{"id":84154,"date":"2026-06-01T02:24:36","date_gmt":"2026-06-01T00:24:36","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-06-01T02:24:36","modified_gmt":"2026-06-01T00:24:36","slug":"nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 2 gusht 1992, n\u00eb katedralen orthodhokse t\u00eb Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb u zhvillua ceremonia e fron\u00ebzimit t\u00eb Imzot Prof. Dr. Anastasit, Kryepiskop i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (KOASH).<\/p>\n<p>1. Kujtimet e nj\u00eb d\u00ebshmitari okular<\/p>\n<p>Fron\u00ebzimi u b\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb publiku t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb komunitetit orthodhoks t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb ardhur nga dioqezat e tjera. Mdrnin pjes\u00eb dhe delegacionet e kishave t\u00eb tjera Orthodhokse, si dhe shum\u00eb t\u00eb ftuar nga Greqia, Europa per\u00ebndimore dhe SHBA. Ceremonia e fron\u00ebzimit u krye nga dy peshkop\u00eb t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Mungonin vet\u00ebm autoritetet e larta shtet\u00ebrore, megjith\u00ebse u ishin d\u00ebrguar me koh\u00eb ftesat zyrtare. Ceremonia u ndoq me shum\u00eb kureshtj\u00eb dhe interest sepse jo vet\u00ebm ishte e panjohur p\u00ebr publikun, por dhe sepse b\u00ebhej p\u00ebr jerarkun q\u00eb do t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb drejtimin e KOASH, pas shkat\u00ebrrimit komunist dhe triumfit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, ishte nj\u00eb moment historik q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte ringjalljen e KOASH dhe rrug\u00ebn e zhvillimit p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ceremonia po zhvillohej plot solemnitet, dhe n\u00eb \u00e7astin kulmor t\u00eb konsakrimit, t\u00eb dy peshkop\u00ebt ekumenik\u00eb l\u00ebshuan thirrjen kanonike: AKSIOS (i denj\u00eb) t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur tre her\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb saj, si n\u00eb nj\u00eb kor gjigand, besimtar\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb brohoritjeve dhe t\u00eb duartrokitjeve, p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn tre her\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb formul\u00ebn e konsakrimit. Mir\u00ebpo, n\u00eb at\u00eb \u00e7ast nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish pran\u00eb der\u00ebs, me n\u00eb krye nj\u00eb deputet t\u00eb besimit mysliman (U.B), shp\u00ebrtheu papritur t\u00ebr\u00eb mllef protest\u00ebn e vet. Populli reagoi me forc\u00eb, duke brohoritur n\u00eb unison: &#8220;Po, Po, Po,&#8221; q\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00ebmim i v\u00ebrtet\u00eb dhe q\u00eb mbyti zhurm\u00ebn e protest\u00ebs. Te turp\u00ebruar, ata u larguan dhe ceremonia festive vazhdoi zhvillimin e saj deri n\u00eb fund. Ky akt b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mungonin autoritetet e larta shtet\u00ebrore, pa p\u00eblqimin e t\u00eb cil\u00ebve nuk do t\u00eb kishte guximin askush t\u00eb nd\u00ebrmerte nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Po k\u00ebshtu, mbasdite u dha nj\u00eb deklarat\u00eb e papergjegjshme dhe s&#8217;dihet nga kush, q\u00eb gjoja anullonte aktin kur k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e ka vet\u00ebm Sinodi i Patrikan\u00ebs Ekumenike.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, nisen t\u00eb mbrijn\u00eb n\u00eb rezidenc\u00ebn e Kryepiskopit telegrame urimi nga t\u00eb gjith\u00eb primat\u00ebt e Kishave Orthodhokse dhe Kishave t\u00eb tjera, nj\u00eb sfid\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr autoritetet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>2. Fushata denigruese<\/p>\n<p>Incidenti n\u00eb kish\u00eb dhe nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb TVSH, n\u00eb retrospektiv\u00ebn e koh\u00ebs, doli se ishte preludi i nj\u00eb fushate denigruese kund\u00ebr Kryepiskopit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb vepr\u00ebn e ringjalljes s\u00eb KOASH. U hodh dhe u mb\u00ebshtet mendimi nga rrethet shovene, se q\u00ebnia e nj\u00eb kryepiskopi grek n\u00eb krye t\u00eb kish\u00ebs vinte n\u00eb rrezik Autoqefalin\u00eb, krijonte premisa p\u00ebr helenizimin e saj me komplikacione t\u00eb r\u00ebnda politike p\u00ebr vendin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, t\u00eb mbushur me akuza fallso dhe me shpifje nga m\u00eb t\u00eb ultat, moc\u00ebn pjes\u00eb disa gazeta dhe gazetar\u00eb t\u00eb paskrupullt, t\u00eb cil\u00ebt heshtja e organeve shtet\u00ebrore i b\u00ebnte p\u00ebrher\u00eb edhe m\u00eb agresiv\u00eb dhe goj\u00ebshthurur. N\u00eb fakt, po t&#8217;i shikoje me v\u00ebmendje artikujt dhe diskutimet, m\u00eb tep\u00ebr i referoheshin t\u00eb kaluar\u00ebs historike, para dhe pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, sesa veprimtaris\u00eb konkrete t\u00eb Kryepiskopit, i cili nuk mund ta ndjente veten fajtor p\u00ebr asgj\u00eb. Prandaj ai vazhdonte i vendosur misionin e tij apostolik.<\/p>\n<p>3. P\u00ebrballimi i fushat\u00ebs denigruese<\/p>\n<p>Si mundi ta p\u00ebrballonte Kryepiskopi k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb-denigruese, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb? Mendoj, se mbi t\u00eb gjitha ishte bindja e tij e patundur, se n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat pa rrug\u00ebdalje Per\u00ebndia i kishte hapur gjithmon\u00eb shtigje t\u00eb panjohura. Misioni n\u00eb Shqip\u00ebri i ndezi imagjinat\u00ebn dhe e lumturoi se e pa veten t\u00eb shkelte n\u00eb gjurm\u00ebt e apostullit t\u00eb madh t\u00eb kombeve, Sh\u00ebn-Pavlit, i cili q\u00eb nga Jeruzalemi p\u00ebrhapi krisht\u00ebrimin deri n\u00eb viset e Iliris\u00eb. Ky ishte nj\u00eb frym\u00ebzim i madh p\u00ebr vepra t\u00eb m\u00ebdha! Kur zbriti nga avioni n\u00eb Rinas nuk mund ta p\u00ebrfytyronte, se n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ndeshej n\u00eb pengesa t\u00eb paimagjinueshme n\u00eb misionin e tij apostolik, megjith\u00ebse ai sillte me vehte dashurin\u00eb kristiane pakufi dhe mesazhin e miq\u00ebsis\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebrimit midis dy popujve fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo fushat\u00eb u p\u00ebrballua me sukses nga k\u00ebta faktor\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Kryepiskopi q\u00ebndroi dhe vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg politik\u00ebs dhe politikan\u00ebve dhe jo p\u00ebr oportunitet, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb raportet e Kish\u00ebs me shtetin dhe politik\u00ebn. Kisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion hyjnor q\u00eb merret me jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb njer\u00ebzve, p\u00ebr t&#8217;i pastruar dhe ruajtur nga m\u00ebkatet, p\u00ebr t&#8217;i lart\u00ebsuar moralisht dhe p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu afruar Per\u00ebndis\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ai e p\u00ebrs\u00ebriti edhe n\u00eb deklarat\u00ebn e fundit n\u00eb shtyp, me rastin e fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 29 Qershorit, me synim q\u00eb t\u00eb ruante nga gabimet eventuale klerik\u00ebt e rinj t\u00eb porsa dal\u00eb nga bangat e seminarit. Ai p\u00ebrs\u00ebriti se Kisha nuk merret me politik\u00eb, prandaj nuk ka arsye pse t&#8217;i ftoj\u00eb besimtar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb forc\u00eb politike. Ata, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bindjeve q\u00eb kan\u00eb krijuar vet\u00eb dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb simpative, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike q\u00eb duan.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, past\u00ebrtia morale dhe transparenca e plot\u00eb n\u00eb shpalosjen e planeve dhe programeve t\u00eb tij p\u00ebr ringjalljen e KOASH. Projektet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim jan\u00eb shtruar e diskutuar n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs, gjat\u00eb vizitave pastorale n\u00eb t\u00eb gjitha dioqezat, n\u00eb takime dhe mbledhje me shoqatat e intelektual\u00ebve, grave dhe rinis\u00eb orthodhokse; n\u00eb intervistat, artikujt dhe deklaratat n\u00eb shtypin e Kish\u00ebs dhe n\u00eb shtypin e huaj. Besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur pa rezerva projektet e Kryepiskopit p\u00ebr ringjalljen e KOASH. Dashuria dhe respekti i besimtar\u00ebve p\u00ebr Kryepiskopin e tyre u b\u00eb p\u00ebr at\u00eb burim i pashtersh\u00ebm g\u00ebzimi dhe k\u00ebnaq\u00ebsie q\u00eb i shum\u00ebfishuan energjit\u00eb dhe vendosm\u00ebrin\u00eb, duke zbutur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme streset q\u00eb i krijonin padrejt\u00ebsisht subnet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr denigruese.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, urt\u00ebsia, kthjellt\u00ebsia, durimi, guximi dhe trim\u00ebria disa tipare t\u00eb karakterit t\u00eb tij. Ai nuk ka frik\u00eb nga askush, por vet\u00ebm nga Per\u00ebndia. At\u00eb nuk e trembin as k\u00ebrc\u00ebnimet, as presionet, as shpifjet dhe intrigat e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij. Kushdo q\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb vendin e tij do t\u00eb jepte, m\u00eb n\u00eb fund dor\u00ebheqjen dhe i lodhur dhe i \u00e7g\u00ebnjyer do t\u00eb pranonte t\u00eb shkonte kudo, vet\u00ebm t\u00eb ishte i qet\u00eb dhe t\u00eb punonte p\u00ebr lavdin\u00eb e Orthodhoksis\u00eb. P\u00ebr bot\u00ebkuptimin e tij, dor\u00ebheqja do t\u00eb ishte nj\u00eb dezertim nga misioni apostolik dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb mohim flagrant i vetvetes.<\/p>\n<p>4. Vepra e ringjalljes s\u00eb KOASH, vep\u00ebr kolosale<\/p>\n<p>Kudo, n\u00eb mbar\u00eb vendin, n\u00eb qytete dhe fshatra jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe po nd\u00ebrtohen kisha madh\u00ebshtore, katedrale dhe t\u00eb zakonshme, n\u00eb t\u00eb cilat meshon brezi i ri i klerik\u00ebve i p\u00ebrgatitur n\u00eb seminarin e Durr\u00ebsit gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb vjet\u00ebve. N\u00eb to meshohet dhe predikohet n\u00eb gjuh\u00ebn e bukur shqipe dhe as greqisht, as latinisht, as italisht dhe as arabisht. Kishave orthodhokse iu kthye jeta hyjnore e dikurshme, por me nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb ri: me lokale t\u00eb reja dhe me klerik\u00eb t\u00eb rinj. \u00c7do t\u00eb djel\u00eb dhe t\u00eb kremte besimtar\u00ebt mbushin mjediset e tyre p\u00ebr t&#8217;u falur, p\u00ebr t&#8217;u kunguar, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb kuror\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pag\u00ebzuar f\u00ebmij\u00ebt e porsalindur; p\u00ebr t\u00eb varrosur me rite fetare t\u00eb dashurit e tyre, p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrkujtuar n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00ebt e tyre ose n\u00eb Dit\u00ebn e t\u00eb vdekurve. Vet\u00eb Fortlumturia e tij kudo q\u00eb shkon n\u00ebp\u00ebr enorit\u00eb e ndryshme, meshon n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat dhe karakteri i vepr\u00ebs s\u00eb ringjalljes s\u00eb KOASH vihet re p\u00ebrdit\u00eb, por nj\u00eb njohje m\u00eb e plot\u00eb nga publiku i gjer\u00eb do t\u00eb arrihej n\u00ebse Kisha do t\u00eb botonte nj\u00eb lib\u00ebr me t\u00ebr\u00eb realizimet, me kishat dhe manastiret e nd\u00ebrtuara ose t\u00eb restauruara, nd\u00ebrtesat administrative, arsimore, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe shoq\u00ebrore (kopshte, klinika dhe poliklinika), ku t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohura investimet kolosale n\u00eb miliona dollar\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tyre dhe p\u00ebr zhvillimin e veprimtaris\u00eb karitative n\u00eb ushqime, veshmbathje, medikamente, materiale nd\u00ebrtimi, n\u00eb ndihma t\u00eb familjeve t\u00eb varf\u00ebra dhe t\u00eb institucioneve arsimore t\u00eb shkat\u00ebrruara gjat\u00eb vandalizmave pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit. Ky botim \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, sepse rreth k\u00ebsaj vepre kolosale, shtypi dhe organet shtet\u00ebrore vendos\u00ebn embargon e heshtjes, nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb kjo e fushat\u00ebs denigruese kund\u00ebr Kryepiskopit.<\/p>\n<p>Ringjallja e Kish\u00ebs n\u00eb plan t\u00eb brendsh\u00ebm u shoq\u00ebrua n\u00eb k\u00ebta pes\u00eb vjet edhe me afirmimin dhe rritjen e prestigjit t\u00eb saj n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. KOASH u pranua n\u00eb K\u00ebshillin Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, n\u00eb Konferenc\u00ebn Ekumenike Europiane, u b\u00eb an\u00ebtare e Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb dialogut p\u00ebr bashkimin e t\u00eb dy Kishave, Orthodhokse dhe Romano-katolike, \u00ebsht\u00eb ftuar dhe vazhdon t\u00eb ftohet n\u00eb t\u00eb gjitha konferencat bot\u00ebrore dhe europiane ekleziastike. Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb prova t\u00eb gjalla, se autoqefalia e KOASH, brenda k\u00ebtyre pes\u00eb vjet\u00ebve ka njohur nj\u00eb konsolidim dhe zhvillim t\u00eb konsideruesh\u00ebm. Edhe n\u00eb plan t\u00eb jasht\u00ebm gjithashtu autoqefalia e KOASH afirmohet me nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb ri, p\u00ebr shkak t\u00eb primatit t\u00eb saj, Kryepiskopit Anastas, hierark me reputation dhe me prestigj t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Bot\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb gjith\u00eb delegat\u00ebt e KOASH q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku jan\u00eb trajtuar sikur t\u00eb ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nj\u00eb Kishe t\u00eb madhe orthodhokse.<\/p>\n<p>Vepra e Fortlumturis\u00eb \u00ebsht\u00eb aq e madhe n\u00eb k\u00ebta pes\u00eb vjet, sa q\u00eb mendoj se po t\u00eb ishte shqiptar dhe jo me komb\u00ebsi greke ose n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, do t\u00eb konsiderohej nj\u00eb nga primat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Kish\u00ebs lokale. Kam bindjen se m\u00eb von\u00eb, kur n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb rivendoset qet\u00ebsia, rendi dhe siguria, kur t\u00eb jet\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pakthyeshme demokracia, kur t\u00eb jen\u00eb shuar pasionet e njer\u00ebzve, kur brezi i tanish\u00ebm i politikan\u00ebve dhe i shpur\u00ebs shovene do t\u00eb jet\u00eb zhdukur, historia do t\u00eb tregohet e v\u00ebmendshme dhe objektive dhe do t&#8217;i jap\u00eb Kryepiskopit vendin e duhur n\u00eb historin\u00eb e ringjalljes s\u00eb KOASH, pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit ateist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fushata denigruese, sa e eg\u00ebr aq edhe dashakeqe, do t\u00eb p\u00ebrfunonte nj\u00eb dit\u00eb me turp. Asaj i vuri kapak vet\u00eb presidenti i Republik\u00ebs gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb urimit me rastin e Pashk\u00ebs n\u00eb rezidenc\u00ebn e Kryepiskopit. Duke i shtr\u00ebnguar dor\u00ebn ngroht\u00ebsisht i deklaroi, midis t\u00eb tjer\u00ebve: &#8220;Dua t&#8217;iu shpreh edhe nj\u00ebher\u00eb vler\u00ebsimin tim t\u00eb madh p\u00ebr kontributin tuaj dhe t\u00eb klerik\u00ebve t\u00eb tre komuniteteve q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb rilindjes komb\u00ebtare shqiptare, dhat\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb rilindjen e vlerave fetare, pa t\u00eb cilat shpr ti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Populli thot\u00eb: &#8220;M\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb!&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb sh\u00ebnuar, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr Komunitetin orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, besimtar\u00ebt e pranish\u00ebm me k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Katedralen e Ungjill\u00ebzimit, si n\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor t\u00eb Kryepiskopit, do t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb bashk\u00eb me Korin q\u00eb shoq\u00ebron mesh\u00ebn me tinguj kerubinesh, URIMIN q\u00eb buron nga zemrat e tyre: &#8220;ANASTASIN, Kryepiskopin ton\u00eb ruaje o Zot, p\u00ebr shum\u00eb vjet o Kryezot.&#8221;<\/p>\n<p>Theodor Papapavli<br \/>\npedagog n\u00eb seminarin e KOASH-it n\u00eb Durr\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtimet e nj\u00eb d\u00ebshmitari okular t\u00eb fron\u00ebzimit m\u00eb 2 gusht 1992. Shpjegohet fushata denigruese kund\u00ebr Kryepiskopit, faktor\u00ebt e p\u00ebrballimit me sukses dhe vepra kolosale e ringjalljes s\u00eb KOASH n\u00eb planin e brendsh\u00ebm e nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"59","viti":"1997","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"2","faqet":"[1, 4, 5]","fjale_kyce":"[\"fron\u00ebzim\", \"Kryepiskop Anastas\", \"2 gusht 1992\", \"Katedralja Ungjill\u00ebzimit\", \"Patrikana Ekumenike\", \"AKSIOS\", \"fushata denigruese\", \"autoqefali\", \"KOASH\", \"jubile\"]","permbledhje":"Kujtimet e nj\u00eb d\u00ebshmitari okular t\u00eb fron\u00ebzimit m\u00eb 2 gusht 1992. Shpjegohet fushata denigruese kund\u00ebr Kryepiskopit, faktor\u00ebt e p\u00ebrballimit me sukses dhe vepra kolosale e ringjalljes s\u00eb KOASH n\u00eb planin e brendsh\u00ebm e nd\u00ebrkomb\u00ebtar.","autori":"Theodor Papapavli","kategoria":"Kronik\u00eb \/ Kish\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10351],"ngjallja_autori":[10184],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84154","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-kronike-kishe","ngjallja_autori-theodor-papapavli","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84154\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/\",\"name\":\"Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:24:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84154","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/","name":"Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:24:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nje-jubile-i-gezuar-per-komunitetin-orthodhoks-te-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb jubile i g\u00ebzuar p\u00ebr komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84154"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84154"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84154"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}