{"id":84070,"date":"2026-06-01T02:23:06","date_gmt":"2026-06-01T00:23:06","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/"},"modified":"2026-06-01T02:23:06","modified_gmt":"2026-06-01T00:23:06","slug":"cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb alergjia dhe si mjekohet?"},"content":{"rendered":"<p>Mjeku pran\u00eb jush<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb ALERGJIA DHE SI MJEKOHET?<\/p>\n<p>Alergjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje ndjeshm\u00ebrie e rritur e organizmit ndaj substancave t\u00eb caktuara, q\u00eb quhen alergjene. Ato jan\u00eb substanca kimike t\u00eb ndryshme, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve proteina, t\u00eb cilat, kur futen n\u00eb organiz\u00ebm, nxisin qelizat e disa indeve t\u00eb prodhojn\u00eb antitrupa (antikorpe). Kur k\u00ebto antitrupa, kur bien n\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur me alergjenin specifik, shkaktojn\u00eb irritim n\u00eb disa organe: hund\u00eb, bronke, l\u00ebkur\u00eb, sy, n\u00eb organet e tretjes etj, duke sjell\u00eb s\u00ebmundje alergjike, si: rinite, astm\u00eb, ekzem\u00eb, konjuktivite, urtikarie. T\u00eb tilla manifestime vijn\u00eb pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb ekspozimi ndaj alergjenit. Shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb p.sh. astma bronkiale tek punonj\u00ebsit e fabrikave t\u00eb miellit apo ekzema n\u00eb l\u00ebkur\u00eb n\u00eb punonj\u00ebsit e plastik\u00ebs, \u00e7imentos etj.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet alergjike kan\u00eb ekzistuar q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e lashta, por n\u00eb vitet e fundit, si kudo n\u00eb bot\u00eb edhe tek ne jan\u00eb p\u00ebrhapur shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb ndikuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, si zhvillimi i industris\u00eb, trafiku i shtuar n\u00eb qytete, p\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve pesticide n\u00eb bujq\u00ebsi, veshjet sintetike, medikamentet e shum\u00ebllojsh\u00ebm, si edhe konsumimi i ushqimeve t\u00eb konservuara.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb alergjent\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur?<\/p>\n<p>Alergjent\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm jan\u00eb pluhuri dhe myku i sht\u00ebpis\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb pluhurin e sht\u00ebpis\u00eb alergjeni kryesor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mikroorganiz\u00ebm i vog\u00ebl, q\u00eb shihet vet\u00ebm me ndihm\u00ebn e mikroskopit elektronik, zhvillimi i t\u00eb cilit favorizohet n\u00eb mjedise t\u00eb err\u00ebta dhe me lag\u00ebshti dhe gjendet kryesisht i depozituar n\u00eb shtresat e fjetjes. Nj\u00eb alergjen tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe shum\u00eb i p\u00ebrhapur \u00ebsht\u00eb poleni i luleve, drur\u00ebve (pish\u00ebs, plepit, ullirit). Si alergjen\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe qimet e kafsh\u00ebve sht\u00ebpiake, leshi, pambuku, kimikatet, substancat kozmetike, medikamentet etj. Nga substancat ushqimore alergji m\u00eb shpesh japin: peshku, vez\u00ebt, qum\u00ebshti, \u00e7okollata, nga frutat: agrumet dhe arrat. Helmi i grenz\u00ebs, blet\u00ebs dhe i disa insekteve t\u00eb tjera pickuese, gjithashtu, mund t\u00eb jet\u00eb shkaktar i disa gjendjeve alergjike, madje edhe t\u00eb r\u00ebnda. Alergjia mund t\u00eb shkaktohet edhe nga faktor\u00eb fizik\u00eb si: i ftohti, i nxehti, rrezet e diellit. R\u00ebnd\u00ebsi ka kontakti i p\u00ebrs\u00ebritur me substanc\u00ebn alergjizuese. K\u00ebshtu, penicilina shkakton reaksione zakonisht jo n\u00eb dozen e par\u00eb. Megjithat\u00eb, ka raste q\u00eb reaksioni mund t\u00eb zhvillohet q\u00eb n\u00eb injeksionin e par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet menduar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb alergjizim alergjen\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb prezent gjat\u00eb gjith\u00eb vitit (pluhuri i sht\u00ebpis\u00eb, myku).<\/p>\n<p>Astma bronkiale \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e aparatit t\u00eb frymarrjes, q\u00eb karakterizohet me penges\u00eb n\u00eb frymarrje, frymarrje me &#8220;fishk\u00ebllima&#8221;, me kriza t\u00eb her\u00eb pas hershme, q\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb kur i s\u00ebmuri ekspozohet n\u00eb ambjent me alergjenin shkaktar.<\/p>\n<p>Dermatiti atopik \u00ebsht\u00eb alergji e l\u00ebkur\u00ebs, q\u00eb shprehet klinikisht me t\u00eb krrojtura, flluska t\u00eb mbushura me sekrecione (l\u00ebngje), q\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb dhe l\u00ebkura ripet peta peta. Zakonisht filon n\u00eb nj\u00eb vend, por mund t\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje lot rol trash\u00ebgimia. Shkaktar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, nd\u00ebrsa lodhjet fizike dhe emocionet ndikojn\u00eb n\u00eb keq\u00ebsimin e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>Dermatiti i kontaktit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje alergjike, q\u00eb shkaktohet nga kontakti i l\u00ebkur\u00ebs me substanca t\u00eb ndryshme si: kimikate, substanca kozmetike, kontakti me barin e njom\u00eb, fnet, me medikamente t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb form\u00eb pomade (kryesisht ato me p\u00ebrmbajtje lanoline).<\/p>\n<p>Urtikaria \u00ebsht\u00eb semundja alergjike m\u00eb e njohur, q\u00eb karakterizohet nga nj\u00eb e ngritur e l\u00ebkur\u00ebs ne form\u00eb nodusi (si ajo e shkaktuar nga hithrat) me ngjyr\u00eb roz\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebrohen me t\u00eb krrojtura t\u00eb forta. Shkaku m\u00eb i shpesht\u00eb i shfaqjes s\u00eb tyre jan\u00eb ushqimet.<\/p>\n<p>Si zbulohet alergjeni?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjetur shkaktar\u00ebt e alergjis\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb merret nga ana e mjekut nj\u00eb histori e holl\u00ebsishme e s\u00ebmundjes, ku t\u00eb evidentohen rrethanat: vendi ku banon dhe punon i s\u00ebmuri, stina kur jan\u00eb shfaqur shenjat e para t\u00eb s\u00ebmundjes dhe kur ato p\u00ebrs\u00ebriten. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave b\u00ebhen provat e l\u00ebkur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb gjetur alergjenin p\u00ebrgjegj\u00ebs. Teknika \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: n\u00eb parakrahun e t\u00eb s\u00ebmurit hidhen pika alergjenesh t\u00eb ndrysh\u00ebm (p\u00ebr shembull pluhur, myk sht\u00ebpie, polen etj.) dhe mbi t\u00eb b\u00ebhen shpime t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs me maj\u00ebn e ages sterile, pa nxjerr\u00eb gjak dhe pas 15 min shihet rezultati (n\u00ebse p.sh. personi \u00ebsht\u00eb alergjik ndaj pluhurit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, at\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ku \u00ebsht\u00eb hedhur alergjeni i pluhurit do t\u00eb formohet nj\u00eb si e ngritur e skuqur).<\/p>\n<p>Mjekimi i alergjis\u00eb<\/p>\n<p>Alergjia po t\u00eb njihet mjekohet. N\u00eb mjaft raste, duke njohur shkakun eliminimi i tij leht\u00ebson ose qet\u00ebson plot\u00ebsisht t\u00eb s\u00ebmurin. K\u00ebshtu, mund t\u00eb jet\u00eb heqja nga dieta e nj\u00eb ushqimi shkaktar t\u00eb urtikarive apo largimi i nj\u00eb kafshe sht\u00ebpiake n\u00eb rastin e alergjive nga qimet apo zbokthi i tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb metoda m\u00eb e efektshme.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tjera, kur shkaku nuk mund t\u00eb m\u00ebnjanohet, b\u00ebhet mjekimi hyposensibilizues specifik, q\u00eb konsiston n\u00eb aplikimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb injeksionesh t\u00eb p\u00ebrgatitur me ekstraktin e alergjenit shkaktar. N\u00eb alergjit\u00eb nga poleni b\u00ebhen injeksione nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, nga janari deri 15 mars; kjo, p\u00ebr tre vjet. Nd\u00ebrsa p\u00ebr alergjit\u00eb nga myku dhe pluhuri i sht\u00ebpis\u00eb b\u00ebhen gjat\u00eb gjith\u00eb vitit sipas nj\u00eb skeme t\u00eb caktuar. Me an\u00ebn e k\u00ebsaj metode arrihet nj\u00eb ulje e ndjeshm\u00ebris\u00eb n\u00eb pacient\u00eb alergjik\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e rasteve.<\/p>\n<p>Krahas mjekimit specifik sipas s\u00ebmundjeve p\u00ebrdoren edhe medikamente t\u00eb ndryshme, si\u00e7 jan\u00eb preparatet antihistaminike: prometazin\u00eb, incidal etj.<\/p>\n<p>Parandalimi<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se dikush mendon se \u00ebsht\u00eb alergjik ndaj di\u00e7kaje, duhet t\u00eb konsultohet me mjekun specialist alergolog.<br \/>\n1. Per t\u00eb parandaluar alergjin\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb masat higjieno-sanitare, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim uljen e p\u00ebrqendrimit t\u00eb alergjenit n\u00eb mjediset e banimit dhe te pun\u00ebs (ajrimi i p\u00ebrditsh\u00ebm dhe i her\u00eb pas hersh\u00ebm i dhomave t\u00eb fjetjes, ndenjes etj). N\u00eb rastin e alergjis\u00eb nga pluhuri i sht\u00ebpis\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka edhe shkundja dhe nxjerrja n\u00eb diell e batanijeve \u00e7ar\u00e7afeve etj.<br \/>\n2. Pastrimi me larje i dyshemes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos ngritur pluhur (kur ka mund\u00ebsi me fshes\u00eb me korrent), si dhe p\u00ebrdorimi i kondicioner\u00ebve t\u00eb ajrit.<br \/>\n3. Teshat e fjetjes, tapet\u00ebt t\u00eb dizinfektohen me solucione antimykotik.<br \/>\n4. T\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me alergji nga polenet duhet t\u00eb ekspozohen sa me pak n\u00eb mjedise me gjelb\u00ebrim.<br \/>\n5. N\u00eb rastin e alergjis\u00eb ushqimore dhe asaj medikamentoze pacienti duhet t\u00eb evitoj\u00eb t\u00eb haj\u00eb e ushqimit shkaktar apo t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb medikamentin ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb alergjik.<br \/>\n6. P\u00ebr t\u00eb shmangur reaksionet e renda, jo rrall\u00eb vdekjeprur\u00ebse, nga medikamentet, si penicilina etj., \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb injeksionet t\u00eb b\u00ebhen ne prani te personelit mjek\u00ebsor, qe ne rast reaksioni t\u00eb jepet menj\u00ebher\u00eb ndihma e shpejt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt, i s\u00ebmuri duhet t\u00eb mbahet n\u00ebn mbikqyrje t\u00eb pakt\u00ebn 30 min.<\/p>\n<p>Dr. Violeta Dhimitri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull mjek\u00ebsor mbi alergjin\u00eb, shkaktar\u00ebt dhe mjekimin e saj. P\u00ebrshkruan alergjen\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm (pluhur sht\u00ebpie, polen, qime kafsh\u00ebsh, ushqime), s\u00ebmundjet alergjike (astma bronkiale, dermatiti, urtikaria), metodat e diagnoz\u00ebs, mjekimin dhe masat parandaluese.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mjeku pran\u00eb jush","numri":"4 (55)","viti":"1997","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"alergjia\", \"mjekim\", \"pluhuri i sht\u00ebpis\u00eb\", \"poleni\", \"astma bronkiale\", \"dermatit\", \"urtikaria\", \"alergjen\u00eb\", \"antitrupa\", \"medikamente\", \"parandalim\", \"mjeku\"]","permbledhje":"Artikull mjek\u00ebsor mbi alergjin\u00eb, shkaktar\u00ebt dhe mjekimin e saj. P\u00ebrshkruan alergjen\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm (pluhur sht\u00ebpie, polen, qime kafsh\u00ebsh, ushqime), s\u00ebmundjet alergjike (astma bronkiale, dermatiti, urtikaria), metodat e diagnoz\u00ebs, mjekimin dhe masat parandaluese.","autori":"Dr. Violeta Dhimitri","kategoria":"Sh\u00ebndet\u00ebsi \/ Mjek\u00ebsi","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10251],"ngjallja_autori":[10296],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84070","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-shendetesi-mjekesi","ngjallja_autori-dr-violeta-dhimitri","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb ALERGJIA DHE SI MJEKOHET? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84070\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/\",\"name\":\"\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb ALERGJIA DHE SI MJEKOHET? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:23:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb alergjia dhe si mjekohet?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb ALERGJIA DHE SI MJEKOHET? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84070","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/","name":"\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb ALERGJIA DHE SI MJEKOHET? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:23:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-eshte-alergjia-dhe-si-mjekohet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb alergjia dhe si mjekohet?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84070"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84070"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84070"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}