{"id":84106,"date":"2026-06-01T02:23:44","date_gmt":"2026-06-01T00:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/"},"modified":"2026-06-01T02:23:44","modified_gmt":"2026-06-01T00:23:44","slug":"te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/","title":{"rendered":"T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij&#8221;<\/p>\n<p>Historin\u00eb e m\u00ebposhtme ia tregoi Atit t\u00eb vet Shpirt\u00ebror nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb e kushtuar Per\u00ebndis\u00eb dhe ai e shkroi ashtu si\u00e7 e d\u00ebgjoi nga goja e saj, p\u00ebr ta m\u00ebsuar edhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shpirt\u00ebrisht:<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit q\u00eb m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb jet\u00eb, ishin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb karakter. Babai ishte njeri shum\u00eb i mir\u00eb, por shum\u00eb sh\u00ebndetlig. Vuante me durim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe askush nuk e d\u00ebgjoi ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ankohet p\u00ebr s\u00ebmundjen e tij munduese. Fliste rrall\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz e kujtonin memec, nga q\u00eb i lutej vazhdimisht Per\u00ebndis\u00eb me mendjen dhe zemr\u00ebn e tij. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fitimeve t\u00eb pronave ua ndante t\u00eb varf\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00ebna, p\u00ebrkundrazi, ishte tip gruaje t\u00eb dal\u00eb. Donte me pathos mir\u00ebqenien, arg\u00ebtimet, stolit\u00eb e fustanet e shumta. Harxhonte kaq tep\u00ebr, sa kishim gjithmon\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike. S\u00eb pari, kujdesej p\u00ebr veten dhe pastaj p\u00ebr familjen. P\u00ebr burrin e saj nuk tregonte dashuri dhe me antipatin\u00eb e saj t\u00eb hapur i shtonte vuajtjet.<\/p>\n<p>Kur isha ende vajz\u00eb e vog\u00ebl, babai nd\u00ebrroi jet\u00eb dhe n\u00eb vdekjen e tij ndodhi di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb la p\u00ebrshtypje t\u00eb tmerrshme: Koha ishte shum\u00eb e keqe, er\u00eb, shi, vet\u00ebtima, sa q\u00eb ishte e pamundur t\u00eb dilnim ta varrosnim! Mbajt\u00ebm k\u00ebshtu kufom\u00ebn tre dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebrfundimisht, dy burra nga t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb u detyruan, me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb varreza dhe ta varrosin nxitimthi. I p\u00ebrbuzur edhe n\u00eb vdekjen e tij babai im i mir\u00eb, pasi nuk iu b\u00eb as varrim. Disa fqinj\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj, madje, duke par\u00eb gjith\u00eb at\u00eb mjerim, e p\u00ebrgojonin: &#8220;Kush e di sa m\u00ebkate ka b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrderisa nuk lejon Per\u00ebndia as t\u00eb varroset.&#8221;<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, n\u00ebna ime, pa pengesa tani, mori tat\u00ebpjet\u00ebn morale dhe e shnd\u00ebrroi sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb n\u00eb vend ferri. Por nuk jetoi gjat\u00eb. Vdiq papritur, pasi kishte shpenzuar nd\u00ebrkoh\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishte mbetur nga pasuria e babait. Miqt\u00eb e saj, ve\u00e7, i b\u00ebn\u00eb varrim madh\u00ebshtor. Dhe koha ishte e mrekullueshme&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb, q\u00eb e kisha kaluar tani mosh\u00ebn f\u00ebminore, u gjenda e vetmuar n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb dilem\u00eb t\u00eb madhe se \u00e7far\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndiqja. Mendimet m\u00eb mundonin.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb zgjedh? Kam p\u00ebrpara meje dy shembuj: at\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb babait. Ai ishte i mir\u00eb, por fatkeq. N\u00ebse i kishte p\u00eblqyer Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebrse e mundoi kaq shum\u00eb? N\u00ebna ime nuk kishte b\u00ebr\u00eb jet\u00eb t\u00eb moralshme. Por, ve\u00e7se, pati gjith\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb njeriu, sh\u00ebndetin, mir\u00ebqenien, shum\u00eb njohje dhe iku e k\u00ebnaqur nga bota?&#8230;<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e mendoja dhe krahasoja me mendjen time t\u00eb vog\u00ebl, aq m\u00eb shum\u00eb anoja, e mjera, nga jeta e n\u00ebn\u00ebs sime. Po, Per\u00ebndia njeridash\u00ebs m\u00eb p\u00ebrd\u00eblloi dhe m\u00eb drejtoi n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb, me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale:<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb, kur rash\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur, pash\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr treguese. Ndjeva papritur t\u00eb hapet dera e dhom\u00ebs sime dhe t\u00eb hyj\u00eb brenda nj\u00eb i ri me fytyr\u00eb t\u00eb ndritshme dhe madh\u00ebshti t\u00eb pakonceptueshme. M\u00eb hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim p\u00ebrshkues, sikur t\u00eb donte t\u00eb m\u00eb hetonte skutat m\u00eb t\u00eb fshehta t\u00eb zemr\u00ebs sime.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7&#8217;far\u00eb mendon? &#8211; m\u00eb pyeti me z\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrept\u00eb, por melodioz.<\/p>\n<p>U habita, u tremba dhe m&#8217;u pre z\u00ebri. Ai k\u00ebmb\u00ebngulte:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb trego menj\u00ebher\u00eb mendimet e tua.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb i rrept\u00eb b\u00ebhej hetuesi i panjohur, aq m\u00eb shum\u00eb paralizohesha nga frika. Pasi nuk mirrte p\u00ebrgjigje, m\u00eb tregoi vet\u00eb mendimet q\u00eb aq shum\u00eb m\u00eb mundonin. Rash\u00eb at\u00ebher\u00eb si e pandehur n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij dhe i lutesha me d\u00ebnes\u00eb t\u00eb m\u00eb falte.<\/p>\n<p>&#8211; Ndiqm\u00eb nga pas, &#8211; m\u00eb urdh\u00ebroi.<\/p>\n<p>M\u00eb mori p\u00ebrdore dhe, si rrufe, m\u00eb solli n\u00eb nj\u00eb l\u00ebndin\u00eb plot me drit\u00eb dhe bukuri. Nuk do t\u00eb p\u00ebrpiqem ta p\u00ebrshkruaj, sepse t\u00eb pap\u00ebrshkrueshmet nuk p\u00ebrshkruhen. Qenie t\u00eb lumtura shijonin m\u00eb qet\u00ebsi ato bukuri qiellore. Midis tyre njoha babain tim. M\u00eb pa edhe ai. Erdhi pran\u00eb meje. M\u00eb mori n\u00eb preh\u00ebrin e tij. Sa siguri dhe lumturi ndjeva! Nuk doja t\u00eb ndahesha m\u00eb. I lutesha t\u00eb mos m\u00eb linte t\u00eb ikja.<\/p>\n<p>&#8211; Tani nuk b\u00ebhet kjo q\u00eb k\u00ebrkon, &#8211; m\u00eb tha dhe z\u00ebri iu b\u00eb m\u00eb serioz. &#8211; N\u00ebse do t\u00eb ndjek\u00ebsh rrug\u00ebn time, do t&#8217;i p\u00ebrgatis\u00ebsh vetes q\u00ebndrim k\u00ebtu. Nga d\u00ebshira jote varet.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebruesi im m\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb t&#8217;i shkoja pas p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e nevojshme, &#8211; m\u00eb tha, t\u00eb shikosh edhe n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>I shkova pas, e trishtuar q\u00eb m\u00eb ndau nga lumturia ime. Tani zbrisnim. Zbrisnim gjithmon\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb papast\u00ebr, t\u00eb err\u00ebt. M&#8217;u mor fryma nga ndotja dhe nga frika. Figura monstruoze silleshin rrotull kudo. Shpirt\u00ebra t\u00eb mjera torturoheshin, pa m\u00ebshir\u00eb, nga flak\u00eb t\u00eb pashueshme. Midis tyre pash\u00eb n\u00ebn\u00ebn time, t\u00eb fundosur gjer n\u00eb gryk\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb m&#8217;u duk si lav\u00eb e ndyr\u00eb. Thirrjet e saj ishin therr\u00ebse, r\u00ebnkimet t\u00eb pand\u00ebrprera, k\u00ebrcitja e dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb therrte n\u00eb zem\u00ebr. Duket m\u00eb njohu, se shp\u00ebrtheu n\u00eb vaj t\u00eb pap\u00ebrmbajtur.<\/p>\n<p>&#8211; Mjer\u00eb un\u00eb e mjera. Ja \u00e7far\u00eb fitova p\u00ebr at\u00eb pak qejf. D\u00ebshp\u00ebrim dhe vuajtje pa fund.<\/p>\n<p>P\u00ebr pak sa nuk mbeta e vdekur nga trishtimi im. N\u00ebna ime fatkeqe u kthye dhe m\u00eb pa.<\/p>\n<p>&#8211; Ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua, bija ime, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb lindi dhe t\u00eb rriti, &#8211; filloi t\u00eb th\u00ebrriste pashpres\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;t\u00eb b\u00ebja? Zgjata dor\u00ebn, duke menduar se mund ta ndihmoja at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Por, duke prekur lav\u00ebn, ndjeva nj\u00eb dhimbje kaq t\u00eb madhe, sa shp\u00ebrtheva n\u00eb t\u00eb b\u00ebrtitura t\u00eb forta. Ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb lagjen. Pas pak sht\u00ebpia ime ishte mbushur me njer\u00ebz. M\u00eb gjet\u00ebn n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit. Shum\u00eb prej tyre mendonin se kisha humbur logjik\u00ebn. M\u00eb ishte e pamundur t&#8217;u shpjegoja \u00e7far\u00eb po m\u00eb ndodhte. U tregoja plag\u00ebn e frikshme q\u00eb m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb ajo djegie. Q\u00ebndrova n\u00eb shtrat p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, e s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Kur me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, u b\u00ebra mir\u00eb, ndoqa pa hezitim rrug\u00ebn e babait tim dhe shpresoj n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Zotit tim se do t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb dhe do t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregim i nj\u00eb virgj\u00ebreshe t\u00eb kushtuar Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr vizionare. Babai i saj, jet\u00ebshkurt\u00ebr dhe i duruesh\u00ebm, shp\u00ebrndante t\u00eb mirat e tij te t\u00eb varf\u00ebrit, nd\u00ebrsa n\u00ebna donte arg\u00ebtimet dhe stolit\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb babait n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb keqe, virgj\u00ebresha pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr baban\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb qiellore dhe n\u00ebn\u00ebn e d\u00ebnuar n\u00eb lav\u00eb e flak\u00eb; pasi u zgjua me nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ndoqi rrug\u00ebn e babait drejt shp\u00ebtimit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"6 (57)","viti":"1997","muaji":"Qershor","muaji_numer":"6","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"virgj\u00ebresh\u00eb\", \"At\u00eb Shpirt\u00ebror\", \"\u00ebnd\u00ebrr\", \"babai jetimi\", \"n\u00ebna e dal\u00eb\", \"vizioni\", \"ferri\", \"parajsa\", \"pendim\", \"shp\u00ebtim\"]","permbledhje":"Tregim i nj\u00eb virgj\u00ebreshe t\u00eb kushtuar Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr vizionare. Babai i saj, jet\u00ebshkurt\u00ebr dhe i duruesh\u00ebm, shp\u00ebrndante t\u00eb mirat e tij te t\u00eb varf\u00ebrit, nd\u00ebrsa n\u00ebna donte arg\u00ebtimet dhe stolit\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb babait n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb keqe, virgj\u00ebresha pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr baban\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb qiellore dhe n\u00ebn\u00ebn e d\u00ebnuar n\u00eb lav\u00eb e flak\u00eb; pasi u zgjua me nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ndoqi rrug\u00ebn e babait drejt shp\u00ebtimit.","autori":"","kategoria":"Tregim shpirt\u00ebror \/ Vegim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10320],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84106","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-tregim-shpirteror-vegim","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84106\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/\",\"name\":\"T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:23:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84106","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/","name":"T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:23:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-denje-per-te-marre-pjese-ne-lumturine-e-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84106"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84106"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84106"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}