{"id":84158,"date":"2026-06-01T02:24:41","date_gmt":"2026-06-01T00:24:41","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T02:24:41","modified_gmt":"2026-06-01T00:24:41","slug":"peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/","title":{"rendered":"Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse"},"content":{"rendered":"<p>Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse<\/p>\n<p>N\u00eb prift\u00ebrin\u00eb e krishter\u00eb ka tre shkall\u00eb: dhjak, prift dhe peshkop. T\u00eb tria k\u00ebto shkall\u00eb kryhen n\u00ebp\u00ebrmjet misterit t\u00eb dor\u00ebzimit (hirotonisjes). Peshkopi \u00ebsht\u00eb shkalla m\u00eb e lart\u00eb e prift\u00ebris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ai, i cili kryen dor\u00ebzimet e prift\u00ebrinj\u00ebve dhe dhjak\u00ebve, meqen\u00ebse vet\u00ebm ai e zot\u00ebron prift\u00ebrin\u00eb n\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e saj dhe mund t&#8217;ua jap\u00eb at\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, sh\u00ebrbesa e peshkopit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbesa drejtuese e Kish\u00ebs. Roli i tij \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi, drejtimi dhe mbikqyrja e Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Peshkop\u00ebt e Kish\u00ebs Orthodhokse jan\u00eb peshkop\u00eb t\u00eb nj\u00eb territori t\u00eb caktuar gjeografik, t\u00eb quajtur dioqez\u00eb. Ata e marrin titullin nga emri i qytetit kryesor, ku ndodhet selia e tyre. Nd\u00ebrsa titulli kryepeshkop ose patrik i p\u00ebrket peshkopit t\u00eb kryeqytetit t\u00eb nj\u00eb zone, e cila p\u00ebrfshin mitropoli dhe dioqeza t\u00eb tjera. Sot, kjo kupton nj\u00eb sht\u00ebt dhe nj\u00eb Kish\u00eb Autoqefale. Kur peshkop\u00ebt e nj\u00eb Kishe autoqefale mblidhen n\u00eb asamblen\u00eb peshkopale, si\u00e7 ata mblidhen periodikisht sipas Ligjit t\u00eb Kish\u00ebs, kryeson kryepeshkopi ose patriku (n\u00eb vendet ku primati quhet patrik). Primati i nj\u00eb Kishe Autoqefale \u00ebsht\u00eb edhe kryetari i Sinodit t\u00eb asaj Kishe. Lidhjet baz\u00eb nd\u00ebrmjet peshkop\u00ebve dhe peshkopit primat (kryepeshkopit ose patrikut), shprehen shum\u00eb qart\u00eb n\u00eb Kanonin Apostolik 34: &#8220;Peshkop\u00ebt e nj\u00eb kombi duhet ta njohin at\u00eb (kryepeshkopin) q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari nd\u00ebrmjet tyre dhe duhet ta shohin at\u00eb si kreun dhe t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme pa p\u00eblqimin e tij; \u00e7do peshkop duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm gj\u00ebrat q\u00eb i p\u00ebrkasin dioqez\u00ebs s\u00eb tij dhe zonave q\u00eb varen prej tij. Por, gjithashtu, peshkopi i pare, t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb pa p\u00eblqimin e t\u00eb gjith\u00ebve. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ket\u00eb harmoni dhe Per\u00ebndia do t\u00eb lavd\u00ebrohet me an\u00eb t\u00eb Zotit n\u00eb Shpirtin: Ati, Bin dhe Shpirti i Shenjt\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Pra, nga ky kanon mund t\u00eb shohin se: a. Peshkopi lokal ka autoritetin legjitim brenda dioqez\u00ebs s\u00eb tij. Por, megjith\u00ebse \u00e7do peshkop \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dioqez\u00ebn e tij, ai duhet ta kryej\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e tij n\u00eb kungim me peshkop\u00ebt e tjer\u00eb: b. Kanoni afirmon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e peshkopit primat, i cili kryeson Sinodin. Ndon\u00ebse primati \u00ebsht\u00eb primus inter pares (i pari nd\u00ebrmjet t\u00eb barabart\u00ebve), raporti nd\u00ebrmjet peshkop\u00ebve \u00ebsht\u00eb raport nd\u00ebrvar\u00ebsie: peshkop\u00ebt nuk mund t\u00eb veprojn\u00eb ve\u00e7an primatit dhe gjithashtu, primati nuk duhet t\u00eb veproj\u00eb ve\u00e7an peshkop\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. c. Kanoni e sheh raportin nd\u00ebrmjet peshkop\u00ebve si pasqyrim t\u00eb raportit nd\u00ebrmjet Personave t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. E gjith\u00eb jeta njer\u00ebzore dhe si rrjedhim edhe jeta e Kish\u00ebs, duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb realitetin e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Kanoni 34 dhe kanone t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me primacin\u00eb, njohin se kryepeshkopi ka disa privilegje n\u00eb lidhje me peshkop\u00ebt e tjer\u00eb. Ai kryeson Sinodin, ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb konfirmoj\u00eb zgjedhjen e peshkop\u00ebve lokal\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb kryesoj\u00eb n\u00eb dor\u00ebzimin e tyre. Por, k\u00ebto privilegje t\u00eb primatit nuk e pak\u00ebsojn\u00eb frym\u00ebn e past\u00ebr konciliare nd\u00ebrmjet peshkop\u00ebve t\u00eb nj\u00eb Kishe Autoqefale. T\u00eb gjith\u00eb peshkop\u00ebt n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe kan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sh\u00ebrbes\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer. N\u00eb kuptimin misteror (t\u00eb kryerjes s\u00eb mistereve) t\u00eb gjith\u00eb peshkop\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe identik\u00eb.<\/p>\n<p>Peshkopi i nj\u00eb dioqeze, zgjidhet nga peshkop\u00ebt e tjer\u00eb lokal\u00eb (Sinodi), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konciliare. K\u00ebrkesat p\u00ebr Zgjedhjen p\u00ebrfshijne: nj\u00eb karakter moral t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb prift\u00ebrore t\u00eb dalluar n\u00eb Kish\u00eb, aft\u00ebsi drejtuese, kompetenc\u00eb teologjike dhe nj\u00eb moshe jo m\u00eb pak se 35 vje\u00e7 (ngadonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nevoja t\u00eb Kish\u00ebs minimumi i mosh\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb 30 vje\u00e7.) Duke filluar nga shekulli VI, n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse ka qen\u00eb rregull q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr peshkop\u00eb t\u00eb zgjidhen nga prift\u00ebrinjt\u00eb e pamartuar (arkimandrit apo hieromonak) ose t\u00eb ve, meqen\u00ebse peshkopi k\u00ebrkohet t\u00eb jet\u00eb i pamartuar.<\/p>\n<p>Peshkopi dor\u00ebzohet nga tre peshkop\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ose t\u00eb pakt\u00ebn nga dy, p\u00ebr nj\u00eb dioqez\u00eb t\u00eb caktuar ose si nj\u00eb peshkop ndihm\u00ebs pran\u00eb krypeshkopit. Dor\u00ebzimi i peshkopit \u00ebsht\u00eb dogmatisht i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb priftit. Dy element\u00ebt p\u00ebrmbush\u00ebs kanonik\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb patjet\u00ebr, d.m.th. &#8220;v\u00ebnia e duarve&#8221; nga peshkop\u00eb kanonik\u00eb dhe thirrja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, p\u00ebrndryshe dor\u00ebzimi nuk \u00ebsht\u00eb kanonik dhe si pasoj\u00eb i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithashtu, veshja e peshkopit ndryshon nga ajo e priftit. Fillimisht, peshkopi dhe prifti vishnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn veshje, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga petrahili dhe feloni. Por kur peshkop\u00ebt, gjat\u00eb zhvillimit historik t\u00eb Kish\u00ebs, mor\u00ebn edhe detyra t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 misionit shpirt\u00ebror e pastoral, veshja e tyre filloi t\u00eb ndryshoj\u00eb e t\u00eb zhvillohet. Ndon\u00ebse petrahili u ruajt, si nj\u00eb shenj\u00eb e instrumentes t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr transmetimin e hirit misteror, mbi at\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb felonit, u vendos sakoja perandorake. N\u00eb fillim, kjo p\u00ebrdorej vet\u00ebm n\u00eb disa raste t\u00eb caktuara, por m\u00eb von\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrhershme e veshjes. Gjithashtu, mbas r\u00ebnies s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, peshkop\u00ebt filluan t\u00eb p\u00ebrdornin mitr\u00ebn perandorake.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse peshkopi \u00ebsht\u00eb thirrur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb celebruesi kryesor i eukaristis\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij i kap\u00ebrcejn\u00eb kufijt\u00eb e akteve liturgjike. Si ati dhe bari i nj\u00eb Kishe lokale ai ka edhe detyra t\u00eb tjera, si: a) T\u00eb mbikqyr\u00eb; ai ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr administrimin e pasuris\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e jet\u00ebs n\u00eb Kish\u00eb, pajisjen e kishave me klerik\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet dor\u00ebzimeve dhe zbatimin e sh\u00ebrbesave liturgjike. b) T\u00eb m\u00ebsoj\u00eb; ai duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr m\u00ebsimin n\u00eb Kish\u00eb dhe sidomos p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb e m\u00ebsimit; ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr predikimin e drejt\u00eb t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb dhe ruajtjen e past\u00ebr t\u00eb saj nga m\u00ebsime t\u00eb gabuara. c) kujdesi pastoral; duke qen\u00eb bariu i grigj\u00ebs s\u00eb Krishtit, ai duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr ushqimin shpirt\u00ebror t\u00eb popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb qortoj\u00eb, t\u00eb fal\u00eb, t\u00eb pag\u00ebzoj\u00eb, t\u00eb pajtoj\u00eb, t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb, t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb, t\u00eb lutet, t\u00eb jet\u00eb i m\u00ebshirsh\u00ebm, si dhe t\u00eb kordinoj\u00eb talentet e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb Kish\u00eb dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shp\u00ebtimin e bot\u00ebs. Detyra e peshkopit \u00ebsht\u00eb &#8220;nd\u00ebrtimi i Trupit t\u00eb Krishtit&#8221; (Efesian\u00ebt 4:12).<\/p>\n<p>N\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse i vetmi kryeprift, bari dhe m\u00ebsues i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Krishti. Peshkopi \u00ebsht\u00eb objekti garantues i pranis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Krishtit tek populli i tij. Ai nuk esht\u00eb as m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsi i Krishtit, as z\u00ebvend\u00ebsi dhe as p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Tij, por ikona e dukshme e pranis\u00eb s\u00eb Krishtit n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb Tij.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e Tij, Krishti &#8220;dor\u00ebzoi&#8221; t\u00eb Dymb\u00ebdhjet\u00ebt, duke i th\u00ebn\u00eb atyre se &#8220;ju nuk m\u00eb keni zgjedhur mua, por un\u00eb ju kam zgjedhur juve.&#8221; Si Dhjata e Re, ashtu edhe Et\u00ebrit e Kish\u00ebs i njohin t\u00eb Dymb\u00ebdhjet\u00ebt si peshkop\u00ebt e par\u00eb ose mbikqyr\u00ebsit e Kish\u00ebs. Kur Juda ra p\u00ebr shkak t\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebsit po mendonin p\u00ebr t&#8217;a z\u00ebvend\u00ebsuar, Pietri, duke cituar psalmin 109:8, tha, &#8220;Tjet\u00ebrkush e marrt\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e tij&#8221; (Veprat 1:20). Kjo peshkopaci u dha tek Matia (Veprat 1:26).<\/p>\n<p>N\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, peshkop\u00ebt e sot\u00ebm formojn\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb pashk\u00ebputur n\u00eb zinxhirin e pand\u00ebrprer\u00eb, hallka e par\u00eb e t\u00eb cilit lidhet direkt me vet\u00eb Apostujt. K\u00ebshtu, nd\u00ebrmjet nj\u00eb peshkopi t\u00eb sot\u00ebm (qoft\u00eb edhe t\u00eb Kish\u00ebs m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl lokale) dhe nj\u00eb prej Apostujve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb linj\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb peshkop\u00ebsh. Vazhdim\u00ebsia Apostolike qendron n\u00eb faktet q\u00eb: a-peshkopi i sot\u00ebm kryen funksionet q\u00eb vet\u00eb Apostujt kryenin; b-peshkop\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer dor\u00ebzimin e peshkopit duhet t\u00eb vin\u00eb nga nj\u00eb zinxhir i pand\u00ebrprer\u00eb, i cili shkon tek vet\u00eb Apostujt; c- ai trash\u00ebgon nga Apostujt Hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, me an\u00eb t\u00eb cilit ai \u00ebsht\u00eb fuqizuar t\u00eb kryej\u00eb misionin e tij. Fakti i vazhdim\u00ebsis\u00eb peshkopale nga Apostujt dhe i Apostujve nga Krishti theksohej shum\u00eb nga Sh\u00ebn Klementi, para mbarimit t\u00eb shekullit t\u00eb par\u00eb. Nevoja e vazhdim\u00ebsis\u00eb Apostolike \u00ebsht\u00eb njohur nga Kisha historike gjat\u00eb gjith\u00eb zhvillimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Funksionet specifike t\u00eb peshkopit brenda Kish\u00ebs, ndon\u00ebse duken sikur kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me administrimin, p\u00ebrfshijn\u00eb funksionet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb m\u00ebsimit, t\u00eb ruajtjes s\u00eb doktrin\u00ebs dhe t\u00eb shenjt\u00ebrimit me an\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb mistereve. Peshkopi si administrator ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb funksionin e Kish\u00ebs, si nj\u00eb institucion me origjin\u00eb Apostolike. Peshkop\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb rregull shpirt\u00ebror e administrativ, i cili e ka lejuar Kish\u00ebn t\u00eb rritet pa qen\u00eb e coptuar nga mungesa e uniformitetit. Peshkop\u00ebt jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb klerit, n\u00eb kuptimin se ata kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe sh\u00ebrbes\u00ebn e mbajtjes s\u00eb unitetit t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, duke siguruar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe unitetin e bes\u00ebs dhe t\u00eb praktikave t\u00eb Kishave t\u00eb tyre respektive me t\u00eb gjitha Kishat e tjera. Prandaj, peshkop\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Kishat ose dioqezat e tyre t\u00eb ve\u00e7anta, tek kishat ose dioqezat e tjera, ashtu si\u00e7 ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Kish\u00ebn Universale tek prift\u00ebrinjt\u00eb, dhjak\u00ebt dhe popullin e dioqez\u00ebs s\u00eb tyre. Nj\u00eb funksion tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i peshkopit esht\u00eb ai i m\u00ebsimit e ruajtjes s\u00eb doktrin\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr shembull, predikimi i Ungjillit n\u00eb Kish\u00eb ishte prerogativ vet\u00ebm i peshkopit.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi i doktrin\u00ebs sh\u00ebrben p\u00ebr p\u00ebrgatitjen n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb shenjt\u00ebrimin n\u00ebp\u00ebrmjet mistereve t\u00eb Kish\u00ebs: kryesisht pag\u00ebzim-mirosjes dhe kungimit. N\u00eb Kish\u00ebn e par\u00eb, ishte vet\u00ebm peshkopi ai q\u00eb kryente misterin e kungimit. Kur Kisha filloi t\u00eb rritej dhe ishte e pamundur q\u00eb e gjitha t\u00eb mblidhej n\u00eb nj\u00eb vend, at\u00ebhere peshkopi shenjt\u00ebronte kungat\u00ebn dhe ajo shp\u00ebrndahej nga prift\u00ebrinjt\u00eb n\u00eb mbledhjet e tjera eukaristike. Kur Kisha u rrit akoma dhe kjo praktik\u00eb tashm\u00eb ishte e pamundur, at\u00ebhere prift\u00ebrinjve iu dha funksioni i kryerjes s\u00eb misterit, n\u00ebp\u00ebrmjet peshkopit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb prifti n\u00eb kryerjen e mistereve duhet t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb peshkopin dhe n\u00eb kryerjen e eukaristis\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb antiminsin t\u00eb firmosur nga peshkopi, sepse ai po i kryen k\u00ebto mistere duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb funksionet liturgjike t\u00eb peshkopit. Pra, nj\u00eb prift e kryen sh\u00ebrbes\u00ebn prift\u00ebrore si delegat i peshkopit dhe n\u00ebse prifti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kungim me peshkopin, sh\u00ebrbesa e tij prift\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e pavlefshme dhe jo kanonike.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Ignati i Antiokis\u00eb merret gjer\u00ebsisht n\u00eb letrat e tij, drejtuar kishave t\u00eb ndryshme t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, me urdh\u00ebrat hierarkike t\u00eb Kish\u00ebs. Ai i krahason peshkop\u00ebt me kujdestar\u00ebt q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb Krishti p\u00ebr grigj\u00ebn e tij: &#8220;Kujdestari duhet t\u00eb pritet nj\u00ebsoj si i zoti, peshkopi nj\u00ebsoj si Krishti.&#8221; Gjithashtu, Sh\u00ebn Ignati e p\u00ebrcakton qart\u00eb peshkopin si t\u00eb vetmin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kish\u00ebs dhe si qend\u00ebr t\u00eb unitetit t\u00eb jasht\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb nga letrat e tij ai pohon &#8220;ku \u00ebsht\u00eb peshkopi, atje jan\u00eb besimtar\u00ebt; ashtu si ku \u00ebsht\u00eb Jisu Krishti, atje \u00ebsht\u00eb Kisha universale dhe pa Kish\u00ebn universale. Nuk \u00ebsht\u00eb e lejueshme t\u00eb pag\u00ebzohet apo t\u00eb mbahet Eukaristia pa peshkopin. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb ai aprovon, q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb e p\u00eblqyeshme tek Per\u00ebndia, kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb ju duhet t\u00eb ndiqni q\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe t\u00eb sigurt\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Kisha gjithmon\u00eb e ka par\u00eb peshkopin si manifestimin e unitetit t\u00eb saj dhe te pandar\u00eb nga celebrimi Eukaristik. Teologjikisht, misteri i Eukaristis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb dhe realitet i anticipimit eskatologjik t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe peshkopacia &#8211; qend\u00ebr e nevojshme e k\u00ebtij realiteti &#8211; \u00ebsht\u00eb vij\u00ebzuar kryesisht n\u00eb funksionin e saj misteror. Aspektet e tjera t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs peshkopale, si m\u00ebsimi, kujdesja pastorale etj., bazohen n\u00eb funksionin e tij &#8220;kryeprift\u00ebror&#8221; n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb lokale. Peshkopi \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash, imazhi i Krishtit n\u00eb misterin Eukaristik.<\/p>\n<p>Por, perceptimi Orthodhoks i Kish\u00ebs si nj\u00eb bashk\u00ebsi e besimit, e lidhur ngusht\u00eb me Sh\u00ebn Trinin\u00eb dhe duke e paqyruar at\u00eb (Sh\u00ebn Trinin\u00eb) n\u00eb mbledhjen Eukaristike, na jep nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr urdh\u00ebrat prift\u00ebror\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00ebn peshkopale n\u00eb ve\u00e7anti. Sipas perspektiv\u00ebs s\u00eb eklesiologjis\u00eb eukaristiko-trinitare, sh\u00ebrbesa prift\u00ebrore nuk duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb q\u00ebndron mbi Kish\u00ebn. Kisha \u00ebsht\u00eb populli i Per\u00ebndis\u00eb dhe personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00ebn prift\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb thirrur nga Per\u00ebndia Triadik nga mesi i Kish\u00ebs, p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00ebn e Kish\u00ebs, me autorizimin dhe lutjen e Kish\u00ebs. K\u00ebta persona vijn\u00eb nga Kisha, ndon\u00ebse jan\u00eb thirrur t&#8217;u sh\u00ebrbejn\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebtu nuk ka ndryshim natyre por ndryshim dhurate.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i Krishtit, peshkopi duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs e jo nj\u00eb sundonj\u00ebs, nj\u00eb model dhe jo nj\u00eb legjislator. Sundimi e legjislacioni i p\u00ebrkasin vet\u00ebm Zotit. Por, \u00ebsht\u00eb peshkopi ai q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb para Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve, p\u00ebr jet\u00ebn e Kish\u00ebs q\u00eb ai udh\u00ebheq.<\/p>\n<p>Arkimandrit Joan Pelushi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim teologjik mbi tre shkall\u00ebt e prift\u00ebris\u00eb (dhjak, prift, peshkop), rolin e peshkopit n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, Kanonin Apostolik 34, dor\u00ebzimin, veshjen liturgjike dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb apostolike sipas Sh\u00ebn Ignatit dhe tradit\u00ebs patristike.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"59","viti":"1997","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"2","faqet":"[4, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"peshkop\", \"prift\u00ebri\", \"Kish\u00eb Orthodhokse\", \"Kanoni Apostolik 34\", \"dioqez\u00eb\", \"Sinod\", \"hirotonisje\", \"vazhdim\u00ebsi apostolike\", \"Sh\u00ebn Ignati Antiokis\u00eb\", \"Eukaristi\"]","permbledhje":"Studim teologjik mbi tre shkall\u00ebt e prift\u00ebris\u00eb (dhjak, prift, peshkop), rolin e peshkopit n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, Kanonin Apostolik 34, dor\u00ebzimin, veshjen liturgjike dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb apostolike sipas Sh\u00ebn Ignatit dhe tradit\u00ebs patristike.","autori":"Arkimandrit Joan Pelushi","kategoria":"Teologji \/ Eklesiologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10355],"ngjallja_autori":[10356],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84158","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-eklesiologji","ngjallja_autori-arkimandrit-joan-pelushi","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84158\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/\",\"name\":\"Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:24:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84158","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/","name":"Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:24:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/peshkopi-dhe-roli-i-tij-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Peshkopi dhe roli i tij n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84158"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84158"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84158"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}