{"id":86249,"date":"2026-06-01T03:02:07","date_gmt":"2026-06-01T01:02:07","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/"},"modified":"2026-06-01T03:02:07","modified_gmt":"2026-06-01T01:02:07","slug":"intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/","title":{"rendered":"Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos"},"content":{"rendered":"<p>Mrekulli q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet&#8230;<\/p>\n<p>At Heiki Hutunen nga Kisha Orthodhokse e Finland\u00ebs<\/p>\n<p>&#8211; Pas 10 vjet\u00ebsh nga vizita e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja?<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrshtypjet e mia jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u shprehur. Mendoj se jam d\u00ebshmitar i nj\u00eb mrekullie, q\u00eb gati \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn, por do thoja edhe p\u00ebr gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Por, mrekullia m\u00eb e pabesueshme \u00ebsht\u00eb Kisha juaj.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mendime m\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mendje, por shoh ndryshime dhe zhvillime t\u00eb tilla, q\u00eb nuk i gjen n\u00eb asnj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr orthodhokse, dhe mbase n\u00eb asnj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja p\u00ebr Asamblen\u00eb dhe kushtet e krijuara?<\/p>\n<p>&#8211; Asambleja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mendimin tim plot\u00ebsisht e sukseshme. Edhe mjediset jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe funksionale. Kjo \u00ebsht\u00eb e favorshme p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ne po b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku dhe gjith\u00e7ka po shkon mjaft mir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rezultatet e Asambles\u00eb mund t\u00eb thosha mjaft. Atmosfera e saj ishte mjaft e ngroht\u00eb dhe miq\u00ebsore dhe jo gjithmon\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb mbledhje t\u00eb tilla, si p.sh. n\u00eb Asamblen\u00eb e kaluar, q\u00eb qe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kjo p\u00ebr shum\u00eb arsye. S\u00eb pari, sepse Syndesmos pati \u00e7aste t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb 4 vjet\u00ebt e fundit dhe tani ndjesia \u00ebsht\u00eb se ka filluar nj\u00eb periudh\u00eb e re dhe ka nj\u00eb atmosfer\u00eb mjaft pozitive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ka ndikuar mjaft dhe Kryepiskopi Anastas dhe organizimi nga Kisha juaj.<\/p>\n<p>Ne shohim se tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup i ri q\u00eb po del nga Syndesmos dhe nj\u00eb koh\u00eb e re po fillon.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fat i madh q\u00eb keni nj\u00eb primat t\u00eb Orthodhoksis\u00eb q\u00eb vjen nga fusha misionare<\/p>\n<p>&#8211; Albert Laham, nga Patrikana e Antiokis\u00eb, ish-z\u00ebvend\u00ebspresident nga viti 1958-1964 dhe nga viti 1964-1977 ish-president i Syndesmos.<\/p>\n<p>Fillimet e saj l\u00ebvizja rinore e Patrikan\u00ebs s\u00eb Antiokis\u00eb i ka n\u00eb vitin 1942. Ajo pati kontributin e shum\u00eb t\u00eb rinjve teolog\u00eb ose jo, sidomos t\u00eb atyre q\u00eb duke studiuar jasht\u00eb vendit, ran\u00eb n\u00eb kontakt me l\u00ebvizjet rinore orthodhokse t\u00eb kishave t\u00eb tjera. K\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmendim Patriarkun e sot\u00ebm Ignatin, Mitropolitin e Libanit Zharxh Kodr etj.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillimet e saj Syndesmos u konsiderua si nj\u00eb lidhje uniteti mes kishave e grupeve t\u00eb ndryshme me synim rinovimin shpirt\u00ebror t\u00eb t\u00eb rinjve orthodhoks\u00eb. Duke filluar nga rinia, ajo do t\u00eb b\u00ebnte rinovimin e t\u00ebr\u00eb komunitetit dhe m\u00eb tej duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr ekumenizmin dhe d\u00ebshmin\u00eb orthodhokse n\u00eb bot\u00eb. Kjo ishte ideja e par\u00eb e Syndesmos q\u00eb n\u00eb hapat e para t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1961, u theksua edhe aspekti i misionarizimit. N\u00eb Asamblen\u00eb e Bejrutit, nga teologu Xhon Majendorf, m\u00eb pas u krijua &#8220;Porefthendes&#8221;, e drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, me veprimtari misionare.<\/p>\n<p>&#8211; Cilat jan\u00eb arsyet e t\u00eb qenit te Syndesmos dhe detyrat p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>&#8211; Sot e gjith\u00eb bota po b\u00ebhet nj\u00eb. Kujdes. Kur si President i Syndesmos shkova n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1966, t\u00eb bindja l\u00ebvizjet orthodhokse rinore amerikane t\u00eb bashkoheshin me Syndesmos ata pyet\u00ebn. Pse? P\u00ebrgjigjja ishte se ne jemi nj\u00eb kish\u00eb, kemi nj\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebrore, sepse njer\u00ebzit tan\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pyetje p\u00ebr besimin, doktrin\u00ebn, ndjekin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn Liturgji, jan\u00eb objektiv i sulmeve t\u00eb nj\u00ebjta. Ata jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7ka ngjet n\u00eb bot\u00eb the se si duhet t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi. Pyetja \u00ebsht\u00eb jo pse duhet t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar, por pse duhet t\u00eb jemi t\u00eb ndar\u00eb n\u00ebse jemi nj\u00eb Kish\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kjo Asamble, si \u00e7do tjet\u00ebr, pas fjalimeve, fjal\u00ebs kryesore, q\u00eb u mbajt nga Kryepiskopi Anastas, \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e l\u00ebvizjes s\u00eb bashku, sipas statutit; p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb bord t\u00eb ri, presidentin e z\u00ebvend\u00ebspresident\u00ebt. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb rast p\u00ebr shk\u00ebmbim p\u00ebrvoje, meq\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizjet jan\u00eb k\u00ebtu t\u00eb mbledhura. Kemi par\u00eb se u krijuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb grupesh p\u00ebr t\u00eb diskutuar, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb ndryshme praktike t\u00eb pun\u00ebs me rinin\u00eb, si festivalet, p\u00ebrgatitja e lidershipit rinor etj, apo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e orthodhoks\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tjera n\u00eb bot\u00eb sot.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrshtypjet tuaja rreth organizimit?<\/p>\n<p>&#8211; E para \u00ebsht\u00eb ringjallja e Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. E njoh Kryepiskopin Anastas prej 40 vjet\u00ebsh dhe e kam vler\u00ebsuar dhe dashur at\u00eb si misionar, si episkop dhe sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb kish\u00ebs dhe Intern p\u00ebr t\u00eb n\u00eb \u00e7do Liturgji, q\u00eb Zoti t&#8217;i jap\u00eb jet\u00eb e forc\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb vepr\u00ebn e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fat i madh q\u00eb keni nj\u00eb primat t\u00eb orthodhoksis\u00eb, q\u00eb vjen nga fusha misionare.<\/p>\n<p>Shoh rrotull dhe kur v\u00ebrej gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks q\u00eb ka lindur nga g\u00ebrmadhat e Kish\u00ebs Shqiptare, fal\u00ebnderoj Per\u00ebndin\u00eb. Si\u00e7 thash\u00eb n\u00eb ato pak fjal\u00ebt e mia n\u00eb Asamble, kjo me siguri \u00ebsht\u00eb rezultati i gjakut dhe lot\u00ebve t\u00eb orthodhoks\u00ebve t\u00eb persekutuar n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. Tertuliani, nj\u00eb nga teolog\u00ebt e par\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kish\u00ebs n\u00eb shek. III, ka th\u00ebn\u00eb se gjaku i martir\u00ebve \u00ebsht\u00eb simboli i t\u00eb krishter\u00ebve. Pik\u00ebrisht kjo, i sjell Kish\u00ebs at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb vjen nga lot\u00ebt dhe gjaku i martir\u00ebve dhe konfesor\u00ebve. T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb thirrur t\u00eb reflektojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi dhe ta kthejn\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb flak\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin.<\/p>\n<p>Un\u00eb fal\u00ebnderoj Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb Kryepiskopi i Shqip\u00ebris\u00eb e drejtoi gjith\u00eb komunitetin drejt k\u00ebtij vizioni.<\/p>\n<p>\u00c7do her\u00eb q\u00eb vij n\u00eb Asamblet\u00eb dhe shoh gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vijn\u00eb gjithnj\u00eb e nga m\u00eb shum\u00eb vende, me t\u00eb nj\u00ebjtin shpirt dashurie, me t\u00eb nj\u00ebjtin shpirt besimi, me t\u00eb nj\u00ebjtin sens t\u00eb dashuris\u00eb para Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb zemrave t\u00eb tyre, g\u00ebzohem dhe e ndjej veten t\u00eb rinovuar nga k\u00ebta t\u00eb rinj q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar zotit Jisu Krisht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e madhe t&#8217;i b\u00ebsh ata k\u00ebtu s\u00eb bashku, t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb luten s\u00eb bashku, t\u00eb luajn\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb mendojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr problemet e tyre, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga p\u00ebrvoja e tyre, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjallja&#8221;<\/p>\n<p>Mendime p\u00ebr Asamblen\u00eb dhe p\u00ebr Syndesmos nga t\u00eb rinj delegat\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs<\/p>\n<p>Si ishin marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb Syndesmos midis t\u00eb rinjve me komb\u00ebsi dhe kultura t\u00eb ndryshme?<\/p>\n<p>Dhespina nga Greqia: Shum\u00eb t\u00eb mira. Kemi shum\u00eb lidhje miq\u00ebsore. Ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb nga India dhe Afrika kan\u00eb nj\u00eb sens t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb humori.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb jemi nga vende t\u00eb ndryshme nuk p\u00ebrb\u00ebn aspak penges\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb. Puna na sjell m\u00eb af\u00ebr dhe i forcon marr\u00ebdh\u00ebniet midis nesh. N\u00ebse bisedon me dik\u00eb mund t\u00eb kesh edhe mosmarr\u00ebveshje, por n\u00ebse punon duhet q\u00eb patjet\u00ebr t\u00eb biesh dakort dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu marr\u00ebdh\u00ebniet b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Kemi d\u00ebgjuar p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrhapjen e Ungjillit n\u00eb Indonezi si edhe p\u00ebr mrekullit\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia ka b\u00ebr\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pun\u00ebn tuaj. A mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtij fakti?<\/p>\n<p>At Mateu nga Indonezia: Kemi pasur probleme, pasi t\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Indonezi. Duke qen\u00eb minoritet ne nuk mund t\u00eb shprehemi lirsh\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave tona. Zoti gjithmon\u00eb na ka mbrojtur sepse Ai e do popullin e tij. Ka ndodhur nj\u00eb mrekulli n\u00eb nj\u00eb nga kishat tona n\u00eb Xhafarin qendror. N\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Ekaterin\u00ebs n\u00ebn altar nga shenja e kryqit ka rrjedhur miro er\u00ebmir\u00eb. Kjo gj\u00eb tregon se Shpirti i Shenjt\u00eb gjendet n\u00eb kish\u00eb dhe i mb\u00ebshtet besimtar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tyre n\u00eb forcimin n\u00eb Indonezi t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse.<\/p>\n<p>Si e shikoni fillimin e aktivitetit t\u00eb Syndesmos n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Tudori nga Rumania: Jam 17 vje\u00e7 dhe si\u00e7 d\u00ebgjova jam m\u00eb i vogli n\u00eb k\u00ebt\u00eb asamble. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vij n\u00eb Shqip\u00ebri por m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb ky vend si edhe konstrukti i kompleksit t\u00eb nd\u00ebrtesave t\u00eb Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Vlashit. \u00cbsht\u00eb vend shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb Syndesmos.<\/p>\n<p>Ju keni ardhur nga Vendet e Ulta n\u00eb nj\u00eb vend me reliev malor si Shqip\u00ebria, si ju duket kjo gj\u00eb?<\/p>\n<p>Idvin nga Hollanda: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ndryshe nga Hollanda sepse ne nuk kemi male. Manastiri k\u00ebtu dhe ambienti p\u00ebrreth p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mahnitsh\u00ebm. Por kur mendojm\u00eb se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e dim\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p>A keni gjetur ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efi\u00e7ente p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kish\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb lidhjen ton\u00eb rinore ne jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kish\u00eb. Mendoj se mund t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb organizimi i takimeve rinore. Ne po dalim jasht\u00eb dhe po p\u00ebrpiqemi q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb gjejm\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb Holland\u00eb. M\u00eb von\u00eb kur ne t\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb arrijm\u00eb dhe t\u00eb prezantojm\u00eb orthodhoksin\u00eb edhe tek t\u00eb rinjt\u00eb joorthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>A mendoni se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Rinis\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb ne ku ata jan\u00eb n\u00eb kuadrin e aktiviteteve misionare dhe t&#8217;i ftojm\u00eb n\u00eb Kish\u00eb?<\/p>\n<p>Marjeta nga Bullgaria: Sigurisht q\u00eb edhe n\u00eb Bullgari ka t\u00eb rinj nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t&#8217;i njohur ata me Kish\u00ebn Orthodhokse. Ne po studiojm\u00eb gjetjen e metodave dhe teknikave t\u00eb reja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb rinjt\u00eb e grupeve t\u00eb ndryshme. Kjo p\u00ebr sa i p\u00ebrket nevojave dhe emocioneve t\u00eb tyre. Nuk mund t&#8217;iu thuash t\u00eb rinjve vet\u00ebm q\u00eb ejani n\u00eb Kish\u00eb n\u00ebse doni t\u00eb shp\u00ebtoheni sepse ata nuk do t\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb. Mendoj se grupmosha e adoleshenc\u00ebs dhe ajo pas saj kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shpjegim ku t\u00eb futet edhe pak llogjik\u00eb.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar se Borisi, mbreti i Bullgaris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i krishter\u00eb duke u pag\u00ebzuar n\u00eb kish\u00ebn af\u00ebr Ballshit. Do t\u00eb doja shum\u00eb ta vizitoja k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u039d\u03b1 p\u00ebrshkruani disa aktivitete rinore n\u00eb Kish\u00ebn tuaj?<\/p>\n<p>Stivino nga Kenia: Kemi shum\u00eb aktivitete brenda Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Kenias. Rinia \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e katekizmit, n\u00eb festivale t\u00eb ndryshme si edhe n\u00eb veprimtari sportive. Gjithashtu organizojm\u00eb seminare t\u00eb interesave vendore mbi tema sociale n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb rinjve mbi martes\u00ebn dhe drog\u00ebn. \u00c7\u00ebshtjet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebto seminare sepse n\u00eb Afrik\u00eb epidemi si Malarja dhe Sida po vrasin shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Rinia ka forc\u00ebn, mund\u00ebsit\u00eb dhe vullnetin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb ungjill\u00ebzimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst si nj\u00eb organ i Kish\u00ebs, rinia ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesore p\u00ebr t\u00eb ndihmuar misionin kishtar kundrejt popullit afrikan. N\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs s\u00eb bashku me priftin ton\u00eb ne shkojm\u00eb n\u00eb \u00e7do der\u00eb p\u00ebr t\u00eb ftuar njer\u00ebzit dhe sidomos t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kish\u00eb.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr Lidhjen Rinore &#8220;Bij t\u00eb Drit\u00ebs&#8221;?<\/p>\n<p>Greta nga Bjellorusia: Pata rastin t\u00eb ndjek me v\u00ebmendje prezantimin e Lidhjes Rinore Orthodhokse Shqiptare &#8220;Bij t\u00eb Drit\u00ebs&#8221;. Mbeta shum\u00eb e impresionuar. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje shum\u00eb e suksesshme. Kjo lidhet edhe me udh\u00ebheqjen e frym\u00ebzuar dhe me mb\u00ebshtetjen q\u00eb jep Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se Lidhjes i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb liri n\u00eb marrjen e iniciativave p\u00ebr organizimin e aktiviteteve. Ju uroj q\u00eb t\u00eb vazhdoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb keni nisur.<\/p>\n<p>Cili ka qen\u00eb roli yt n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Syndesmos dhe si e konsideron koh\u00ebn q\u00eb ke kaluar n\u00eb Kish\u00eb?<\/p>\n<p>Elona nga Shqip\u00ebria: Kam sh\u00ebrbyer si ushtare sh\u00ebrbimi (steward). Ka qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb jo pak e lodhshme por e bukur. Mendoj se funksioni i Syndesmos n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e misionarizmit q\u00eb ka qen\u00eb edhe tema e k\u00ebsaj Asambleje \u00ebsht\u00eb mjaft pozitiv. Syndesmos mund t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb ardhjen e t\u00eb rinjve n\u00eb Kish\u00eb. Jam e mendimit se nj\u00eb strategji q\u00eb do t&#8217;i sh\u00ebrbente nj\u00eb integrimi t\u00eb nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb Kish\u00eb lidhet me organizimin. Un\u00eb personalisht nuk e kam konsideruar q\u00ebndrimin brenda Kish\u00ebs si nj\u00eb humbje kohe. Gjithmon\u00eb e kam konsideruar si di\u00e7ka nga e cila mund t\u00eb p\u00ebrfitoj shum\u00eb. T\u00eb shkuarit n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb ndihmon t\u00eb krijosh nj\u00eb karakter t\u00ebndin, nj\u00eb karakter pozitiv. T\u00eb rritesh me frym\u00eb per\u00ebndishm\u00ebrie brenda Kish\u00ebs, brenda nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb ndihmon p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb njeri n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Shum\u00eb t\u00eb rinj jetojn\u00eb jasht\u00eb kish\u00ebs dhe nuk kan\u00eb konceptin e jet\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebsi dhe pun\u00eb. Ata parap\u00eblqejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb qendrat e arg\u00ebtimit sesa nj\u00eb jet\u00eb me k\u00ebng\u00eb me harmoni edhe me pun\u00eb. Si do t&#8217;u drejtoheshit ju atyre?<\/p>\n<p>Ana nga Greqia: T\u00eb arg\u00ebtohet dikush nuk \u00ebsht\u00eb e tmerrshme. Kjo mund t&#8217;iu p\u00eblqej\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Por njeriu nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm me arg\u00ebtimin, t\u00eb cilin ne nuk e d\u00ebnojm\u00eb. Ajo q\u00eb ne mund t\u00eb themi p\u00ebr kish\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimin \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb than\u00eb edhe vet\u00eb apostujt: &#8220;Eja dhe shih&#8221;. Sepse njer\u00ebzve nuk mund t&#8217;iua shpjegosh me fjal\u00eb bukurin\u00eb e t\u00eb jetuarit brenda Kish\u00ebs. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t&#8217;i ftosh ata q\u00eb t\u00eb shohin ndikimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e besimtar\u00ebve. Ne nuk mund t\u00eb detyrojm\u00eb njeri, vet\u00ebm propozojm\u00eb dhe tregojm\u00eb veten ton\u00eb si shembull. N\u00ebse njer\u00ebzit do t\u00eb shikojn\u00eb se sa t\u00eb lumtur jemi ne k\u00ebtu, do t\u00eb kuptojn\u00eb se jan\u00eb ata q\u00eb humbasin. T\u00eb rinjt\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb rrezikojn\u00eb dhe t\u00eb zgjedhin por si mund ta refuzosh di\u00e7ka n\u00ebse nuk e ke provuar m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>A. C<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista dhe mendime nga delegat\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e XVII-t\u00eb t\u00eb Syndesmos: At Heiki Hutunen nga Finlanda, Albert Laham nga Antiokia, dhe t\u00eb rinj nga Greqia, Indonezia, Rumania, Hollanda, Kenya, Bullgaria, Bjellorusia dhe Shqip\u00ebria. Ata flasin p\u00ebr p\u00ebrshtypjet, aktivitetet rinore dhe rolin e Syndesmos.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mendime p\u00ebr Asamblen\u00eb nga t\u00eb rinj delegat\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs","numri":"8 (127)","viti":"2003","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Intervista\", \"Syndesmos\", \"At Heiki Hutunen\", \"Finland\u00eb\", \"Albert Laham\", \"Antiokia\", \"Greqi\", \"Indonezi\", \"Rumani\", \"Holland\u00eb\", \"Kenya\", \"Bullgari\", \"Bjellorusi\", \"Shqip\u00ebri\"]","permbledhje":"Intervista dhe mendime nga delegat\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e XVII-t\u00eb t\u00eb Syndesmos: At Heiki Hutunen nga Finlanda, Albert Laham nga Antiokia, dhe t\u00eb rinj nga Greqia, Indonezia, Rumania, Hollanda, Kenya, Bullgaria, Bjellorusia dhe Shqip\u00ebria. Ata flasin p\u00ebr p\u00ebrshtypjet, aktivitetet rinore dhe rolin e Syndesmos.","autori":"A. C \/ Korresp. i \"Ngjallja\"","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[11060],"ngjallja_viti":[10935],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86249","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_autori-a-c-korresp-i-ngjallja","ngjallja_viti-10935","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86249\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/\",\"name\":\"Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:02:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86249","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/","name":"Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:02:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/intervista-me-pjesemarresit-e-asamblese-se-syndesmos\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervista me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Asambles\u00eb s\u00eb Syndesmos"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86249"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86249"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86249"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}