{"id":84249,"date":"2026-06-01T02:26:20","date_gmt":"2026-06-01T00:26:20","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/"},"modified":"2026-06-01T02:26:20","modified_gmt":"2026-06-01T00:26:20","slug":"shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Konstandini<br \/>\nD\u00ebshmori i ri nga Hidra<\/p>\n<p>Konstandini ishte nj\u00eb arvanitas nga ishulli i Hidras. Prind\u00ebrit e tij quheshin Mihai dhe Marina. N\u00eb mosh\u00ebn tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 ai u largua nga vendlindja dhe shkoi n\u00eb ishullin e Rodit, ku hyri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Hasan pashait, guvernatorit turk. Atje ai u detyrua t\u00eb mohonte fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve dhe mori emrin Hasan. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mbulua me ndere nga zot\u00ebria i tij. Por, shum\u00eb shpejt, filloi ta vras\u00eb nd\u00ebrgjegjja p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe u pendua shum\u00eb. Pastaj mendoi, se p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb fajin duhej t\u00eb merrte pag\u00ebzimin e martirit. Meqen\u00ebse ati i tij shpirt\u00ebror nuk i dha lejen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai, mbasi ua ndau t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb varf\u00ebrve, u nis p\u00ebr n\u00eb Krini, dhe prej andej p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb.<\/p>\n<p>Atje u takua me patrikun Gregori V, i cili i dha k\u00ebshilla t\u00eb vlefshme shpirt\u00ebrore. N\u00ebn k\u00ebshill\u00ebn e patrikut ai shkoi n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, n\u00eb manastirin e Ivironit, ku kaloi nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb praktikimin e asketizmit. Atje e p\u00ebrgatiste vetveten me agj\u00ebrime dhe me lutje, n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb mjeshtri shpirt\u00ebror, At Sergjit. Dhe nd\u00ebrgjegjja vazhdonte ta vriste vazhdimisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb &#8211; p\u00ebr mohimin e fes\u00eb &#8211; dhe i lutej Zotit se si ta shlyente at\u00eb faj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nj\u00eb dit\u00eb, ai vendosi q\u00eb vet\u00ebm martirizimi do e shlyente fajin dhe mbasi mori bekimin e et\u00ebrve t\u00eb manastirit, u nis p\u00ebr n\u00eb vendin ku kishte mohuar bes\u00ebn, p\u00ebr n\u00eb ishullin e Rodit. P\u00ebrpara se t\u00eb paraqitej para pashait turk, Konstandini u lut:<\/p>\n<p>Zoti Iisu Krisht, Perendia jon\u00eb, Ti denjove t\u00eb zbres\u00ebsh prej qiellit dhe t\u00eb marr\u00ebsh mish njer\u00ebzor prej virgj\u00ebresh\u00ebs Mari, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtosh rac\u00ebn njer\u00ebzore prej tiranis\u00eb s\u00eb djallit. Ndihmom\u00eb dhe forcom\u00eb mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebfej me guxim q\u00eb Ti je Biri i Per\u00ebndis\u00eb dhe Per\u00ebndi e v\u00ebrtet\u00eb, dhe q\u00eb Ti ke krijuar qiejt\u00eb, dhen\u00eb dhe detin, edhe t\u00eb gjitha t\u00eb dukurat e t\u00eb padukurat. Po, o Mbret i koh\u00ebrave, o i \u00ebmbli Iisu Krisht, d\u00ebgjom\u00eb mua m\u00ebkatarin dhe jepm\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundur armikun q\u00eb m\u00eb kishte mundur p\u00ebr luDdin\u00eb dhe nderimin e emrit Tuaj t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj Kostaridini shkoi tek pallati i pashait dhe rr\u00ebfeu atje me guxim bes\u00ebn n\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p>Pashai nuk e njohu n\u00eb fillim Konstandinin, madje edhe kur ky i tha &#8220;Pasha, t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet sh\u00ebrb\u00ebtori yt&#8221; dhe i habitur iu p\u00ebrgjegj: &#8220;Cili nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mij je ti? Un\u00eb nuk t\u00eb njoh. Sepse ti je nj\u00eb murg (Konstandini ishte veshur me rrob\u00ebn e murgut). Por, n\u00ebse ti je nj\u00eb nga t\u00eb mit\u00eb, p\u00ebrse je veshur me rroba t\u00eb zeza, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb fes\u00eb son\u00eb? Ligji jon\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb veshim rroba t\u00eb bardha dhe t\u00eb hapura, q\u00eb t\u00eb dallohemi nga t\u00eb krishter\u00ebt. Prandaj, hiqi k\u00ebto rroba t\u00eb p\u00ebrzieshme dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb jap rroba t\u00eb ndritshme dhe g\u00ebzoje jet\u00ebn. Gjithashtu, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb jap para sa t\u00eb duash dhe ti do jesh i k\u00ebnaqur nga un\u00eb. Pastaj, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt do t\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb, do t\u00eb t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb nderojn\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Konstandini iu p\u00ebrgjigj: &#8220;Jo efendi, kurr\u00eb! Kjo rrob\u00eb e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua m\u00eb e ndritshme se ari juaj. Un\u00eb jam Kostandini, t\u00eb cilin e mashtrove t\u00eb mohonte bes\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve dhe Jisuin tim t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. Por, un\u00eb do t\u00eb them se edhe p\u00ebr ty do t\u00eb ishte m\u00eb me p\u00ebrfitim p\u00ebr shpirtin t\u00ebnd, n\u00ebse beson n\u00eb Jisu Krishtin si Per\u00ebndi e v\u00ebrtet\u00eb. Ti do t\u00eb fitosh mbret\u00ebrin\u00eb e Tij qiellore dhe do shikosh me syt\u00eb e tu mir\u00ebsin\u00eb e pashprehur t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb parajs\u00ebs dhe do t\u00eb g\u00ebzohesh me t\u00eb gjith\u00eb engj\u00ebjt dhe shenjtor\u00ebt.&#8221;<\/p>\n<p>I z\u00ebm\u00ebruar pashai i b\u00ebrtiti: &#8220;Kush t&#8217;i ka m\u00ebsuar k\u00ebto marr\u00ebziera Hasan? Un\u00eb t\u00eb b\u00ebra birin tim, q\u00eb t\u00eb t\u00eb martoja dhe t\u00eb t\u00eb b\u00ebja trash\u00ebgimtarin tim, nd\u00ebrsa ti i shkelmon gjith\u00eb k\u00ebto t\u00eb mira dhe m\u00eb vishesh me t\u00eb zeza? Nj\u00eb nga njer\u00ebzit e pashait ngriti dor\u00ebn ta godiste djaloshin, por pashai e ndaloi. Pastaj dha urdh\u00ebr ta \u00e7onin n\u00eb burg. Aq shum\u00eb u shqet\u00ebsua pashai me Konstandinin, sa q\u00eb shkoi n\u00eb sht\u00ebpi dhe q\u00ebndroi atje p\u00ebr tre dit\u00eb. Kur u kthye, ishte edhe m\u00eb i eg\u00ebrsuar. Dha urdh\u00ebr q\u00eb t&#8217;ia sillnin Konstandinin dhe i kur ia paraqit\u00ebn, i tha: &#8220;M&#8217;i p\u00ebrs\u00ebrit ato fjal\u00eb q\u00eb mi the para disa dit\u00ebsh.&#8221; Dhe Konstandini, pa u tr\u00ebmbur, iu p\u00ebrgjigj p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Guvernatori turk, i t\u00ebrbuar nga zem\u00ebrimi, u thirri ushtar\u00ebve t\u00eb tij: &#8220;Rriheni, rriheni pa m\u00ebshir\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb \u00e7mendur! Shkuljani flok\u00ebt, coptojani mishin dhe thyejani nofullat me gur\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se si duhet t\u00eb flas\u00eb para sundimtar\u00ebve!&#8221; Ushtar\u00ebt u sul\u00ebn mbi djaloshin e njom\u00eb si ujq t\u00eb uritur mbi qengj, duke e rrahur pa m\u00ebshir\u00eb, derisa e lan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb vdekur. Pastaj e hodh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr, Konstandini u soll p\u00ebrs\u00ebri para pashait, i cili k\u00ebt\u00eb radh\u00eb u p\u00ebrpoq me nj\u00eb lloj but\u00ebsie t&#8217;ia ndryshonte mendjen. Pashai i tha: &#8220;A je penduar nga marr\u00ebzit\u00eb q\u00eb the dje Hasan?&#8221;<\/p>\n<p>Konstandini iu p\u00ebrgjigj: &#8220;Un\u00eb nuk jam Hasani, po nj\u00eb i krishter\u00eb dhe quhem Konstandin. Un\u00eb s&#8217;kam th\u00ebn\u00eb marr\u00ebzira, por un\u00eb besoj dhe rr\u00ebfej Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb, tre Persona dhe vet\u00ebm nj\u00eb Per\u00ebndi, t\u00eb cilin un\u00eb e adhuroj dhe e lavd\u00ebroj&#8221;.<\/p>\n<p>Ky rr\u00ebfim i guximsh\u00ebm u b\u00eb shkak p\u00ebr nj\u00eb rrahje tjet\u00ebr \u00e7njer\u00ebzore. Gjat\u00eb rrahjes d\u00ebshmori i ri p\u00ebrs\u00ebriste papushim: &#8220;Kujtom\u00eb o Zot, n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb T\u00ebnde&#8221;. E rrah\u00ebn aq shum\u00eb dhe aq eg\u00ebrsisht, sa q\u00eb ushtar\u00ebt menduan se vdiq, prandaj e hodh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qeli. Por, kur shkuan t\u00eb merrnin trupin e tij p\u00ebr ta varrosur, u shtang\u00ebn nga habia kur e pan\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebruar. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme shenjti ishte sh\u00ebruar.<\/p>\n<p>E soll\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri para pashait, i cili i tha &#8220;Po tani, Hasan, a je i k\u00ebnaqur nga \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebra? Eja n\u00eb vete, e rr\u00ebfe q\u00eb feja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja nga t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb jap \u00e7far\u00eb t\u00eb kam premtuar m\u00eb par\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Me trim\u00ebri Konstandini iu p\u00ebrgjigj: &#8220;D\u00ebgjo o pasha, un\u00eb do t\u00eb them t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ti e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb para tri dit\u00ebsh isha gjith\u00eb plag\u00eb nga t\u00eb rrahurit, sa q\u00eb edhe thonjt\u00eb kishin dal\u00eb. Trupin tim e hodh\u00ebn pothuaj t\u00eb vdekur n\u00eb qeli. Po tani, ku jan\u00eb plag\u00ebt?&#8230; A sheh ti ndonj\u00eb shenj\u00eb prej tyre? A m\u00eb mungojn\u00eb tani thonjt\u00eb? Zoti im, Jisu Krishti m\u00eb vizitoi n\u00eb burg dhe m\u00eb sh\u00ebroi. Un\u00eb e adhuroj at\u00eb si mjek t\u00eb shpirtrave e trupave. Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi Zot dhe e vetmja e V\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb g\u00ebnjeshtar\u00eb. Ndaj, po t\u00eb them dhe ty, o sundimtar, hapi syt\u00eb e shpirtit t\u00ebnd dhe falu e adhuro Zotin Jisu Krisht, t\u00eb cilin prind\u00ebrit e tu e adhurojn\u00eb ende!&#8221;<\/p>\n<p>Ky zbulim e turp\u00ebroi pashan\u00eb para syve t\u00eb mysliman\u00ebve, q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm, prandaj dhe urdh\u00ebroi ta torturonin, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga t\u00eb drunjta, t\u00eb cilat japin nj\u00eb dhimbje t\u00eb padurueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pashai ishte n\u00eb dilem\u00eb. Ai ngurronte ta vriste Konstandinin, se i tr\u00ebmbej ndikimit q\u00eb kishin hidriot\u00ebt n\u00eb Port\u00ebn e Lart\u00eb e sidomos tek Kapidan Pasha. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i shkroi Kapedan Gjergjit (nj\u00eb admiral i krishter\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb flot\u00ebn turke, q\u00eb ishte i shquar n\u00eb disa fitore t\u00eb bujshme detare), i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb Aleksandri, duke e informuar rreth Konstandinit dhe, duke i k\u00ebrkuar edhe mendim.<\/p>\n<p>Konstandini, gjithashtu d\u00ebgjoi rreth letr\u00ebs, q\u00eb pashai i d\u00ebrgoi Kapedan Gjergjit. K\u00ebshtu, me ndihm\u00ebn e disa miqve i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr Kapedanit, ku i thoshte q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhynte p\u00ebr shp\u00ebtimin e tij, sepse ai d\u00ebshironte t\u00eb jepte jet\u00ebn p\u00ebr bes\u00ebn dhe p\u00ebr Krishtin. Kapedan Gjergji i shkroi Kapedan Pash\u00ebs, se nuk ishte i interesuar p\u00ebr Konstandinin dhe le t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb donte. Pashai u p\u00ebrpoq p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb t&#8217;ia kthente mendjen Konstandinit, por ishte e kot\u00eb. D\u00ebshmori i ri i tha: &#8220;Un\u00eb t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb se jam i krishter\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk e mohoj Krishtin tim, edhe sikur t\u00eb ma b\u00ebsh trupin copa-copa. B\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash, por vet\u00ebm b\u00ebj shpejt, sepse Zoti im po m\u00eb pret!&#8221;<\/p>\n<p>Mbas shum\u00eb torturave t\u00eb egra, sh\u00ebn Kostandinin e var\u00ebn n\u00eb 14 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1800. Pak m\u00eb von\u00eb, lipsanat e tij t\u00eb shenjta u soll\u00ebn n\u00eb vendlindjen e tij, n\u00eb Hidra, nga n\u00ebna e tij.<\/p>\n<p>Kisha jon\u00eb e kujton n\u00eb 14 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>At Joani<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta dhe martirizimi i Sh\u00ebn Konstandinit nga Hidra, arvanitas q\u00eb mohoi besimin n\u00ebn Hasan pashain n\u00eb Rodos por u pendua dhe u martirizua m\u00eb 14 n\u00ebntor 1800.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"11 (62)","viti":"1997","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"14","faqet":"[6, 10]","fjale_kyce":"[\"Konstandini\", \"Hidra\", \"arvanitas\", \"Hasan pashai\", \"Rodos\", \"Mali i Shenjt\u00eb\", \"Ivironi\", \"Patriku Gregori V\", \"Kapedan Gjergji\", \"martirizim\"]","permbledhje":"Jeta dhe martirizimi i Sh\u00ebn Konstandinit nga Hidra, arvanitas q\u00eb mohoi besimin n\u00ebn Hasan pashain n\u00eb Rodos por u pendua dhe u martirizua m\u00eb 14 n\u00ebntor 1800.","autori":"At Joani","kategoria":"Jet\u00eb shenjtor\u00ebsh","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10418],"ngjallja_autori":[10289],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84249","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-jete-shenjtoresh","ngjallja_autori-at-joani","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84249\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:26:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84249","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/","name":"Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:26:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-konstandini-deshmori-i-ri-nga-hidra\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Konstandini, D\u00ebshmori i ri nga Hidra"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84249"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84249"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84249"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}