{"id":86489,"date":"2026-06-01T03:06:36","date_gmt":"2026-06-01T01:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/"},"modified":"2026-06-01T03:06:36","modified_gmt":"2026-06-01T01:06:36","slug":"perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;<\/p>\n<p>Kuror\u00ebzim i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb nj\u00eb qyteti me tradita t\u00eb thella orthodhokse<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 7 gusht, besimtar\u00ebt Orthodhoks\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrurimin dhe shenjt\u00ebrimin e Katedrales s\u00eb tyre, q\u00eb u b\u00eb nga Kryepiskopi Anastas, me pjes\u00ebmarrjen e Mitropolitit t\u00eb Beratit Ignatit dhe Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Joanit, n\u00eb prani edhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsive nga t\u00eb gjitha mitropolit\u00eb. Merrte pjes\u00eb edhe Mitropoliti i Follorin\u00ebs Theoklitos, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve fetare e autoriteteve lokale etj.<\/p>\n<p>Katedralja e Kor\u00e7\u00ebs &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221; \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb form\u00eb kryqi, me kat\u00ebr apsida, me nj\u00eb kupol\u00eb qendrore, e rrethuar me hajat dhe me dy kambanore t\u00eb larta. Ajo z\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1100 m2, ka volum rreth 12500 m3, lart\u00ebsi 28 m. N\u00eb katin e n\u00ebndhesh\u00ebm (970 m2), ka mjedis p\u00ebr pag\u00ebzimet, paraklis dhe sall\u00eb mbledhjesh. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj u shpenzuan m\u00eb shum\u00eb se 2.5 milion USD.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 gusht t\u00eb vitit 1994, u b\u00eb bekimi i gurit t\u00eb themelit t\u00eb Katedrales s\u00eb re t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;, e cila do t\u00eb plot\u00ebsonte boshll\u00ebkun e madh q\u00eb la prishja e shum\u00eb kishave n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet me tradita t\u00eb shquara orthodhokse. Ai ishte paraprir\u00eb nga nj\u00eb odise e zgjatur p\u00ebr vendin ku ajo do ngrihej. Vendimi p\u00ebr sheshin e par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit u anullua nga nd\u00ebrhyrje keqdash\u00ebse dhe ishte protesta e vendosur dhe energjike e besimtar\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb, q\u00eb detyroi autoritet shtet\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb jepnin nj\u00eb truall edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm se i pari. Fondet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj u siguruan t\u00ebr\u00ebsisht nga Kryepiskopi Anastas, i cili do t\u00eb deklaronte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se &#8220;Kur na gjuajn\u00eb me gur\u00eb, ne i mbledhim ato p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar&#8221;. Nis\u00ebn punimet, t\u00eb cilat pat\u00ebn edhe ato peripeci e nd\u00ebrprerje n\u00eb periudh\u00ebn e krizave t\u00eb viteve &#8217;97-&#8217;98 etj. Punimet mbaruan n\u00eb vitin 2000 dhe n\u00eb fillim nisi t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si kish\u00eb mjedisi i posht\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punohej p\u00ebr pajisjen e kish\u00ebs me t\u00eb gjitha mjetet e nevojshme.<\/p>\n<p>Paralelisht, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin punohej p\u00ebr ngritjen nga themelet t\u00eb 84 kishave t\u00eb reja, nd\u00ebrtoheshin mbi 20 godina administrative e ndihm\u00ebse, riparoheshin rreth 150 kisha, si dhe restauroheshin m\u00eb shum\u00eb se 75 kisha e manastire monumente kulture.<\/p>\n<p>P\u00ebr besimtar\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb Kor\u00e7\u00ebn, p\u00ebrurimi dhe shenjt\u00ebrimi i Kish\u00ebs Katedrale &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221; ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb eveniment shpirt\u00ebror, por edhe simbolik. Ai sh\u00ebnonte l\u00ebnien pas nj\u00eb periudhe t\u00eb err\u00ebt. Regjimi komunist u p\u00ebrpoq t\u00eb godiste edhe simbolet e besimit, si\u00e7 ishin kishat e katedralet madh\u00ebshtore, madje shkat\u00ebrroi edhe kish\u00ebn madh\u00ebshtore dhe historike t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, nd\u00ebrsa godin\u00ebs s\u00eb &#8220;Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs&#8221; u p\u00ebrpoq t&#8217;i zhdukte \u00e7do gjurm\u00eb dalluese dhe e ktheu n\u00eb muze. Ndaj, ngritja e nj\u00eb katedraleje madh\u00ebshtore sh\u00ebnon p\u00ebrfundimisht &#8220;Ngjalljen&#8221; e Kish\u00ebs, duke i rikthyer qytetit at\u00eb fizionomi q\u00eb e dallonte.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 6 gusht, n\u00eb Kish\u00ebn q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrurohej u soll\u00ebn lipsan\u00ebt e shenjt\u00eb t\u00eb martir\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb shenjt\u00ebronin tempullin e ri t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, kisha u mbush shpejt nga besimtar\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e dioqezave t\u00eb tjera, klerik\u00eb e laik\u00eb. Ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera fetare, kryetari i Bashkis\u00eb etj.<\/p>\n<p>(Vijon n\u00eb faqen 7)<\/p>\n<p>Pas fillimit t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs, Kryepiskopi Anastas i shoq\u00ebruar nga Mitropolit\u00ebt e klerik\u00ebt e tjer\u00eb, nga kori dhe besimtar\u00ebt, doli me lipsanet e shenjta n\u00eb duar dhe b\u00ebn\u00eb tre litani rreth kish\u00ebs s\u00eb re, me tre ndalesa, n\u00eb t\u00eb cilat u lexuan pjes\u00eb nga Ungjilli, u than\u00eb lutje e u psal\u00ebn tropare.<\/p>\n<p>Pastaj u fut\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kish\u00eb, ku u vendos\u00ebn lipsan\u00ebt n\u00eb Tryez\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe u vulos\u00ebn sipas nj\u00eb procedure t\u00eb lasht\u00eb me qiromastik\u00eb, kompleks aromash dylli dhe rr\u00ebshir\u00eb, pastaj n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr qoshet e tryez\u00ebs vendos\u00ebn &#8220;Ungjillor\u00ebt&#8221; dhe m\u00eb pas antimisin (coh\u00eb e ngjashme me epitafin), pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb b\u00ebhet mesha dhe t\u00eb gjitha bekohen me miro.<\/p>\n<p>Pasi u mbulua tryeza e shenjt\u00eb, ku u vendos edhe Ungjilli, Kryepiskopi Anastas b\u00ebri me miro dhe qiromastik\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e kish\u00ebs. Pastaj, atij i soll\u00ebn nj\u00eb kandile t\u00eb re, e cila u mbush me vaj, u ndez dhe e vendosi mbi tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u mbyll Sh\u00ebrbesa e Shenjt\u00ebrimit filloi Liturgjia Hyjnore e par\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e re. N\u00eb fund t\u00eb saj, i pari e mori fjal\u00ebn Imzot Joani, i cili tha nd\u00ebr t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>&#8220;Esht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim i madh p\u00ebr komunitetin orthodhks dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, madje p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb un\u00eb do doja t\u00eb fal\u00ebnderoja n\u00eb ve\u00e7anti Kryepiskopin ton\u00eb t\u00eb dashur Anastas, i cili me kontributin e tij, me p\u00ebrpjekjet dhe me dashurin\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur ngritjen e k\u00ebsaj kishe. Kryepiskopi jo vet\u00ebm q\u00eb e ka drejtuar kish\u00ebn n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me urt\u00ebsi e dashuri, por p\u00ebr Dioqez\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs ka treguar nj\u00eb dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim e ardhjes s\u00eb tij&#8230; Do t\u00eb doja, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb Dioqez\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ta fal\u00ebnderoja me gjith\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb kaq t\u00eb madhe. Sepse n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi n\u00eb zem\u00ebr fal\u00ebnderimin, do t\u00eb thot\u00eb se nuk e kemi njohur Per\u00ebndin\u00eb&#8230; Duke fal\u00ebnderuar Per\u00ebndin\u00eb ne fal\u00ebnderojm\u00eb edhe ata njer\u00ebz, q\u00eb me dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb zem\u00ebr b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur ringjalljen e Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230;Le t\u00eb shpresojm\u00eb se kjo kish\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bekim p\u00ebr komunitetin orthodhoks, p\u00ebr qytetin e Kor\u00e7\u00ebs dhe p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb me gjith\u00eb zem\u00ebr e shpirt t&#8217;i lutemi Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb Kryepiskopit t&#8217;i japi jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, urt\u00ebsi dhe fuqi q\u00eb ta drejtoj\u00eb kish\u00ebn, &#8220;P\u00ebr shum\u00eb vjet, o Kryezot&#8221;.&#8221;<\/p>\n<p>Pastaj e mori fjal\u00ebn Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili tha:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;Tashm\u00eb, pas kaq vitesh kemi g\u00ebzimin t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrurimin e k\u00ebsaj kishe. Sigurisht, ka gj\u00ebra q\u00eb mungojn\u00eb, si pikturimi i saj, por ngadal\u00eb-ngadal\u00eb do b\u00ebhen t\u00eb gjitha. Mos harroni p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mbledhur fondet, q\u00eb arrit\u00ebn nj\u00eb shum\u00eb prej 2.5 milion dollar\u00ebsh. Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kontribuan t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur, ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur ngritjen e k\u00ebsaj Kishe. Jan\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb ndihmuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje. E dim\u00eb se ata u nis\u00ebn nga dashuria e Per\u00ebndis\u00eb dhe erdhi bekimi i Tij, q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin k\u00ebto gj\u00ebra. Dhe sigurisht, tani presim ende shum\u00eb kisha q\u00eb t\u00eb p\u00ebrurohen. Jan\u00eb rreth 65 kisha q\u00eb presin inagurohen. Por, sigurisht, presin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrurohen edhe mij\u00ebra kisha t\u00eb tjera, brenda vetes son\u00eb, duke pritur me besim Zotin. Nuk mjaftojm\u00eb vet\u00ebm kishat e bukura, duhet q\u00eb t\u00eb kemi edhe kisha besimtare brenda vetes son\u00eb me hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. K\u00ebtu qendron edhe mistika e Orthodhoksis\u00eb. Kjo kish\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr ngush\u00ebllimi, lutjeje, v\u00ebllaz\u00ebrimi, dashurie, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kulture, pasi kultura ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gj\u00ebrat e brendshme, me shpirtrat e kulturuar.&#8221;<\/p>\n<p>Pas Liturgjis\u00eb mjediset rreth e rrotull kish\u00ebs s\u00eb re kishin pamjen e nj\u00eb dite feste me njer\u00ebz t\u00eb g\u00ebzuar q\u00eb uronin nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb mjedisin e qendr\u00ebs &#8220;Sh\u00ebn Gjergji&#8221;, u shtua dreka e rastit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb t\u00eb gjitha dioqezave, autoritete, medial etj. E ve\u00e7anta e saj, ishin fal\u00ebnderimet e kujtimet e shum\u00eb protagonist\u00ebve t\u00eb viteve t\u00eb para, si At Ilia Kotnani, Sotir Bambulli, Ilia Zaka, Grigor Mulla, si dhe t\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjallja&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 7 gusht 2004, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u p\u00ebrurua dhe u shenjt\u00ebrua Katedralja e re &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221; nga Kryepiskopi Anastas, me pjes\u00ebmarrjen e Mitropolit\u00ebve t\u00eb Beratit dhe Kor\u00e7\u00ebs. Katedralja u nd\u00ebrtua n\u00eb form\u00eb kryqi, mbulon 1100 m\u00b2 dhe kushtoi mbi 2.5 milion USD. Sh\u00ebrbesa p\u00ebrfshiu litani me lipsane shenjt\u00ebsh dhe Liturgin\u00eb e par\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e re.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Kuror\u00ebzim i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb nj\u00eb qyteti me tradita t\u00eb thella orthodhokse","numri":"8 (139)","viti":"2004","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[1, 7]","fjale_kyce":"[\"Katedralja\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Ngjallja e Krishtit\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"p\u00ebrurim\", \"shenjt\u00ebrim\", \"Mitropoliti Joan\", \"Mitropoliti Ignat\", \"lipsane\", \"Liturgji\"]","permbledhje":"M\u00eb 7 gusht 2004, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u p\u00ebrurua dhe u shenjt\u00ebrua Katedralja e re \"Ngjallja e Krishtit\" nga Kryepiskopi Anastas, me pjes\u00ebmarrjen e Mitropolit\u00ebve t\u00eb Beratit dhe Kor\u00e7\u00ebs. Katedralja u nd\u00ebrtua n\u00eb form\u00eb kryqi, mbulon 1100 m\u00b2 dhe kushtoi mbi 2.5 milion USD. Sh\u00ebrbesa p\u00ebrfshiu litani me lipsane shenjt\u00ebsh dhe Liturgin\u00eb e par\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e re.","autori":"Korresp. i \"Ngjallja\"","kategoria":"Ngjarje kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11058],"ngjallja_autori":[10887],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86489","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-ngjarje-kishtare","ngjallja_autori-korresp-i-ngjallja","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs &quot;Ngjallja e Krishtit&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86489\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/\",\"name\":\"P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs \\\"Ngjallja e Krishtit\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:06:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs \"Ngjallja e Krishtit\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86489","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/","name":"P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs \"Ngjallja e Krishtit\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:06:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/perurohet-kisha-katedrale-e-korces-ngjallja-e-krishtit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrurohet Kisha Katedrale e Kor\u00e7\u00ebs &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86489"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86489"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86489"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}