{"id":86192,"date":"2026-06-01T03:01:01","date_gmt":"2026-06-01T01:01:01","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/"},"modified":"2026-06-01T03:01:01","modified_gmt":"2026-06-01T01:01:01","slug":"te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/","title":{"rendered":"T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p>Delegacionit ton\u00eb iu rezervua nj\u00eb pritje e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb kishe orthodhokse mot\u00ebr. N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs, n\u00eb aeroportin e Varshav\u00ebs, kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb na pritur vet\u00eb Imzot Sava s\u00eb bashku me klerik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ceremonia e mir\u00ebseardhjes u b\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn katedrale metropolitane t\u00eb Sh\u00ebn Maria Magdalen\u00ebs, n\u00eb Varshav\u00eb, ku Primati Sava i uroi mir\u00ebseardhjen Kryepiskopit Anastas dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb delegacionit. Pas sh\u00ebrbes\u00ebs, delegacioni u prit n\u00eb rezidenc\u00ebn mitropolitane n\u00eb Varshav\u00eb. Aty Kryepiskopi Anastas mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera fal\u00ebnderoi p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb, si dhe b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb situat\u00ebs fetare n\u00eb Shqip\u00ebri. Fortlumturia e Tij foli p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u ndal ve\u00e7an\u00ebrisht tek persekutimi i madh q\u00eb iu b\u00eb fes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb ve\u00e7anti gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, si dhe tek p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra p\u00ebr ringjalljen e besimit n\u00eb vendin ton\u00eb dhe rind\u00ebrtimin nga themelet t\u00eb kish\u00ebs shqiptare. Fjalimi i tij u prit me nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit.<\/p>\n<p>Imzot Sava foli p\u00ebr nj\u00eb persekutim t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Poloni, q\u00eb kishte synuar ta zhdukte at\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht, por pa sukses. Ajo sot num\u00ebron nj\u00eb komunitet prej mbi 500 mij\u00eb besimtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb jet\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb kish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pritjen e delegacionit ton\u00eb, mori pjes\u00eb edhe ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Varshav\u00eb, z. Sokol Gjoka, i cili gjithashtu vler\u00ebsoi rolin e madh pozitiv q\u00eb ka luajtur Kryepiskopi Anastas n\u00eb ringritjen e Kish\u00ebs dhe besimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e shtun\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, delegacioni yn\u00eb vizitoi Seminarin Teologjik-hieratik t\u00eb Varshav\u00ebs, i cili p\u00ebrgatiste klerik\u00ebt e ardhsh\u00ebm. N\u00eb fjalimin e Tij me student\u00ebt, Kryepiskopi Anastas theksoi rolin e madh q\u00eb ka kleri n\u00eb predikimin e Ungjillit dhe rolin apostolik t\u00eb Kish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb t\u00eb gjitha kombet p\u00ebr t\u00eb predikuar at\u00eb. Student\u00ebt e seminarit b\u00ebn\u00eb pyetje t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilave Kryepiskopi iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb qart\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb teologjike, me plot dashuri dhe me p\u00ebrkujdes baritor.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha fjal\u00ebt q\u00eb mbajti Kryepiskopi Anastas, vuri theksin n\u00eb disa pika shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: S\u00eb pari, uniteti i Kish\u00ebs Orthodhokse, si nj\u00eb Kish\u00eb e Shenjt\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Apostolike. Gjithashtu, ai u ndal dhe n\u00eb apostullimin dhe misionarizmin, sipas fjal\u00ebs s\u00eb Zotit: &#8220;Shkoni n\u00eb t\u00eb gjitha kombet dhe predikoni Ungjillin&#8230;&#8221;. Kryepiskopi u ndal edhe tek roli shenjt\u00ebrues i Kish\u00ebs, Kisha si faktor paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb predikimet e Tij Fortlumturia e Tij Sava, ngriti lart figur\u00ebn e Kryepiskopit Anastas. &#8220;Ky njeri &#8211; tha ai, &#8211; i cili jo rast\u00ebsisht mban emrin Ngjallje, si nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i p\u00ebrmbur i Krishtit ka arritur me p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb 10 vjet\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb ringjall\u00eb Kish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00eb kish\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb e konsideruan p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra t\u00eb vdekur, t\u00eb humbur p\u00ebrfundimisht. Por Zoti yn\u00eb Jisu Krisht, i cili pas kryqit dhe vdekjes zbriti n\u00eb err\u00ebsirat e Hadhit, ku u predikoi t\u00eb vdekurve dhe dit\u00ebn e tret\u00eb u ngjall dhe ngriti me vete t\u00eb t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb i besuan fjal\u00ebs s\u00eb Tij, e ngjalli edhe Kish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, duke e urryer err\u00ebsir\u00ebn e madhe t\u00eb ateizmit.&#8221;<\/p>\n<p>Meshimi i par\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e primat\u00ebve dhe klerik\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy kishave u krye n\u00eb qytetin Hainovka, e cila u kthye n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kryepiskopi Anastas me k\u00ebt\u00eb rast theksoi se, Kisha Orthodhokse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kish\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa komunitete t\u00eb vogla t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme besimtar\u00ebsh, por nj\u00eb Kish\u00eb e Shenjt\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Apostolike. Kjo, pavar\u00ebsisht nga shtrirja e saj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb si: Evrop\u00eb, Azi, Afrik\u00eb, Amerik\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u00c7ast kulmor i vizit\u00ebs ishte edhe Festivali Komb\u00ebtar i Muzik\u00ebs Korale Kishtare, n\u00eb Hainovka, i cili ishte i organizuar dhe financuar nga Kisha Orthodhokse e Polonis\u00eb, me kontributin e besimtar\u00ebve t\u00eb saj. N\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb grupe korale edhe nga disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs, si: nga Greqia, Serbia, Ukraina, Rusia, Bjellorusia etj. T\u00eb 35 grupet korale k\u00ebndonin pjes\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb mira vet\u00ebm nga nj\u00eb her\u00eb. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment ishin kleri i lart\u00eb, politikan\u00eb, drejtues t\u00eb pushtetit vendor, deputet\u00eb, artist\u00eb si dhe shum\u00eb besimtar\u00eb dhe artdash\u00ebs. Ky aktivitet u pasqyrua gjer\u00ebsisht n\u00eb medial polake.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e k\u00ebtij festivali, Kryepiskopit Anastas iu dha \u00e7mimi &#8220;Ecce Homo&#8221; (Ja njeriu), p\u00ebr vitin 2003. Vendimi ishte marr\u00eb nj\u00ebz\u00ebri disa muaj m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa akordimi u b\u00eb n\u00eb fund t\u00eb veprimtaris\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb Primatit Sava, episkop\u00ebve e personaliteteve t\u00eb tjera. Ky nderim u akordohet personaliteteve t\u00eb cilat &#8220;me gjith\u00eb kushtet e disfavorshme, me aktivitetin e tyre konsekuent, kan\u00eb manifestuar dashuri t\u00eb painteres ndaj njer\u00ebzve&#8221;. Me k\u00ebt\u00eb \u00e7mim jan\u00eb nderuar deri m\u00eb sot edhe Papa Gjon Pali II, Dalai Lama XIV, Tadeusz Mazowieski, shkrimtar\u00eb t\u00eb shquar, artist\u00eb dhe personalitete t\u00eb tjera t\u00eb njohura bot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Takimi me Presidentin e Republik\u00ebs Aleksand\u00ebr Kvaznievskin, si dhe me Ministrin e Jasht\u00ebm ishte nj\u00eb \u00e7ast tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vizit\u00ebn e delegacionit ton\u00eb. Ata treguan nj\u00eb respekt dhe konsiderat\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe treguan p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb shteti polak kishte b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebnte p\u00ebr integrimin me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb komunitetit orthodhoks n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb polake. Kryepiskopi Anastas theksoi se sot, kur popujt e Evrop\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori me vullnet t\u00eb lir\u00eb duan t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm, minoritetet shikohen dhe duhet t\u00eb shikohen si ura lidhje midis popujve. Kryepiskopi foli gjithashtu p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr harmonin\u00eb q\u00eb ekziston midis besimeve, si dhe p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha q\u00eb Kisha jon\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7aste konfliktesh, si p\u00ebr shembull n\u00eb rastin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kur ajo, megjith\u00ebse e varf\u00ebr, dha nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr kap\u00ebrcimin e kriz\u00ebs, duke krijuar kampe dhe duke mbajtur me mij\u00ebra t\u00eb ikur nga dhuna, pa dallim feje.<\/p>\n<p>Delegacioni i Kish\u00ebs Orthodhokse vizitoi gjithashtu ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Varshav\u00eb, ku ambasadori b\u00ebri nj\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrt dhe theksoi se Kisha dhe personaliteti i Kryepiskopit jan\u00eb &#8220;ambasador\u00eb&#8221; t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb vendit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe ndihmojn\u00eb jasht\u00ebzakonisht p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e imazhit t\u00eb vendit ton\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>I shoq\u00ebruar nga Imzot Sava delegacioni yn\u00eb b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb qytetin e Lodzit. Atje u prit nga Kryepiskopi i dioqez\u00ebs s\u00eb Lodzit Simeon. N\u00eb kish\u00ebn e mrekullueshme t\u00eb k\u00ebtij qyteti u b\u00eb nj\u00eb dhoksologji dhe Kryepiskopi Anastas u foli t\u00eb pranishm\u00ebve p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe p\u00ebr ecurin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, 21 maj, u nis\u00ebm nga Varshava p\u00ebr n\u00eb Manastirin e Grabark\u00ebs, ku jetojn\u00eb nj\u00eb komunitet murgeshash. Grabarka, q\u00eb nga mesjeta e hershme ishte nj\u00eb vend lutje dhe pelegrinazhi, por fam\u00ebn ai e merr n\u00eb vitin 1710, kur nj\u00eb epidemi shkaktoi vdekjen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebzve. Nj\u00eb banor i asaj zone pa nj\u00eb vegim nga Per\u00ebndia, ku k\u00ebshillohet q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb strehohet aty, t\u00eb pij\u00eb nga uji i burimit dhe t\u00eb sh\u00ebrohet. Fjal\u00ebt e k\u00ebtij besimtari dhe shembullin e tij e ndoq\u00ebn mij\u00ebra njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt shkuan n\u00eb kodr\u00ebn e Grabark\u00ebs dhe shp\u00ebtuan nga vdekja e sigurt. Kisha q\u00eb nd\u00ebrtuan besimtar\u00ebt n\u00eb maj\u00ebn e saj kremton fest\u00ebn e Metamorfoz\u00ebs. Aty shkonin me mij\u00ebra besimtar\u00eb orthodhoks\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb dhe gjenin ngush\u00ebllim n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb tyre. Tep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Manastir, q\u00eb mbante emrat e nx\u00ebn\u00ebseve t\u00eb Jisuit &#8220;Marta dhe Maria&#8221;, ishin mij\u00ebra kryqe t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ndryshme, t\u00eb sjella nga besimtar\u00ebt dhe t\u00eb &#8220;mbjella&#8221; n\u00eb maj\u00ebn e kodr\u00ebs p\u00ebrqark kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbas vizit\u00ebs n\u00eb Manastirin e Grabark\u00ebs shkuan n\u00eb qytetin Bialistok, ku banojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm besimtar\u00ebsh orthodhoks\u00eb dhe nj\u00eb nga qendrat e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Poloni. T\u00eb binin n\u00eb sy p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, t\u00eb cil\u00ebt me fondet e mbledhura prej tyre, ndon\u00ebse jo shum\u00eb t\u00eb pasur, kishin arritur t\u00eb nd\u00ebrtonin shum\u00eb kisha t\u00eb mrekullueshme dhe nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr komplekse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Bialistokut. Ashtu si n\u00eb Hainovka, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, Mbr\u00ebm\u00ebsorja e madhe dhe Liturgjia, ku mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb dy primat\u00ebt, u kthyen n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Bialistokut me nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh ishin grumbulluar para Kish\u00ebs Katedrale dhe prisnin t\u00eb merrnin bekimin nga Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p>Nj\u00eb histori t\u00eb mrekullueshme kishte dhe Manastiri i Lavr\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb Suprashill, i nd\u00ebrtuar n\u00eb shek. XV nga murgj rus\u00eb, me an\u00ebn e nj\u00eb mrekullie. Manastiri kishte nj\u00eb histori t\u00eb pasur me ndodhi t\u00eb vjetra e t\u00eb reja. Krahas murgjve orthodhoks\u00eb ishte nj\u00eb vat\u00ebr shpirt\u00ebrore q\u00eb nxirrte klerik\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr kish\u00ebn e Polonis\u00eb, nd\u00ebr ta ishte dhe Primati i sot\u00ebm i Polonis\u00eb, Imzot Sava.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto vizita, iu dha fund q\u00ebndrimit n\u00eb tok\u00ebn polake q\u00eb u shoq\u00ebrua nga p\u00ebrcjellja shum\u00eb e ngroht\u00eb, me dashuri m\u00eb Krishtin, nga ana e Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Sava, klerik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, si edhe nga ambasadori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Poloni z. Sokol Gjoka.<\/p>\n<p>Dhjakon Ilia Mazniku<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kronik\u00eb e detajuar e vizit\u00ebs zyrtare t\u00eb Kryepiskopit Anastas dhe delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Poloni, 16-23 maj 2003. P\u00ebrfshin pritjen n\u00eb Varshav\u00eb, vizita n\u00eb seminarin teologjik, festivalin e muzik\u00ebs korale n\u00eb Hainovka, marrjen e \u00e7mimit &#8216;Ecce Homo&#8217;, takimin me Presidentin polak, dhe vizita n\u00eb Lodz, Grabark\u00eb, Bialistok dhe manastirin e Suprashillit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Kronika e vizit\u00ebs zyrtare pran\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Polonis\u00eb","numri":"6 (125)","viti":"2003","muaji":"Qershor","muaji_numer":"6","dita":"","faqet":"[2, 3]","fjale_kyce":"[\"vizit\u00eb\", \"Poloni\", \"Sava\", \"Anastas\", \"Varshav\u00eb\", \"Hainovka\", \"Bialistok\", \"Grabarka\", \"Lodz\", \"Suprashill\", \"ambasador\", \"Sokol Gjoka\", \"Kosov\u00eb\"]","permbledhje":"Kronik\u00eb e detajuar e vizit\u00ebs zyrtare t\u00eb Kryepiskopit Anastas dhe delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Poloni, 16-23 maj 2003. P\u00ebrfshin pritjen n\u00eb Varshav\u00eb, vizita n\u00eb seminarin teologjik, festivalin e muzik\u00ebs korale n\u00eb Hainovka, marrjen e \u00e7mimit 'Ecce Homo', takimin me Presidentin polak, dhe vizita n\u00eb Lodz, Grabark\u00eb, Bialistok dhe manastirin e Suprashillit.","autori":"Dhjakon Ilia Mazniku","kategoria":"Kronik\u00eb e vizit\u00ebs zyrtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11009],"ngjallja_autori":[11010],"ngjallja_viti":[10935],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86192","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-kronike-e-vizites-zyrtare","ngjallja_autori-dhjakon-ilia-mazniku","ngjallja_viti-10935","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86192\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/\",\"name\":\"T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:01:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86192","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/","name":"T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:01:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-pritur-me-dashuri-te-ngrohte-vellazerore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb pritur me dashuri t\u00eb ngroht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86192"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86192"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86192"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}