{"id":86225,"date":"2026-06-01T03:01:39","date_gmt":"2026-06-01T01:01:39","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/"},"modified":"2026-06-01T03:01:39","modified_gmt":"2026-06-01T01:01:39","slug":"mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/","title":{"rendered":"Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat &#8211; monument"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigje p\u00ebr dy shkrimeve tendencioze t\u00eb botuara nga gazeta &#8220;Ballkan&#8221;, n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr restaurimin e objekteve orthodhokse t\u00eb kultit, q\u00eb jan\u00eb edhe monumente kulture.<\/p>\n<p>Shkak i k\u00ebtij shkrimi u b\u00ebn\u00eb dy artikujt e gazet\u00ebs &#8220;Ballkan&#8221;, organ i Ferano Grup, respektivisht n\u00eb datat 9.7.2003 dhe 6.7.2003, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gazetarja A. Mema akuzon nd\u00ebrhyrjet e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb objektet e kultit orthodhoks q\u00eb jan\u00eb monumente t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetarja, tek e cila dallohet leht\u00eb nj\u00eb cekt\u00ebsi ekstreme profesionale, merr p\u00ebrsip\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kur thot\u00eb: &#8220;Restaurime skandaloze n\u00eb Kish\u00ebn e Zv\u00ebrnecit&#8221;. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, s\u00eb pari, duket t\u00eb jesh nj\u00eb specialist kompetent i restaurimit, s\u00eb dyti, duhet t\u00eb zot\u00ebrosh informacione t\u00eb detajuara rreth projektit n\u00eb fjal\u00eb dhe t\u00eb kesh kontaktuar me persona p\u00ebrgjegj\u00ebs, si nga Instituti i Monumenteve, po ashtu edhe nga B\u00ebrthama e Restaurimit pran\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (dhe jo Zyra e Sh\u00ebrbimit Teknik, q\u00eb shkruhet n\u00eb artikull), dhe s\u00eb treti duhet t\u00eb shoh\u00ebsh nga af\u00ebr rezultatet e restaurimit n\u00eb manastir.<\/p>\n<p>Duke lexuar me v\u00ebmendje t\u00eb dy artikujt, gjen shum\u00eb gabime si nga ana profesionale, ashtu edhe informative: p.sh. &#8220;fshati lidhet me ishullin me nj\u00eb pasarel\u00eb 50 m t\u00eb gjat\u00eb&#8221;, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb druri e gjat\u00eb 270 m dhe e nd\u00ebrtuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1997, detaj ky q\u00eb s&#8217;mund t\u00eb lihet n\u00eb harres\u00eb dhe i paplot\u00ebsuar. Duket qart\u00eb q\u00eb gazetarja jo vet\u00ebm nuk ka qen\u00eb n\u00eb manastir, por dhe nuk ka par\u00eb asnj\u00eb fotografi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shkrimit thuhet gjithashtu: &#8220;Gjithashtu godinat e konak\u00ebve jan\u00eb suvatuar nga jasht\u00eb dhe nga brenda, duke zhdukur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e leximit t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb vjetra n\u00eb kish\u00eb&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb gazetarja flet p\u00ebr konak\u00ebt dhe pastaj hidhet menj\u00ebher\u00eb tek kisha, duke ditur q\u00eb jan\u00eb objekte t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb faz\u00ebn bizantine t\u00eb kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb cm2 suvatim, duke ruajtur k\u00ebshtu natyr\u00ebn dhe stilin bizantin t\u00eb dekoracionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb fakti se gazetarja nuk p\u00ebrmend emrat e specialist\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt ka komunikuar, gj\u00eb q\u00eb l\u00eb vend p\u00ebr abuzim dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrb\u00ebn ofendim p\u00ebr specialist\u00ebt e njohur, si prof. dr. Aleksand\u00ebr Meksi (recensent i projektit), prof. dr. Pirro Thomo (supervizor i nd\u00ebrhyrjeve restauruese dhe konsulent n\u00eb projekt), prof. dr. Hasan Nallbani (autor i projektit dhe restaurator i piktur\u00ebs murale n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb), si dhe restaurator\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00eb Mustafa Arapi dhe Ali Ago, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb restauruar ikonostasin e kish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy artikujt \u00ebsht\u00eb shkruar me shum\u00eb gabime profesionale dhe difekte t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb informacionin e marr\u00eb, gj\u00eb q\u00eb krijon nj\u00eb ofendim p\u00ebr t\u00eb dy institucionet q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebto restaurime, p\u00ebrkat\u00ebsisht I.M.K.-ja dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk dihet arsyeja dhe shkaku, q\u00eb ka shtyr\u00eb punonj\u00ebsen e gazet\u00ebs &#8220;Ballkan&#8221; t\u00eb njollos\u00eb bashk\u00ebpunimin e m\u00ebsip\u00ebrm shum\u00ebvje\u00e7ar. K\u00ebto shpifje n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat vet\u00ebm dezinformojn\u00eb opinionin publik shqiptar p\u00ebr veprimtarit\u00eb e t\u00eb dy institucioneve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, madje mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin baz\u00ebn e hapjes s\u00eb nj\u00eb procedure legale kundrejt redaksis\u00eb dhe gazetares A. Mema.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet IMK-s\u00eb dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka filluar q\u00eb prej 12 vjet\u00ebsh dhe \u00ebsht\u00eb i zhvilluar n\u00eb baz\u00ebn e marr\u00ebveshjeve dhe miratimeve t\u00eb projekteve brenda ligjit p\u00ebr restaurimet, si i vjetri, ashtu edhe i riu, q\u00eb ka dal\u00eb koh\u00ebt e fundit. Projektet q\u00eb kryhen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb ose nga IMK-ja, p\u00ebr objektet e kultit orthodhoks kan\u00eb kaluar sistematikisht dhe jan\u00eb miratuar nga komisioni i restaurimit, kurse p\u00ebrsa i p\u00ebrket kompanive restauruese ato jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga t\u00eb dy institucionet dhe kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb kompani t\u00eb licencuara p\u00ebr restaurime dhe me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtosh faktin e bashk\u00ebpunimit t\u00eb suksessh\u00ebm 12-vje\u00e7ar nd\u00ebrmjet dy institucioneve ka restauruar mbi 20 kisha dhe manastire, duke p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu nd\u00ebrhyrjet emergjente n\u00eb kishat monumente kulture, t\u00eb cilat i kan\u00eb shp\u00ebtuar rr\u00ebnimit t\u00eb plot\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm fakti q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me I.M.K.-n\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e restaurimeve t\u00eb kishave, manastireve dhe objekteve t\u00eb tjera rezidenca kishtare, q\u00eb nga viti 1991 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2002 jan\u00eb shpenzuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb mbi 3 milion USD.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2003 deri tani jan\u00eb miratuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi + Anastas, p\u00ebr restaurimin e dy kishave 523&#8217;400 USD, si dhe 29&#8217;730 USD p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet emergjente n\u00eb tri kisha.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, ftojm\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Ballkan&#8221;, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione t\u00eb sakta pran\u00eb B\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb Restaurimit p\u00ebr restaurimet dhe bashk\u00ebpunimin q\u00eb kjo e fundit ka pasur me I.M.K-n\u00eb, t\u00eb cilat gjithnj\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb baz\u00eb ligjore, institucionale dhe e nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb profesional. Ky bashk\u00ebpunim i suksessh\u00ebm, me iniciativ\u00ebn dhe financimin e Kryepiskopit Anastas, nd\u00ebrmjet dy institucioneve do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen shp\u00ebtimin dhe konservimin e nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb kultit orthodhoks dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb monumenteve t\u00eb krishterimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr B\u00ebrtham\u00ebn e Restaurimit t\u00eb Fondacionit &#8220;FRYM\u00cb DASHURIE&#8221; pran\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nArk. Gentian Joan Stratob\u00ebrdha<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigje e gjer\u00eb e B\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb Restaurimit t\u00eb Fondacionit &#8216;FRYM\u00cb DASHURIE&#8217; ndaj dy shkrimeve t\u00eb gazetares Anila Mema n\u00eb gazet\u00ebn &#8216;Ballkan&#8217; p\u00ebr restaurimin e Kish\u00ebs s\u00eb Zv\u00ebrnecit. Demaskohen pasakt\u00ebsit\u00eb profesionale dhe informative dhe paraqitet bashk\u00ebpunimi 12-vje\u00e7ar IMK-Kish\u00eb me mbi 20 kisha dhe manastire t\u00eb restauruara dhe 3 milion USD shpenzime.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"P\u00ebrgjigje p\u00ebr dy shkrimeve tendencioze t\u00eb botuara nga gazeta \"Ballkan\", n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr restaurimin e objekteve orthodhokse t\u00eb kultit","numri":"7 (126)","viti":"2003","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[1, 9, 10]","fjale_kyce":"[\"restaurim\", \"Kisha Zv\u00ebrnec\", \"gazeta Ballkan\", \"Anila Mema\", \"IMK\", \"B\u00ebrthama e Restaurimit\", \"FRYM\u00cb DASHURIE\", \"Gentian Joan Stratob\u00ebrdha\", \"Aleksand\u00ebr Meksi\", \"Pirro Thomo\", \"Hasan Nallbani\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Kisha e Qiparoit\"]","permbledhje":"P\u00ebrgjigje e gjer\u00eb e B\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb Restaurimit t\u00eb Fondacionit 'FRYM\u00cb DASHURIE' ndaj dy shkrimeve t\u00eb gazetares Anila Mema n\u00eb gazet\u00ebn 'Ballkan' p\u00ebr restaurimin e Kish\u00ebs s\u00eb Zv\u00ebrnecit. Demaskohen pasakt\u00ebsit\u00eb profesionale dhe informative dhe paraqitet bashk\u00ebpunimi 12-vje\u00e7ar IMK-Kish\u00eb me mbi 20 kisha dhe manastire t\u00eb restauruara dhe 3 milion USD shpenzime.","autori":"Ark. Gentian Joan Stratob\u00ebrdha","kategoria":"P\u00ebrg\u00ebnjeshtrim \/ Restaurim monumentesh","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11042],"ngjallja_autori":[11043],"ngjallja_viti":[10935],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86225","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-pergenjeshtrim-restaurim-monumentesh","ngjallja_autori-ark-gentian-joan-stratoberdha","ngjallja_viti-10935","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat - monument - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86225\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/\",\"name\":\"Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat - monument - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:01:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat &#8211; monument\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat - monument - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86225","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/","name":"Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat - monument - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:01:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mungesa-e-profesionalizmit-dhe-sajesat-nuk-mund-te-cenojne-kontributin-per-kishat-monument\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mungesa e profesionalizmit dhe sajesat, nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kontributin p\u00ebr kishat &#8211; monument"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86225"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86225"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86225"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}