{"id":86457,"date":"2026-06-01T03:05:59","date_gmt":"2026-06-01T01:05:59","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T03:05:59","modified_gmt":"2026-06-01T01:05:59","slug":"deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, organizata t\u00eb krishtera orthodhokse nga e gjith\u00eb bota, q\u00eb merren me veprimtari sociale dhe humanitare, ran\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb rrjet global, p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin dhe sfiduar varf\u00ebrin\u00eb e padrejt\u00ebsin\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit ran\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shoqate t\u00eb Diakonis\u00eb Orthodhokse, gjat\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Organizatave Sociale dhe Humanitare Orthodhokse e organizuar n\u00eb manastirin Valamo i Ri dhe Akademin\u00eb Laike n\u00eb Finland\u00eb.<\/p>\n<p>Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8216;Diakonia Orthodhokse: D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse&#8217; p\u00ebrfshiu 80 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga 25 kisha orthodhokse lindore e orientale, departamente dhe organizata nga Evropa, Lindja e Mesme, Amerika Veriore e Jugore dhe Afrika. Konferenca ishte bekuar dhe nga Patriku Ekumenik Vartholomeu I, dhe u hap nga Kryepiskopi Leo, kreu i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Finland\u00ebs. Shum\u00eb kisha d\u00ebrguan p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Ky aktivitet ishte organizuar nga International Orthodox Christian Charities me qend\u00ebr n\u00eb SHBA, K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave (WCC) dhe Ortaid, organizata humanitare e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Finland\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas moderatorit t\u00eb Konferenc\u00ebs, At Leonid Kishkovky (SHBA) &#8220;takimi ishte i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e tep\u00ebr premtues n\u00eb kuadrin e ringjalljes unike t\u00eb aktivitetit social t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse gjat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb fundit. Ajo hap rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin orthodhoks n\u00eb departamentet diakonike t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i veprimtaris\u00eb ishte eksplorimi i historis\u00eb, teologjis\u00eb dhe realitetit aktual t\u00eb bashk\u00ebpunimit orthodhoks n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sh\u00ebrbimit social, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrvoja dhe metodologji dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur m\u00ebnyra t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi dhe eksperiencash nd\u00ebrmjet iniciativave dhe organizatave orthodhokse sociale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ndjekur ndryshimet politike t\u00eb ndodhura n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore gjat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb fundit, Kishat Orthodhokse dhe kisha t\u00eb tjera kan\u00eb rizbuluar rolin e tyre n\u00eb shoq\u00ebri dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar t&#8217;i p\u00ebrgjigjen trazirave sociale. Jan\u00eb themeluar me qindra nisma t\u00eb reja sociale dhe humanitare duke iu bashkuar programeve ekzistuese Orthodhokse n\u00eb rajone t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Zhvillimi i konferenc\u00ebs p\u00ebrkoi me dy ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kishat Orthodhokse n\u00eb Evrop\u00eb. M\u00eb 1 maj, 10 vende t\u00eb reja iu bashkuan Komunitetit Evropian, si nj\u00eb kujtim i ndryshimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb rajonin, gjat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb fundit, &#8211; por, gjithashtu, duke rritur mund\u00ebsin\u00eb e lindjes s\u00eb ndarjeve t\u00eb reja nd\u00ebrmjet Orthodhoksis\u00eb Lindore dhe Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore. Dit\u00ebn tjet\u00ebr, gjat\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, pjes\u00ebmarr\u00ebsit kujtuan kanonizimin e kat\u00ebr shenjtor\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb thell\u00eb sociale gjat\u00eb shek. XX. N\u00ebn\u00eb Maria (Skobtsova), djali i saj Juri, At Dimit\u00ebr Klepinin dhe Ilia Fondaminsky, krijuan nj\u00eb organizat\u00eb sociale orthodhokse n\u00eb vitin 1930 dhe vdiq\u00ebn n\u00eb kampet naziste t\u00eb p\u00ebrqendrimit, pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga persekutimi viktimat \u00e7ifute n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Filantropia dhe diakonia jan\u00eb qendra t\u00eb misionit t\u00eb Kish\u00ebs<\/p>\n<p>At Demetreos Constantelos, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs akademik, specialist n\u00eb historin\u00eb e etik\u00ebs sociale orthodhokse, theksoi se tradita e drejt\u00ebsis\u00eb sociale dhe aktivitetit bamir\u00ebs i Kish\u00ebs Lindore kan\u00eb influencuar t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Pik\u00ebrisht n\u00eb Bizantin e Krishter\u00eb &#8211; Perandoria Lindore Romake &#8211; barazia njer\u00ebzore u b\u00eb nj\u00eb gur themeli p\u00ebr politik\u00ebn sociale. N\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, filantropia dhe diakonia jan\u00eb qendra e misionit t\u00eb Kish\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb ndryshme historike, ky mision shpesh \u00ebsht\u00eb kufizuar ose ndaluar. Ashtu sikurse edhe Patriku Ekumenik theksoi n\u00eb mesazhin e Tij drejtuar Konferenc\u00ebs, dashuria jon\u00eb aktive, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb Kish\u00ebn e hershme, &#8220;duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore, \u00e7donj\u00ebra prej t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imazh i Krishtit&#8221;.<\/p>\n<p>Kisha duhet t\u00eb rigjeneroj\u00eb kapitalin social<\/p>\n<p>Disa nga prezantimet kryesore t\u00eb veprimtaris\u00eb paraqit\u00ebn p\u00ebrvojat teologjike dhe historike t\u00eb veprimit social n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. Sipas At Emanuel Clapsis (SHBA) &#8220;t\u00eb krishter\u00ebt duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb Per\u00ebndin\u00eb tek t\u00eb varfrit, tek t\u00eb cil\u00ebt, sipas Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs, ata i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00eb Krishtit&#8221;. Detyra sociale e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb &#8220;z\u00ebri i atyre q\u00eb nuk kan\u00eb z\u00eb&#8221; dhe t\u00eb krijoj\u00eb dhe ushqej\u00eb komunitetet me jet\u00eb, paqe dhe pajtim duke rigjeneruar &#8220;kapitalin social&#8221; duke i rezistuar q\u00ebndrimit \u00e7njer\u00ebzor dhe padrejt\u00ebsive&#8221;.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit n\u00eb panel, p\u00ebrvoja sociale e Kishave Orthodhokse n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme nga Afrika Lindore, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Lindja e Mesme dhe Armenia u ndan\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt dhe u analizuan. P\u00ebr shembull, Helena Andrea theksoi rolin &#8220;non partisan&#8221; t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Liban, q\u00eb ka asistuar viktimat e luft\u00ebs civile n\u00eb vitet 1980-t\u00eb dhe sot n\u00eb Irak. &#8220;Kishat nuk duhet vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb, &#8211; tha ajo, &#8211; por duhet t\u00eb p\u00ebrballen me padrejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb transformojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Kjo k\u00ebrkon q\u00eb orthodhoks\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, pa dallim besimi apo origjine&#8221;.<\/p>\n<p>At Arkady Shatov, kreu i spitalit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Kish\u00ebs dhe nj\u00eb komuniteti murgeshash n\u00eb Rusi, foli rreth p\u00ebrpjekjes s\u00eb gjall\u00eb t\u00eb pun\u00ebs bamir\u00ebse atje gjat\u00eb viteve &#8217;90. Kisha Orthodhokse e Rusis\u00eb ka sot mij\u00ebra organizata kishtare e projekte, q\u00eb ndihmojn\u00eb jetim\u00ebt, krijojn\u00eb streh\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e rrug\u00ebs dhe kujdesen p\u00ebr viktimat e Sida-s dhe t\u00eb burgosurit. Por ai paralajm\u00ebroi se sh\u00ebrbimi k\u00ebrkon sakrific\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb e gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb adaptojn\u00eb shenjat e jashtme t\u00eb orthodhoksis\u00eb, se sa t\u00eb kuptojn\u00eb baz\u00ebn e Krishterimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb duash t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i Kish\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kontekst shum\u00ebbesim\u00ebsh u trajtua nga Arqiepiskopi Johannes, kreu i departamentit zhvillues t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Kopte n\u00eb Egjipt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kish\u00eb, diakonia bazohet n\u00eb zhvillimin dhe p\u00ebrfshin ndryshimin nga ofrimi i bamir\u00ebsis\u00eb n\u00eb fuqizim dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb personave n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kishat duhet t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb z\u00eb moral dhe jo nj\u00eb plan<\/p>\n<p>Dr. David Bryer, nj\u00eb orthodhoks laik me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare humanitare dhe zhvillimi, analizoi evoluimin historik t\u00eb ides\u00eb s\u00eb humanitarizmit dhe eksploroi disa nga sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb Kishat sot. Ai u kujtoi pjes\u00ebmarr\u00ebsve rolin qendror q\u00eb ka luajtur Kisha n\u00eb krijimin e parimeve moderne t\u00eb humanitarizmit. Varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e thell\u00eb morale, argumentoi ai, dhe Kisha Orthodhokse mund t\u00eb jap\u00eb njohuri n\u00eb debatet e zhvillimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimeve, pjes\u00ebmarr\u00ebsit eksploruan disa nga \u00e7\u00ebshtjet dhe sfidat q\u00eb ato p\u00ebrballojn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre, duke p\u00ebrfshir\u00eb standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe lidhjet me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Nina Gramo<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8216;Diakonia Orthodhokse: D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse&#8217; u mbajt n\u00eb manastirin Valamo i Ri dhe Akademin\u00eb Laike n\u00eb Finland\u00eb, me 80 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga 25 kisha orthodhokse. Organizator\u00ebt ishin International Orthodox Christian Charities (SHBA), K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave (WCC) dhe Ortaid. U diskutua historia, teologjia dhe veprimtaria sociale e Kish\u00ebs Orthodhokse, p\u00ebrfshir\u00eb kanonizimi i koh\u00ebve t\u00eb fundit i N\u00ebn\u00eb Maria Skobtsova dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Konferenc\u00eb kushtuar Diakonis\u00eb (Sh\u00ebrbimit) - Valamo, Finland\u00eb","numri":"6 (137)","viti":"2004","muaji":"Qershor","muaji_numer":"6","dita":"","faqet":"[6]","fjale_kyce":"[\"Valamo\", \"Finland\u00eb\", \"Diakonia Orthodhokse\", \"sh\u00ebrbim social\", \"filantropia\", \"Patriku Ekumenik Vartholomeu\", \"Kryepiskopi Leo\", \"IOCC\", \"WCC\", \"Ortaid\", \"N\u00ebn\u00eb Maria Skobtsova\", \"kapital social\"]","permbledhje":"Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare 'Diakonia Orthodhokse: D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse' u mbajt n\u00eb manastirin Valamo i Ri dhe Akademin\u00eb Laike n\u00eb Finland\u00eb, me 80 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga 25 kisha orthodhokse. Organizator\u00ebt ishin International Orthodox Christian Charities (SHBA), K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave (WCC) dhe Ortaid. U diskutua historia, teologjia dhe veprimtaria sociale e Kish\u00ebs Orthodhokse, p\u00ebrfshir\u00eb kanonizimi i koh\u00ebve t\u00eb fundit i N\u00ebn\u00eb Maria Skobtsova dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj.","autori":"Nina Gramo","kategoria":"Lajme nd\u00ebrkishtare \/ Konferenc\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11219],"ngjallja_autori":[9417],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-86457","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-nderkishtare-konference","ngjallja_autori-nina-gramo","ngjallja_viti-11122"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86457\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/\",\"name\":\"D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:05:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86457","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/","name":"D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:05:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmia-dhe-sherbimi-social-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmia dhe Sh\u00ebrbimi Social i Kish\u00ebs Orthodhokse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86457"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86457"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86457"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}