{"id":84123,"date":"2026-06-01T02:24:02","date_gmt":"2026-06-01T00:24:02","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/"},"modified":"2026-06-01T02:24:02","modified_gmt":"2026-06-01T00:24:02","slug":"si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/","title":{"rendered":"Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta"},"content":{"rendered":"<p>SI MUND TA DIM\u00cb SE BESIMI YN\u00cb \u00cbSHT\u00cb E V\u00cbRTETA<\/p>\n<p>AT LUKA VERONI<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb miku im d\u00ebshironte t\u00eb bisedonte me mua. Ishte nj\u00eb student, t\u00eb cilin e kisha pag\u00ebzuar vite m\u00eb par\u00eb dhe natyrisht, ai e quante veten t\u00eb krishter\u00eb orthodhoks. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ai ishte konfuz n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb ai besonte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb kaluara ai kishte frekuentuar nj\u00eb nga lokalet &#8220;sh\u00ebruese&#8221; apo njer\u00ebzit mrekullib\u00ebr\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; nj\u00eb grua n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit thon\u00eb se ka kryer shum\u00eb mrekullira. Problemi ishte, se kjo sh\u00ebruese po e \u00e7orodiste mikun tim me m\u00ebsimet e saj. Ajo pranonte se Jisui ishte nj\u00eb njeri i madh, nj\u00eb nga profet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, por p\u00ebrjashtonte me forc\u00eb iden\u00eb, se Ai \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis\u00eb dhe vet\u00eb Per\u00ebndia. Ajo i m\u00ebsoi, se nuk mund t\u00eb besojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00eb Bib\u00ebl, pasi shkrimet e shenjta origjinale jan\u00eb shtremb\u00ebruar. Kjo grua, madje, pretendonte se kishte patur nj\u00eb vegim t\u00eb vet\u00eb Jisuit, n\u00eb t\u00eb cilin Ai vet\u00eb i tha asaj se nuk ishte Biri i Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt besonin tek Jisui, si Biri i Per\u00ebndis\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebshkoheshin.<\/p>\n<p>Miku im, i cili erdhi t\u00eb m\u00eb takonte, ishte tashm\u00eb i \u00e7oroditur. Ai i njihte m\u00ebsimet e Kish\u00ebs. Ai dinte Besoren e Besimit ton\u00eb. Ai dinte, se ne besojm\u00eb n\u00eb Jisuin jo vet\u00ebm si M\u00ebsuesi m\u00eb i madh q\u00eb ka jetuar ndonj\u00ebher\u00eb, por si Biri i Per\u00ebndis\u00eb, nj\u00eb person i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. Ai i dinte t\u00eb t\u00ebra k\u00ebto dhe p\u00ebrs\u00ebri ishte i \u00e7oroditur, sepse kjo grua dukej e ve\u00e7ant\u00eb &#8211; ajo supozohej t\u00eb b\u00ebnte mrekullira, lutej shum\u00eb dhe thoshte, se kishte pasur vegime t\u00eb Krishtit. Ajo, gjithashtu, e kishte hutuar mikun tim, duke i th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb shqiptar\u00eb, qoft\u00eb dhe me origjin\u00eb orthodhokse dhe katolike, kishin shkuar tek kjo grua. K\u00ebshtu, miku im m\u00eb pyeti: &#8220;\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj?&#8221; Si mund ta di se cilin t\u00eb besoj ose \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb besoj?<\/p>\n<p>P\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb pyetje t\u00eb tilla, Kisha ofron nj\u00eb p\u00ebrgjigje konkrete, si dhe nj\u00eb siguri n\u00eb njohjen, se cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. \u00c7do dit\u00eb kur ne festojm\u00eb dit\u00ebt e shenjtor\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht Et\u00ebrit e Shenjt\u00eb t\u00eb shtat\u00eb sinodeve t\u00eb par\u00eb ekumenike, ne nderojm\u00eb jo vet\u00ebm d\u00ebshmin\u00eb kolektive dhe jet\u00ebt e burrave dhe grave t\u00eb shenjta, por, ne kujtojm\u00eb sigurin\u00eb e besimit q\u00eb ka kaluar deri tek ne. Ata na kujtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkrete t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe gabimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, le t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga herezit\u00eb (gabimet n\u00eb m\u00ebsim) m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kish\u00ebn e hershme, e cila vazhdon t\u00eb jet\u00eb herezi edhe sot p\u00ebr grupe t\u00eb ndryshme fetare. N\u00eb shekullin e kat\u00ebrt, ishte nj\u00eb prift q\u00eb quhej Arius, i cili filloi t\u00eb m\u00ebsonte nj\u00eb herezi. Ai pranoi m\u00ebsimin orthodhoks se Jisui ishte nj\u00eb njeri i madh. Gjithashtu, ai tha se ishte hyjnor. Megjithat\u00eb, nuk ishte dakort se Jisui ishte i barabart\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb At\u00eb. Ai nuk qe dakort se Jisui ishte pjes\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme. N\u00eb vend t\u00eb saj, ai tha se Jisui ishte nj\u00eb per\u00ebndi e krijuar, i pari i gjith\u00eb krijesave.<\/p>\n<p>Ndoshta, sepse dukej t\u00eb ishte nj\u00eb shpjegim logjik, m\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u kuptuar, sesa misteri i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb shekullin e kat\u00ebrt filluan t\u00eb besojn\u00eb m\u00ebsimin e Ariusit. Hutimi u p\u00ebrhap nd\u00ebrmjet besimtar\u00ebve dhe nj\u00eb ndarje filloi brenda Kish\u00ebs. Sido q\u00eb t\u00eb ndodhte, e v\u00ebrteta duhej t\u00eb zbulohej. Cili ishte Jisui dhe cila ishte e v\u00ebrteta mbi natyr\u00ebn e tij?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, Kisha u p\u00ebrgjegj, duke mbledhur t\u00ebr\u00eb et\u00ebrit e Kish\u00ebs, dhe i k\u00ebrkoi atyre t\u00eb mblidheshin s\u00eb bashku dhe t\u00eb p\u00ebrcaktonin cila ishte e v\u00ebrteta p\u00ebr Krishtin. Kisha kuptoi se nj\u00eb person mund t\u00eb keqkuptonte besimin dhe t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb gabim. Por, kur t\u00ebr\u00eb drejtuesit e Kish\u00ebs u bashkuan, n\u00ebn frym\u00ebzimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, at\u00ebher\u00eb e v\u00ebrteta, si\u00e7 ishte pasuar nga Apostujt, mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej. P\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur \u00e7oroditjes s\u00eb Ariusit, 318 et\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb u bashkuan n\u00eb lutje dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn herezis\u00eb s\u00eb Ariusit me Besoren, si\u00e7 e dim\u00eb dhe sot, duke na shpjeguar qart\u00eb cili \u00ebsht\u00eb Jisu Krishti &#8211; i lindur prej Atit para gjith\u00eb shekujve, drit\u00eb prej drite, Per\u00ebndi e v\u00ebrtet\u00eb prej Per\u00ebndie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb ka t\u00eb qen\u00ebt nj\u00eb me Atin, me an\u00ebn e t\u00eb cilit u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kuptoni se n\u00eb \u00e7do gjenerat\u00eb ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt mundohen t\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por, gjithashtu, n\u00eb \u00e7do gjenerat\u00eb ka shenjtor\u00eb, burra dhe gra t\u00eb shenjta, t\u00eb cil\u00ebt mbartin besimin e v\u00ebrtet\u00eb nga gjeneratat e m\u00ebparshme dhe e kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb gjeneratat e reja. P\u00ebr 2000 vjet, kjo Tradit\u00eb e Shenjt\u00eb ka ruajtur t\u00eb pandryshuar Besimin Orthodhoks.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me pishtarin e lojrave Olimpike. Kujtoni, kur, n\u00eb fillimin e lojrave Olimpike, sa vrapues t\u00eb ndrysh\u00ebm marrin pishtarin, e mbajn\u00eb at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe pastaj e kalojn\u00eb tek atlet\u00ebt e tjer\u00eb, deri sa ndezin flak\u00ebn e madhe t\u00eb lojrave Olimpike. T\u00eb krishter\u00ebt e \u00e7do gjenerate jan\u00eb mbajt\u00ebs pishtari, t\u00eb cil\u00ebt marrin pishtarin nga t\u00eb m\u00ebparshmit dhe e mbajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb distanc\u00eb, dhe pastaj e japin p\u00ebrpara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, pishtari i besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka kaluar i sigurt, nga nj\u00ebra gjenerat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet apostujve, martir\u00ebve dhe shenjtor\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebshmi e k\u00ebtyre miliona burrave dhe grave besnik\u00eb \u00ebsht\u00eb siguria q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb njohjen, se cili \u00ebsht\u00eb besimi i v\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse miku q\u00eb p\u00ebrmenda n\u00eb fillim, i cili k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ka nevoj\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se ne kurr\u00eb nuk bazohemi n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ose opinionin e nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm. N\u00ebse nj\u00eb person i vet\u00ebm, si kjo grua sh\u00ebruese, thot\u00eb, se ajo di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ose se ajo ka pasur nj\u00eb zbulim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Krishti, kund\u00ebr s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs t\u00eb tej\u00e7uar nga gjeneratat e m\u00ebparshme, at\u00ebher\u00eb duhet t&#8217;i themi k\u00ebsaj gruaje, se zbulimi i saj i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb i gabuar. Ajo \u00ebsht\u00eb mashtruar. M\u00ebsimi i saj nuk mund t\u00eb jet\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb! Edhe Sh\u00ebn Pavli thot\u00eb: &#8220;N\u00ebse nj\u00eb \u00ebngj\u00ebll nga qielli vjen dhe predikon nj\u00eb ungjill t\u00eb ndrysh\u00ebm, l\u00ebreni t\u00eb mallkohet!&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kurdoher\u00eb ne, n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, kemi dit\u00ebt e festimit t\u00eb shenjtor\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht et\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb sinodeve ekumenike. Le t\u00eb na kujtojn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb n\u00eb besim, me t\u00eb cil\u00ebn ata kan\u00eb siguruar t\u00eb ardhmen e gjeneratave dhe le t&#8217;i falenderojm\u00eb ata! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ngush\u00ebllim i madh t\u00eb kesh nj\u00eb sens sigurie n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb tej\u00e7uar tek ne me an\u00eb t\u00eb Tradit\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Le t\u00eb tregojm\u00eb t\u00ebr\u00eb falenderimin p\u00ebr nj\u00eb siguri t\u00eb till\u00eb, duke imituar ata et\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb mundohemi t\u00eb tej\u00e7ojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb pandryshuar, n\u00eb gjenerat\u00ebn e re t\u00eb besimtar\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At Luka Veroni shtjellon pyetjen se si mund ta dim\u00eb q\u00eb besimi orthodhoks \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, duke p\u00ebrmendur rastin e nj\u00eb gruaje &#8216;sh\u00ebruese&#8217; q\u00eb p\u00ebrhap herezi. P\u00ebrgjigja q\u00ebndron tek Tradita e Shenjt\u00eb e ruajtur nga gjenerat\u00eb n\u00eb gjenerat\u00eb, e d\u00ebshmuar tek Sinodet Ekumenike kund\u00ebr herezive si ajo e Ariusit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (58)","viti":"1997","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[3]","fjale_kyce":"[\"besimi orthodhoks\", \"Tradita e Shenjt\u00eb\", \"Ariusi\", \"herezi\", \"Sinodi i Nikes\u00eb\", \"Besorja\", \"shenjtor\u00ebt\", \"Kisha Orthodhokse\", \"e v\u00ebrteta\", \"Et\u00ebrit e Kish\u00ebs\"]","permbledhje":"At Luka Veroni shtjellon pyetjen se si mund ta dim\u00eb q\u00eb besimi orthodhoks \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, duke p\u00ebrmendur rastin e nj\u00eb gruaje 'sh\u00ebruese' q\u00eb p\u00ebrhap herezi. P\u00ebrgjigja q\u00ebndron tek Tradita e Shenjt\u00eb e ruajtur nga gjenerat\u00eb n\u00eb gjenerat\u00eb, e d\u00ebshmuar tek Sinodet Ekumenike kund\u00ebr herezive si ajo e Ariusit.","autori":"At Luka Veroni","kategoria":"Katekiz\u00ebm \/ Apologjetik\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10328],"ngjallja_autori":[9663],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84123","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-katekizem-apologjetike","ngjallja_autori-at-luka-veroni","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84123\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/\",\"name\":\"Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:24:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84123","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/","name":"Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:24:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-mund-ta-dime-se-besimi-yne-eshte-e-verteta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si mund ta dim\u00eb se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84123"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84123"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84123"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}