{"id":85167,"date":"2026-06-01T02:42:54","date_gmt":"2026-06-01T00:42:54","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/"},"modified":"2026-06-01T02:42:54","modified_gmt":"2026-06-01T00:42:54","slug":"duaje-te-afermin-tend-si-vetveten","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/","title":{"rendered":"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten"},"content":{"rendered":"<p>Vlera themelore edhe p\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7arin e ri<\/p>\n<p>Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten<\/p>\n<p>Mbas dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, urdh\u00ebrimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin.<\/p>\n<p>Duaje Zotin, Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnde me gjith\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde, me gjith\u00eb shpirtin t\u00ebnd dhe me gjith\u00eb mendjen t\u00ebnde. Ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrimi i par\u00eb dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb: Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd porsi vetveten. Nga k\u00ebto dy urdh\u00ebrime varet i t\u00ebr\u00eb ligji dhe profet\u00ebt (Matheu 22:37-40, Marku 12:30-31, Lluka 10:27, Levitiku 19:18).<\/p>\n<p>Nuk ka urdh\u00ebrim tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh se k\u00ebta (Marku 12:31).<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin, domosdo pason prej dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb pa k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb e urren v\u00ebllan\u00eb e vet, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Ai q\u00eb e do v\u00ebllan\u00eb e vet q\u00ebndron n\u00eb drit\u00eb dhe nuk ka asgj\u00eb n\u00eb t\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb bjer\u00eb. Por ai q\u00eb urren v\u00ebllan\u00eb e vet \u00ebsht\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ec\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe nuk di ku shkon, sepse err\u00ebsira ia ka verbuar syt\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb thot\u00eb dikush: &#8220;Un\u00eb e dua Per\u00ebndin\u00eb&#8221; dhe urren v\u00ebllan\u00eb e vet, \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar; sepse ai q\u00eb nuk do v\u00ebllan\u00eb e vet t\u00eb cilin e sheh, si mund t\u00eb doj\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb nuk e sheh? Dhe ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrimi q\u00eb kemi marr\u00eb nga Ai: ai q\u00eb do Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb doj\u00eb edhe v\u00ebllan\u00eb e vet (1 Joani 2:9-11, 4:20-21).<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin dhe v\u00ebllain nuk do t\u00eb thot\u00eb dashuria vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb na duan ne dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb me ne. I af\u00ebrmi dhe v\u00ebllai do t\u00eb thot\u00eb \u00e7do njeri pran\u00eb, \u00e7donj\u00ebri i b\u00ebr\u00eb nga Per\u00ebndia, t\u00eb gjith\u00eb &#8220;p\u00ebr t\u00eb cilin Krishti vdiq&#8221; (Roman\u00ebt 14:15). I af\u00ebrmi dhe v\u00ebllai p\u00ebrfshin\u00eb, gjithashtu, edhe armiqt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i parabol\u00ebs s\u00eb Krishtit p\u00ebr Samaritanin e Mir\u00eb (Lluka 10:29-37). Ky \u00ebsht\u00eb, gjithashtu m\u00ebsimi i qart\u00eb i Zotit n\u00eb Predikimin n\u00eb Mal.<\/p>\n<p>Duani armiqt\u00eb tuaj, bekoni ata q\u00eb ju mallkojn\u00eb, u b\u00ebni t\u00eb mir\u00eb a tyre q\u00eb ju urrejn\u00eb, dhe lutuni p\u00ebr ata q\u00eb ju keqtrajtojn\u00eb dhe ju p\u00ebrndjekin, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bij t\u00eb Atit tuaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiej, sepse Ai b\u00ebn t\u00eb lind\u00eb diellin e tij mbi t\u00eb mir\u00ebt dhe mbi t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb, dhe b\u00ebn t\u00eb bjer\u00eb shi mbi t\u00eb drejt\u00ebt dhe t\u00eb padrejt\u00ebt. Sepse, po t\u00eb doni vet\u00ebm ata q\u00eb ju duan, \u00e7far\u00eb shp\u00ebrblimi do t\u00eb keni? A nuk b\u00ebjn\u00eb k\u00ebshtu edhe tagrambledh\u00ebsit? Dhe n\u00ebse p\u00ebrshendetni vet\u00ebm v\u00ebllez\u00ebrit tuaj, \u00e7far\u00eb b\u00ebni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb? A nuk b\u00ebjn\u00eb k\u00ebshtu edhe tagrambledh\u00ebsit? Jini, pra, t\u00eb p\u00ebrkryer, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur Ati juaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiej (Matheu 5:44-48).<\/p>\n<p>Por un\u00eb po ju them juve q\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni: T&#8217;i doni armiqt\u00eb tuaj; u b\u00ebni t\u00eb mir\u00eb a tyre q\u00eb ju urrejn\u00eb. Bekoni ata q\u00eb ju mallkojn\u00eb dhe lutuni p\u00ebr ata q\u00eb ju keqtrajtojn\u00eb&#8230; Por po t&#8217;i doni ata q\u00eb ju duan, \u00e7&#8217;merit\u00eb do t\u00eb keni nga kjo? Sepse edhe m\u00ebkatar\u00ebt i duan ata q\u00eb i duan. Dhe n\u00ebse u b\u00ebni t\u00eb mir\u00eb atyre q\u00eb ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00e7far\u00eb merite do t\u00eb keni nga kjo? T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00ebkatar\u00ebt. Dhe n\u00ebse u jepni hua atyre q\u00eb shpresoni t&#8217;jua kthejn\u00eb, \u00e7far\u00eb merite do t\u00eb keni nga kjo? Edhe m\u00ebkatar\u00ebt u japin hua m\u00ebkatar\u00ebve, q\u00eb t&#8217;u kthehet aq sa dhan\u00eb. Por ju t&#8217;i doni armiqt\u00eb tuaj, b\u00ebni t\u00eb mir\u00eb dhe jepni hua pa pasur shpres\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, dhe shp\u00ebrblimi juaj do t\u00eb jet\u00eb i madh dhe ju do t\u00eb jeni bijt\u00eb e Shum\u00eb t\u00eb Lartit, sepse ai \u00ebsht\u00eb mir\u00ebdash\u00ebs me mosmir\u00ebnjoh\u00ebsit dhe t\u00eb mbrapsht\u00ebt (Lluka 6:27-35).<\/p>\n<p>Ky m\u00ebsim i Jisuit p\u00ebrcillet, gjithashtu, n\u00eb shkrimet e apostujve.<\/p>\n<p>&#8230;Bekoni ata q\u00eb ju p\u00ebrndjekin, bekoni dhe mos mallkoni&#8230; N\u00eb qoft\u00eb se armiku yt, pra, ka uri, jepi t\u00eb haj\u00eb; n\u00eb past\u00eb etje, jepi t\u00eb pij\u00eb&#8230; Mos i kini asnj\u00eb detyrim askujt, p\u00ebrve\u00e7se ta doni nj\u00ebri-tjetrin, sepse ai q\u00eb e do tjetrin e ka p\u00ebrmbushur ligjin. Sepse urdh\u00ebrimet: &#8220;Mos shkel kuror\u00eb, mos vraj, mos vidh, mos thuaj d\u00ebshmi t\u00eb rreme, mos lakmo&#8221;, dhe n\u00eb past\u00eb ndonj\u00eb urdh\u00ebrim tjet\u00ebr, p\u00ebrmblidhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb: &#8220;Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd porsi vetveten!&#8221;. Dashuria nuk i b\u00ebn keq t\u00eb af\u00ebrmit; dashuria, pra, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e ligjit (Roman\u00ebt 12:9-10, 14-20, 13:8-10; Kr. Matheu 25:31-46).<\/p>\n<p>Dashuria e v\u00ebrtet\u00eb shprehet me vepra dhe jo vet\u00ebm me fjal\u00eb. Ajo shprehet n\u00ebp\u00ebrmjet asaj q\u00eb dikush b\u00ebn aktualisht n\u00eb jet\u00eb. Ajo shfaqet n\u00eb interesimin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb folurit dashamir\u00ebs dhe bujaris\u00eb n\u00eb pasurit\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb dh\u00ebna nga Per\u00ebndia. Ajo zbulohet n\u00eb veprat e besimit, duke i mbajtur t\u00eb gjitha urdh\u00ebrimet e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Kushdu q\u00eb urren v\u00ebllan\u00eb e vet \u00ebsht\u00eb vras\u00ebs; dhe ju e dini se asnj\u00eb vras\u00ebs nuk ka jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb vete. Nga kjo e kemi njohur dashurin\u00eb: Ai e dha jet\u00ebn e vet p\u00ebr ne; dhe ne duhet ta japim jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit. Dhe n\u00ebse nj\u00ebri ka t\u00eb mirat e k\u00ebsaj bote dhe sheh t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb dhe e mbyll zemr\u00ebn e tij, si q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb dashuria e Per\u00ebndis\u00eb? Djema t\u00eb rinj, t\u00eb mos duam me fjal\u00eb, as me gjuh\u00eb, por me vepra dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb (1 Joani 3:14-18; Kr. Jakovi 2:8-17).<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin &#8220;si p\u00ebr veten&#8221; \u00ebsht\u00eb keqkuptuar ndonj\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb duhet, natyrisht, ta doj\u00eb veten n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb besnik ndaj Per\u00ebndis\u00eb dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Dhe, sigurisht, nj\u00eb duhet ta doj\u00eb veten n\u00eb kuptimin q\u00eb ai e sheh veten si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe si objekt i m\u00ebshir\u00ebs dhe i dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Nj\u00eb nuk duhet ta urrej\u00eb veten n\u00eb kuptimin q\u00eb ai p\u00ebrbuz jet\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb atij nga Per\u00ebndia, duke hedhur posht\u00eb talentet dhe dhuratat e tij ngaq\u00eb ka zili ato t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. As duhet t\u00eb urrej\u00eb veten ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebkatar, sepse ashtu mjesht\u00ebrit m\u00ebsojn\u00eb, kjo lloj vet\u00eburrejtje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm forma e holl\u00eb e nj\u00eb vlere t\u00eb madhe q\u00eb e mburr nj\u00eb njeri n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb gjykimi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo e Vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, i Cili \u00ebsht\u00eb i m\u00ebshirsh\u00ebm, i dashur dhe q\u00eb fal (Kr. At Aleksand\u00ebr El\u00e7aninov, shek. 20, Ditari i nj\u00eb prifti Rus; At Joani i Kronshtadit, shek. 20, Jeta ime n\u00eb Krishtin).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb duhet patjet\u00ebr &#8220;ta urrej\u00eb veten&#8221;, n\u00eb kuptimin q\u00eb ai p\u00ebrbuz dhe kryq\u00ebzon &#8220;veten e vjet\u00ebr&#8221; t\u00eb tij t\u00eb korruptuar nga m\u00ebkati, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb &#8220;zhvesh\u00eb natyr\u00ebn e vjet\u00ebr me veprat e saj t\u00eb k\u00ebqia&#8221; dhe t\u00eb &#8220;vesh\u00eb njeriun e ri, q\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet n\u00eb njohurin\u00eb sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb Krijuesit t\u00eb tij&#8221; (Roman\u00ebt 6:6; Kolosian\u00ebt 3:10).<\/p>\n<p>Un\u00eb u kryq\u00ebzova bashk\u00eb me Krishtin dhe nuk rroj m\u00eb un\u00eb, po Krishti rron n\u00eb mua; dhe ajo jet\u00eb q\u00eb tani jetoj n\u00eb mish, e jetoj n\u00eb besimin e Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb m\u00eb deshi dhe dha veten p\u00ebr mua (Galatin\u00ebt 2:20, kr. gjithashtu 5:24, 6:14).<\/p>\n<p>Kjo pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga libri &#8216;Besim Orthodhoks IV&#8217;, i Protopresviter Thomas Hopko, p\u00ebrkthyer nga Imzot Joan Pelushi, i cili do t\u00eb dal\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb qarkullim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb librarit\u00eb e kishave tuaja mund t\u00eb gjeni tre v\u00ebllimet e para t\u00eb k\u00ebsaj vepre me mjaft vlera p\u00ebr t\u00eb njohur besimin ton\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb doktrinare mbi urdh\u00ebrimin e dyt\u00eb t\u00eb madh &#8211; dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin si p\u00ebr veten. Eksaminim biblik bazuar n\u00eb Mateun, Luk\u00ebn, Joanin dhe shkrimet apostolike rreth dashuris\u00eb p\u00ebr armiqt\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb e shprehjes me vepra, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb. Marr\u00eb nga libri &#8216;Besim Orthodhoks IV&#8217; i Thomas Hopkos.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Vlera themelore edhe p\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7arin e ri","numri":"12 (99)","viti":"2000","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"dashuria\", \"i af\u00ebrmi\", \"Per\u00ebndia\", \"urdh\u00ebrime\", \"Krishti\", \"armiqt\u00eb\", \"Samaritani i Mir\u00eb\", \"Predikimi n\u00eb Mal\", \"v\u00ebllai\", \"kryq\u00ebzim\"]","permbledhje":"Pjes\u00eb doktrinare mbi urdh\u00ebrimin e dyt\u00eb t\u00eb madh - dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin si p\u00ebr veten. Eksaminim biblik bazuar n\u00eb Mateun, Luk\u00ebn, Joanin dhe shkrimet apostolike rreth dashuris\u00eb p\u00ebr armiqt\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb e shprehjes me vepra, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb. Marr\u00eb nga libri 'Besim Orthodhoks IV' i Thomas Hopkos.","autori":"Protopresviter Thomas Hopko (p\u00ebrkthyer nga Imzot Joan Pelushi)","kategoria":"Teologji \/ Doktrin\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10816],"ngjallja_autori":[10817],"ngjallja_viti":[10644],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-85167","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-doktrine","ngjallja_autori-protopresviter-thomas-hopko-perkthyer-nga-imzot-joan-pelushi","ngjallja_viti-10644","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/85167\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/\",\"name\":\"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:42:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/85167","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/","name":"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:42:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/duaje-te-afermin-tend-si-vetveten\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si vetveten"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/85167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=85167"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=85167"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=85167"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=85167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}