{"id":84200,"date":"2026-06-01T02:25:27","date_gmt":"2026-06-01T00:25:27","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/"},"modified":"2026-06-01T02:25:27","modified_gmt":"2026-06-01T00:25:27","slug":"shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/","title":{"rendered":"&#8220;Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Kryeministri i Greqis\u00eb, Z. Simitis, vizitoi Kryepiskopat\u00ebn e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &#8211;<\/p>\n<p>N\u00eb 15 tetor, n\u00eb kuadrin e vizit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Kryeministri i Greqis\u00eb, z. Simitis b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb dhe n\u00eb Kryepiskopat\u00ebn e Kish\u00ebs son\u00eb. Ai shoq\u00ebrohej nga ministri i Jasht\u00ebm, z. Pangallos, i Rendit z. Romeos, i Informacionit z. Repas etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mir\u00ebseardhjes Kryepiskopi Anastas falenderoi mikun e shquar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00ebseardh\u00ebt, Shk\u00eblqesi, Zoti Kryeminist\u00ebr, n\u00eb Qendr\u00ebn e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas shtr\u00ebngat\u00ebs s\u00eb tmerrshme, q\u00eb p\u00ebrfshiu vendin koh\u00ebt e fundit dhe shkaktoi aq shum\u00eb g\u00ebrmadha, prezenca pran\u00eb nesh e nj\u00eb miku t\u00eb shquar, t\u00eb sinqert\u00eb, t\u00eb popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 jeni ju, e p\u00ebrforcon shpres\u00ebn. Ju falenderojm\u00eb nga zemra, sepse n\u00eb programin tejet t\u00eb ngarkuar t\u00eb vizit\u00ebs suaj na dhuruat k\u00ebt\u00eb komunikim.<\/p>\n<p>Kisha jon\u00eb, tashm\u00eb e ringjallur, pas persekutimit shum\u00ebvje\u00e7ar, p\u00ebrjeton k\u00ebto gjasht\u00eb vitet e fundit ankthet e vuajtjet e popullit, duke kontribuar n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen shoq\u00ebrore dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb vendit. Megjith\u00eb pengesat q\u00eb ka p\u00ebrballuar her\u00eb pas here, u rim\u00ebk\u00ebmb nga g\u00ebrmadhat dhe me hirin e Per\u00ebndis\u00eb dhe dhuratat bujare t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, po zhvillohet me ritme t\u00eb shpejta. Enorit\u00eb orthodhokse jan\u00eb riformuar n\u00eb shumic\u00ebn e qyteteve dhe t\u00eb lokaliteteve me popullsi orthodhokse dhe n\u00eb qindra fshatra. Nga viti 1992 funksionon pa nd\u00ebrprerje Shkolla jon\u00eb Theologjike-Hieratike dhe numri i klerik\u00ebve orthodhoks\u00eb u shum\u00ebfishua. Gjasht\u00eb klerik\u00ebve t\u00eb moshuar, q\u00eb mbijetojn\u00eb nga brezi i vjet\u00ebr, u jan\u00eb shtuar 82 klerik\u00eb t\u00eb rinj. Jan\u00eb ngritur nga themelet 67 kisha, 63 t\u00eb tjera jan\u00eb restauruar, nd\u00ebrsa jan\u00eb riparuar rreth 100. Gjithashtu, jan\u00eb nd\u00ebrtuar Shkolla Theologjike-Hieratike dhe Manastiri i Sh\u00ebn Vlashit, af\u00ebr Durr\u00ebsit; jan\u00eb bler\u00eb e rikonstruktuar nd\u00ebrtesa e Kryepiskopat\u00ebs dhe Mitropolia e Gjirokastr\u00ebs; \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtuar Pallati Mitropolitan i Kor\u00e7\u00ebs dhe jan\u00eb n\u00eb proces punimet restauruese n\u00eb Manastiret e Ardenic\u00ebs dhe Sh\u00ebn Kozmait n\u00eb Kolkondas. Kisha jon\u00eb ka organizuar Sh\u00ebrbimin e saj Teknik dhe me pun\u00ebn e gjer\u00eb nd\u00ebrtimore kontribuon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur n\u00eb zhvillimin ekonomik, duke u ofruar pun\u00eb dhjet\u00ebra firmave vendase dhe qindra pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse ka shtypshkronj\u00ebn e saj; boton gazet\u00ebn mujore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe &#8220;Ngjallja&#8221; e libra t\u00eb ndrysh\u00ebm fetar\u00eb. S\u00eb af\u00ebrmi, do dal\u00eb n\u00eb qarkullim revista e par\u00eb orthodhokse p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb funksionuar dhe radiostacioni i par\u00eb orthodhoks. Gjithashtu, kemi hapur kopshte f\u00ebmij\u00ebsh e qendra rinore n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme dhe kemi siguruar infrastruktur\u00ebn p\u00ebr krijimin e instituteve t\u00eb edukimit profesional. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt puna sociale e Kish\u00ebs, me shp\u00ebrndarjen e mij\u00ebra ton\u00ebve ushqime, veshmbathje, ila\u00e7e. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 1997, n\u00eb \u00e7astet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb kaloi vendi, jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb rreth 800 ton\u00eb ushqime e material spitalor, n\u00eb qytete e fshatra t\u00eb ndryshme. Nga viti 1995 funksionon n\u00eb Tiran\u00eb Poliklinika e Kish\u00ebs son\u00eb, nd\u00ebrsa s\u00eb shpejti do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe nd\u00ebrtesa e re shtat\u00ebkat\u00ebshe. Gjithashtu, jan\u00eb gati p\u00ebr t&#8217;u hapur poliklinika n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Kavaj\u00eb e po b\u00ebhen gati t\u00eb tjera n\u00eb Lushnj\u00eb, Gjirokast\u00ebr. Jan\u00eb p\u00ebruruar programe t\u00eb zhvillimit rural, ujitjes, higjien\u00ebs e ekonomis\u00eb sht\u00ebpiake. Kontributi i Kish\u00ebs son\u00eb njihet tashm\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb veprimtarit\u00eb e Kishave Orthodhokse n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kishave Evropiane dhe e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave. K\u00ebshtu, Kisha jon\u00eb kontribuon thelb\u00ebsisht n\u00eb nxitjen e zhvillimin e bashk\u00ebpunimit paq\u00ebsor e t\u00eb solidaritetit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe n\u00eb mbar\u00eb rruzullin&#8230;<\/p>\n<p>Ju urojm\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm me udh\u00ebheqjen politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi esencial, n\u00eb dobi t\u00eb dy popujve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb brezit t\u00eb ri. Per\u00ebndia t&#8217;ju fal\u00eb gjithnj\u00eb urt\u00ebsi largpam\u00ebse, vendosm\u00ebri t\u00eb patundur e durim t\u00eb hekurt, p\u00ebr t\u00eb vazhduar nismat tuaja t\u00eb frym\u00ebzuara, q\u00eb i t\u00ebr\u00eb rajoni i Evrop\u00ebs Juglindore t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vend paqeje, v\u00ebllaz\u00ebrimi e begatie t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr, pasi falenderoi Fortlumturin\u00eb e Tij, p\u00ebr fjal\u00ebt e ngrohta, tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ju faleminderit p\u00ebr fjal\u00ebt shum\u00eb t\u00eb mira! That\u00eb se kjo vep\u00ebr q\u00eb realizuat, u b\u00eb realitet me shum\u00eb p\u00ebrpjekje e sakrifica. Duhet t\u00eb v\u00ebm\u00eb re dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. Dihet se m\u00eb par\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb klim\u00eb intolerance fetare dhe klimat me v\u00ebshtir\u00ebsi ndryshojn\u00eb. M\u00eb par\u00eb ndryshojn\u00eb rregullat, drejtimet e p\u00ebrgjithshme, por nj\u00eb mentalitet q\u00eb ka mbizot\u00ebruar p\u00ebr dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb nga dita n\u00eb dit\u00eb. Dhe arritja juaj e madhe \u00ebsht\u00eb se realizuat gjith\u00eb k\u00ebto, megjith\u00ebse kishte indiferentiz\u00ebm, megjith\u00ebse shpeshher\u00eb kishte armiq\u00ebsi, megjith\u00ebse bashk\u00ebpunimi, q\u00eb ishte i nevojsh\u00ebm, nga shum\u00eb an\u00eb nuk ju dha n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb do t\u00eb duhej t&#8217;ju jepej, megjith\u00ebse Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse ka p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe, p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz ishte nj\u00eb kish\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit. Mendoj se keni kryer nj\u00eb vep\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madhe dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr keni p\u00ebrg\u00ebzimet e t\u00eb gjith\u00ebve. Vepra juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha dhe \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb Orthodhoksi n\u00eb epok\u00ebn e sotme. Esht\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb dhe \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb kjo e ve\u00e7ant\u00eb e keni treguar shum\u00eb bukur. Ju lumt\u00eb!<\/p>\n<p>Pastaj z. Simitis i dor\u00ebzoi Kryepiskopit nj\u00eb dhurat\u00eb simbolike, nd\u00ebrsa Fortlumturia e Tij i dhuroi nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Ngjalljes, vep\u00ebr e nj\u00eb ikonografi t\u00eb ri shqiptar, realizuar n\u00eb frym\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb pasur t\u00eb Kish\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjalljes&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Greqis\u00eb Kostas Simitis vizitoi Kryepiskopat\u00ebn e KOASH m\u00eb 15 tetor. Kryepiskopi Anastas paraqiti rim\u00ebk\u00ebmbjen e Kish\u00ebs; z. Simitis e quajti vepr\u00ebn e tij shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha n\u00eb epok\u00ebn e sotme.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Kryeministri i Greqis\u00eb, Z. Simitis, vizitoi Kryepiskopat\u00ebn e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.","numri":"10 (61)","viti":"1997","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"15","faqet":"[1, 12]","fjale_kyce":"[\"Kryeministri Simitis\", \"Greqi\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"KOASH\", \"Pangallos\", \"vizit\u00eb\", \"intoleranc\u00eb fetare\", \"rim\u00ebk\u00ebmbje\", \"Ballkan\", \"kish\u00eb\"]","permbledhje":"Kryeministri i Greqis\u00eb Kostas Simitis vizitoi Kryepiskopat\u00ebn e KOASH m\u00eb 15 tetor. Kryepiskopi Anastas paraqiti rim\u00ebk\u00ebmbjen e Kish\u00ebs; z. Simitis e quajti vepr\u00ebn e tij shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha n\u00eb epok\u00ebn e sotme.","autori":"Korrespondent i \"Ngjalljes\"","kategoria":"Lajme kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9286],"ngjallja_autori":[10389],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84200","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-kishtare","ngjallja_autori-korrespondent-i-ngjalljes","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84200\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/\",\"name\":\"\\\"Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:25:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84200","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/","name":"\"Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:25:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shembull-se-si-duhet-te-veproje-kisha\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Shembull se si duhet t\u00eb veproj\u00eb Kisha&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84200"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84200"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84200"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}