{"id":86343,"date":"2026-06-01T03:03:52","date_gmt":"2026-06-01T01:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/"},"modified":"2026-06-01T03:03:52","modified_gmt":"2026-06-01T01:03:52","slug":"kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/","title":{"rendered":"Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave"},"content":{"rendered":"<p>Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave<\/p>\n<p>&#8220;Duhet t\u00eb fuqizojm\u00eb z\u00ebrin e kishave n\u00eb Evrop\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Konferenca Evropiane e Kishave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marrin pjes\u00eb 126 kisha, orthodhokse, protestante, anglikane dhe kishat e vjetra anglikane nga e gjith\u00eb Evropa, si dhe 43 organizata n\u00eb asocim. CEC ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb edhe me Konferenc\u00ebn Evropiane t\u00eb Episkop\u00ebve Katolik\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju kemi informuar n\u00eb nj\u00eb nga numrat e kaluar, nga data 25 qershor deri m\u00eb dat\u00ebn 2 gusht 2003, n\u00eb Trondheim t\u00eb Norvegjis\u00eb u zhvillua Asambleja e 12-t\u00eb e Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave (CEC). Ajo zgjodhi Komitetin Qendror, ku ishte dhe Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Anastasi.<\/p>\n<p>Ky organiz\u00ebm drejtues u mblodh n\u00eb Gjenev\u00eb, nga data 13-18 dhjetor, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar mbledhjen e tij t\u00eb par\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e Komitetit Qendror t\u00eb Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave zgjodh\u00ebn Presidenc\u00ebn e re, prej 9 an\u00ebtar\u00ebsh. P\u00ebr vendin e Z\u00ebvend\u00ebspresidentit (post, i cili sipas nj\u00eb rotacioni, i takonte k\u00ebt\u00eb radh\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse pjesmarr\u00ebse, sepse n\u00eb gjasht\u00eb vitet e m\u00ebparshme Presidenti i CEC-ut kishte dal\u00eb nga ato) ishte propozuar Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Pr. Dr. Anastasi.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn para zgjedhjes s\u00eb tij si Z\u00ebvend\u00ebspresident, Fortlumturia e Tij Anastasi tha nd\u00ebr t\u00eb tjera: &#8220;Ishte nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr mua, kur Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Evropian t\u00eb Kishave Dr. Keith Klements m\u00eb telefonoi dhe m\u00eb pyeti, se a do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb sh\u00ebrbeja n\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Un\u00eb i thash\u00eb, se si \u00ebsht\u00eb e mundur kjo gj\u00eb. &#8230; Por, ndihesh m\u00eb i \u00e7liruar, kur t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb di\u00e7ka, t\u00eb cil\u00ebn nuk e ke menduar m\u00eb par\u00eb. Si\u00e7 ishte dhe rasti p\u00ebr t\u00eb kandiduar dhe k\u00ebrkuar nj\u00eb post t\u00eb till\u00eb. Por, n\u00ebse ju mendoni se un\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej, jam i hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ju d\u00ebgjuat t\u00eb p\u00ebrmbledhur biografin\u00eb time, por doja t\u00eb theksoja se jan\u00eb kat\u00ebr fusha specifike, n\u00eb t\u00eb cilat un\u00eb shoh sh\u00ebrbimin tim n\u00eb Kish\u00eb:<\/p>\n<p>a) Dekada e para studimeve t\u00eb mia n\u00eb teologji ishte puna me t\u00eb rinjt\u00eb,<br \/>\nb) s\u00eb dyti, puna n\u00eb Universitet, si pedagog,<br \/>\nc) m\u00eb von\u00eb misionarizmi, n\u00eb fillim n\u00eb Afrik\u00eb dhe tani n\u00eb Shqip\u00ebri,<br \/>\nd) dhe s\u00eb fundi, angazhimi dhe m\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm n\u00eb L\u00ebvizjen Ekumenike, sepse personalisht e konsideroj l\u00ebvizjen ekumenike si nj\u00eb universitet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i cili na ndihmon ne p\u00ebr t\u00eb na hapur horizonte t\u00eb reja dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar gjithmon\u00eb student&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket detyr\u00ebs sime t\u00eb re, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrojm\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe gjith\u00eb fuqit\u00eb tona p\u00ebr unitet midis kishave, p\u00ebr t\u00eb kuptuar nj\u00ebri &#8211; tjetrin. Dihet se kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e leht\u00eb, sepse tashm\u00eb ne kemi humbur entuziazmin e par\u00eb dhe ndodhemi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tranzicioni, por un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, duhet q\u00eb z\u00ebri yn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet m\u00eb fort n\u00eb Evrop\u00eb. Sepse \u00e7dokush flet sot n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, por z\u00ebri i kishave n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt. Prandaj ne duhet ta fuqizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, duhet t\u00eb shtojm\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb universal. Ne b\u00ebm\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe shum\u00eb d\u00ebme ndaj kontineteve t\u00eb tjer\u00eb dhe kemi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb re t\u00eb globalizmit.<\/p>\n<p>Dhe natyrisht, ajo q\u00eb duhet t\u00eb karakterizoj\u00eb organizata si kjo e jona, \u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb shohim t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb strukturat drejtuese dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Kish\u00eb. Un\u00eb besoj, se k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb duhet t\u00eb kemi parasysh n\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn Evropiane t\u00eb Kishave dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Zoti do t\u00eb na jap\u00eb fuqi dhe sh\u00ebndet, ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre sfidave. Un\u00eb mendoj gjithashtu, se liria p\u00ebr t\u00eb pranuar &#8220;Z\u00ebrin&#8221; e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kritike dhe them se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, nuk ishte thjesht nj\u00eb gj\u00eb personale, por ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ju. Dhe CEC-u ishte gjithmon\u00eb pran\u00eb nesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk do t\u00eb jet\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb veprojm\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb juve dhe t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb sipas fuqis\u00eb q\u00eb Zoti do t\u00eb na jap\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri po ju them, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb. Faleminderit dhe jam gati q\u00eb t\u00eb pranoj vendimin tuaj.&#8221;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb votimit ra n\u00eb sy se Kryepiskopi Anastas ishte i vetmi nga t\u00eb 9 an\u00ebtar\u00ebt e Presidiumit, q\u00eb u votua unanimisht, nga an\u00ebtar\u00ebt e Komitetit Qendror, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, pa pasur asnj\u00eb vot\u00eb kundra.<\/p>\n<p>Presidiumi, s\u00eb bashku me Komitetin qendror dhe stafin e ri t\u00eb CEC-ut, do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb deri n\u00eb Asamblen\u00eb e ardhshme t\u00eb Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Komiteti Q\u00ebndror gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb aprovoi dhe dy deklarata. E para, lidhej me nj\u00eb apel ndaj qeverive dhe Kishave t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr forcimin e t\u00eb drejtave t\u00eb emigrant\u00ebve, duke marr\u00eb shkas nga Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Emigracionit, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb 18 dhjetor dhe s\u00eb dyti, aprovoi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb drejtuar Kishave t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr vitin 2004. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr theksohen dhe disa nga sfidat, me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet Evropa gjat\u00eb vitit 2004 dhe sidomos situata e re q\u00eb do t\u00eb krijohet n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar pas zgjerimit t\u00eb saj me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian, vazhdimin e diskutimeve p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e n\u00eb proces aprovimi t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar etj.<\/p>\n<p>Letra tregon edhe se cili \u00ebsht\u00eb roli i Kishave n\u00eb k\u00ebto sfida t\u00eb reja:<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb Kishat kan\u00eb punuar papushim p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet midis popujve dhe kulturave n\u00eb Evrop\u00eb&#8230; Ato kan\u00eb theksuar se procesi i Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar ka kuptim vet\u00ebm n\u00ebse ai p\u00ebrfshin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme gjith\u00eb kontinentin evropian dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb jo vet\u00ebm dimensionin politik dhe ekonomik&#8230;. Kishat duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb instrumente paqeje dhe pajtimi n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas, si Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje historike jo vet\u00ebm p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe m\u00eb gjer\u00eb. Kjo zgjedhje \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb nder i madh q\u00eb i b\u00ebhet Kish\u00ebs son\u00eb, sepse do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion prestigjioz mbar\u00ebevropian ambasadorin e saj, i cili do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb problemet dhe z\u00ebrin e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjallja&#8221;<\/p>\n<p>Konferenca Evropiane e Kishave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e themeluar q\u00eb n\u00eb vitin 1959, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marrin pjes\u00eb 126 kisha, si orthodhokse, protestante, anglikane dhe kishat e vjetra anglikane nga e gjith\u00eb Evropa si dhe 43 organizata n\u00eb asocim. An\u00ebtare e saj me t\u00eb drejta t\u00eb plota \u00ebsht\u00eb dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb. CEC ka edhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Konferenc\u00ebn Evropiane t\u00eb Episkop\u00ebve Katolik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve t\u00eb ndryshme jan\u00eb angazhuar q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00ebn frym\u00ebn e ekumenizmit, mir\u00ebkuptimit, shk\u00ebmbimit t\u00eb mendimeve e respektit reciprok. Zyrat e saj gjenden n\u00eb Gjenev\u00eb, Bruksel dhe Strasburg.<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas me (nga e majta) Zv. Presidenten tjet\u00ebr t\u00eb CEC, Margarethe Isberg, Presidentin Jean-Arnold Clermont dhe Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Keith Clements<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave (CEC) gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb Komitetit Qendror n\u00eb Gjenev\u00eb, 13-18 dhjetor 2003. Artikulli paraqet fjal\u00ebn e tij ku p\u00ebrcakton kat\u00ebr fusha sh\u00ebrbimi dhe prioritetet p\u00ebr fuqizimin e z\u00ebrit t\u00eb kishave n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\"Duhet t\u00eb fuqizojm\u00eb z\u00ebrin e kishave n\u00eb Evrop\u00eb\"","numri":"1 (132)","viti":"2004","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[1, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"CEC\", \"Konferenca Evropiane e Kishave\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Z\u00ebvend\u00ebspresident\", \"Gjenev\u00eb\", \"Trondheim\", \"ekumeniz\u00ebm\", \"Keith Clements\", \"Jean-Arnold Clermont\", \"Margarethe Isberg\", \"Evropa\", \"kishat\"]","permbledhje":"Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave (CEC) gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb Komitetit Qendror n\u00eb Gjenev\u00eb, 13-18 dhjetor 2003. Artikulli paraqet fjal\u00ebn e tij ku p\u00ebrcakton kat\u00ebr fusha sh\u00ebrbimi dhe prioritetet p\u00ebr fuqizimin e z\u00ebrit t\u00eb kishave n\u00eb Evrop\u00eb.","autori":"Korresp. i \"Ngjallja\"","kategoria":"Lajm kishtar \/ Nd\u00ebrkomb\u00ebtar","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11022],"ngjallja_autori":[10887],"ngjallja_viti":[11122],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86343","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajm-kishtar-nderkombetar","ngjallja_autori-korresp-i-ngjallja","ngjallja_viti-11122","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86343\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/\",\"name\":\"Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:03:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86343","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/","name":"Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:03:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-zgjidhet-zevendespresident-i-konferences-evropiane-te-kishave-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryepiskopi Anastas zgjidhet Z\u00ebvend\u00ebspresident i Konferenc\u00ebs Evropiane t\u00eb Kishave"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86343"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86343"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86343"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}