{"id":84979,"date":"2026-06-01T02:39:27","date_gmt":"2026-06-01T00:39:27","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/"},"modified":"2026-06-01T02:39:27","modified_gmt":"2026-06-01T00:39:27","slug":"deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb delegacion i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vizitoi Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb<\/p>\n<p>Sekretin mistik t\u00eb Orthodhoks\u00ebve p\u00ebrcillte n\u00eb bisedat e Tij n\u00eb komunitetet orthodhokse t\u00eb Siris\u00eb, Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ai u ndodh atje n\u00eb kuadrin e vizit\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb delegacion i Kish\u00ebs son\u00eb realizoi n\u00eb Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb, me ftes\u00eb t\u00eb Patrikut t\u00eb Antiokis\u00eb dhe gjith\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Ignatit. &#8220;Midis Orthodhoks\u00ebve kur ndahen g\u00ebzimet ato shum\u00ebfishohen, nd\u00ebrsa hallet dhe problemet zvog\u00eblohen&#8221;, &#8211; p\u00ebrs\u00ebriste Fortlumturia e Tij.<\/p>\n<p>Dhe qysh n\u00eb \u00e7astin e par\u00eb, duke zbritur n\u00eb aerodromin e Damaskut, s\u00eb bashku me Mitropolitin e Kor\u00e7\u00ebs, Imzot Joanin, nj\u00eb prift, nj\u00eb dhiakon dhe nj\u00eb laik, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin delegacionin, pas pritjes zyrtare nga Patriku Ignat IV, episkop\u00eb, klerik\u00eb dhe besimtar\u00ebt e Patrikan\u00ebs, Kryepiskopi Anastas, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve, n\u00ebnvizoi dy \u00e7aste: Faktin, se vizita p\u00ebrb\u00ebnte shprehje t\u00eb unitetit q\u00eb ekziston midis Kishave Orthodhokse dhe mbartjen e nj\u00eb p\u00ebrvoje t\u00eb dashuris\u00eb Orthodhokse n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri multireligjioze, sikund\u00ebr ngjet me Kish\u00ebn e Siris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pritjes madh\u00ebshtore n\u00eb Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb dhe n\u00eb oborrin e Kish\u00ebs katedrale &#8220;Fjetja e t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari&#8221;, ku u krye Dhoksologjia e pritjes n\u00eb prani t\u00eb qindra besimtar\u00ebve, dy Primat\u00ebt k\u00ebmbyen p\u00ebrsh\u00ebndetjet e tyre t\u00eb para. Me fjal\u00eb jasht\u00ebzakonisht prek\u00ebse u shpreh Patriku i Antiokis\u00eb, Fortlumturia e Tij Ignati IV: &#8220;N\u00ebse sot flasim p\u00ebr hiearapostoli Orthodhokse n\u00eb Afrik\u00ebn Qendrore dhe Lindore, kjo i dedikohet Kryepiskopit sot t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse sot flasim p\u00ebr ringjallen e besimit dhe t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, kjo pik\u00ebs\u00ebpari \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e urt\u00ebsis\u00eb dhe udh\u00ebheqjes me besim e lutje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Kryepiskopit Anastas&#8221;. P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj ringjalljeje, Patriku b\u00ebri fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;Kish\u00ebn e Re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohej, se n\u00eb jo pak raste para 1990-s, Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb ishte konsideruar e vdekur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke qen\u00eb vet\u00eb nj\u00eb personalitet i Theologjis\u00eb Orthodhokse, Patriku Ignat, me ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb respekti p\u00ebr figur\u00ebn e Kryepiskopit Anastas, b\u00ebri fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb klerik q\u00eb qysh n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, n\u00eb mjediset e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave e t\u00eb tjera vende takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nderoi rason Orthodhokse, n\u00eb periudha jo pak t\u00eb v\u00ebshtira dhe n\u00eb rrethana t\u00eb nd\u00ebrlikuara p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb.<\/p>\n<p>Kryepiskopi, duke iu p\u00ebrgjigjur me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ngjeshur dhe t\u00eb shkurt\u00ebr, u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit sirian\u00eb p\u00ebrndjekjen m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme ateiste, q\u00eb njohu historia e njer\u00ebzimit, q\u00eb shkoi deri n\u00eb mohimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr lutje personale. Me shifra dhe fakte Ai p\u00ebrshkroi p\u00ebrmasat e shkat\u00ebrrimit, por edhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn martirike t\u00eb besimtar\u00ebve Orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kryepiskopi p\u00ebrcolli gjithashtu, g\u00ebzimin dhe haren\u00eb mistike t\u00eb ringjalljes me hapa t\u00eb shpejta t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb liris\u00eb fetare, duke v\u00ebn\u00eb theksin sa n\u00eb ngritjen e objekteve t\u00eb kultit aq edhe n\u00eb pranin\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb zbutjen e problemeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Aspekte m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb k\u00ebsaj pune t\u00eb hovshme, Kryepiskopi Anastas do t\u00eb trajtonte gjat\u00eb t\u00eb gjitha dit\u00ebve pasardh\u00ebse, n\u00eb biseda q\u00eb zhvillonte, n\u00eb manastire, qendra shpirt\u00ebrore komunitete Orthodhokse, ku pritej me dashuri t\u00eb thell\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kryepiskopi, s\u00eb bashku me pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb delegacionit, u fal\u00ebn n\u00eb vende historike, q\u00eb lidhen direkt me Apostullin e Kombeve Pavlin dhe fillimet e p\u00ebrhapjes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>Fortlumturia e Tij kudo k\u00ebrkonte nga komunitetet murg\u00ebrore t\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb lutjet e tyre, q\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb ndihmoj\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb manastiret e saj, sikund\u00ebr edhe m\u00eb shum\u00eb institucione t\u00eb ndihm\u00ebs sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin q\u00eb delegacioni pati me Ministrin e Religjioneve t\u00eb Siris\u00eb, z. Mohamad Habib, ky i shprehu mir\u00ebseardhjen Kryepiskopit Anastas, duke vazhduar m\u00eb tej me analiz\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb Siri p\u00ebr bashkekzistenc\u00ebn paq\u00ebsore t\u00eb besimeve. Fortlumturia e Tij i tha, se edhe Shqip\u00ebria e vog\u00ebl dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb varf\u00ebr, eksporton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb thesar t\u00eb vyer: shembullin e bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb komuniteteve fetare n\u00eb nj\u00eb rajon si Ballkani, q\u00eb e ka ve\u00e7an\u00ebrisht nevoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoj\u00ebn e k\u00ebsaj bashk\u00ebjetese, n\u00eb konkretizimin e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrjetuan Orthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar gjat\u00eb kriz\u00ebs kosovare, n\u00eb vitin e kaluar. P\u00ebr aspekte t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb Kisha e varf\u00ebr Orthodhokse ofroi p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e besimit mysliman kosovar\u00eb, Kryepiskopi foli mes t\u00eb tjerave edhe me Myftiun e Damaskut dhe t\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Siris\u00eb Sheih Ahmad Kiftaro, i cili b\u00ebri t\u00eb njohur faktin se gjith\u00eb kjo veprimtari ishte ndjekur dhe qe n\u00eb dijeni t\u00eb bot\u00ebs arabe. Kryepiskopi n\u00ebnvizoi faktin, se vaji i besimit fetar nuk duhet p\u00ebrdorur p\u00ebr zjarrin e luftrave, por p\u00ebr sh\u00ebrimin e plag\u00ebve t\u00eb shpirtit t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb Damask delegacioni kreu gjithashtu nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Patrikan\u00ebn e Siroorthodhoks\u00ebve dhe Kryepiskopat\u00ebn Katolike Siriane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kryepiskopi u ftua t\u00eb referoj\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e ceremonive t\u00eb enoris\u00eb s\u00eb &#8220;Kryqit t\u00eb Nderuar&#8221;, me tem\u00eb &#8220;Orthodhoksia n\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arin e Ri&#8221;. Ishte nj\u00eb pritje festive, ku rruga dhe oborri i kish\u00ebs ishte mbushur nga mij\u00ebra besimtar\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ndoq\u00ebn me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bised\u00ebn me Prof. Dr. Anastasin, i cili n\u00eb fund iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb t\u00eb rinjve orthodhoks\u00eb sirian\u00eb.<\/p>\n<p>Kryepiskopi n\u00ebnvizoi iden\u00eb, se n\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arin e Ri do t\u00eb ndihet nevoja e nj\u00eb Orthodhoksie t\u00eb gjall\u00eb, me komunikim intensiv midis kishave lokale, me mision t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrcjelljen e mesazhit t\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb shpres\u00ebs s\u00eb Ngjalljes m\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p>Gjithashtu Orthodhoksia sot, sikund\u00ebr thelbi i saj dikton, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me d\u00ebshmit\u00eb e tjera t\u00eb krishtere, duke ngelur konseguente te thelbi i saj Ekumenik.<\/p>\n<p>Pika kulmore e vizit\u00ebs n\u00eb Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb ishte bashk\u00ebmeshimi Arhierarkik n\u00eb Katedralen Madh\u00ebshtore &#8220;Fjetja e t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs&#8221;, t\u00eb Diel\u00ebn e t\u00eb Lidhurit t\u00eb Djathit, 12 mars 2000, midis Patriarkut t\u00eb Antiokis\u00eb z. Ignat IV dhe Kryepiskopit t\u00eb Tiran\u00ebs z. Anastas. \u00c7aste mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe madh\u00ebshtore, si dhe emocione prek\u00ebse, p\u00ebr faktin se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori nj\u00eb Primat i Kish\u00ebs son\u00eb, n\u00eb mes qindra besimtar\u00ebve arab\u00eb, me k\u00ebt\u00eb Liturgji Hyjnore d\u00ebrgon mesazhin e ekzistenc\u00ebs dhe p\u00ebrparimit t\u00eb Kish\u00ebs Orthdhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas k\u00ebmbimit t\u00eb mesazheve t\u00eb dy Primat\u00ebve, shk\u00ebmbimit t\u00eb dhuratave t\u00eb rastit (Kryepiskopi i dhuroi Patrikut nj\u00eb Dheskopotir t\u00eb argjendt\u00eb) dhe drek\u00ebs zyrtare u b\u00eb p\u00ebrcjellja e delegacionit p\u00ebr n\u00eb zonat e Libanit.<\/p>\n<p>N\u00eb kufirn Siro &#8211; Libanez, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn 13 mars, p\u00ebr t\u00eb pritur Kryepiskopin dhe pjestar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb delegacionit kishin dal\u00eb popull, klerik\u00eb, Mitropoliti i Tripolit Ilia, i Malit t\u00eb Libanit Jorgo, i Bejrutit Ilia, si dhe Guvernatori i Tripolit, me porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Presidents t\u00eb Libanit. Kryepiskopi me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, iu p\u00ebrgjigj interesimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mediave t\u00eb shkruara dhe elektronike, t\u00eb cilat gjat\u00eb t\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit i kushtuan mjaft v\u00ebmendje vizit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Balamand, pak jasht\u00eb nga Tripoli, funksionon Universiteti Orthodhoks i ngritur n\u00eb vitin 1990, n\u00ebn kujdesin e Patrikut Ignat IV. Me rastin e vizit\u00ebs, Senati i Universitetit zhvilloi mbledhje solemne, ku pas mir\u00ebseardhjes s\u00eb Rektorit, Kryepiskopi, duke u ndier natyrsh\u00ebm n\u00eb mjediset akademike, me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urt\u00eb dhe t\u00eb ndri\u00e7uar p\u00ebr\u00e7oi ide q\u00eb u ndoq\u00ebn me kujdes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nga profesor\u00ebt e Balamandit.<\/p>\n<p>Fortlumturia vizitoi dhe dha bekimin e Tij, gjithashtu dhe n\u00eb Kolegjin, q\u00eb funksionon pran\u00eb Manastirit t\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Joan Theologut&#8221;, nd\u00ebrsa mbasdite u foli student\u00ebve t\u00eb Universitetit Theologjik &#8220;Sh\u00ebn Joan Gojarti&#8221;, me tem\u00eb: &#8220;Misionarizimi Orthodhoks&#8221;, ku shum\u00eb gj\u00ebra i pasuroi dhe konkretizoi me shembuj personal\u00eb nga vepra e Tij hieraapostolike, nga m\u00eb t\u00eb pasurat t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Delegacioni vizitoi t\u00eb nes\u00ebrmen manastire dhe enori t\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Libanit, ku b\u00ebhet nj\u00eb vep\u00ebr kolosale p\u00ebr ringritjen e objekteve t\u00eb kultit t\u00eb shkat\u00ebrruara nga lufta pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are civile. Kjo vep\u00ebr nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb shprehje e fuqis\u00eb gjeneruese t\u00eb besimit Orthodhoks dhe u b\u00eb shkas q\u00eb kudo Kryepiskopi t\u00eb tregonte edhe vepr\u00ebn q\u00eb paralelisht kryhet n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Bejrut, Kryepiskopit iu rezervua pritje zyrtare me t\u00eb gjitha nderet e rastit (banda, roje nderi etj.), nga Presidenti i Libanit, z. Emil Lahud. N\u00eb takimin q\u00eb pat\u00ebn dy personalitetet, ndan\u00eb p\u00ebrvoja nga shoq\u00ebrit\u00eb shum\u00ebfetare t\u00eb rajoneve t\u00eb ngjashme. Kryepiskopi edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00ebnvizoi iden\u00eb, se p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt \u00ebsht\u00eb detyrim respekti dhe dashuria p\u00ebr \u00e7do person njer\u00ebzor, pavar\u00ebsisht nga besimi. Z. Lahud tregoi interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t&#8217;u informuar p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr \u00e7astet e solidaritetit njer\u00ebzor t\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb saj ndaj refugjat\u00ebve kosovar\u00eb, n\u00eb kriz\u00ebn humanitare t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e Mitropolitit t\u00eb Bejrutit Imzot Ilias, Kryepiskopi Anastas b\u00ebri vizitat e rastit tek Myftiu i Bejrutit i Sunit\u00ebve, z. Muhamed Kobani-Samahad (t\u00eb cilin e uroi dhe p\u00ebr Kurban Bajramin), tek Sheiku i Shiit\u00ebve Mohamad Mejdi Shemsedi; tek Patriku i Maronit\u00ebve z. Nasrallah Butros Sfer, si dhe tek Patriku i Kish\u00ebs Kilikiane Armene z. Aram Kisisian.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Bejrut, n\u00ebn udh\u00ebheqjen dhe kujdesin e Mitropolitit Ilia b\u00ebhet nj\u00eb pun\u00eb intensive p\u00ebr zhdukjen e pasojave t\u00eb luft\u00ebs mbi objektet e kultit. Me ritme t\u00eb shpejta hidhen hapa t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb guximshme p\u00ebr restaurimin dhe nd\u00ebrtimin e kishave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kryepiskopi vizitoi gjithashtu spitalin Orthodhoks t\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Gjergjit&#8221; n\u00eb Bejrut, me kapacitet 400 shtret\u00ebr dhe p\u00ebrsh\u00ebndeti personelin e mjek\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkushtuar e infermier\u00ebve, n\u00eb drek\u00ebn zyrtare q\u00eb u shtrua p\u00ebr nder t\u00eb Tij n\u00eb mjediset e tij.<\/p>\n<p>Kjo vizit\u00eb tet\u00ebditore e Kryepiskopit Anastas dhe personave q\u00eb e shoq\u00ebronin n\u00eb Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb dhe gjith\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, vuri edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pah reputacionin e gjer\u00eb q\u00eb g\u00ebzon Kryebariu yn\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn Orthodhokse dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ajo i sh\u00ebrben p\u00ebrhapjes s\u00eb lajmit t\u00eb g\u00ebzuar, t\u00eb Ngjalljes nga Hadhi t\u00eb besimit Orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjeti njer\u00ebz dhe v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb besimit, q\u00eb do bashkojn\u00eb lutjen e tyre p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb suksese n\u00eb t\u00eb ardhmen me Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjalljes&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb delegacion i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryesuar nga Kryepiskopi Anastas, vizitoi Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb me ftes\u00eb t\u00eb Patrikut Ignat IV. Vizita p\u00ebrfshiu Damask, Balamand, Tripoli dhe Bejrut, me takime me lider fetar\u00eb e politik\u00eb. U theksua roli i Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore mes besimeve.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Nj\u00eb delegacion i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vizitoi Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb","numri":"4 (91)","viti":"2000","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[1, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"Patrikana e Antiokis\u00eb\", \"Ignat IV\", \"Siri\", \"Liban\", \"Damask\", \"Bejrut\", \"Orthodhoksia\", \"Mij\u00ebvje\u00e7ari i Ri\", \"delegacion\", \"Kosova\", \"ekumeniz\u00ebm\"]","permbledhje":"Nj\u00eb delegacion i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryesuar nga Kryepiskopi Anastas, vizitoi Patrikan\u00ebn e Antiokis\u00eb me ftes\u00eb t\u00eb Patrikut Ignat IV. Vizita p\u00ebrfshiu Damask, Balamand, Tripoli dhe Bejrut, me takime me lider fetar\u00eb e politik\u00eb. U theksua roli i Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore mes besimeve.","autori":"Korresp. i \"Ngjalljes\"","kategoria":"Lajm kishtar \/ Vizita zyrtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10686],"ngjallja_autori":[9186],"ngjallja_viti":[10644],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84979","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajm-kishtar-vizita-zyrtare","ngjallja_autori-korresp-i-ngjalljes","ngjallja_viti-10644","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84979\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/\",\"name\":\"D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:39:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84979","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/","name":"D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:39:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmi-e-rolit-dhe-e-reputacionit-ne-rritje-te-kishes-sone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmi e rolit dhe e reputacionit n\u00eb rritje t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84979"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84979"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84979"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}