{"id":84253,"date":"2026-06-01T02:26:24","date_gmt":"2026-06-01T00:26:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/"},"modified":"2026-06-01T02:26:24","modified_gmt":"2026-06-01T00:26:24","slug":"ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit"},"content":{"rendered":"<p>Kishat e Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga rasti i lejes q\u00eb i dha Ibrahim Bej Bargjinolli Bashk\u00ebsis\u00eb orthodhokse t\u00eb Tiran\u00ebs. p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kish\u00eb ne truallin p\u00ebrtej krahut t\u00eb majt\u00eb t\u00eb Lan\u00ebs, t\u00eb cilin ata e quanin &#8220;T\u00ebr\u00ebshte&#8221;, bashk\u00ebsia iu p\u00ebrvesh pun\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pas vendosjes s\u00eb saj brenda n\u00eb qytet, sepse, si\u00e7 dihet, n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit turk ishte i ndaluar t\u00ebr\u00ebsisht nd\u00ebrtimi i kishave, sidomos n\u00eb qendra banimi thjesht myslimane. Ja se \u00e7&#8217;thuhet tekstualisht n\u00eb nj\u00eb f\u00ebrman t\u00eb sulltan Ahmetit III, t\u00eb 22 tetorit 1725: &#8220;Nuk lejohet nga ligji q\u00eb t\u00eb pabes\u00ebt (Kupto: t\u00eb krishter\u00ebt &#8211; Dh. BJ, q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb qendra myslimane t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kisha apo t\u00eb p\u00ebrdorin banesa t\u00eb tjera si kisha.&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe n\u00eb ato koh\u00ebra k\u00ebrkoheshin dy dokumente: nj\u00eb fetva nga autoritet fetare lokale dhe nj\u00eb ferman sulltanor. K\u00ebto nuk jepeshin leht\u00eb. Duheshin derdhur shum\u00eb t\u00eb holla p\u00ebr ryshfete, duke filluar me autoritetet lokale e deri te pallati i sulltanit. Psh. n\u00eb Kodikun e Mitropolis\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs lexojm\u00eb, se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb atjeshme n\u00eb 1776, u dhan\u00eb: &#8220;Dhurata e bakshishe pashait n\u00eb Berat dhe kadiut k\u00ebtu dhe bejler\u00ebve e agallar\u00ebve grosh\u00eb 1250. Gjithashtu, dhe valiut Mustafa Bej, q\u00eb ruante ustallar\u00ebt, si dhe dhurata kadiut, grosh\u00eb 112&#8221;. T\u00eb tilla sh\u00ebnime ka mjaft n\u00ebp\u00ebr kodik\u00ebt. Lig\u00ebsia e n\u00ebpun\u00ebsve q\u00eb qen\u00eb caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb dhe tendenca e tyre p\u00ebr t\u00eb grabitur sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb holla, krijonin shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, duke paraqitur nj\u00ebmij\u00eb pengesa, deri n\u00eb at\u00eb, p\u00ebr shembull, q\u00eb nd\u00ebrtimi apo rind\u00ebrtimi i nj\u00eb kishe duhej kryer q\u00eb nga themelet e deri te \u00e7atia brenda 40 dit\u00ebve. Ndryshe, pjesa e nd\u00ebrtuar prishej prap\u00eb, si\u00e7 ndodhi me kish\u00ebn e qytetit t\u00eb Delvin\u00ebs.<\/p>\n<p>I ndaluar qe, gjithashtu edhe riparimi i kishave ekzistuese. Ai lejohej t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb rastin kur i lindte sulltanit ndonj\u00eb f\u00ebmij\u00eb e me kusht, q\u00eb punimet duheshin mbaruar brenda 24 or\u00ebve. Kishat duheshin nd\u00ebrtuar t\u00eb vogla, t\u00eb ulta, me pak drit\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e tyre me \u00e7ati druri, pa kambanare e kamban\u00eb.<\/p>\n<p>Ja, pra, pse Bashk\u00ebsia orthodhokse e Tiran\u00ebs, pas sistemimit brenda n\u00eb qytet, u mor menj\u00ebher\u00eb me problemin e nd\u00ebrtimit t\u00eb kish\u00ebs. U vendos q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb truallin, i cili ndodhej n\u00eb vendin e quajtur &#8220;T\u00ebr\u00ebshte&#8221; e jo &#8220;te mani&#8221;, ku sipas tradit\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn paraturke ekzistonte nj\u00eb kish\u00eb e vjet\u00ebr. U grumbulluan materialet e nevojshme, n\u00eb transportimin e t\u00eb cilave mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Iu b\u00eb thirrje banor\u00ebve t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb, q\u00eb \u00e7do familje t\u00eb jepte sipas mund\u00ebsis\u00eb nga nj\u00eb kontribut p\u00ebr krijimin e fondit p\u00ebrkat\u00ebs. Asaj iu p\u00ebrgjigj\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, me shuma t\u00eb ndryshme, q\u00eb nga 500 e deri n\u00eb 5 grosh\u00eb, 71 veta, krer\u00eb familjesh etj., nd\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebve dhe gra, sipas list\u00ebs q\u00eb figuron e regjistruar n\u00eb Kodikun e Kish\u00ebs, e hedhur aty, si duket, m\u00eb von\u00eb, rreth vitit 1818 dhe ku sh\u00ebnohen nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb emrat e mbiemrat e tyre, si dhe shuma e t\u00eb hollave n\u00eb grosh\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha, thot\u00eb tradita, u ngrit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord, nd\u00ebrsa pajisjet e brendshme, si: ikonostasi, fronat, ikonat e m\u00ebdha e t\u00eb vogla t\u00eb ikonostasit etj., u plot\u00ebsuan gradualisht. Dy ikona t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ikonostasit, q\u00eb ndodheshin deri von\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e Evangjelizmoit, q\u00eb ishin Kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, si\u00e7 quhej kisha e Sh\u00ebn Prokopit, mbanin dat\u00ebn 15 maj 1797.<\/p>\n<p>P\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb p\u00ebrurimit t\u00eb saj nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb sigurt. Si duket, tabela p\u00ebrkat\u00ebse me k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do kish\u00eb e ka mbi hyrjen qendrore, \u00ebsht\u00eb hequr n\u00eb vitin 1886, kur asaj iu b\u00eb nj\u00eb rikonstruksion i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Arkitekti Ko\u00e7o Mio thot\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn &#8220;Trajta t\u00eb profilit urbanistik t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs&#8221;, se kisha e Sh\u00ebn Prokopit ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb 1720, pa p\u00ebrmendur burimin.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, po t\u00eb kemi parasysh se vendosja e Bashk\u00ebsis\u00eb orthodhokse brenda n\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet 80 &#8211; 87 t\u00eb shek. XVIII, dometh\u00ebn\u00eb para vdekjes s\u00eb Ibrahim Beut dhe se kisha \u00ebsht\u00eb ngritur sipas tradit\u00ebs, pas vendosjes, at\u00ebher\u00eb, k\u00ebsaj kohe i p\u00ebrket edhe nd\u00ebrtimi i saj.<\/p>\n<p>Kisha iu kushtua d\u00ebshmorit t\u00eb madh t\u00eb krisht\u00ebrimit, Sh\u00ebn Prokopit, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht u shpall mbrojt\u00ebs i Bashk\u00ebsis\u00eb dhe kremtohej p\u00ebr \u00e7do vit m\u00eb 8 korrik. At\u00eb dit\u00eb b\u00ebhej fest\u00eb e madhe, ku merrte pjes\u00eb e gjith\u00eb Bashk\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kisha si nd\u00ebrtes\u00eb ishte mjaft e thjesht\u00eb, e ul\u00ebt, pa drit\u00eb t\u00eb mjaftueshme, pa kambanare, me nj\u00eb hajat t\u00eb zakonsh\u00ebm e t\u00eb varf\u00ebr, si\u00e7 e lejonin rrethanat e koh\u00ebs. Ana e brendshme ishte, gjithashtu e varf\u00ebr, muret t\u00eb lyera me g\u00eblqere, tavani i zakonsh\u00ebm prej d\u00ebrrasash, dyshemeja e shtruar me pllo\u00e7a guri, ikonostasi i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me disa ikona t\u00eb sjella nga familjet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1797, si\u00e7 tregojn\u00eb t\u00eb dy ikonat e lartp\u00ebrmendura, u vendos ikonostasi e u plot\u00ebsua me ikona. Si ai, ashtu edhe ikonat qen\u00eb t\u00eb thjeshta, pa ndonj\u00eb vler\u00eb artistike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb Kodik ka mjaft t\u00eb dh\u00ebna, q\u00eb tregojn\u00eb shtimin gradual t\u00eb inventarit t\u00eb objekteve t\u00eb kish\u00ebs nga dhuratat e ndryshme t\u00eb besimtar\u00ebve. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim lexojm\u00eb: &#8220;1828 u gjend\u00ebn ikona t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit: t\u00eb m\u00ebdha 2, t\u00eb vogla 9 dhe nj\u00eb ikon\u00eb e veshur me serm&#8221;. Gjithashtu, n\u00eb procesverbalin e vitit 1834 p\u00ebrmenden: 2 potire kungate me tak\u00ebmet e tyre, 15 kandile vaji, nga t\u00eb cilat nj\u00eb sasi prej argjendi t\u00eb past\u00ebr e nj\u00eb sasi prej argjendi t\u00eb p\u00ebrzier, si dhe nj\u00eb ungjill i madh me kapak\u00eb prej argjendi etj.<\/p>\n<p>Vendi rreth e qark kish\u00ebs, ku tek-tuk qen\u00eb mbjell\u00eb e rritur ullinj, p\u00ebrdorej si varrez\u00eb. P\u00ebr lajm\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb lidhur me sh\u00ebrbesat fetare e festat kryesore, n\u00eb vend t\u00eb kamban\u00ebs, q\u00eb nuk lejohej, p\u00ebrdorej &#8220;toka&#8221;, nj\u00eb cop\u00eb hekuri i pet\u00ebzuar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb pafte t\u00eb madhe, q\u00eb i binte kishtari me nj\u00eb \u00e7eki\u00e7.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 1874 ajo ka qen\u00eb kish\u00eb enorie ose famullitare dhe ka pasur her\u00eb nj\u00eb, her\u00eb dy prift\u00ebrinj. Duke qen\u00eb jasht\u00eb qytetit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht sh\u00ebrbente edhe si vend mbledhjesh e bisedash t\u00eb lira p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme. Sidomos t\u00eb dielave e festave t\u00eb m\u00ebdha, pas mbarimit t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs fetare, pleqt\u00eb e n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi burrat e Bashk\u00ebsis\u00eb, rrinin shtruar n\u00eb hajatin e kish\u00ebs apo n\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebndin\u00eb, ku kuvendonin s\u00eb bashku p\u00ebr hallet e problemet q\u00eb i preokuponin. N\u00eb biseda shpesh p\u00ebrdornin dhe nj\u00eb leksik konvencional, lidhur me emrat e disa mjeteve, t\u00eb disa qyteteve t\u00eb vendit dhe t\u00eb disa shteteve, q\u00eb loznin n\u00eb ato koh\u00eb politik\u00ebn e bot\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb veglat e pushtuesit mos merrnin vesh gj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, me nd\u00ebrtimin e p\u00ebrurimin m\u00eb 1 shtator t\u00eb vitit 1874 t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Evangjelizmoit brenda n\u00eb qytet, Kisha e Sh\u00ebn Prokopit ose &#8220;kisha e vjet\u00ebr&#8221;, si\u00e7 i thoshin, mbeti si nj\u00eb lloj eksoklisi, ku ata vinin, m\u00eb shpesh gjat\u00eb ver\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar ca or\u00eb qet\u00ebsie e p\u00ebr t\u00eb vizituar varret e njer\u00ebzve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 1886, Filip Nishku, nj\u00eb nga familjet e vjetra e t\u00eb para t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb orthodhokse t\u00eb Tiran\u00ebs, i b\u00ebri kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit mjaft meremetime p\u00ebr kujtim t\u00eb birit t\u00eb tij Kozma, q\u00eb i kishte vdekur para kohe. I nd\u00ebrroi pothuaj krejt \u00e7atin\u00eb, e leu brenda dhe jasht\u00eb dhe e pajisi me mjaft ikona t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha. Me materialin e vjet\u00ebr nd\u00ebrtoi rreth kish\u00ebs disa konak\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb merrte me koh\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb manastiri t\u00eb vog\u00ebl. B\u00ebri vet\u00ebm gabimin q\u00eb hoqi tabel\u00ebn e vjet\u00ebr, me t\u00eb dh\u00ebnat e nd\u00ebrtimit q\u00eb ishte mbi hyrjen kryesore dhe vendosi nj\u00eb t\u00eb re, me t\u00eb dh\u00ebnat e tij. Gjithashtu, n\u00eb vitin 1912, me t\u00eb hollat q\u00eb la Spiro Kafexhiu, u nd\u00ebrtua pran\u00eb kish\u00ebs nj\u00eb sht\u00ebpi dykat\u00ebshe me kat\u00ebr dhoma t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb bukura, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb do t&#8217;i sh\u00ebrbenin kish\u00ebs dhe sidomos p\u00ebr dit\u00ebn e panairit t\u00eb Shenjtit, m\u00eb 8 korrik.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart, Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit i kan\u00eb dhuruar ullinj, ara, t\u00eb holla e t\u00eb tjera edhe shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb, emrat e t\u00eb cil\u00ebve figurojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb n\u00eb Kodik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje q\u00ebndroi kisha e Sh\u00ebn Prokopit gjer m\u00eb 1938, kur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb planit rregullues t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb Re, i cili parashikonte prishjen e Kish\u00ebs, pasi andej do t\u00eb kalonte shetitorja qendrore e kryeqytetit dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit p\u00ebrkat\u00ebs, ky monument historik p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb orthodhokse t\u00eb Tiran\u00ebs u shpron\u00ebsua p\u00ebr 80 mij\u00eb franga ar dhe u prish.<\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Beduli<br \/>\n(fragment nga libri &#8220;Kodiku i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit&#8221;)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Histori e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrtuar pas 1725 n\u00eb lagjen &#8216;T\u00ebr\u00ebshte&#8217; me leje t\u00eb Ibrahim Bej Bargjinollit. P\u00ebrshkrim i pajisjeve, nd\u00ebrtimit dhe meremetimeve t\u00eb m\u00ebvonshme deri n\u00eb prishjen e saj m\u00eb 1938.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Kishat e Tiran\u00ebs","numri":"11 (62)","viti":"1997","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Prokopi\", \"Tiran\u00eb\", \"Ibrahim Bej Bargjinolli\", \"1797\", \"Bashk\u00ebsia orthodhokse\", \"f\u00ebrman\", \"Ahmeti III\", \"Ko\u00e7o Mio\", \"Spiro Kafexhiu\", \"T\u00ebr\u00ebshte\"]","permbledhje":"Histori e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrtuar pas 1725 n\u00eb lagjen 'T\u00ebr\u00ebshte' me leje t\u00eb Ibrahim Bej Bargjinollit. P\u00ebrshkrim i pajisjeve, nd\u00ebrtimit dhe meremetimeve t\u00eb m\u00ebvonshme deri n\u00eb prishjen e saj m\u00eb 1938.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli","kategoria":"Histori kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9691],"ngjallja_autori":[9259],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84253","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-kishtare","ngjallja_autori-dhimiter-beduli","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84253\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/\",\"name\":\"Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:26:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84253","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/","name":"Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:26:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ndertimi-i-kishes-se-shen-prokopit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84253"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84253"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84253"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}