{"id":86426,"date":"2026-06-01T03:05:25","date_gmt":"2026-06-01T01:05:25","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/"},"modified":"2026-06-01T03:05:25","modified_gmt":"2026-06-01T01:05:25","slug":"kisha-e-shen-gjergjit-korce","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/","title":{"rendered":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kisha e D\u00ebshmorit t\u00eb madh Sh\u00ebn Gjergj ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb vend ku sot ngrihet biblioteka e madhe e Kor\u00e7\u00ebs. Dikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ishte hyrja e tregut t\u00eb qytetit ose fundi i bulevardit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr &#8220;Sh\u00ebn Gjergj&#8221;.<\/p>\n<p>&#8230;Kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, nga dokumentet q\u00eb zot\u00ebrojm\u00eb deri m\u00eb sot, nuk dihet kur i jan\u00eb hedhur themelet. Njoftimet m\u00eb interesante p\u00ebr hershm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebsaj kishe na i jep studiuesja greke Adela, n\u00eb nj\u00eb studim p\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn, e cila p\u00ebrmend se gjat\u00eb prishjes s\u00eb kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb re, n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, s&#8217;i shp\u00ebtuan dot prishjes as piktura t\u00eb vogla, t\u00eb cilat ishin t\u00eb shekullit t\u00eb 6-t\u00eb e t\u00eb 7-t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas studiuesit N. Th\u00ebllimi, Thimi Mitkoja q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb studiues i kishave, shkollave, kodik\u00ebve t\u00eb Mitropolis\u00eb e daton nj\u00eb nd\u00ebrtim apo rind\u00ebrtim n\u00eb vitin 1253&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb mesjet\u00eb kish\u00ebn e D\u00ebshmorit t\u00eb madh Sh\u00ebn Gjergj e gjejm\u00eb t\u00eb pozicionuar jasht\u00eb kalas\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb cepin veriper\u00ebndimor t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb d\u00ebshmish t\u00eb tjera p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb e saj. S\u00eb pari, pran\u00eb saj ka ekzistuar nj\u00eb varrez\u00eb e madhe, q\u00eb shtrihej deri tek dyqanet e optik\u00ebs, af\u00ebr bank\u00ebs tregtare t\u00eb qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Kjo varrez\u00eb \u00ebsht\u00eb identifikuar q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, kur italian\u00ebt hap\u00ebn vendstrehime dhe kur n\u00eb vitet 1950 u nd\u00ebrtuan pallatet e reja nga optika deri tek Sh\u00ebn Gjergji. Gjat\u00eb hapjes s\u00eb themeleve jan\u00eb gjetur shum\u00eb eshtra dhe s\u00eb fundi, kur u hap kanali p\u00ebr post\u00ebn e re, apo, kur u hap\u00ebn gropat p\u00ebr mbjelljen e pem\u00ebve p\u00ebrpara bibliotek\u00ebs dol\u00ebn mbi 13 varre t\u00eb prera nga eskavatori.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb varrez\u00eb rreth kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit nuk flet asnj\u00eb autor, as kodiku 400-vje\u00e7ar i Mitropolis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs e Selasforit, gj\u00eb q\u00eb tregon se ajo \u00ebsht\u00eb para pushtimit turk dhe se duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb qen\u00eb varreza e kalas\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe kisha e D\u00ebshmorit t\u00eb Madh Sh\u00ebn Gjergjit, kish\u00eb e k\u00ebsaj varreze. Si\u00e7 dihet nga regjistri turk i vitit 1431 kalaja e Kor\u00e7\u00ebs ka qen\u00eb e banuar me banor\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kodiku i Mitropolis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Selasforit, q\u00eb n\u00eb dokumentet e para t\u00eb tij e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb kish\u00eb. N\u00eb dokumentin nr. 64 t\u00eb k\u00ebtij kodiku, i cili mban vitin 1707 p\u00ebrmendet Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shitjen e nj\u00eb are Vehbi qehajait q\u00eb ndodhet pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin nr. 17 t\u00eb po k\u00ebtij kodiku, q\u00eb mban vitin 1710, ku p\u00ebrmenden emrat e dhuruesve t\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrmendet dhe emri i nj\u00eb voskopojari, i quajtur Dhimo Bakalli, i cili jep p\u00ebr kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit me kushtin kur t\u00eb rib\u00ebhet.<\/p>\n<p>Ky dokument na \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin se, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1700 kjo kish\u00eb ishte shum\u00eb e vjet\u00ebr dhe Mitropolia ka pasur nj\u00eb plan p\u00ebr rregullimin apo ngritjen e nj\u00eb kishe t\u00eb re mbi t\u00eb vjetr\u00ebn q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Kjo nd\u00ebrmarrje mbeti nj\u00eb orvajtje, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kemi tra\u00e7ira n\u00eb perandori e n\u00eb vend, si dhe luft\u00ebra, k\u00ebshtu q\u00eb popullata e krishter\u00eb u ngarkua me taksa t\u00eb r\u00ebnda. Nd\u00ebrkoh\u00eb komuniteti orthodhoks i Kor\u00e7\u00ebs kishte filluar nd\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Katedrale t\u00eb Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, e cila k\u00ebrkonte shum\u00eb shpenzime pasi ishte shum\u00eb e madhe p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin nr. 15 t\u00eb kodikut t\u00eb madh t\u00eb Mitropolis\u00eb, p\u00ebrmendet dhe rruga e D\u00ebshmorit t\u00eb madh Sh\u00ebn Gjergj, sot bulevardi i Sh\u00ebn Gjergjit, nj\u00eb nga rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ryfeti i tabak\u00ebve t\u00eb Voskopoj\u00ebs e shtruan me kalldr\u00ebm prej Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit deri n\u00eb Varosh n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1700.<\/p>\n<p>Me rritjen e qytetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs gjat\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, sidomos, me lagjet e nd\u00ebrtuara pas kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, u b\u00eb domosdoshm\u00ebri nd\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb re. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1875 kor\u00e7ar\u00ebt prish\u00ebn kish\u00ebn shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe rrethuan me mure territorin mjaft t\u00eb madh q\u00eb ajo zot\u00ebronte si pron\u00eb dhe e b\u00ebn\u00eb gati p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Mitropolia e Shenjt\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs mblodhi ndihma, si dhe fonde nga pasurit\u00eb e saj dhe n\u00eb vitin 1881 filloi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kish\u00ebn e re, t\u00eb madhe e t\u00eb bukur. Nd\u00ebrtimi i nisur mbeti deri n\u00eb xoklatur\u00ebn e dritareve, pasi element\u00eb turkoman\u00eb ishin ankuar deri n\u00eb Port\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb Stamboll, se t\u00eb krishter\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb tregut po ngrinin nj\u00eb fortes\u00eb, dhe jo nj\u00eb kish\u00eb, me mure t\u00eb gjera e t\u00eb lidhura.<\/p>\n<p>Pas ndalimit t\u00eb punimeve Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs i k\u00ebrkoi Patriarkan\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrhynte pran\u00eb qeveris\u00eb turke p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit e p\u00ebr t\u00eb vazhduar punimet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u b\u00ebn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb shumta dhe nga personalitete shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt qe dhe filantropi kor\u00e7ar Anastas Lak\u00e7e, i cili i premtoi qeveris\u00eb turke dhe financime p\u00ebr kazerm\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs (t\u00eb deboj\u00ebs), nd\u00ebrsa Mitropolia ia dhuroi vendin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj kazerme, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar lej\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr vazhdimin e punimeve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve, Porta e Lart\u00eb d\u00ebrgoi specialist\u00eb arkitekt\u00eb deri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, p\u00ebr t\u00eb verifikuar nd\u00ebrtes\u00ebn n\u00eb qoft\u00eb se ishte kish\u00eb apo k\u00ebshtjell\u00eb. Mbasi komisioni, me arkitekt nga Stambolli, dha raportin n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se nd\u00ebrtimi ishte nj\u00eb kish\u00eb dhe jo nj\u00eb fortes\u00eb, si\u00e7 kishin kall\u00ebzuar, u dha ferman sulltanor p\u00ebr t\u00eb vazhduar punimet.<\/p>\n<p>Projektimi dhe nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj kishe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga mjeshtri kor\u00e7ar Naum Trasha, me origjin\u00eb nga Opari, i cili njihet dhe si nd\u00ebrtues i shum\u00eb dyqaneve t\u00eb pazarit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb monument ai arriti t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrkryer teknike dhe hap\u00ebsinore t\u00eb skemave t\u00eb njohura bazilikale n\u00eb trev\u00ebn ton\u00eb. Kisha ishte e nd\u00ebrtuar e gjitha prej guri, me blloqe t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin me plumb, q\u00eb krijonin nj\u00eb mas\u00eb kompakte me kolonat, pilastrat, kapitelet, rozetat etj. Nd\u00ebrtesa krijonte p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb v\u00ebllimi t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb gdhendur n\u00eb gur, ku trajtimi i brendsh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, materiali dhe p\u00ebrpunimi dekorativ ishin n\u00eb unitet t\u00eb plot\u00eb dhe buronte natyrsh\u00ebm nota e theksuar monumentale e saj.<\/p>\n<p>Filantropi dhe patrioti kor\u00e7ar Anastas Lak\u00e7e financoi q\u00eb n\u00eb fillim me 5000 napolona flori dhe m\u00eb von\u00eb me aq sa duheshin p\u00ebr mbarimin e k\u00ebsaj kishe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj kishe mbaroi n\u00eb vitin 1905, vit n\u00eb t\u00eb cilin dhe u p\u00ebrurua. Ajo cil\u00ebsohej si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukurat dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e m\u00eb tutje&#8230;<\/p>\n<p>Ikonat dhe pikturat e kish\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb nga piktor\u00ebt vendas nga Dardha, Ho\u00e7ishti dhe Zi\u00e7ishti. Kjo kish\u00eb mbartte brenda piktura me vler\u00eb artistike e interes komb\u00ebtar, gjithashtu vlen t\u00eb p\u00ebrmendet dhe ikonostasi, i t\u00ebri i drunjt\u00eb, i punuar me nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb re nga ustallar\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb. Nuk duhen harruar dhe shandanet e abazhuret e mrekullueshme me t\u00eb cilat qe zbukuruar.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb kish\u00eb me madh\u00ebshti t\u00eb till\u00eb, aty jan\u00eb kryer aktivitete t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr qytetin&#8230; N\u00eb t\u00eb, m\u00eb 1914, nga At\u00eb Josif Qirici \u00ebsht\u00eb mbajtur mesha e par\u00eb e plot\u00eb shqip n\u00eb truallin shqiptar&#8230;<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, n\u00eb vitin 1923 \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar kanonikisht Mitropolit Fan Noli nga dy mitropolit\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga Patriarkana e Konstandinopoj\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Dy t\u00ebrmetet, ai i vitit 1930 dhe ai i vitit 1960, do t&#8217;i d\u00ebmtonin kish\u00ebs vet\u00ebm kambanoret e larta dhe pjes\u00ebrisht kuben\u00eb e saj. Por t\u00ebrmeti m\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm do t\u00eb qe ai i shpalljes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shtet ateist q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pabesueshmen n\u00eb fund t\u00eb viteve &#8217;60 dhe fillim t\u00eb viteve &#8217;70-t\u00eb t\u00eb shekullit XX dhe do pik\u00ebllonte \u00e7do kor\u00e7ar, duke rrafshuar krejt me tok\u00ebn k\u00ebt\u00eb tempull t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb artit, t\u00eb arkitektur\u00ebs e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr prishjen e kish\u00ebs u vun\u00eb n\u00eb pun\u00eb mjetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda teknike q\u00eb zot\u00ebroheshin dhe shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, e megjithat\u00eb ajo mezi u prish. Blloqet e gur\u00ebve u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit t\u00eb loj\u00ebrave me dor\u00eb, p\u00ebr bordurat e trotuareve etj.<\/p>\n<p>Arben Gjata<br \/>\n(Marr\u00eb me shkurtime nga revista &#8220;Tempulli&#8221;, nr. 8)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Histori e detajuar e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb: ndodhej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi g\u00ebrmadhat e nj\u00eb kishe shum\u00eb t\u00eb lasht\u00eb (ka pasur d\u00ebshmi nga shek. VI-VII). Pas v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha, kisha e re u nd\u00ebrtua nga mjeshtri Naum Trasha me financime t\u00eb Anastas Lak\u00e7es dhe u p\u00ebrurua n\u00eb 1905. Aty u dor\u00ebzua Mitropoliti Fan Noli n\u00eb 1923 dhe u krye mesha e par\u00eb n\u00eb shqip nga At\u00eb Josif Qirici n\u00eb 1914. Kisha u rrafshua nga regjimi ateist n\u00eb fund t\u00eb viteve &#8217;60.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Monumente historike","numri":"4 (135)","viti":"2004","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Kisha Sh\u00ebn Gjergjit\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Mitropolia\", \"Adela\", \"Thimi Mitkoja\", \"Voskopoj\u00eb\", \"Anastas Lak\u00e7e\", \"Naum Trasha\", \"1875\", \"1905\", \"Fan Noli\", \"Josif Qirici\", \"t\u00ebrmeti 1930\", \"regjimi ateist\"]","permbledhje":"Histori e detajuar e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb: ndodhej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi g\u00ebrmadhat e nj\u00eb kishe shum\u00eb t\u00eb lasht\u00eb (ka pasur d\u00ebshmi nga shek. VI-VII). Pas v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha, kisha e re u nd\u00ebrtua nga mjeshtri Naum Trasha me financime t\u00eb Anastas Lak\u00e7es dhe u p\u00ebrurua n\u00eb 1905. Aty u dor\u00ebzua Mitropoliti Fan Noli n\u00eb 1923 dhe u krye mesha e par\u00eb n\u00eb shqip nga At\u00eb Josif Qirici n\u00eb 1914. Kisha u rrafshua nga regjimi ateist n\u00eb fund t\u00eb viteve '60.","autori":"Arben Gjata","kategoria":"Histori \/ Monumente kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11194],"ngjallja_autori":[10882],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86426","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-monumente-kishtare","ngjallja_autori-arben-gjata","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86426\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/\",\"name\":\"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:05:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86426","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/","name":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:05:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-korce\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Kor\u00e7\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86426"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86426"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86426"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}