{"id":85014,"date":"2026-06-01T02:40:05","date_gmt":"2026-06-01T00:40:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/"},"modified":"2026-06-01T02:40:05","modified_gmt":"2026-06-01T00:40:05","slug":"gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb shtun\u00ebn, 15 prill, u zhvillua nj\u00eb veprimtari krejt e ve\u00e7ant\u00eb. Rinia Orthodhokse &#8220;Bij t\u00eb Drit\u00ebs&#8221; u mblodh n\u00eb rr\u00ebnojat e Kish\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Joanit, n\u00eb Tiran\u00eb. Ato u zbuluan gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb pallateve p\u00ebrball\u00eb Institutit t\u00eb Kultur\u00ebs Fizike dhe u shpall\u00ebn Monument Kulture. Rr\u00ebnojat jan\u00eb d\u00ebshmi e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb banimit dhe asaj kulturore n\u00eb trev\u00ebn e Tiran\u00ebs, si dhe e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb thella t\u00eb zhytura n\u00eb histori t\u00eb krishterimit n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb rinjve, veprimtaria solli n\u00eb mjedisin muzeal edhe Kryepiskopin Anastas, klerik\u00eb, besimtar\u00eb, studjues t\u00eb antikitetit etj.<\/p>\n<p>Pas hapjes, arkitekti i ri Joan Stratob\u00ebrdha mbajti referatin &#8220;Monumenti i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Joanit&#8221;, ku b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb zbulimit e vlerave t\u00eb tij (pjes\u00eb nga i cili po i botojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr). M\u00eb pas, Kori i Muzik\u00ebs Bizantine &#8220;Sh\u00ebn Joan Kukuzeli&#8221;, i Kish\u00ebs son\u00eb, k\u00ebndoi himne dhe lutje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pastaj t\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, i cili theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nismave t\u00eb tilla dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndihmes\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb n\u00eb ruajtjen e d\u00ebshmis\u00eb historike, si dhe premtoi kontribut p\u00ebr mbulimin e mozaik\u00ebve t\u00eb zbuluar, p\u00ebr ruajtjen e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb veprimtari foli gjithashtu edhe arkeologu dhe studiuesi Aleksand\u00ebr Meksi, i cili tregoi p\u00ebr zbulimin dhe punimet e b\u00ebra p\u00ebr ruajtjen e monumentit, si dhe p\u00ebr vlerat e tij historike.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjalljes&#8221;<\/p>\n<p>Arkitektura paleo-kristiane, krahas nd\u00ebrtimeve bashk\u00ebkohore t\u00eb gjinive t\u00eb tjera, mbyll nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb historike, at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimeve ilire. Ajo p\u00ebrb\u00ebn faz\u00ebn e fundit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb arkitektonike, p\u00ebrpara ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb gadishullin Ballkanik n\u00eb fund t\u00eb shekullit V.<\/p>\n<p>Me lejimin e besimit t\u00eb krishter\u00eb, n\u00eb vitin 313 filluan nd\u00ebrtimet e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faltoreve. Si p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn mesdhetare, tipat arkitektonik\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoren jan\u00eb me planimetri qendrore dhe nj\u00ebnef\u00ebshe.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj periudhe i p\u00ebrket edhe sht\u00ebpia &#8211; kish\u00eb e &#8220;Sh\u00ebn Joanit&#8221;. Ajo doli n\u00eb drit\u00eb rast\u00ebsisht, n\u00eb vitin 1972, gjat\u00eb punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banesave me kontribut vullnetar. N\u00eb fillim, u zbulua nj\u00eb nd\u00ebrtim i koh\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, me nj\u00eb mjedis t\u00eb shtruar me mozaik. Punimet u ndaluan menj\u00ebher\u00eb, por monumenti i zbuluar ishte d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb dhe hap\u00ebsira q\u00eb zinte ishte \u00e7ar\u00eb nga kanalet e hapura p\u00ebr themelet. Filluan menj\u00ebher\u00eb punimet p\u00ebr shp\u00ebtimin e monumentit, por u desh m\u00eb par\u00eb t\u00eb minimizoheshin pasojat e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe pastaj t\u00eb b\u00ebheshin g\u00ebrmimet e mir\u00ebfillta. Ato i realizoi nj\u00eb ekspedit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e Institutit t\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs. Ky i fundit organizoi nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe punimet p\u00ebr ruajtjen dhe mbrojtjen e bazilik\u00ebs s\u00eb zbuluar.<\/p>\n<p>Pyetja e par\u00eb q\u00eb lindi, ishte: \u00c7far\u00eb tregonin mbeturinat e lashta q\u00eb po dilnin n\u00eb drit\u00eb dhe cil\u00ebs koh\u00eb i p\u00ebrkisnin. Gjat\u00eb punimeve t\u00eb para n\u00eb kanalet e hapura n\u00ebn dyshemen\u00eb me mozaik, vende &#8211; vende binin n\u00eb sy pjes\u00eb muresh dhe fragmente tjegullash t\u00eb rip\u00ebrdorura, t\u00eb cilat i p\u00ebrkisnin nj\u00eb nd\u00ebrtimi m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Edhe n\u00eb gjetjet arkeologjike kishte natyrisht n\u00eb num\u00ebr t\u00eb pak\u00ebt, copa en\u00ebsh, tjegulla e tulla, te cilat tregonin se vendi kishte qen\u00eb i banuar q\u00eb n\u00eb shek. I pas Krishtit.<\/p>\n<p>Vrojtimi i vendit dhe i gjetjeve arkeologjike, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se banesa m\u00eb e hershme lidhej me nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime fetare.<\/p>\n<p>Esht\u00eb me interes p\u00ebr t&#8217;u kuptuar jo vet\u00ebm zgjedhja e vendit p\u00ebr banim, por edhe zhvillimi q\u00eb ai pati n\u00eb shekujt e m\u00ebvonsh\u00ebm. Dy vrojtimet e karakterit gjeografik &#8211; pozicioni relativisht i ngritur i bregores s\u00eb vendbanimit n\u00eb krahasim me fush\u00ebn q\u00eb shtrihej n\u00eb per\u00ebndim dhe n\u00eb jug dhe s\u00eb dyti tregimi p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrrua, i cili shum\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb kalonte jo shum\u00eb larg vendit t\u00eb k\u00ebtij zbulimi. Meritojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden edhe zbulimi i materialit arkeologjik prhn\u00eb terrenit sportiv t\u00eb Institutit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Kultur\u00ebs Fizike.<\/p>\n<p>G\u00ebrmimi arkeologjik i sht\u00ebpis\u00eb &#8211; kish\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga naosi q\u00eb shtrihet pas narteksit, 20 cm m\u00eb lart, me p\u00ebrmasa 8 x 11.5 m, me dysheme t\u00eb shtruar me mozaik. Mozaiku i naosit \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb me katror\u00eb dhe rrath\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 disa element\u00ebve dekorativ\u00eb ka edhe motive t\u00eb reja si spirale, rreze t\u00eb lakuara dhe kantar\u00eb. Absida \u00ebsht\u00eb shtruar gjithashtu me mozaik dhe e ngritur nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebshkall\u00eb pjesa tjet\u00ebr. ndryshe nga mjediset e tjera, ajo \u00ebsht\u00eb zbukuruar me kubik\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Motivet q\u00eb e zbukurojn\u00eb jan\u00eb kryesisht gjeometrike e floreale.<\/p>\n<p>N\u00eb narteks ruhet m\u00eb mir\u00eb mozaiku pran\u00eb murit lindor, deri n\u00eb gjysm\u00ebn e shtrirjes p\u00ebr ngajugu, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb ve\u00e7uara tri fragmente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb lidhje me nj\u00eb rikonstruksion ideal t\u00eb dhom\u00ebs. Kurse qendra e tij, q\u00eb duhet t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e pasur me motive dhe ngjyra, fatkeq\u00ebsisht u gjend e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb. Mozaiku i hajatit q\u00eb zgjatet para sall\u00ebs ka nj\u00eb dekoracion tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb g\u00ebrmimeve dhe k\u00ebrkimeve arkeologjike, t\u00eb cilat u drejtuan nga Prof. Aleksand\u00ebr Meksi, u kryen punimet e konservimit, t\u00eb cilat pat\u00ebn si q\u00ebllim ndalimin e degradimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb mozaikut. D\u00ebmtimet mjaft t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb k\u00ebt\u00eb monument, q\u00eb ndodhej 30 &#8211; 40 cm n\u00ebn nivelin e tok\u00ebs, kishin l\u00ebn\u00eb me mozaik rreth 56 m2 nga 165 m2 t\u00eb sip\u00ebrfaqes.<\/p>\n<p>Element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dekorativ\u00eb, planimetria e godin\u00ebs dhe materiali arkeologjik, na sugjerojn\u00eb fundshekullin V, si koh\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kish\u00ebs dhe pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mozaik\u00ebve. Megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebta mozaik\u00eb ka shum\u00eb motive t\u00eb vjetra kompozimi, element\u00eb dekorativ\u00eb si shpend\u00eb, peshq etj., tregojn\u00eb se ai lidhet me mozaik\u00ebt paleokristian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu i kemi par\u00eb n\u00eb shum\u00eb monumente t\u00eb k\u00ebtij lloji, t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb shekujt V dhe VI.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb apsid\u00ebs, ku ishin vendosur kubik\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj prej copa tulle e tjegulle prej mermeri, n\u00eb narteks dhe naos jan\u00eb p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht kubik\u00eb rreth 20 cm prej guri g\u00eblqeror t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb kuq n\u00eb roz\u00eb dhe t\u00eb zinj. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe balta e pjekur, kurse n\u00eb ndonj\u00eb rast p\u00ebr figurimin e peshkut, shpendit apo vazos \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur brum qelqi jeshil dhe i verdh\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse mjaft i d\u00ebmtuar mozaiku i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Joanit, ku zbukurimet gjeometrike jan\u00eb p\u00ebrdorur me gjykim, por edhe t\u00eb kombinuara me motive t\u00eb tjera, provon se arti i mozaikut ishte shum\u00eb i lul\u00ebzuar n\u00eb provincat jugore ilire. Ato jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e re e lul\u00ebzimit t\u00eb artit t\u00eb mozaikut jo vet\u00ebm n\u00eb qendrat e m\u00ebdha qytetare, por edhe n\u00eb vendbanimet rurale.<\/p>\n<p>Muret an\u00ebsore t\u00eb kish\u00ebs jan\u00eb ruajtur vet\u00ebm nga ana veriore. Nd\u00ebrmjet dy dyerve t\u00eb naosit kalohet n\u00eb ambjentet e tjera, q\u00eb kan\u00eb si planimetri nj\u00eb form\u00eb drejtk\u00ebndore. Gjysmat e krahut verior t\u00eb k\u00ebtyre mjediseve kan\u00eb pasur nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ruajtur nga muret e an\u00ebs jugore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb krah prishja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Kjo u zbulua shum\u00eb qart\u00eb gjat\u00eb g\u00ebrmimit, sepse shtresa e dheut q\u00eb mbulonte mozaikun ishte shum\u00eb e holl\u00eb. Fakti q\u00eb vendi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrdorur si ar\u00eb p\u00ebr kulturat e ndryshme bujq\u00ebsore, t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se prishja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb her\u00eb pas here, edhe se punimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me mjete t\u00eb thjeshta.<\/p>\n<p>Joan Stratob\u00ebrdha<br \/>\nArkitekt n\u00eb Zyr\u00ebn Teknike pran\u00eb Kryepiskopat\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull arkeologjik dhe historik p\u00ebr Kish\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb, e cila u shpall Monument Kulture. P\u00ebrshkruhet historiku i zbulimit n\u00eb vitin 1972, g\u00ebrmimet arkeologjike, mozaik\u00ebt, planimetria e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe vlerat historike. Veprimtaria u zhvillua m\u00eb 15 prill nga Rinia Orthodhokse &#8220;Bij t\u00eb Drit\u00ebs&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (92)","viti":"2000","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Joani\", \"Tiran\u00eb\", \"arkeologji\", \"monument kulture\", \"mozaik\", \"paleo-kristian\", \"Joan Stratob\u00ebrdha\", \"Aleksand\u00ebr Meksi\", \"Anastas\", \"Bij t\u00eb Drit\u00ebs\", \"Kori Sh\u00ebn Joan Kukuzeli\", \"shekulli V\"]","permbledhje":"Artikull arkeologjik dhe historik p\u00ebr Kish\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb, e cila u shpall Monument Kulture. P\u00ebrshkruhet historiku i zbulimit n\u00eb vitin 1972, g\u00ebrmimet arkeologjike, mozaik\u00ebt, planimetria e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe vlerat historike. Veprimtaria u zhvillua m\u00eb 15 prill nga Rinia Orthodhokse \"Bij t\u00eb Drit\u00ebs\".","autori":"Joan Stratob\u00ebrdha, Arkitekt n\u00eb Zyr\u00ebn Teknike pran\u00eb Kryepiskopat\u00ebs","kategoria":"Arkeologji \/ histori","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10707],"ngjallja_autori":[10708],"ngjallja_viti":[10644],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-85014","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-arkeologji-histori","ngjallja_autori-joan-stratoberdha-arkitekt-ne-zyren-teknike-prane-kryepiskopates","ngjallja_viti-10644","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/85014\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/\",\"name\":\"Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:40:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/85014","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/","name":"Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:40:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/gjurme-te-hershme-te-krishterimit-ne-shqiperi-kisha-e-shen-joanit-ne-tirane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjurm\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Krisht\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Kisha e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Tiran\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/85014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=85014"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=85014"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=85014"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=85014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}