{"id":84185,"date":"2026-06-01T02:25:11","date_gmt":"2026-06-01T00:25:11","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/"},"modified":"2026-06-01T02:25:11","modified_gmt":"2026-06-01T00:25:11","slug":"do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/","title":{"rendered":"&#8220;Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb publikuar nga e p\u00ebrmuajshmja orthodhokse polake &#8220;Przeglad Prawoslawny&#8221;, Ivan Dimitrov, teolog laik bullgar, shpjegon situat\u00ebn n\u00eb kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Bullgari. Esht\u00eb kjo nj\u00eb Kish\u00eb q\u00eb po ndjen v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga epoka e komunizmit, p\u00ebr t\u00eb ringjallur jet\u00ebn pastorale dhe monastike, si dhe t\u00eb problemeve t\u00eb formimit teologjik dhe katekist, si\u00e7 po ndodh n\u00eb kishat e tjera t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore dhe Lindore. K\u00ebsaj situate i shtohet edhe konflikti kompleks i filluar n\u00eb vitin 1992, nd\u00ebrmjet kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe partizan\u00ebve t\u00eb patrikut Maksim, primat i kish\u00ebs orthodhokse bullgare, i zgjedhur n\u00eb vitin 1971 me p\u00ebrkrahjen e autoriteteve komuniste, gj\u00eb e cila kund\u00ebrshtohet edhe sot nga disa persona. Ky konflikt ka \u00e7uar n\u00eb krijimin e nj\u00eb strukture kishtare paralele, por q\u00eb kanonikisht nuk \u00ebsht\u00eb njohur nga asnj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse. Ivan Dimitrov \u00ebsht\u00eb profesor i Dhjat\u00ebs s\u00eb Re n\u00eb fakultetin e teologjis\u00eb orthodhokse Sh\u00ebn Klementi i Ohrit, q\u00eb varet nga Universiteti i Sofies, n\u00eb t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsrektor. M\u00eb posht\u00eb po japim t\u00eb p\u00ebrmbledhur intervist\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb largu, Bullgaria duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku tradita orthodhokse \u00ebsht\u00eb ngulitur thell\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb realiteti?<\/p>\n<p>&#8211; Situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb komplekse. Bullgaria num\u00ebron rreth 8,5 milion\u00eb banor\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 10% jan\u00eb t\u00eb besimit islam. Gjysma e tyre jan\u00eb turq, nd\u00ebrsa gjysma tjet\u00ebr jan\u00eb bullgar\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrqafuar fen\u00eb islame. Gjithashtu, n\u00eb Bullgari ka edhe 50 mij\u00eb katolik\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 6 mij\u00eb jan\u00eb uniat\u00eb. S\u00eb fundi, dua t\u00eb p\u00ebrmend shfaqjen e nj\u00eb numri jo m\u00eb pak t\u00eb neglizhuesh\u00ebm t\u00eb protestant\u00ebve pentikontist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb organizuar dhe aktiv\u00eb dhe punojn\u00eb si n\u00eb kushte klandestine. Pjesa e mbetur e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb thelb orthodhokse. Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1993, 87% e popullsis\u00eb s\u00eb Bullgaris\u00eb deklarojn\u00eb se jan\u00eb orthodhoks\u00eb. Por, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u krenuar me k\u00ebt\u00eb num\u00ebr; shum\u00eb nga ata jan\u00eb komunist\u00eb ose ateist\u00eb, ku problemin e besimit e kuptojn\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb do t&#8217;u p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb biografin\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb p\u00ebr inerci se jemi orthodhoks\u00eb. Sipas mendimit tim, duhet t\u00eb konsiderojm\u00eb se n\u00eb Bullgari kemi 6 milion\u00eb orthodhoks\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuar, nd\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebve, fatkeq\u00ebsisht, ka nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb dob\u00ebt besimtar\u00ebsh t\u00eb devotsh\u00ebm. Por, nuk mund t\u00eb konsiderohen si orthodhoks\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata q\u00eb vin\u00eb n\u00eb kish\u00eb dy her\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebr Krishtlindje dhe Pashk\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni p\u00ebr katekizmin? Esht\u00eb futur n\u00ebp\u00ebr shkolla apo zhvillohet vet\u00ebm n\u00eb shkollat e enorive?<\/p>\n<p>Katekizmi ka z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb shkollat e enorive, t\u00eb cilat fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb num\u00ebr. N\u00eb Sofie, p\u00ebr shembull, nuk ka shkolla katekizmi n\u00eb t\u00eb gjitha enorit\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe n\u00eb fshat, ku nuk ka shkolla t\u00eb enorive.<\/p>\n<p>&#8211; Si e shpjegoni ju k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj gjendje jemi vet\u00eb ne. N\u00eb shum\u00eb raste, prift\u00ebrinjt\u00eb nuk kan\u00eb energjit\u00eb e duhura, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb pun\u00eb pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ose t\u00eb rinjve. Shum\u00eb prift\u00ebrinj jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb tilla nisma, nd\u00ebrsa si larg\u00ebsia midis brezave kusht\u00ebzon, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe krijimin e v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb komunikimin e mir\u00eb nd\u00ebrmjet prift\u00ebrinjve dhe t\u00eb rinjve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kuptojn\u00eb aq sa duhet gjuh\u00ebn dhe problemet.<\/p>\n<p>-Po, me formimin teologjik, \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet?<\/p>\n<p>Mbi 500 persona studiojn\u00eb n\u00eb seminaret tona. Kemi dy seminare teologjike, n\u00eb Sofie dhe n\u00eb Plovdiv. Seminari i Sofies nuk e ka pushuar asnj\u00ebher\u00eb aktivitetin e tij. Gjat\u00eb regjimit komunist ai u transferua n\u00eb nj\u00eb manastir, 90 km larg kryeqytetit. N\u00eb vitin 1990 iu kthyen seminarit t\u00eb Sofies gjith\u00eb mjediset e tij t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebna nga organizata e rinis\u00eb komuniste. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit seminari i Plovdivit i rihapi dyert e tij. Gjat\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, ky seminar ishte transferuar n\u00eb manastirin e Bra\u00e7kovos. M\u00eb 1947 manastiri u dogj dhe seminari u bashkua me t\u00eb Sofies. K\u00ebta seminarist\u00eb b\u00ebjn\u00eb arsimim pes\u00ebvje\u00e7ar. Jemi n\u00eb themelimin e sistemit shkollor t\u00eb mes\u00ebm. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit diplomat e l\u00ebshuara nga seminaret tona jan\u00eb njohur edhe nga autoritetet civile. Rasti im personal e ilustron bukur problemin q\u00eb ndeshim p\u00ebr njohje zyrtare nga shteti. Kam kryer studimet e mia n\u00eb Seminar, pastaj n\u00eb akademin\u00eb teologjike dhe k\u00ebrkoja t\u00eb kompletoja formimin tim, duke ndjekur kurse t\u00eb filozofis\u00eb klasike n\u00eb Universitetin e Sofies. At\u00ebher\u00eb zbulova se diploma ime e Akademis\u00eb Teologjike s&#8217;m\u00eb lejont\u00eb t\u00eb hyja n\u00eb universitet dhe se do m\u00eb duhej t\u00eb jepja nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provimesh, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb diplom\u00ebn e arsimit t\u00eb mes\u00ebm. Ne, gjithashtu kemi pranuar, se q\u00eb nga viti 1997, m\u00ebsuesit e seminareve t\u00eb paguhen nga shteti. K\u00ebto paga nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ve\u00e7se 20-30 % t\u00eb buxhetit aktiv t\u00eb seminareve tona, por kjo paraqet padyshim nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>-Cila \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb universitete?<\/p>\n<p>Shumica e student\u00ebve t\u00eb teologjis\u00eb jan\u00eb n\u00eb fakultetin e teologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Sofies, i cili ka nj\u00eb histori interesante. Ai \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 1923 e ka funksionuar pa nd\u00ebrprerje deri n\u00eb vitin 1950, dat\u00eb kur ai u nda nga unversiteti dhe u em\u00ebrtua Akademia Teologjike e Sofies. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1991, u riintegrua n\u00eb gjirin e Universitetit Shtet\u00ebror. N\u00eb vitin 1991, u krijua nj\u00eb fakultet orthodhoks n\u00eb Universitetin e Veliko T\u00ebrnovos (kryeqyteti i vjet\u00ebr i Bullgaris\u00eb mesjetare). Esht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmendur se ky fakultet \u00ebsht\u00eb krijuar me inisiativ\u00ebn e k\u00ebtij universiteti, se trupa e tij m\u00ebsimore mendonte, se n\u00ebse fjala &#8220;universitet&#8221; ka nj\u00eb raport me fjal\u00ebn &#8220;universal&#8221;, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb universiteti t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb gjirin e tij nj\u00eb fakultet teologjie. Nj\u00eb kurs teologjie ka n\u00eb fakultetin e let\u00ebrsis\u00eb, historis\u00eb dhe teologjis\u00eb n\u00eb qytetin Shumen (verilindje e Bullgaris\u00eb) e disa l\u00ebnd\u00eb teologjike jepen edhe Universitetin e Blagoevgradit.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrse dy fakultetet e teologjis\u00eb mbajn\u00eb emra t\u00eb ndrysh\u00ebm? Mos ndoshta kjo tregon se fakulteti i Sofies \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha besimet, nd\u00ebrsa ai i Veliko T\u00ebrnovos \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr student\u00ebt orthodhoks\u00eb?<\/p>\n<p>Jo, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje programi. N\u00eb t\u00eb dy fakultetet nuk m\u00ebsohet vet\u00ebm teologjia orthodhokse, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht e gabuar t\u00eb thuhet se k\u00ebto fakultete jan\u00eb t\u00eb mbyllura p\u00ebr student\u00eb t\u00eb besimeve t\u00eb tjera. Nuk u k\u00ebrkohet k\u00ebtyre student\u00ebve q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb besimin orthodhoks, por vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ndjekin ciklin e plot\u00eb m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>&#8211; A keni nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm m\u00ebsuesish n\u00eb fakultetet e teologjis\u00eb?<\/p>\n<p>Jo. Kjo \u00ebsht\u00eb pika jon\u00eb e dob\u00ebt. Secili nga m\u00ebsuesit tan\u00eb t\u00eb teologjis\u00eb shikon se si t\u00eb kaloj\u00eb rij\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, duke shkuar nga nj\u00eb fakultet pse seminar n\u00eb tjetrin. Ne profesor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb teologjis\u00eb (ku dua t\u00eb p\u00ebrqendrohem), ndihmojm\u00eb, duke ruajtur energjit\u00eb dhe entuziazmin ton\u00eb, me gjith\u00eb lodhjen dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb materiale, duke plot\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nevojat e Kish\u00ebs. Ne kemi 3 000 enori dhe vet\u00ebm di\u00e7ka m\u00eb pak se 1000 prift\u00ebrinj. Kjo gjendje b\u00ebn q\u00eb nj\u00eb prift i nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb i ngarkuar, gjithashtu, edhe me enorit\u00eb e shum\u00eb fshatrave rrotull qytetit. Ai kalon nga nj\u00eb enori n\u00eb tjetr\u00ebn, duke u marr\u00eb me pag\u00ebzime dhe varrime; k\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb t\u00eb tilla kushte, si mund t\u00eb merret ai me instruktimin fetar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve apo t\u00eb t\u00eb rinjve? Situata financiare e klerit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e vajtueshme, sepse Kisha jon\u00eb nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shtetit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne mund t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb rreth gjysma e student\u00ebve, pas seminarit, mund t\u00eb hirotonosen n\u00eb prift\u00ebrinj, por p\u00ebr m\u00eb tej, ne nuk kemi asnj\u00eb garanci.<\/p>\n<p>-A ekziston n\u00eb Bullgari, pas k\u00ebtyre dekadave nj\u00eb rinovim i jet\u00ebs monastike?<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket nd\u00ebrtesave, n\u00eb Bullgari ka shum\u00eb manastire, rreth 120. Por ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl murgjish, rreth nj\u00ebzet t\u00eb till\u00eb. Nuk mund t\u00eb flitet ende p\u00ebr nj\u00eb rinovim t\u00eb jet\u00ebs monastike. Nd\u00ebrmjet manastireve n\u00eb aktivitet, tre jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga patrikana. K\u00ebta jan\u00eb manastiret e Ril\u00ebs, Batckovos dhe Trojanit. Ka dhe manastire q\u00eb varen nga dioqeza. K\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb rajonin e Sofies dhe t\u00eb Veliko T\u00ebrnovos, por n\u00eb secilin prej tyre jetojn\u00eb nga nj\u00eb ose dy murgj apo murgesha. Gjithashtu ka edhe nj\u00eb manastir bullgar n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb (Greqi), ku ka nj\u00eb dyzin\u00eb murgjish, por edhe ky manastir ka munges\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr murgj. Zhvillimi i jet\u00ebs monastike, padyshim \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me zhvillimin e nj\u00eb rinovimi t\u00eb jet\u00ebs kishtare.<\/p>\n<p>-Kisha bullgare nuk pati mund\u00ebsi t\u00eb evitonte problemet e brendshme&#8230;.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992 tre mitropolit\u00eb, q\u00eb shpreheshin se g\u00ebzonin p\u00ebrkrahjen e qeveris\u00eb, si dhe t\u00eb disa aktor\u00ebve politik\u00eb, tentuan t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb &#8220;pu\u00e7&#8221; n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtetin. T\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e episkopat\u00ebs u vun\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb kund\u00ebrta me ta. Episkop\u00ebt disident\u00eb filluan t\u00eb krijonin struktura paralele me ato t\u00eb Kish\u00ebs, madje edhe t\u00eb hirotonis-nin episkop\u00ebr. N\u00eb korrik 1992, kreu i tyre (mitropoliti Pimen i Nevrokopit, 91 vje\u00e7ar sot) u vetzgjodh patriark. Persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr arsyet e tyre politike t\u00eb dob\u00ebta e mb\u00ebshtet\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por, ata ishin t\u00eb pakt\u00eb dhe nuk p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb gjirin e tyre nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh prift\u00ebrinjsh. Prift\u00ebrinjt\u00eb disident\u00eb ishin t\u00eb pakt\u00eb dhe nuk ndiqeshin nga besimtar\u00ebt, sepse nuk p\u00eblqenin metodat e tyre t\u00eb veprimit, si p.sh. p\u00ebrvet\u00ebsimi dhe okupimi me forc\u00eb i nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Fol\u00ebm p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, por keni edhe arsye p\u00ebr t&#8217;u g\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Ne nuk do t\u00eb pushojm\u00eb s\u00eb rritur rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bullgare dhe interesin e rinis\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket besimit orthodhoks. T\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb jan\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht aktiv\u00eb n\u00eb kuadrin e lidhjes rinore Sh\u00ebn Efthimi dhe L\u00ebvizja rinore orthodhokse e Ballkanit, t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsohen Kosh.<\/p>\n<p>(Titulli dhe nd\u00ebrprerjet jan\u00eb t\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs SOP)<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Erion Prifti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Ivan Dimitrov, teolog laik bullgar dhe z\u00ebvend\u00ebsrektor i Universitetit t\u00eb Sofies, p\u00ebr gjendjen e Kish\u00ebs Orthodhokse Bullgare pas komunizmit, problemet me katekizmin, formimin teologjik, manastiret dhe pu\u00e7in e vitit 1992 nga mitropolit\u00ebt disident\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb me Ivan Dimitrov, teolog laik bullgar","numri":"8 (59)","viti":"1997","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[9, 12]","fjale_kyce":"[\"Bullgari\", \"Kisha Orthodhokse Bullgare\", \"Ivan Dimitrov\", \"Patriku Maksim\", \"katekizm\", \"seminar\", \"Sofia\", \"Plovdiv\", \"manastiret\", \"pu\u00e7\", \"Pimen\", \"Sh\u00ebn Klementi i Ohrit\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb me Ivan Dimitrov, teolog laik bullgar dhe z\u00ebvend\u00ebsrektor i Universitetit t\u00eb Sofies, p\u00ebr gjendjen e Kish\u00ebs Orthodhokse Bullgare pas komunizmit, problemet me katekizmin, formimin teologjik, manastiret dhe pu\u00e7in e vitit 1992 nga mitropolit\u00ebt disident\u00eb.","autori":"","kategoria":"Intervist\u00eb \/ Bota Orthodhokse","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10384],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84185","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste-bota-orthodhokse","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84185\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/\",\"name\":\"\\\"Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:25:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84185","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/","name":"\"Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:25:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/do-te-rrisim-rolin-e-kishes-ne-shoqeri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Do t\u00eb rrisim rolin e Kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84185"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84185"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84185"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}