{"id":84211,"date":"2026-06-01T02:25:39","date_gmt":"2026-06-01T00:25:39","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/"},"modified":"2026-06-01T02:25:39","modified_gmt":"2026-06-01T00:25:39","slug":"kur-fillon-edukimi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/","title":{"rendered":"Kur fillon edukimi"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb eremit, q\u00eb dallohej p\u00ebr shenjt\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe njohjen e shpirtit njer\u00ebzor, i dha urdh\u00ebr var\u00ebsit t\u00eb tij: &#8220;Shkule k\u00ebt\u00eb pem\u00eb nga toka&#8221; dhe i tregoi nj\u00eb palm\u00eb t\u00eb re, por q\u00eb kishte shtrir\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella. Duke iu bindur jerondit, vart\u00ebsi u p\u00ebrpoq ta zbatonte, por, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet, nuk mundi ta l\u00ebvizte palm\u00ebn. &#8220;Jerond,- i thot\u00eb, &#8211; kjo q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pamundur&#8221;. At\u00ebher\u00eb, jerondi i tregoi nj\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb brisht\u00eb, q\u00eb vart\u00ebsi e shkuli n\u00eb \u00e7ast e pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Duke e krahasuar k\u00ebt\u00eb tregim me pedagogjin\u00eb, shohim se prind\u00ebrit jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm para f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, n\u00ebse nuk kan\u00eb filluar t\u00eb interesohen p\u00ebr edukimin e tyre q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nj\u00eb proverb thot\u00eb se: &#8216;Ato q\u00eb m\u00ebsohen n\u00eb rini, nuk harrohen n\u00eb pleq\u00ebri&#8221;, prandaj Siracidi i urt\u00eb m\u00ebson: &#8216;A ke f\u00ebmij\u00eb? Jepu m\u00ebsim e, q\u00eb prej rinis\u00eb, m\u00ebsoji ta ulin zverkun&#8221; (Libri i Siracidit 7:25).<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj dukurie duhet t\u00eb k\u00ebrkohet tek vet\u00eb prind\u00ebrit. Mjaft nga ata jan\u00eb indiferent\u00eb p\u00ebr edukimin moralo-fetar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb verbuar nga dashuria e tyre prind\u00ebrore, sa nuk duan t\u00eb shohin tek ata asgj\u00eb t\u00eb keqe. Nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb as v\u00ebrejtjet e njer\u00ebzve largpam\u00ebs dhe refuzojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe k\u00ebshillat e mira t\u00eb tyre. Vet\u00ebm kur gabimet f\u00ebminore b\u00ebhen t\u00eb padurueshme edhe p\u00ebr vet\u00eb ata, at\u00ebhere fillojn\u00eb e mendojn\u00eb p\u00ebr ndreqjen e birit ose bij\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>At\u00ebhere i drejtohen edukimit, por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne \u00ebsht\u00eb e njohur se sa shpejt zhvillohet fara brenda n\u00eb tok\u00eb. Faktor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb zhvillimin fillojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb. Temperatura dhe lag\u00ebshtira zgjojn\u00eb filizin e ri n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb dheut, i cili, dalngadal\u00eb fillon t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me f\u00ebmij\u00ebn, q\u00eb si fara, vjen n\u00eb jet\u00eb dhe rritet vazhdimisht. Esht\u00eb e njohur, se natyra njer\u00ebzore kurr\u00eb nuk zhvillohet kaq shpejt dhe nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, sa n\u00eb mosh\u00ebn f\u00ebminore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kurr\u00eb nuk ka kaq nevoj\u00eb p\u00ebrkujdesjeje dhe p\u00ebrpjekje, sa n\u00eb vitet e para&#8230;<\/p>\n<p>Meq\u00eb edukimi ka nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb shkul\u00eb t\u00eb keqen dhe, nga ana tjet\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, duhet t\u00eb fillojn\u00eb edukimin e tyre q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn foshnjore. Disa prind\u00ebr, ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, i shohin f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, si lod\u00ebr ose kukull. I ushqejn\u00eb, i v\u00ebn\u00eb t\u00eb flen\u00eb, i p\u00ebrk\u00ebdhelin, lozin dhe g\u00ebzohen me ta, i ruajn\u00eb me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb nga ftohja etj., por p\u00ebr t\u00eb tjerat &#8211; len\u00eb t\u00eb vrapoj\u00eb, t\u00eb lozin e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb duan, mjafton t\u00eb mos i shqet\u00ebsojn\u00eb me z\u00ebrat e qarjet e tyre. P\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, nuk nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen se ky &#8220;engj\u00ebll i adhuruar&#8221; \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb kryene\u00e7, grindavec, arrogant, i pabindur, lakmitar e gryk\u00ebs, i keq, derisa nj\u00eb dit\u00eb u hapen syt\u00eb. At\u00ebhere vendosin t\u00eb interesohen p\u00ebr edukimin e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb llastuar. Por, prind\u00ebr t\u00eb dashur, tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb. Pem\u00ebza tashm\u00eb u rrit.<\/p>\n<p>Disa prind\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb nuk ia arrijn\u00eb q\u00ebllimit, pasi kan\u00eb disa perceptime pedagogjike t\u00eb gabuara, q\u00eb sot jan\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb mendjen e shum\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren si pretekst, nga nj\u00ebra an\u00eb, q\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb t\u00eb metat dhe zakonet e k\u00ebqija t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe, nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb indiferentizmin dhe neglizhenc\u00ebn e prind\u00ebrve p\u00ebr edukimin e drejt\u00eb t\u00eb tyre: Jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb, &#8211; thon\u00eb prind\u00ebrit e &#8220;ndjesh\u00ebm&#8221;. A mund t&#8217;u japim kaq r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb metave t\u00eb tyre? Me pretendime t\u00eb tilla dhe t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme falen zakonisht gjith\u00eb parregullsit\u00eb f\u00ebminore.<\/p>\n<p>Realisht jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb, po \u00e7&#8217;f\u00ebmij\u00eb! \u00c7&#8217;do t\u00eb dal\u00eb nga ata? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr: A kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb keqen, meq\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb? N\u00ebse sht\u00ebpia merr flak\u00eb, mos themi: &#8220;Sa zjarr i bukur?&#8221; A nuk k\u00ebrkojm\u00eb ndihm\u00eb me t\u00eb gjitha fuqit\u00eb? At\u00ebher\u00eb, si mund t&#8217;i shohim f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb me qet\u00ebsi, kur brenda tyre ndizet zjarri i pasioneve, q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnon me shkat\u00ebrrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, por edhe t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Me vitet do fitojn\u00eb edhe dijet, &#8211; thon\u00eb disa prind\u00ebr jo shum\u00eb t\u00eb zgjuar. F\u00ebmija do filloj\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb dhe do kuptoj\u00eb vet\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb e mira dhe e keqja.<\/p>\n<p>Sa fatal \u00ebsht\u00eb ky mashtrim! Logjika \u00ebsht\u00eb thik\u00eb me dy presa. Njeriu mund ta kthej\u00eb at\u00eb nga e mira ose nga e keqja. Njohja e thjesht\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs nuk sh\u00ebrben n\u00eb asgj\u00eb. Duhet, gjithashtu, ta duash t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb jesh m\u00ebsuar q\u00eb ta b\u00ebsh at\u00eb. Ndaj, q\u00eb n\u00eb vitet e para f\u00ebmija duhet t\u00eb \u00e7ohet drejt k\u00ebsaj me edukimin, q\u00eb, duke njohur m\u00eb von\u00eb t\u00eb mir\u00ebn me logjik\u00eb, ta ushtroj\u00eb me fuqin\u00eb e vullnetit.<\/p>\n<p>Duke justifikuar fajet e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb rinjve, por edhe q\u00ebndrimin e tyre, shum\u00eb prind\u00ebr indiferent\u00eb justifikohen e thon\u00eb: &#8220;Nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb e t\u00eb presim virtyte n\u00eb mosh\u00ebn f\u00ebminore.&#8221; Po, p\u00ebrse nuk mundemi? Mos vall\u00eb Zoti yn\u00eb Isu Krisht nuk ishte f\u00ebmij\u00eb e i ri, q\u00eb na dha shembull jete p\u00ebr imitim? A nuk p\u00ebrmend Ungjilli se &#8220;F\u00ebmija rritej dhe forcohej n\u00eb frym\u00eb, duke qen\u00eb plot dituri dhe Hiri i Per\u00ebndis\u00eb ishte mbi t\u00eb, Isui rritej n\u00eb dituri n\u00eb shtat dhe n\u00eb hir p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve&#8221;? (Lluka 2:40-52).<\/p>\n<p>Mos jan\u00eb t\u00eb pakta d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr jet\u00ebt e shenjtor\u00ebve, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn f\u00ebminore kultivonin virtytet e shpres\u00ebtaris\u00eb, palig\u00ebsis\u00eb? N\u00ebse Shp\u00ebtimtari yn\u00eb thot\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt: &#8220;I lini f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb tek un\u00eb&#8230;&#8221; (Mattheu 19: 14) dhe &#8220;ai q\u00eb do skandalizoj\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb vegj\u00eblve&#8230;&#8221; (Mattheu 18:6), nga kjo dilka p\u00ebrfundimi se \u00ebsht\u00eb e pamundur tek f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb realizojn\u00eb virtytin?!<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi. Zoti i thot\u00eb k\u00ebto, se virtyti n\u00eb mosh\u00ebn e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb i realizuesh\u00ebm, m\u00eb i past\u00ebr, m\u00eb i padjall\u00ebzuar dhe m\u00eb origjinal. Ndaj: Mjer\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb dhe nuk kultivojn\u00eb n\u00eb shpirtrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre zakonet e mira, prirj\u00ebn dhe drejtimin drejt s\u00eb mir\u00ebs, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn foshnjore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t&#8217;i japin llogari Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Ju, prind\u00ebr mos lini pa v\u00ebn\u00eb re \u00e7do shfaqje t\u00eb s\u00eb keqes, edhe tek f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, derisa edhe ai ka difektet e tij, pik\u00ebllimin e hidhur t\u00eb m\u00ebkatit t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb par\u00ebt. N\u00eb fillim gabimet b\u00ebhen pa vet\u00ebdije, kurse m\u00eb von\u00eb me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebshtu p.sh., n\u00ebse f\u00ebmija merr vesh, dhe e merr vesh shpejt, se me t\u00eb b\u00ebrtiturat e t\u00eb qarat e tij mund t\u00eb realizoj\u00eb at\u00eb q\u00eb do, ai th\u00ebrret derisa t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij. Dhe sa m\u00eb shpesh p\u00ebrs\u00ebritet kjo, aq m\u00eb inat\u00e7i dhe me vese b\u00ebhet. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me dob\u00ebsit\u00eb e tjera njer\u00ebzore, q\u00eb me kalimin e viteve zbulohen me p\u00ebrmasat e tyre t\u00eb m\u00ebdha. Themelet e tyre ekzistonin q\u00eb n\u00eb vitet e para f\u00ebminore.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgoni vazhdimisht prirjet e f\u00ebmij\u00ebve tuaj dhe \u00e7do t\u00eb keqe q\u00eb shihni e shkulni me edukimin e mir\u00eb. Zemr\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve mund ta krahasojm\u00eb me kopsht dhe prind\u00ebrit me kopshtar\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb pastrojn\u00eb me koh\u00eb kopshtin, &#8211; zemr\u00ebn f\u00ebminore, &#8211; nga bar\u00ebrat e k\u00ebqija t\u00eb m\u00ebkatit dhe egjra e zakoneve t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>N\u00ebse vonojm\u00eb dhe e keqja rr\u00ebnjoset thell\u00eb; n\u00ebse zemra f\u00ebminore mbushet me vese, at\u00ebher\u00eb nuk do mundemi m\u00eb q\u00eb t&#8217;ia dalim mban\u00eb. &#8220;Ankohesh, &#8211; shkruan sh\u00ebn Joan Gojarti, &#8211; se biri yt \u00ebsht\u00eb i papermbajtur? Fare leht\u00eb mund ta rregulloje kur ishte f\u00ebmij\u00eb, mund ta m\u00ebsoje me rregull, t&#8217;i m\u00ebsoj\u00eb korrekt\u00ebsin\u00eb n\u00eb detyrat e tij, t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb s\u00ebmundjen e shpirtit t\u00eb tij. Kur toka ishte ende e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kultivim, at\u00ebhere duhej t&#8217;i shkulje gjembat, para se t\u00eb l\u00ebshonin rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb forta. Pakujdesia jote e ka fajin, q\u00eb pasionet e f\u00ebmij\u00ebs t\u00ebnd tani jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u mposhtur&#8221;.<\/p>\n<p>Nga libri &#8220;N\u00ebn\u00eb, kujdes!&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull pedagogjik q\u00eb thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e edukimit moral-fetar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb nga mosha m\u00eb e vog\u00ebl, duke p\u00ebrdorur shembujt nga shkrimet, et\u00ebrit dhe Sh\u00ebn Joan Gojarti.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"10 (61)","viti":"1997","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[6, 8]","fjale_kyce":"[\"edukim\", \"f\u00ebmij\u00eb\", \"prind\u00ebr\", \"Siracidi\", \"Joan Gojarti\", \"virtyti\", \"m\u00ebkat\", \"mosha foshnjore\", \"pedagogji\", \"familja\"]","permbledhje":"Artikull pedagogjik q\u00eb thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e edukimit moral-fetar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb nga mosha m\u00eb e vog\u00ebl, duke p\u00ebrdorur shembujt nga shkrimet, et\u00ebrit dhe Sh\u00ebn Joan Gojarti.","autori":"Nga libri \"N\u00ebn\u00eb, kujdes!\"","kategoria":"Pedagogji\/Familja","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10397],"ngjallja_autori":[10398],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84211","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-pedagogji-familja","ngjallja_autori-nga-libri-nene-kujdes","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kur fillon edukimi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84211\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/\",\"name\":\"Kur fillon edukimi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:25:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kur fillon edukimi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kur fillon edukimi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84211","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/","name":"Kur fillon edukimi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:25:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kur-fillon-edukimi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kur fillon edukimi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84211"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84211"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84211"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}