{"id":86173,"date":"2026-06-01T03:00:40","date_gmt":"2026-06-01T01:00:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/"},"modified":"2026-06-01T03:00:40","modified_gmt":"2026-06-01T01:00:40","slug":"pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/","title":{"rendered":"Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri"},"content":{"rendered":"<p>Klerit dhe besimtar\u00ebve shpres\u00ebtar\u00eb Orthodhoks\u00eb,<\/p>\n<p>Bij t\u00eb shtrenjt\u00eb m\u00eb Zotin,<\/p>\n<p>&#8220;M&#8217;u dha \u00e7do pushtet n\u00eb qiell dhe mbi dhe&#8221; (Matt. 28:18)<\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>Triumfin e pushtetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb po kremtojm\u00eb sot. Per\u00ebndi-njeriu Jisu, i akuzuar padrejt\u00ebsisht nga sistemi fetar, i d\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamotivuar nga autoritetet shtet\u00ebrore, i fyer nga turma njer\u00ebzish mendjeleht\u00eb, jo vet\u00ebm ngrihet fitimtar, por dhe merr nga Ati Per\u00ebndi pushtet absolut: &#8220;M&#8217;u dha \u00e7do pushtet n\u00eb qiell dhe mbi dhe&#8221;, i siguron nx\u00ebn\u00ebsit e Tij; dhe u ngarkon p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t&#8217;ua shpallin t\u00ebr\u00eb popujve lajmin me r\u00ebnd\u00ebsi mbar\u00ebnjer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Fuqia e pakonceptueshme e Per\u00ebndis\u00eb u zbulua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ngaz\u00ebllyese me Ngjalljen. Krishti, duke pranuar me d\u00ebshir\u00eb p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb e P\u00ebsimit, shkat\u00ebrroi dinastin\u00eb e pushtetit demoniak q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb arroganc\u00ebn dhe interesin personal; i gozhdoi m\u00ebkatet tona n\u00eb kryq &#8220;dhe duke vrar\u00eb vdekjen na dhuroi neve jet\u00ebn&#8221; &#8211; &#8220;jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme&#8221;. Ati Per\u00ebndi e vuri Birin e Tij t\u00eb Kryq\u00ebzuar dhe t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri &#8220;mbi \u00e7do autoritet, dhe pushtet, dhe fuqi, dhe zot\u00ebrim dhe mbi \u00e7do em\u00ebr q\u00eb thirret, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, po edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb; dhe n\u00ebnshtroi gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij&#8221; (Efes. 1:21-22). K\u00ebt\u00eb ndryshim shp\u00ebtues kremtojm\u00eb ne sot.<\/p>\n<p>Jisu Krishtin Per\u00ebndia i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm e b\u00ebri &#8220;krye p\u00ebrmbi t\u00eb gjitha n\u00eb Kish\u00eb&#8221; (Efes. 1:22). Dhe ajo, si nj\u00eb komunitet eukaristik i Ngjalljes, shpall misterin e Per\u00ebndis\u00eb Triadik, shp\u00ebtimin e njeriut m\u00eb Krishtin me an\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, kap\u00ebrcimin final t\u00eb vdekjes dhe pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e Krishtit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri. Si &#8220;trup i Tij&#8221; mistik, &#8220;p\u00ebrmbushja e atij q\u00eb p\u00ebrmbush \u00e7do gj\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka&#8221; (v. 23), Kisha rrezaton lavdin\u00eb e Zotit t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb mbar\u00eb krijes\u00ebn. Ajo jeton \u00e7do her\u00eb me shpres\u00ebn e theksuar eskatologjike se \u00e7do fuqi tjet\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb koh\u00ebve do t&#8217;i n\u00ebnshtrohet pushtetit t\u00eb Tij unikal t\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Por, pushteti i Krishtit mbi njer\u00ebzoret \u00ebsht\u00eb krejt i ndrysh\u00ebm nga pushtetet e k\u00ebsaj bote. Gjat\u00eb \u00e7astit kritik t\u00eb P\u00ebsimit para Pilatit, Jisui kishte theksuar se &#8220;mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb nga kjo bot\u00eb&#8221; (Jo. 18:36). Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Ai i kujtoi se mund t\u00eb vendoste pushtetin e Tij n\u00eb \u00e7do \u00e7ast (Matt. 26:53). Sanksionoi nj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrmjet an\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe asaj tok\u00ebsore. Nj\u00eb rend q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb riardhjen e Tij me lavdi.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me traditat e ndryshme teokratike, q\u00eb e lidhin pushtetin fetar me at\u00eb shtet\u00ebror, Kisha Orthodhokse duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb konsekuente n\u00eb rolin e saj shpirt\u00ebror. Implikimi i emrit t\u00eb Krishtit nuk ka vend n\u00eb planet politike dhe sunduese nga persona dhe popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm. Krishti ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamje ndryshe mbi pushtetin brenda shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Si baz\u00eb dhe ideal, Ai ka v\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj njer\u00ebzve. Nd\u00ebrsa t\u00eb par\u00ebt e k\u00ebsaj bote zakonisht sundojn\u00eb duke qen\u00eb indiferent\u00eb ndaj dinjitetit t\u00eb njeriut t\u00eb thjesht\u00eb dhe duke shtypur t\u00eb pafuqishmit, Krishti ka jetuar si sh\u00ebrb\u00ebtor (Luk. 22:25-27). K\u00ebt\u00eb shembull u dor\u00ebzoi njer\u00ebzve t\u00eb Tij, Kish\u00ebs s\u00eb Tij. Duke i d\u00ebrguar nx\u00ebn\u00ebsit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, u transmetoi atyre autoritetin e Tij dhe u besoi pushtetin e Tij shpirt\u00ebror, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ushtrimi i tij n\u00eb realitet do t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbimi, ndihma pa interes.<\/p>\n<p>Pushteti i Krishtit t\u00eb Ngjallur lidhet me P\u00ebsimin e vullnetsh\u00ebm. Zoti mbetet bashk\u00ebvuajt\u00ebs n\u00eb dhembjen e \u00e7do njeriu. \u00cbsht\u00eb Per\u00ebndi i m\u00ebshir\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrkulet me dhembshuri mbi njeriun e traumatizuar nga m\u00ebkati. Pushteti i Tij nuk sundon, por sh\u00ebrben. Nuk hakmerret, por fal. Nuk shtyp, por shp\u00ebton. Nuk imponohet me zhurm\u00eb propaganduese, por vepron me heshtje e maturi. Kryesisht vepron si pushtet shp\u00ebtues, si dhurat\u00eb ndjese dhe dashurie. Krishti i Ngjallur respekton lirin\u00eb dhe shenjt\u00ebrin\u00eb e \u00e7do personi njer\u00ebzor &#8211; madje edhe atij q\u00eb E v\u00eb n\u00eb diskutim. Nuk shkakton frik\u00eb, por e \u00e7liron qenien njer\u00ebzore nga frika &#8211; sidomos nga frika e vdekjes. T\u00eb gjith\u00eb sa E ndjekin pas, k\u00ebt\u00eb lloj pushteti e konsiderojn\u00eb si t\u00eb vetmin me r\u00ebnd\u00ebsi dhe q\u00eb duhet t\u00eb ushtrojn\u00eb.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e sotme, shpesh krijohet p\u00ebrshtypja se njer\u00ebzimi u n\u00ebnshtrohet pushteteve t\u00eb ndryshme t\u00eb pakontrolluara: politike, ushtarake, ekonomike dhe ideologjike, t\u00eb cilat, duke vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, krijojn\u00eb p\u00ebshtjellim shum\u00ebform\u00ebsh e me pasoja tragjike. N\u00eb zhg\u00ebnjimin e krijuar lidhur me ushtrimin e pushtetit nga t\u00eb fuqishmit, Ngjallja e Krishtit sjell nj\u00eb frym\u00eb shprese. Na kujton se, ve\u00e7 gj\u00ebrave tragjike dhe t\u00eb pad\u00ebgjuara q\u00eb po ndodhin sot, p\u00ebrfundimisht ecuria e bot\u00ebs nuk varet nga fuqia dhe dijet e mbledhura, si dhe nga p\u00ebrdorimi i tyre arrogant nga t\u00eb fuqishmit e tok\u00ebs. Pushteti thelb\u00ebsor dhe p\u00ebrfundimtar gjendet n\u00eb duart e Atij q\u00eb respektoi absolutisht lirin\u00eb e njeriut &#8211; deri n\u00eb skandalizimin e atyre q\u00eb nga ana fetare ishin t\u00eb rrept\u00eb. Pushteti i Tij p\u00ebrmbledh fuqin\u00eb mistike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb paqes, t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb jet\u00ebs. Vazhdon t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shp\u00ebtuese n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, sado q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb teori apo n\u00eb praktik\u00eb, nuk e pranojn\u00eb. Dhe p\u00ebrfundimisht, ky pushtet do t\u00eb gjykoj\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb siguri mb\u00ebshtetet optimizmi yn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb teori t\u00eb pap\u00ebrcaktuar; plotfuqishm\u00ebria e Tij shpesh zbulohet n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Kjo e v\u00ebrtet\u00eb na jep q\u00ebndres\u00eb dhe guxim edhe n\u00eb fazat m\u00eb t\u00eb dhembshme t\u00eb historis\u00eb, bot\u00ebrore apo personale. Por, gjithashtu, na jep fuqi p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb ngjarjet historike. Kisha e Tij, si &#8220;trup i Tij&#8221;, ashtu si \u00e7do qeliz\u00eb e saj, \u00e7do an\u00ebtar i saj, shpall anemban\u00eb veprimin dhe pranin\u00eb e gjall\u00eb t\u00eb Per\u00ebndinjeriut brenda historis\u00eb. Administron k\u00ebt\u00eb pushtet shpirt\u00ebror dhe duhet t\u00eb veproj\u00eb me fuqin\u00eb e Tij si faktor drejt\u00ebsie, pajtimi e paqeje. T\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb sken\u00ebn historike, lokale ose bot\u00ebrore, me nd\u00ebrgjegje t\u00eb ndri\u00e7uar, me kritere t\u00eb qarta shpirt\u00ebrore. T\u00eb Tijt\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjekin modele pik\u00ebpamjesh pushteti shtyp\u00ebs. Ata besojn\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb dhe n\u00eb pushtetin shpirt\u00ebror t\u00eb dashuris\u00eb, dhe atij i n\u00ebnshtrohen; tek ai mb\u00ebshtesin lirin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Zoti, t\u00eb Cilit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb &#8220;\u00e7do pushtet n\u00eb qiell dhe mbi dhe&#8221;, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb person i larg\u00ebt, i humbur n\u00eb mjegull\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb, i pranish\u00ebm n\u00eb mendjen, n\u00eb zemrat, n\u00eb nd\u00ebrgjegjet tona; na ngush\u00ebllon dhe na frym\u00ebzon.<\/p>\n<p>Ndjesia e pranis\u00eb s\u00eb Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri, e fituesit mbi vdekjen dhe sunduesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn elementin m\u00eb thelb\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb. Siguria se Ai \u00ebsht\u00eb vazhdimisht bashk\u00eb me ne, &#8220;n\u00eb t\u00eb gjitha dit\u00ebt e jet\u00ebs&#8221; son\u00eb, paq\u00ebson qenien ton\u00eb madje edhe gjat\u00eb stuhis\u00eb s\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb luft\u00ebs, kur dhembje t\u00eb vdekjes na rrethojn\u00eb dhe p\u00ebrrenj paligjshm\u00ebrie na trazojn\u00eb.<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra! Siguria se Atij, Zotit t\u00eb dashuris\u00eb, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb &#8220;\u00e7do pushtet n\u00eb qiell dhe mbi dhe&#8221;, le t\u00eb na ngrej\u00eb optimizmin e l\u00ebnduar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e bot\u00ebs. Vite t\u00eb bekuara dhe t\u00eb g\u00ebzuara! Prania e Krishtit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri le t\u00eb na mbush\u00eb me shpres\u00eb dhe paqe n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhemi.<\/p>\n<p>Me t\u00ebr\u00eb dashurin\u00eb m\u00eb Krishtin e Ngjallur,<\/p>\n<p>Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\n+Anastasi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazhi pashkor i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. Anastasi shtjellon natyr\u00ebn e pushtetit t\u00eb Krishtit t\u00eb Ngjallur si pushtet dashurie, sh\u00ebrbimi e jo dominimi, duke e dalluar nga pushtetet e k\u00ebsaj bote. Mesazhi mbyllet me nj\u00eb thirrje p\u00ebr shpres\u00eb e paqe n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore, p\u00ebrfshir\u00eb konfliktet aktuale.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Klerit dhe besimtar\u00ebve shpres\u00ebtar\u00eb Orthodhoks\u00eb","numri":"5 (124)","viti":"2003","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[1, 6, 7]","fjale_kyce":"[\"Pashk\u00eb\", \"Ngjallje\", \"Krishti\", \"pushtet\", \"Per\u00ebndi\", \"Kish\u00eb Orthodhokse\", \"dashuri\", \"shpres\u00eb\", \"Anastasi\", \"Kryepiskop\", \"mesazh pashke\"]","permbledhje":"Mesazhi pashkor i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. Anastasi shtjellon natyr\u00ebn e pushtetit t\u00eb Krishtit t\u00eb Ngjallur si pushtet dashurie, sh\u00ebrbimi e jo dominimi, duke e dalluar nga pushtetet e k\u00ebsaj bote. Mesazhi mbyllet me nj\u00eb thirrje p\u00ebr shpres\u00eb e paqe n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore, p\u00ebrfshir\u00eb konfliktet aktuale.","autori":"+Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Editorial \/ Mesazh Pashk\u00ebsh","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10991],"ngjallja_autori":[10668],"ngjallja_viti":[10935],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-86173","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-editorial-mesazh-pashkesh","ngjallja_autori-anastasi-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-10935","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86173\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/\",\"name\":\"Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:00:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86173","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/","name":"Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:00:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pushteti-i-zotit-te-ngjallur-se-vdekuri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pushteti i Zotit t\u00eb Ngjallur s\u00eb vdekuri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/86173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=86173"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=86173"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=86173"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=86173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}