{"id":86352,"date":"2026-06-01T03:04:03","date_gmt":"2026-06-01T01:04:03","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/"},"modified":"2026-06-01T03:04:03","modified_gmt":"2026-06-01T01:04:03","slug":"permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/","title":{"rendered":"P\u00ebrmet &#8211; T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmet &#8211; T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lidhjeve rinore orthodhokse bashkuan z\u00ebrin me besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb, duke protestuar s\u00eb bashku me grupin e t\u00eb ngujuarve n\u00eb P\u00ebrmet. Brenda vitit 2003 u zhvillua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 14 tetor 2003. Protesta shprehej n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb lutjeje intensive dhe kreshmeje absolute. Besimtar\u00ebt e ngujuar brenda kish\u00ebs, k\u00ebrkonin q\u00eb Per\u00ebndia t&#8217;i ndri\u00e7onte personat kompetent\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritnin gabimin fatal t\u00eb vitit 1967, q\u00eb e shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb si vend jo vet\u00ebm ateist, por e b\u00ebri t\u00eb njohur n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb shtet me nj\u00eb nga format e diktaturave m\u00eb t\u00eb egra q\u00eb ka njohur historia.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye si edhe p\u00ebr arsyen e zvarritjes n\u00eb koh\u00eb t\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kish\u00ebs n\u00eb P\u00ebrmet, dhjet\u00ebra t\u00eb rinj orthodhoks\u00eb zbarkuan n\u00eb P\u00ebrmet duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se protestuesit e P\u00ebrmetit nuk ishin vet\u00ebm. T\u00eb rinjt\u00eb nga Tirana, Durr\u00ebsi, Elbasani, Lushnja, Fieri, Vlora, Kavaja, Gjirokastra do t\u00eb p\u00ebrqendroheshin n\u00eb sheshin para kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Pazarit, p\u00ebr t\u00eb kryer lutjen e Paraklisit t\u00eb Hyjlind\u00ebses, ashtu si historikisht, orthodhoks\u00ebt i ishin drejtuar Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrballonin fushata p\u00ebrndjekjeje dhe martirizimi. Vihej re zhg\u00ebnjimi n\u00eb fytyrat dhe bisedat tona, pasi si\u00e7 shpreheshin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, ishte i pakonceptuesh\u00ebm fakti q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt moderne t\u00eb vihej re akoma tendenca p\u00ebr shpron\u00ebsimin e komuniteteve fetare, p\u00ebr rikthim t\u00eb kishave n\u00eb prona shtet\u00ebrore si edhe p\u00ebr konfiskim dhe shkat\u00ebrrim t\u00eb objekteve t\u00eb shenjta.<\/p>\n<p>Pas lutjes u organizua nj\u00eb marshim rreth kish\u00ebs, marshim, i cili do t\u00eb kujtonte strategjin\u00eb e popullit t\u00eb Izraelit p\u00ebr marrjen e tok\u00ebs s\u00eb premtuar. N\u00eb vend t\u00eb pankartave t\u00eb rinjt\u00eb mbanin ikona dhe vendin e thirrjeve me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb do ta zinin disa thirrje m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb form\u00ebn e lutjeve t\u00eb heshtura t\u00eb shpirtit.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, si grup i t\u00eb rinjve p\u00ebrfaq\u00ebsues do t\u00eb vizitonim n\u00eb ambientet e kopshtit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve grupin e besimtar\u00ebve t\u00eb ngujuar, ku do t\u00eb zhvillohej edhe nj\u00eb bised\u00eb e ngroht\u00eb. Duke i pyetur besimtar\u00ebt mbi historikun e k\u00ebsaj kishe, biseda udh\u00ebtoi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe u ndal n\u00eb dit\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb goditjes komuniste ndaj k\u00ebsaj kishe. Nga besimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb moshuar d\u00ebgjuam t\u00eb mrekulluar se si ideuesit edhe zbatuesit e urdhrit shkat\u00ebrrues, u godit\u00ebn nga dora e Per\u00ebndis\u00eb. Sekretari i Komitetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, do t\u00eb p\u00ebsonte brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb disa atake n\u00eb zem\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb do t&#8217;i shkaktonte vdekjen. D\u00ebshmit\u00eb e ndryshme, duke mb\u00ebshtetur nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn tregonin p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb u godit\u00ebn nga paraliza, fatkeq\u00ebsi t\u00eb ndryshme n\u00eb familje, vdekje t\u00eb papritura etj. Interesant ishte edhe fakti se kur u montua nj\u00eb kavo p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb nga pjes\u00ebt q\u00eb do t\u00eb tjet\u00ebrsohej, arritja e q\u00ebllimit dukej p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb gati e pamundur, pasi kavoja t\u00ebrhiqte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tullash dhe pjesa tjet\u00ebr binte mbi bazamentin duke mos u rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet e dit\u00ebs, u shoq\u00ebruam nga Ikonom Vasil Thomollari, famulltari i k\u00ebsaj kishe, i cili prej vitesh kryeson p\u00ebrpjekjen e komunitetit orthodhoks p\u00ebr t\u00eb riv\u00ebn\u00eb n\u00eb vend padrejt\u00ebsin\u00eb 40 &#8211; vje\u00e7are q\u00eb nuk po duket t\u00eb mbaroj\u00eb. Nga biseda me t\u00eb, d\u00ebgjuam se sa e eg\u00ebr ishte p\u00ebrpjekja e antikishtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e tyre. Ekzekutimi i k\u00ebtij vendimi do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga p\u00ebrdhosjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda shtet\u00ebrore kund\u00ebr nj\u00eb vendi t\u00eb shenjt\u00eb, pasi do t\u00eb keqtrajtoheshin dhe flakeshin objektet m\u00eb t\u00eb shenjta si ikonat, en\u00ebt e shenjta, altari etj. Dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, n\u00ebse vendimi do t\u00eb ekzekutohej t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime t\u00eb dhunshme do t\u00eb duhej t&#8217;i kryente Policia e Shtetit. Kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb skandal dhe incident nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe do t\u00eb d\u00ebmtonte seriozisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pariparueshme imazhin e vendit.<\/p>\n<p>Sipas At Vasilit, drejtuesit e qendr\u00ebs kulturore t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe financuar edhe nga organet e pushtetit lokal, kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrfushat\u00eb q\u00eb nga k\u00ebrc\u00ebnimet e shpifjet, q\u00eb nga fyerjet e figur\u00ebs klerikale apo t\u00eb doktrinave ku orthodhoks\u00ebt besojn\u00eb, deri te thirrjet p\u00ebr ngritje turmash dhe p\u00ebrndjekje duke mbjell\u00eb urrejtje ndaj orthodhoks\u00ebve. Rasti m\u00eb flagrant, do t\u00eb shpjegonte prifti i enoris\u00eb, u sh\u00ebnua kur nga zbukurimi i qytetit p\u00ebr festat e fundvitit, do t\u00eb mungonin urimet p\u00ebr fest\u00ebn e madhe t\u00eb Krishtlindjeve. &#8220;\u00cbsht\u00eb qyteti unikal n\u00eb bot\u00eb, &#8211; theksoi At Vasili, &#8211; i cili nuk u uron Krishtlindjet orthodhoks\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gjysm\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb tij&#8221;.<\/p>\n<p>At Vasil Thomollari, na tregoi se s\u00eb fundi qe gjetur nj\u00eb prov\u00eb e re, nj\u00eb hart\u00eb e vjet\u00ebr e vitit 1945, e cila v\u00ebrteton kat\u00ebrcip\u00ebrisht mashtrimin e b\u00ebr\u00eb nga akti i ekspertiz\u00ebs, q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh nga Gjykata e Lart\u00eb, gjykat\u00eb e cila kishte harruar se pak vjet m\u00eb par\u00eb, e mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb ekspertiz\u00eb tjet\u00ebr, i ktheu godin\u00ebn kish\u00ebs. &#8220;Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj prove t\u00eb re ne kemi rihapur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor pran\u00eb Gjykat\u00eb s\u00eb Faktit, P\u00ebrmet, &#8211; shtoi At Vasili, &#8211; pasi nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb provat fallso t\u00eb paraqitura nga kulturor\u00ebt t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb q\u00eb shihet haptazi nga t\u00eb gjith\u00eb. Jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb \u00e7do ekip ekspert\u00ebsh komb\u00ebtar\u00eb apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb letrat q\u00eb datohen n\u00eb epok\u00ebn e diktatur\u00ebs. N\u00eb fakt ne jemi t\u00eb vendosur, &#8211; p\u00ebrfundoi ai, &#8211; q\u00eb n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja nuk zgjidhet brenda sistemit ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb detyrohemi ta denoncojm\u00eb p\u00ebrndjekjen dhe sekuestrimin e kish\u00ebs n\u00eb gjykatat evropiane&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lidhjeve rinore t\u00eb shum\u00eb rretheve t\u00eb vendit, u larguan nga qyteti i P\u00ebrmetit, duke shprehur edhe nj\u00ebher\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb se do t\u00eb gjendeshin pran\u00eb jo vet\u00ebm me lutje, por edhe fizikisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar protest\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb besimit dhe administrimit t\u00eb pavarur t\u00eb pronave, e drejt\u00eb q\u00eb mbrohet si nga kushtetuta e vendit, por edhe nga dispozitat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Protesta q\u00eb do t\u00eb ndiqte n\u00eb radh\u00eb at\u00eb t\u00eb marsit 2003 do t\u00eb shtrihej n\u00eb harkun kohor 16 dhjetor deri m\u00eb 1 janar 2004. Kjo protest\u00eb u nd\u00ebrpre pas premtimit t\u00eb organeve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore se do ta studiojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi problemin p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me respektimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pronave t\u00eb komuniteteve fetare n\u00ebn kuadrin ligjor q\u00eb garanton kthimin e pronave, si edhe me faktin se orthodhoks\u00ebt e P\u00ebrmetit nuk do t\u00eb pranonin t\u00eb l\u00ebviznin q\u00eb aty pasi vendndodhja e nj\u00eb kishe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb dhe absolutisht t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aleks \u00c7uri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb nga shum\u00eb rrethe t\u00eb vendit zbarkuan n\u00eb P\u00ebrmet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur protest\u00ebn e besimtar\u00ebve t\u00eb ngujuar n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Pazarit, kund\u00ebr vendimit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb 14 tetorit 2003. Protesta u nd\u00ebrpre pas premtimit t\u00eb autoriteteve p\u00ebr zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (132)","viti":"2004","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"P\u00ebrmet\", \"kisha Sh\u00ebn Maria e Pazarit\", \"protest\u00eb\", \"Gjykata e Lart\u00eb\", \"At Vasil Thomollari\", \"t\u00eb rinj orthodhoks\u00eb\", \"ngujim\", \"pron\u00eb\", \"Paraklisi\", \"prona kishtare\"]","permbledhje":"T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb nga shum\u00eb rrethe t\u00eb vendit zbarkuan n\u00eb P\u00ebrmet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur protest\u00ebn e besimtar\u00ebve t\u00eb ngujuar n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Pazarit, kund\u00ebr vendimit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb 14 tetorit 2003. Protesta u nd\u00ebrpre pas premtimit t\u00eb autoriteteve p\u00ebr zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb.","autori":"Aleks \u00c7uri","kategoria":"Lajm \/ \u00c7\u00ebshtje pron\u00ebsie kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11134],"ngjallja_autori":[10937],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86352","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajm-ceshtje-pronesie-kishtare","ngjallja_autori-aleks-curi","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrmet - T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86352\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/\",\"name\":\"P\u00ebrmet - T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:04:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrmet &#8211; T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrmet - T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86352","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/","name":"P\u00ebrmet - T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:04:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/permet-te-rinjte-orthodhokse-mbeshtetin-protesten-per-kishen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrmet &#8211; T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb mb\u00ebshtetin protest\u00ebn p\u00ebr kish\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86352"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86352"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86352"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}