet e m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrve p\u00ebr vitet e para t\u00eb ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kryepiskopi Anastas u shp\u00ebrndau klerik\u00ebve botimin e ri t\u00eb Uratores s\u00eb Vog\u00ebl, botim i cili u prit me shum\u00eb interes. Si \u00e7do vit aktivitetet e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori do t\u00eb mbylleshin me Sh\u00ebrbes\u00ebn e Efqelis\u00eb, n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Vlashit.<\/p>\n<p>Aleks \u00c7uri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 gusht u kremtua 12-vjetori i Fron\u00ebzimit t\u00eb Kryepiskopit Anastas dhe Ringritja Kanonike e KOASH. U krye Liturgji Sinodike n\u00eb kish\u00ebn &#8220;Ungjill\u00ebzimi i Hyjlind\u00ebses&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb. Kryepiskopi foli p\u00ebr pengesat ndaj nd\u00ebrtimit t\u00eb Katedrales s\u00eb Tiran\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e besimit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Me k\u00ebt\u00eb rast u krye nj\u00eb Liturgji Hyjnore Sinodike n\u00eb Kish\u00ebn \"Ungjill\u00ebzimi i Hyjlind\u00ebses\", n\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryepiskopi Anastas shtroi nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Vlashit","numri":"8 (139)","viti":"2004","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[1, 6]","fjale_kyce":"[\"2 gusht\", \"Ringritja Kanonike\", \"Fron\u00ebzimi\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Mitropoliti Ignat\", \"Mitropoliti Joan\", \"Liturgji Sinodike\", \"Sh\u00ebn Vlash\", \"Bij t\u00eb Drit\u00ebs\", \"12-vjetor\"]","permbledhje":"M\u00eb 2 gusht u kremtua 12-vjetori i Fron\u00ebzimit t\u00eb Kryepiskopit Anastas dhe Ringritja Kanonike e KOASH. U krye Liturgji Sinodike n\u00eb kish\u00ebn \"Ungjill\u00ebzimi i Hyjlind\u00ebses\" n\u00eb Tiran\u00eb. Kryepiskopi foli p\u00ebr pengesat ndaj nd\u00ebrtimit t\u00eb Katedrales s\u00eb Tiran\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e besimit.","autori":"Aleks \u00c7uri","kategoria":"P\u00ebrvjetor \/ Ringritje Kanonike","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11251],"ngjallja_autori":[10937],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86497","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-pervjetor-ringritje-kanonike","ngjallja_autori-aleks-curi","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>U festua 2 gushti - Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86497\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/\",\"name\":\"U festua 2 gushti - Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:06:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"U festua 2 gushti &#8211; Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"U festua 2 gushti - Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86497","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/","name":"U festua 2 gushti - Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:06:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/u-festua-2-gushti-dita-e-ringritjes-kanonike-te-kishes-sone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"U festua 2 gushti &#8211; Dita e ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86497"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86497"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86497"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}