{"id":86424,"date":"2026-06-01T03:05:22","date_gmt":"2026-06-01T01:05:22","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/"},"modified":"2026-06-01T03:05:22","modified_gmt":"2026-06-01T01:05:22","slug":"pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/","title":{"rendered":"Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>(Vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>1.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebt e sotme po jetojm\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb mahnitsh\u00ebm, i cili &#8211; p\u00ebr brezin tim q\u00eb nisi t\u00eb njihte bot\u00ebn n\u00eb dyert e Adhit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore &#8211; ka qen\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e guximshme: bashkimin e popujve evropian\u00eb me nj\u00eb vizion t\u00eb ri t\u00eb bashkekzistenc\u00ebs paq\u00ebsore dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vlerave dhe parimeve t\u00eb pranuara bashkarisht.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb lul\u00ebzonte dhe t\u00eb jepte fryte ideja e unitetit evropian, u desh t\u00eb kap\u00ebrceheshin shum\u00eb paragjykime, mosbesime dhe psikoza t\u00eb grupit, q\u00eb i kultivuan rivalitetet shekullore dhe q\u00eb mundonin popujt evropian\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, kontribuan iniciativat e personalitete t\u00eb jet\u00ebs politike q\u00eb frym\u00ebzoheshin nga besimi i krishter\u00eb, por, gjithashtu &#8211; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte &#8211; klima q\u00eb krijoi afrimi i Kishave t\u00eb krishtera pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb kuadrin e l\u00ebvizjes ekumenike. Subkoshienca e krishter\u00eb, madje edhe e shtresave t\u00eb shekullarizuara t\u00eb Evrop\u00ebs, u mb\u00ebshtet n\u00eb parimet baz\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb respektimi i liris\u00eb dhe ve\u00e7antis\u00eb s\u00eb individ\u00ebve dhe popujve, i demokracis\u00eb, i barazis\u00eb, i drejt\u00ebsis\u00eb dhe i solidaritetit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Krahas euforis\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn e Bashkuar, l\u00ebviz edhe shqet\u00ebsimi se ku ec\u00ebn p\u00ebrfundimisht nga ana kulturore kontinenti yn\u00eb. Ndodhemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb kritike, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka ngjashm\u00ebri t\u00eb shumta me konfrontimin shpirt\u00ebror t\u00eb shek. t\u00eb 4-t pas Krishtit. Kontradikta e vjet\u00ebr e mendimit t\u00eb lasht\u00eb grek dhe atij t\u00eb krishter\u00eb vjen p\u00ebrs\u00ebri me forma t\u00eb reja, nd\u00ebrmjet racionalizmit t\u00eb shekullarizuar dhe eudemonizmit t\u00eb sot\u00ebm nga nj\u00ebra an\u00eb dhe besimit, jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, nga ana tjet\u00ebr. Jemi t\u00eb detyruar q\u00eb, duke ecur n\u00eb vij\u00ebn e Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt asimiluan dhe transformuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese kultur\u00ebn greke, t\u00eb trajtojm\u00eb seriozisht preokupimin dhe &#8220;edukimin&#8221; e t\u00eb tjer\u00ebve. Po kujtoj nxitjen e Sh\u00ebn Grigor Theologut q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri aktuale: &#8220;Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb synojm\u00eb \u00ebsht\u00eb edukimi dhe m\u00ebsimi me t\u00eb mirat. Dhe nuk e kam fjal\u00ebn vet\u00ebm me edukimin m\u00eb fisnik, tonin (at\u00eb t\u00eb krishter\u00eb) q\u00eb&#8230; interesohet vet\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebtimin&#8230;, por edhe p\u00ebr edukimin tjet\u00ebr, t\u00eb jashtmin (t\u00eb grek\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb), q\u00eb shumica e t\u00eb krishter\u00ebve e konsiderojn\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm duke e akuzuar se ky edukim \u00ebsht\u00eb gjoja tin\u00ebzar dhe i gabuar dhe na \u00e7on larg Per\u00ebndis\u00eb; dhe i thon\u00eb k\u00ebto sepse i njohin keq gj\u00ebrat&#8221;.<\/p>\n<p>Nuk e injoroj diskutimin e gjer\u00eb dhe shpesh intensiv p\u00ebr rreziqet q\u00eb fsheh rruga evropiane, p\u00ebr kontradikt\u00ebn nd\u00ebrmjet teologjis\u00eb per\u00ebndimore dhe asaj lindore dhe, m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb krishterimit. Nuk \u00ebsht\u00eb vendi k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrmendim avantazhet dhe dizavatazhet e argumenteve q\u00eb formulohen. Shum\u00eb shqet\u00ebsohen se do shkat\u00ebrroj\u00eb nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare. T\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb mendimit se, p\u00ebrkundrazi, do mbroj\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb \u00e7muar kemi trash\u00ebguar dhe do t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb zhvilluar \u00e7do gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb fshehim brenda vetes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb-kritike mbetet, sigurisht, se \u00e7&#8217;rol do t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces Kishat e krishtera lokale. Pas entuziazmit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs dhe interesimit p\u00ebr dialog dhe mir\u00ebkuptim t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit paraqitet rezerva n\u00eb rritje nga shum\u00eb an\u00eb. Madje, u zhvillua dhe nj\u00eb ideologji specifike, e cila k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb &#8216;getofikimin&#8217; ose, m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb fortifikimin e Kish\u00ebs lokale, duke kultivuar frik\u00ebn n\u00ebp\u00ebr ambiente t\u00eb ndryshme fetare. Por, do t\u00eb qe tep\u00ebr e rrezikshme q\u00eb, nd\u00ebrsa forcat politike nxisin unitetin e qytetar\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs, duke mb\u00ebshtetur k\u00ebshtu paqen dhe sigurin\u00eb e kontinentit, komunitetet fetare t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb perde ndar\u00ebse me nj\u00ebri-tjetrin. Di\u00e7ka m\u00eb keq: do t\u00eb qe skandal. Skandali i dyt\u00eb i madh pas skandalit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar: kur shum\u00eb Kisha lokale q\u00ebndruan indiferente n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sigurisht, problemet q\u00eb shtrohen jan\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Por, zgjidhjet e drejta &#8216;orthodhokse&#8217; nuk do t\u00eb gjenden n\u00ebp\u00ebrmjet kritikave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb &#8220;t\u00eb tjer\u00ebve&#8221;, me sulme personale. Por, me nj\u00eb edukim serioz, studim t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb ndryshon, dialog t\u00eb duruesh\u00ebm, mendim kritik, preokupim krijues theologjik, vizion dhe guxim; kryesisht me jet\u00eb korrekte dhe besim t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>2.<br \/>\nPa dyshim, ka shum\u00eb rreziqe t\u00eb mundshme. Konfuzioni i ideve, p\u00ebrzjerja specifike e racionalizmit t\u00eb eg\u00ebr, e ulitarizmit dhe eudemonizmit ekonomik n\u00eb fund t\u00eb fundit e m\u00ebnjanojn\u00eb njeriun dhe e \u00e7ojn\u00eb individin drejt ankthit dhe dhun\u00ebs. Sigurisht, problemet tona nuk i zgjidhin idet\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuese dhe gjuha &#8216;e that\u00eb&#8217;, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike p\u00ebrs\u00ebrit fjal\u00eb t\u00eb shenjta si demokraci, liri, bashk\u00ebpunim, shtet social etj. Po kush do t\u00eb transmetoj\u00eb rit\u00ebm jete, rr\u00ebnqethje ngjalljeje? K\u00ebrkohet besim dhe entuziaz\u00ebm. Optimiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs, besim tek njeriu. Dhe dashuri e v\u00ebrtet\u00eb. Burim i pashtersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja k\u00ebto mbetet Kisha, &#8220;trupi mistik&#8221; i Krishtit &#8211; Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shtoja dhe di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn disa flasin me qes\u00ebndi: elementin heroik, sakrifikues, q\u00eb tregon kap\u00ebrcimin e limiteve personale, kap\u00ebrcimin e frik\u00ebs, p\u00ebsimin e vullnetsh\u00ebm &#8211; me frym\u00ebn e Kryqit brenda drit\u00ebs s\u00eb Ngjalljes &#8211; p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer dhe p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar t\u00eb t\u00ebr\u00ebn. Edhe dy elemente t\u00eb tjera p\u00ebr tradit\u00ebn ton\u00eb Orthodhokse marrin nj\u00eb aktualitet t\u00eb jashtazakonsh\u00ebm gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme: a) Pik\u00ebpamja e Et\u00ebrve p\u00ebr realitetin material q\u00eb u lart\u00ebsua dhe u shenjt\u00ebrua nga Fjala e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb u b\u00eb njeri. N\u00eb kund\u00ebrshtim me doktrin\u00ebn e sistemeve fetaro-filozofike indiane q\u00eb e konsiderojn\u00eb bot\u00ebn si nj\u00eb fantazmagori [mirazh], besimi i krishter\u00eb e sheh si nj\u00eb realitet q\u00eb k\u00ebrkon respektin dhe kujdesin ton\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb. Esht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim me r\u00ebnd\u00ebsi imediate lidhur me kompleksin e problemeve ambientaliste t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>b) Morali i krishter\u00eb asketik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb krishterimin lindor, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ledh n\u00eb p\u00ebrroin e konsumizmit q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb na sundoj\u00eb jet\u00ebn me akumulim gj\u00ebrash pa vler\u00eb, t\u00eb cilat reklamohen si t\u00eb nevojshme dhe inkurajojn\u00eb nj\u00eb hedoniz\u00ebm t\u00eb pakontrolluar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast historik, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb me pasurin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb teologjike dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs s\u00eb re. Kontributi i Orthodhoksis\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb m\u00eb se i dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndaj, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb, t\u00eb ndajm\u00eb thesar\u00ebt shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb Orthodhoksis\u00eb lirisht, pa tendenc\u00eb imponimi. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse nga ana statistikore jemi pakic\u00eb. E v\u00ebrteta, qoft\u00eb dhe kur p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga pakicat, ruan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe fuqin\u00eb e saj. Kisha e Krishtit, si &#8220;Trupi mistik i Tij, p\u00ebrmbushja e atij q\u00eb p\u00ebrmbush \u00e7do gj\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka&#8221; (Efes. 1: 23), si dhe \u00e7do qeliz\u00eb e saj, \u00e7do an\u00ebtar i saj, duhet q\u00eb t\u00eb ungjill\u00ebzohet me energjin\u00eb dhe pranin\u00eb e gjall\u00eb t\u00eb Per\u00ebndinjeriut brenda historis\u00eb, t\u00eb veproj\u00eb me fuqin\u00eb e Tij, si faktor drejt\u00ebsie, pajtimi, paq\u00ebsimi dhe shprese. Njer\u00ebzimi ka nostalgji dhe k\u00ebrkon nj\u00eb shenjt\u00ebrim, plot but\u00ebsi, q\u00eb i bindet p\u00ebrher\u00eb porosis\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht paradoksale t\u00eb Krishtit &#8220;t&#8217;i doni armiqt\u00eb tuaj&#8221; dhe nuk interesohet p\u00ebr goditjet me sigur\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb mendim t\u00eb kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi yn\u00eb nuk ndodhet n\u00eb nj\u00eb prapavij\u00eb mjerane. Ne kemi nj\u00eb rol t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb pararoj\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb Evrop\u00ebs moderne. T\u00eb njer\u00ebzimit, do t\u00eb shtoja un\u00eb.<\/p>\n<p>Parimet shpirt\u00ebrore, t\u00eb cilave iu referuam m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi mbar\u00ebnjer\u00ebzore. Evropa e re nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbyllet n\u00eb vetvete ose t\u00eb veproj\u00eb \u00e7do her\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb saj. Ka patur dhe ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi ekumenike. Ky vizion ekumenik, q\u00eb p\u00ebrqafon \u00e7do njeri dhe \u00e7do popull, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb padiskutueshme shpirt\u00ebrore evropiane. Evropa, q\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar i ka trajtuar me shum\u00eb arroganc\u00eb dhe utilitariz\u00ebm popujt e kontinenteve t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb formoj\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe mendimin e saj ekumenik, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn e saj karshi njer\u00ebzimit, sidomos p\u00ebr sa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me garantimin e paqes dhe drejt\u00ebsis\u00eb mbar\u00ebbot\u00ebrore. Por, k\u00ebrkohet gjithashtu q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb mobilizimi t\u00eb nj\u00eb lloji t\u00eb ri. P\u00ebr t\u00eb vetmen luft\u00eb t\u00eb ligjshme: at\u00eb kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Rr\u00ebnj\u00ebt e krishtera t\u00eb vlerave shpirt\u00ebrore t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb pasqyrohen edhe n\u00eb dokumentet e saj zyrtare, p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme se nj\u00eb num\u00ebr i madh genesh t\u00eb krishtera p\u00ebrcaktojn\u00eb ADN-n\u00eb e qytet\u00ebrimit evropian.<\/p>\n<p>Referimi yn\u00eb i qart\u00eb n\u00eb themelet e krishtera t\u00eb Evrop\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb as kund\u00ebr toleranc\u00ebs fetare, as kund\u00ebr bashkekzistenc\u00ebs evropiane me njer\u00ebz t\u00eb traditave t\u00eb tjera fetare ose me pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme filozofike. Krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Fryma e kthjell\u00ebt kristiane garanton respektin e sinqert\u00eb ndaj vler\u00ebs s\u00eb \u00e7do personi njer\u00ebzor ose \u00e7do populli. Ajo q\u00eb k\u00ebrkohet nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb heshtim p\u00ebr tradit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autentike thelbin e saj, duke theksuar kryesisht vlerat e liris\u00eb dhe t\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nEcja e re evropiane mund t\u00eb b\u00ebhet pik\u00ebnisja p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb ri t\u00eb frytsh\u00ebm, me mendim dhe veprim krijues. Si element baz\u00eb un\u00eb shoh harmonizimin dhe sintetizimin e dijes, bukuris\u00eb dhe mir\u00ebsis\u00eb: Dije shkencore, krijimtari artistike, me nj\u00eb shtrirje ndjeshm\u00ebrie dhe respekti ndaj \u00e7do personi njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Po huazoj nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb prof. Nikos Matsoukas, i cili duke komentuar nj\u00eb tez\u00eb t\u00eb nobelistit Jorgos Seferis, konkludon se poeti i madh &#8220;e kuptoi se Teologjia dhe Et\u00ebrit e Kish\u00ebs jan\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetuar pazgjidhshm\u00ebrisht me gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb gjalla dhe intime. K\u00ebt\u00eb thot\u00eb teologjia e Orthodhoksis\u00eb: t\u00eb bashkuara jan\u00eb idet\u00eb dhe ndjenjat, e v\u00ebrteta dhe mir\u00ebsia, dija dhe veprimi&#8221;.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, pavar\u00ebsisht nga formulimet e dokumenteve ligjore, ajo \u00e7ka k\u00ebrkohet p\u00ebr Kishat lokale t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb esencialisht p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe p\u00ebr t\u00eb fuqizuar vlerat shpirt\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb gjirin e tyre dhe t\u00eb shprehin mesazhin e tyre m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. a) Respektimin e \u00e7do personi njer\u00ebzor, pavar\u00ebsisht nga prejardhja, gjinia dhe arsimi dhe mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb tij. b) Detyr\u00ebn e \u00e7do njeriu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb qytetar i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm i vendit t\u00eb vet, q\u00eb t\u00eb ec\u00eb me konsekuenc\u00eb, ndershm\u00ebri dhe krijimtari.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ne t\u00eb krishter\u00ebt do t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb formimin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb personave, duke luftuar p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, barazin\u00eb, paqen, solidaritetin dhe dashurin\u00eb n\u00eb rrethe t\u00eb ndryshme: duke filluar nga populli konkret n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb, duke zhvilluar lidhje miq\u00ebsore me t\u00eb gjith\u00eb popujt e Evrop\u00ebs dhe duke e shtrir\u00eb interesin ton\u00eb p\u00ebr fuqizimin e k\u00ebtyre vlerave n\u00eb mbar\u00eb globin.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb formimin e Evrop\u00ebs ka qen\u00eb e padiskutueshme. Edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb mbetet e \u00e7muar. Sigurisht, do t\u00eb k\u00ebrkohet autokritik\u00eb serioze brenda bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, njohje e gabimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive tona dhe \u00e7lirim nga ngasja e k\u00ebrkimit t\u00eb pushtetit laik, q\u00eb ka nxitur aq shum\u00eb tendenca p\u00ebr\u00e7arjeje n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Urgjente \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rigjejm\u00eb thelbin dhe fuqin\u00eb e besimit ton\u00eb dhe, kryesisht, duhet ta rijetojm\u00eb besimin ton\u00eb n\u00eb kushtet e reja.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia e krishter\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb hershmet n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull i Kryepiskopit Anastas mbi rolin e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Analizon kontributin e Orthodhoksis\u00eb, vlerat shpirt\u00ebrore evropiane, sfidat e racionalizmit dhe konsumizmit modern, dhe rolin e Kishave lokale n\u00eb nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb personave bazuar n\u00eb drejt\u00ebsi, barazi, paqe dhe dashuri.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"(Vijon nga numri i kaluar)","numri":"4 (135)","viti":"2004","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Evropa e Bashkuar\", \"krishterimi\", \"Orthodhoksia\", \"bashkekzistenc\u00eb\", \"Sh\u00ebn Grigor Theologu\", \"ekumeniz\u00ebm\", \"racionaliz\u00ebm\", \"konsumiz\u00ebm\", \"morali asketik\", \"Nikos Matsoukas\", \"Jorgos Seferis\", \"Kisha lokale\", \"dialog\"]","permbledhje":"Artikull i Kryepiskopit Anastas mbi rolin e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Analizon kontributin e Orthodhoksis\u00eb, vlerat shpirt\u00ebrore evropiane, sfidat e racionalizmit dhe konsumizmit modern, dhe rolin e Kishave lokale n\u00eb nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb personave bazuar n\u00eb drejt\u00ebsi, barazi, paqe dhe dashuri.","autori":"Kryepiskopi Anastas (n\u00ebnkuptuar)","kategoria":"Artikull \/ Teologji dhe Shoq\u00ebri","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11190],"ngjallja_autori":[11191],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86424","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull-teologji-dhe-shoqeri","ngjallja_autori-kryepiskopi-anastas-nenkuptuar","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86424\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/\",\"name\":\"Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:05:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86424","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/","name":"Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:05:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrja-e-perhershme-e-besimit-te-krishtere-ne-ndertimin-e-evropes-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrhershme e besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Evrop\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86424"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86424"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86424"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}