{"id":86308,"date":"2026-06-01T03:03:12","date_gmt":"2026-06-01T01:03:12","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/"},"modified":"2026-06-01T03:03:12","modified_gmt":"2026-06-01T01:03:12","slug":"feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/","title":{"rendered":"Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme"},"content":{"rendered":"<p>Fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb periudh\u00eb e err\u00ebt po nis t\u00eb shfaqet n\u00eb realitetin shqiptar. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb e gjith\u00eb bota mb\u00ebshtetet fuqish\u00ebm n\u00eb sigurimin e pron\u00ebs dhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb n\u00eb projektkushtetut\u00ebn e Bashkimit Evropian shprehet fuqish\u00ebm shprehja &#8220;T\u00eb respektohet Regjimi i Kishave&#8221;, nj\u00eb p\u00ebrpjekje grabitqare po zhvillohet n\u00eb kurriz t\u00eb kish\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb P\u00ebrmetit, kish\u00eb, e cila ka pasur nj\u00eb kalvar t\u00eb gjat\u00eb padrejt\u00ebsish.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb me vendim t\u00eb dt. 14.10.2003, i jep form\u00ebn e prer\u00eb vendimeve t\u00eb nj\u00eb gjyqi q\u00eb p\u00ebr nga forma dhe shpejt\u00ebsia se si u zhvillua, l\u00eb pas nj\u00eb hije t\u00eb err\u00ebt dyshimi. Duket q\u00eb sot organet shtet\u00ebrore kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mos ta rehabilitojn\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka nisur n\u00eb vitin 1960, duke rishtet\u00ebzuar kish\u00ebn e Sh\u00ebn Maris\u00eb dhe duke e kthyer k\u00ebshtu veten n\u00eb per\u00ebndiluftuesit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb ka njohur historia bashk\u00ebkohore. Fatkeq\u00ebsisht shteti ligjor i s\u00eb drejt\u00ebs po vonon t\u00eb kryej\u00eb funksionet e tij kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb garantimin e liris\u00eb s\u00eb besimit fetar. N\u00ebse nuk fillohet me kthimin e njeriut tek Per\u00ebndia, progresi do t\u00eb jet\u00eb ende larg.<\/p>\n<p>Kisha &#8220;Lindja e Hyjlind\u00ebses&#8221; ose si\u00e7 e quajn\u00eb p\u00ebrmetar\u00ebt &#8220;Sh\u00ebn Maria e Pazarit&#8221;, filloi t\u00eb rind\u00ebrtohej me kontributin e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit n\u00eb vitin 1929. Kjo p\u00ebrb\u00ebnte faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kish\u00ebs, pasi kisha e vog\u00ebl ngrihej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit q\u00eb prej fillimit t\u00eb shekullit XVII. Kjo kish\u00eb ishte planifikuar t\u00eb nd\u00ebrtohej me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr koh\u00ebn dhe sigurimi i fondeve sh\u00ebnonte edhe fazat e tjera t\u00eb nd\u00ebrtimit. Kjo kish\u00eb, ashtu si t\u00eb gjitha objektet e kultit, u konfiskua nga shteti ateist.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia shqiptare, pas nj\u00eb maratone t\u00eb gjat\u00eb procesesh gjyq\u00ebsore, vendosi m\u00eb n\u00eb fund rikthimin e kish\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, pronar\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb ligjsh\u00ebm, orthodhoks\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb P\u00ebrmetit. Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave zbatoi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Faktit, P\u00ebrmet (1996), t\u00eb Apelit, Tiran\u00eb (1997), pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb apo t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara vet\u00ebm m\u00eb 15.06.2000, pasi m\u00eb par\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, nuk kishin denjuar t\u00eb zbatoheshin urdhrat administrative, q\u00eb vinin nga insitutcionet eprore.<\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr harmoni midis fes\u00eb dhe kultur\u00ebs dhe t\u00eb pozicionohesh me sekuestrimin e pronave fetare nga ana e kultur\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb po fsheh t\u00eb tjera q\u00ebllime.<\/p>\n<p>Paralelizmi i priftit t\u00eb kish\u00ebs me epitete banale nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i drejt\u00eb dhe kjo nuk ka ardhur nga q\u00ebndrimi yn\u00eb antikulturor, sepse p\u00ebr shekuj ne kemi luajtur rolin e mbart\u00ebsve t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb dijes, por, sepse ashtu si e sqaruam, kjo nd\u00ebrtes\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb kazino loj\u00ebrash bixhozi q\u00eb askush nuk mund t&#8217;i quaj\u00eb kultur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qarqet kulturore thuhet se n\u00eb P\u00ebrmet ka dy kisha dhe nuk nevojitet nj\u00eb e tret\u00eb. Duket q\u00eb ata nuk din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr P\u00ebrmetin, sepse aty ekzistojn\u00eb tri kisha dhe jo dy dhe se me v\u00ebnien e kupolave dhe t\u00eb kryqeve q\u00eb u rr\u00ebzuan nga regjimi komunist ne do t\u00eb kemi katedralen e bukur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr ta, kish\u00ebn e kat\u00ebrt. Dhe kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb P\u00ebrmet nuk do t\u00eb ngrihen t\u00eb tjer\u00eb tempuj nga orthodhoks\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Duket e kot\u00eb p\u00ebrpjekja e k\u00ebtyre kulturor\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u kamufluar pas shprehjes &#8220;Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse&#8221;. Esht\u00eb pik\u00ebrisht autoqefalia e Kish\u00ebs q\u00eb vihet n\u00eb rrezik nga njer\u00ebz si ata, sepse nj\u00eb kish\u00eb nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb kurr\u00eb pavar\u00ebsi ekonomike dhe administrative n\u00ebse nuk posedon pronat e saj, nga t\u00eb cilat do t\u00eb vjel\u00eb t\u00eb adhurat.<\/p>\n<p>N\u00eb protestat tona ne kemi p\u00ebrdorur shprehjen &#8220;Stop terrorit ateist&#8221;. Megjith\u00ebse kjo shprehje bezdis vesh\u00ebt e pal\u00ebs antikishtare, ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kemi th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pasi rishtet\u00ebzimi i kish\u00ebs si n\u00eb vitin 1967, nuk p\u00ebrb\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb nga shprehjet m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb terrorit ateist, pjes\u00eb e terrorit universal, nga i cili mbrohet e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb duan konfiskimin e kish\u00ebs p\u00ebrmendin harmonin\u00eb fetare. Si mund t\u00eb flisni p\u00ebr harmoni kur ju b\u00ebni thirrje p\u00ebr ngritje turmash dhe p\u00ebrndjekje ndaj orthodhoks\u00ebve. Por kjo nuk m\u00eb shqet\u00ebson, sepse un\u00eb e njoh shum\u00eb mir\u00eb opinionin p\u00ebrmetar, i cili na mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm edhe gjat\u00eb protest\u00ebs son\u00eb t\u00eb fundit, ku disa besimtar\u00eb u ngujuan n\u00eb kreshm\u00eb absolute dhe lutje intensive. Si mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kur vjedh\u00ebsit q\u00eb na rr\u00ebmbyen kish\u00ebn jan\u00eb hedhur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sulm? Ju thoni se doni t\u00eb ruani kultur\u00ebn, por n\u00eb fakt ju doni t\u00eb ruani biznesin fitimprur\u00ebs t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb-kazino t\u00eb antikultur\u00ebs. A mundet q\u00eb bixhozi t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb brez me kultur\u00eb, qytetar\u00eb konseguent\u00eb dhe elit\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? Un\u00eb ju garantoj se Ungjilli mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr informacion do t\u00eb doja t&#8217;ju thoja se rr\u00ebnja &#8220;kult&#8221; e fjal\u00ebs kultur\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;adhurim&#8221;, t\u00eb lidh m\u00eb shum\u00eb me besimin sesa me bastisjen q\u00eb ju doni t\u00eb organizoni. Thirrja q\u00eb ju b\u00ebni p\u00ebr luft\u00eb antiorthodhokse tregon ankthin tuaj dhe t\u00eb atyre q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni. Nga ana tjet\u00ebr ne orthodhoks\u00ebt ndihemi t\u00eb qet\u00eb, sepse kemi Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb krahun ton\u00eb, me t\u00eb cilin asnj\u00eb nga ju nuk mund t\u00eb luftoj\u00eb dhe se e drejta e pronave t\u00eb t\u00eb treja komuniteteve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri garantohet n\u00eb dimensionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk ka gjykat\u00eb apo urdh\u00ebr, q\u00eb t\u00eb na detyroj\u00eb t\u00eb dalim nga kisha.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Pazarit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb P\u00ebrmetit, duhet t\u00eb din\u00eb se kultura e v\u00ebrtet\u00eb bazohet n\u00eb respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb individit. T\u00eb em\u00ebrtosh kultur\u00eb rishtet\u00ebzimin e kishave ashtu si n\u00eb vitin 1967 do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb arsyetosh vet\u00ebm si kulturor\u00ebt e P\u00ebrmetit. P\u00ebr fat t\u00eb keq ju po b\u00ebni t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrpjekje q\u00eb b\u00ebri Enver Hoxha n\u00eb vitin 1967, duke e pozicionuar presonin tuaj n\u00eb krye t\u00eb qarqeve antiorthodhokse n\u00eb P\u00ebrmet. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrpjekjet tuaja dhe t\u00eb atyre q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni, nuk synojn\u00eb vet\u00ebm shkat\u00ebrrimin e komunitetit orthodhoks, por edhe t\u00eb kultur\u00ebs demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb thuash se nd\u00ebrtesa &#8220;\u00ebsht\u00eb investuar e nd\u00ebrtuar t\u00ebr\u00ebsisht nga shteti n\u00eb vitin 1962&#8221;, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos dish t\u00eb g\u00ebnjesh. Pa dashur t\u00eb p\u00ebrmend ekspozit\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb njohur nga nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, mjafton t\u00eb them se edhe me nj\u00eb sy t\u00eb lir\u00eb dallohen anekset e b\u00ebra nga shteti me mur me tull\u00eb t\u00eb kuqe dhe me mur guri t\u00eb keqpunuar, t\u00eb cilat z\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb krahasim me muret m\u00eb masive guri t\u00eb lidhura mir\u00eb n\u00eb kulmet e kish\u00ebs, ashtu si vet\u00ebm mjeshtrit e asaj kohe dinin t&#8217;i b\u00ebnin. Un\u00eb ftoj k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb verifikoj\u00eb ato q\u00eb them, t\u00eb vizitoj\u00eb kish\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb i njoh kulturor\u00ebt e P\u00ebrmetit dhe e di q\u00eb edhe nga idealet, me t\u00eb cilat jan\u00eb brumosur, kan\u00eb alergji nga njer\u00ebzit me veladon\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb donin t&#8217;i shikonin n\u00ebp\u00ebr burgje apo t\u00eb ekzekutuar nga regjimi ateist. M\u00eb erdhi keq kur k\u00ebta njer\u00ebz akuzojn\u00eb segmentet kishtare se po peshojn\u00eb &#8220;p\u00ebrfitimet personale&#8221;. N\u00ebse mund ta quash p\u00ebrfitim personal shenjt\u00ebrimin e nj\u00eb kishe, hapjen e nj\u00eb kopshti p\u00ebr 40 f\u00ebmij\u00eb, ngritjen e nj\u00eb parku loj\u00ebrash n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, hapjen e nj\u00eb salle kompjuterash dhe organizimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kursesh p\u00ebr moshat e reja, do t\u00eb thoja se ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Por ama do t\u00eb desha t&#8217;iu kujtoja drejtuesve t\u00eb &#8220;kultur\u00ebs&#8221; p\u00ebrmetare se kishin ideuar t\u00eb vetmin &#8220;aktivitet kulturor&#8221;, q\u00eb konsistonte n\u00eb organizimin e nj\u00eb kazinoje loj\u00ebrash bixhozi, q\u00eb p\u00ebr &#8220;kultur\u00eb&#8221; zbrazte xhepat e t\u00eb rinjve p\u00ebrmetar\u00eb. P\u00ebrmetar\u00ebt nuk hezituan ta quanin kazinon\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb P\u00ebrmetit, &#8220;Sht\u00ebpia e antikultur\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Datat e gjyqeve q\u00eb p\u00ebrmenden kund\u00ebr nesh i marr vesh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pasi k\u00ebto gjyqe jan\u00eb zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, i cili nuk lejon rigjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, e cila ka kaluar nga e gjith\u00eb hierarkia e gjyq\u00ebsorit shqiptar, vet\u00ebm n\u00eb rastin e daljes s\u00eb provave t\u00eb reja. Prova fallso e paraqitur nga kulturor\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb v\u00ebrteton ringritjen e godin\u00ebs, gjetur n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit, dokument q\u00eb p\u00ebrmban vet\u00ebm vul\u00ebn e nj\u00eb noteri, i cili v\u00ebrteton nj\u00ebsin\u00eb me nj\u00eb origjinal, q\u00eb nuk ekziston. Por edhe sikur t\u00eb paraqitet nj\u00eb origjinal, ky nuk mund t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm, pasi \u00ebsht\u00eb i njohur bot\u00ebrisht fakti se shteti komunist fabrikonte dokumente t\u00eb pav\u00ebrteta q\u00eb v\u00ebrtetonin mitet e diktatur\u00ebs. Kurr\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb datohet n\u00eb epok\u00ebn e g\u00ebnjeshtr\u00ebs nuk mund ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb q\u00eb shihet shum\u00eb past\u00ebr nga t\u00eb gjith\u00eb. \u00c7do ekip ekspert\u00ebsh komb\u00ebtar\u00eb apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb hidhte posht\u00eb letrat e drejtuesve t\u00eb kultur\u00ebs, duke u mahnitur me artin e nd\u00ebrtuesve t\u00eb kish\u00ebs, t\u00eb fshehur nga suvaja komuniste. N\u00eb fakt ne s\u00eb shpejti do ta denoncojm\u00eb ekspertiz\u00ebn e paligjshme, q\u00eb duke g\u00ebnjyer &#8211; dihet se n\u00eb ndikimin e kujt &#8211; arriti t\u00eb legalizonte konfiskimin e kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument qesharak i p\u00ebrdorur, argument t\u00eb cilin e d\u00ebgjova n\u00eb seanc\u00eb, \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrdorimi i gurit t\u00eb bardh\u00eb hedh posht\u00eb faktin q\u00eb ka qen\u00eb kish\u00eb sepse p\u00ebr kishat n\u00eb zon\u00ebn e P\u00ebrmetit, sipas specialist\u00ebve kulturor\u00eb na u p\u00ebrdorkan vet\u00ebm gur\u00eb t\u00eb zinj. Un\u00eb mund t&#8217;ju tregoj n\u00eb \u00e7do moment me dhjet\u00ebra kisha t\u00eb vjetra dhe t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtuara me gur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr informacion m\u00eb t\u00eb detajuar, un\u00eb mund t&#8217;ju tregoj fotografin\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb s\u00eb Pazarit, ku duken qart\u00eb muret e lart\u00ebsuar me gur t\u00eb bardh\u00eb. Faktet e kota t\u00eb tyre mund t&#8217;i besojn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e P\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne orthodhoks\u00ebt ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi fakti q\u00eb ta kemi kish\u00ebn n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb. Edhe sikur t\u00eb na jepnin pes\u00ebfishin e vendit q\u00eb kemi n\u00eb pron\u00ebsi, ne nuk do t\u00eb pranonim t\u00eb largoheshim, pasi trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb shpirt\u00ebrore ne e kemi t\u00eb lidhur me vendin, ku p\u00ebr shekuj i jan\u00eb drejtuar lutje Per\u00ebndis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Drejtoria Kulturore, duke p\u00ebrdorur shum\u00ebn q\u00eb ne kemi derdhur p\u00ebr t\u00eb paguar investimet e pakta t\u00eb shtetit si edhe me nj\u00eb fond shtes\u00eb mund ta nd\u00ebrtoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs diku gjetk\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb bukur e moderne. Ne besojm\u00eb se shteti \u00ebsht\u00eb aq i fuqish\u00ebm sa t\u00eb mund t&#8217;i siguroj\u00eb fondet e duhura. Kjo do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb e konfliktit q\u00eb nuk do t\u00eb c\u00ebnonte asnj\u00eb nga pal\u00ebt dhe q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb vend nj\u00eb padrejt\u00ebsi 40-vje\u00e7are.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull i gjat\u00eb reagues kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb 14.10.2003 p\u00ebr rikonfiskimin e kish\u00ebs &#8216;Sh\u00ebn Maria e Pazarit&#8217; n\u00eb P\u00ebrmet. Autori argumenton se nd\u00ebrtesa ishte kthyer n\u00eb kazino e jo n\u00eb qend\u00ebr kulture, hedh posht\u00eb argumentat e kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe propozon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie kulture diku tjet\u00ebr si zgjidhje konflikti.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Reagime ndaj vendimit t\u00eb padrejt\u00eb gjyq\u00ebsor, q\u00eb rikthen shpron\u00ebsimet ndaj Kish\u00ebs Orthodhokse","numri":"11 (130)","viti":"2003","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"P\u00ebrmet\", \"Sh\u00ebn Maria e Pazarit\", \"Lindja e Hyjlind\u00ebses\", \"Gjykata e Lart\u00eb\", \"kazino\", \"sht\u00ebpi kulture\", \"terror ateist\", \"autoqefali\", \"Enver Hoxha\", \"1967\", \"kultura\", \"Arkivi Qendror i Shtetit\"]","permbledhje":"Artikull i gjat\u00eb reagues kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb 14.10.2003 p\u00ebr rikonfiskimin e kish\u00ebs 'Sh\u00ebn Maria e Pazarit' n\u00eb P\u00ebrmet. Autori argumenton se nd\u00ebrtesa ishte kthyer n\u00eb kazino e jo n\u00eb qend\u00ebr kulture, hedh posht\u00eb argumentat e kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe propozon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie kulture diku tjet\u00ebr si zgjidhje konflikti.","autori":"","kategoria":"Reagim - Pronat e Kishes","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11104],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[10935],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86308","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-reagim-pronat-e-kishes","ngjallja_viti-10935","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86308\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/\",\"name\":\"Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:03:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86308","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/","name":"Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:03:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/feja-dhe-kultura-jane-te-pandashme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Feja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandashme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86308"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86308"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86308"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}