{"id":84168,"date":"2026-06-01T02:24:52","date_gmt":"2026-06-01T00:24:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-06-01T02:24:52","modified_gmt":"2026-06-01T00:24:52","slug":"kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>P\u00ebrhapja dhe p\u00ebrqafimi i krisht\u00ebrimit n\u00eb Iliri historikisht fillon n\u00eb shek. I me Apostull Pavlin, q\u00eb shkeli i pari n\u00eb k\u00ebto troje. Pas tij ishte Sh\u00ebn Qesari, episkop i par\u00eb i Durr\u00ebsit dhe nj\u00eb nga 70 nx\u00ebn\u00ebsit e Jisuit, Sh\u00ebn Asti edhe ky episkop i Durr\u00ebsit; Sh\u00ebn Lefteri episkop i Vlor\u00ebs; Sh\u00ebn Angjelina, vajza e Princ Gjergj Arianitit, dhe po t\u00eb vazhdonim do t\u00eb p\u00ebrmendnim, misionar\u00eb apostolik\u00eb, d\u00ebshmor\u00eb dhe martir\u00eb t\u00eb orthodhoksis\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shumt\u00eb. Gjat\u00eb pushtimeve t\u00eb huaja, dol\u00ebn misionar\u00eb si Sh\u00ebn Kozmai, Sh\u00ebn Joan Vladimiri i Elbasanit, Sh\u00ebn Nikodhimi etj, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr sakrificat sublime q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e orthodhoksis\u00eb tek ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e pand\u00ebrprer\u00eb sa madh\u00ebshtore, aq edhe e dhimbshme me periudha lul\u00ebzimi, por dhe t\u00eb err\u00ebta p\u00ebrndjekjesh, ku kurdoher\u00eb ka triumfuar vetmohimi dhe sakrifica p\u00ebr mbrojtjen e krisht\u00ebrimit. Periudha m\u00eb shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr besimet fetare, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr orthodhoksin\u00eb, ka qen\u00eb ajo e regjimit diktatorial komunist, gjat\u00eb s\u00eb cilit u shkat\u00ebrruan nga themelet mbi 1600 kisha e manastire, u p\u00ebrndoq\u00ebn eg\u00ebrsisht klerik\u00ebt e besimtar\u00ebt dhe u ndaluan ritet fetare. Kjo \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh shpirt\u00ebror dhe tjet\u00ebrsimin e njeriut q\u00eb ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe la ndikime negative. Qindra mij\u00ebra t\u00eb rinj u lind\u00ebn dhe u ushqyen me ideologjin\u00eb ateiste q\u00eb shkat\u00ebrroi nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzve, prandaj duhej ringjallja e kish\u00ebs orthodhokse. Kjo do t\u00eb kishte karakterin e nj\u00eb misioni t\u00eb madh apostolik, gj\u00eb q\u00eb u realizua me fron\u00ebzimin e Kryepiskopit Anastas m\u00eb 2 gusht t\u00eb vitit 1992, q\u00eb ishte ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e KOASH.<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebror me autoritet t\u00eb padiskutuar brenda dhe jasht\u00eb vendit. Me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb orthodhoksis\u00eb, Fortlumturia e Tij n\u00eb kushtet tona shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira veproi me shpejt\u00ebsi duke iu b\u00ebr\u00eb ball\u00eb me guxim problemeve t\u00eb shumta dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb ringjalljes s\u00eb KOASH.<\/p>\n<p>K\u00ebnaq\u00ebsia e tij m\u00eb e madhe ishte kur shikonte se si gjall\u00ebrohej ndjenja e besimit tek t\u00eb vjetrit dhe si mbinte e rritej ajo n\u00eb brezat e rinj. At\u00eb e g\u00ebzon fakti se kishat tona nisen t\u00eb mbushen plot e p\u00ebrplot me besimtar\u00eb. Riungjill\u00ebzimi i komunitetit orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe e misionit t\u00eb tij apostolik. Ky mision u ndesh me pengesa dhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr t\u00eb dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb &#8220;via doloroza&#8221;. Por, \u00e7do gj\u00eb e p\u00ebrballoi me urt\u00ebsi, dinjitet, guxim, ndershm\u00ebri dhe lavdi Zotit doli faqebardh\u00eb.<\/p>\n<p>Imzot Anastasi solli me vete mesazhin e ndjenjave t\u00eb pastra t\u00eb dashuris\u00eb, miq\u00ebsis\u00eb dhe vllaz\u00ebrimit. N\u00eb fillimet dramatike t\u00eb demokracis\u00eb ai i ngjante nj\u00eb ambasadori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb vinte i pari n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai p\u00ebrjetoi dhe p\u00ebrjeton me dhimbje faz\u00ebn e tranzicionit, kolapsin e jet\u00ebs ekonomike, varf\u00ebrin\u00eb e madhe dhe anarshin\u00eb, p\u00ebrpiqet me t\u00eb gjitha mjetet t\u00eb zbus\u00eb sadopak eg\u00ebrsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>U preokupua dhe vazhdon t\u00eb preokupohet shum\u00eb p\u00ebr fatin e refugjat\u00ebve duke nd\u00ebrhyr\u00eb publikisht n\u00eb favor t\u00eb tyre. P\u00ebrd\u00ebllimi i tij ndaj njer\u00ebzve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb njihet tashm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb. Me qindra t\u00eb s\u00ebmur\u00eb pa shpresa sh\u00ebrimi u mjekuan dhe mjekohen falas n\u00eb spitalet e Janin\u00ebs, Selanikut dhe Athin\u00ebs, pa dallime fetare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs t\u00eb fron\u00ebzimit t\u00eb tij KOASH ka arritur rezultate t\u00eb m\u00ebdha. Jan\u00eb p\u00ebrfunduar ose jan\u00eb n\u00eb pro\u00e7es nd\u00ebrtimi, katedrale dinjitoze t\u00eb cilat jan\u00eb monumente t\u00eb kultur\u00ebs si n\u00eb Sarand\u00eb, Berat, Durr\u00ebs, Fier, Tiran\u00eb, Pogradec, Shkod\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr dioqez\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs veprat e tij jan\u00eb t\u00eb shumta: klinik\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, kopsht f\u00ebmij\u00ebsh, shkoll\u00eb profesionale mbi shkoll\u00ebn e mesme, gjithashtu \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb ngrihen qendra kulturore dhe muzeale si dhe kampinge e qendra turistike n\u00eb Voskopoj\u00eb dhe Liqenas.<\/p>\n<p>Mbi 40 jetim\u00eb nga dioqeza studiojn\u00eb n\u00ebn kujdesjen e vazhdueshme t\u00eb tij. I angazhuar me p\u00ebrkushtim t\u00eb lart\u00eb si misionar apostolik, i palodhur ndaj m\u00ebsimeve t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, dhe duke ecur n\u00eb tradit\u00ebn e rrug\u00ebs s\u00eb autoqefalis\u00eb t\u00eb ierark\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare q\u00eb nga Imzot Fan Noli. Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb figur\u00eb e dashur, dhe respektuar p\u00ebr mbar\u00eb komunitetin orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe nj\u00eb faktor p\u00ebr ruajtjen e unitetit fetar mbar\u00ebkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tij u ngrit n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vepra e filluar nga Noli dhe u konsoliduan pozitat e KOASH. Gjith\u00eb k\u00ebsaj pune titanike t\u00eb Kryepiskopit Anastas, media dhe televizioni i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pasqyrimi dhe jan\u00eb p\u00ebrpjekur n\u00eb shum\u00eb raste edhe ta denigrojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Goditje me q\u00ebllime regresive iu b\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe nga pu\u00e7i i Elbasanit i projektuar nga dashakeq\u00ebsit e orthodhoksis\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit dhe i ndihmuar edhe nga segmente t\u00eb ve\u00e7anta shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por, Kryepiskopit Anastas, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje mjaft e madhe n\u00eb pun\u00ebn e tij, jo vet\u00ebm nga bashk\u00ebsia orthodhokse, por dhe nga besimtar\u00eb t\u00eb feve t\u00eb tjera t\u00eb cil\u00ebt e respektojn\u00eb vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kur u nderua me titullin e lart\u00eb t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb shkencave t\u00eb Athin\u00ebs, ai tha: &#8220;Shqip\u00ebria mund t\u00eb merret si shembull n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebkzistenc\u00ebn paq\u00ebsore fetare t\u00eb arritur mbi baz\u00ebn e respektit t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb.&#8221; Kryepiskopi Anastas i kushton nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira dhe mir\u00ebkuptimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb komuniteteve fetare.<\/p>\n<p>Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb vepra e Kryepiskopit Anastas gjat\u00eb ngjarjeve t\u00eb muajve t\u00eb fundit, jo vet\u00ebm p\u00ebr ndihmat materiale shum\u00eb t\u00eb domosdoshme, por edhe p\u00ebr qet\u00ebsimin shpirt\u00ebror t\u00eb njer\u00ebzve n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij aktive p\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrshpirtjen e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr viktimat e Otrantos u cil\u00ebsua si kleriku m\u00eb i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr qet\u00ebsimin e dhimbjes s\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Lusim Zotin q\u00eb t&#8217;i jap\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastas sh\u00ebndet, jet\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr vazhdimin e misionit t\u00eb tij Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Thoma Piluri, Grigor Mulla, Vasil Stas a, Vangjush Simaku<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb here me urimin:<\/p>\n<p>&#8220;Anastasit, Fort t\u00eb Lumturit Kryepiskop t\u00eb Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Atit dhe Kryebariut ton\u00eb, t\u00eb shumta i qofshin vjet\u00ebt&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sintez\u00eb historike q\u00eb paraqet Kryepiskopin Anastas si pasues t\u00eb tradit\u00ebs apostolike nga Pavli e Sh\u00ebn Kozmai deri tek Fan Noli, p\u00ebrmbledh arritjet e KOASH n\u00eb 5 vjet, p\u00ebrmend p\u00ebrshpirtjen p\u00ebr viktimat e Otrantos dhe luft\u00ebn kund\u00ebr pu\u00e7it t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"59","viti":"1997","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"2","faqet":"[12]","fjale_kyce":"[\"Apostull Pavli\", \"Iliri\", \"Sh\u00ebn Qesari\", \"Sh\u00ebn Kozmai\", \"Sh\u00ebn Joan Vladimiri\", \"Fan Noli\", \"Kryepiskop Anastas\", \"pu\u00e7i i Elbasanit\", \"Akademia Athin\u00ebs\", \"Otranto\"]","permbledhje":"Sintez\u00eb historike q\u00eb paraqet Kryepiskopin Anastas si pasues t\u00eb tradit\u00ebs apostolike nga Pavli e Sh\u00ebn Kozmai deri tek Fan Noli, p\u00ebrmbledh arritjet e KOASH n\u00eb 5 vjet, p\u00ebrmend p\u00ebrshpirtjen p\u00ebr viktimat e Otrantos dhe luft\u00ebn kund\u00ebr pu\u00e7it t\u00eb Elbasanit.","autori":"Thoma Piluri, Grigor Mulla, Vasil Stas a, Vangjush Simaku","kategoria":"Histori \/ Kish\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10025],"ngjallja_autori":[10372],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84168","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-kishe","ngjallja_autori-thoma-piluri-grigor-mulla-vasil-stas-a-vangjush-simaku","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84168\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/\",\"name\":\"Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:24:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84168","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/","name":"Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:24:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-anastas-pasues-i-denje-i-misionit-apostolik-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryepiskopi Anastas, pasues i denj\u00eb i misionit Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84168"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84168"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84168"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}