{"id":84052,"date":"2026-06-01T02:22:45","date_gmt":"2026-06-01T00:22:45","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/"},"modified":"2026-06-01T02:22:45","modified_gmt":"2026-06-01T00:22:45","slug":"pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/","title":{"rendered":"Pashka: frymezim dhe fuqi pajtimi"},"content":{"rendered":"<p>NGJALLJA<br \/>\nNr. 4 (55) Viti VI i botimit                            MAJ 1997                                                \u00c7mimi 10 lek\u00eb<\/p>\n<p>PASHKE 1997<\/p>\n<p>PASHKA: FRYMEZIM DHE FUQI PAJTIMI<\/p>\n<p>+ Anastasi<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nKlerit dhe besimtar\u00ebve shpres\u00ebtar\u00eb Orthodhoks\u00eb,<\/p>\n<p>Bij t\u00eb shtrenjt\u00eb m\u00eb Zotin,<\/p>\n<p>&#8220;Edhe t\u00eb gjitha jan\u00eb prej Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb na pajtoi me veten e tij me an\u00eb t\u00eb Krishtit edhe na dha sh\u00ebrbes\u00ebn e pajtimit&#8221; (II Korint. 5:18).<\/p>\n<p>A.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn kritike q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr miq\u00ebsim dhe pajtim thelb\u00ebsor. E kremtja e Pashk\u00ebs zbulon me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unikale se ku themelohet n\u00eb thelb miq\u00ebsimi, si realizohet pajtimi midis Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut. &#8220;Edhe t\u00eb gjitha jan\u00eb prej Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb na pajtoi me Veten e Tij me an\u00eb t\u00eb Jisu Krishtit&#8221;. Interesi personal, konfliktet, anarkia, luftrat e p\u00ebrgjakshme, trazirat, lidhen me rebelimin e njeriut kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb. Mizoria njer\u00ebzore nuk merr fund vetvetiu. Vet\u00eb Per\u00ebndia erdhi q\u00eb t\u00eb na nxjerr\u00eb nga ky qorrsokak. Ai bashkohet n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe ngre p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e m\u00ebkateve tona. Pranon vdekjen mbi Kryq p\u00ebr hir t\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi t\u00eb skajshme t\u00eb dashuris\u00eb flijuese t\u00eb Kryqit dhe me triumfin e Ngjalljes shkat\u00ebrrohet pushteti i mendjemadh\u00ebsis\u00eb e i urrejtjes dhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve rivendosen.<\/p>\n<p>Kjo nd\u00ebrhyrje hyjnore p\u00ebrb\u00ebn ngjarjen par\u00ebsore dhe p\u00ebrcaktuese. Por p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb e efektshme n\u00eb nivelin personal dhe shoq\u00ebror, duhet t\u00eb pranohet lirsh\u00ebm nga njeriu me an\u00ebn e besimit. Prandaj Kisha predikon pand\u00ebrprer\u00eb veprimin e dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe fton njer\u00ebzimin t&#8217;i p\u00ebrgjigjet asaj; &#8220;ju lutemi p\u00ebr Krishtin, pajtohuni me Per\u00ebndin\u00eb&#8221; (II Korint. 5:20).<\/p>\n<p>Pajtimi, i cili u realizua me an\u00ebn e Kryqit dhe t\u00eb Ngjalljes, shtrihet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e njer\u00ebzimit me t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe materiale, me t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb nd\u00ebrlidhur. Krishti i pajtoi &#8220;t\u00eb gjitha&#8221;, &#8220;ato q\u00eb jan\u00eb mbi tok\u00eb&#8221; dhe &#8220;ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qiejt&#8221; (Kol. 1:20). Esht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb pajtim mbar\u00ebbot\u00ebror. Me Ngjalljen &#8220;\u00e7do gj\u00eb&#8221; ringjallet dhe b\u00ebhet e re. Nj\u00eb krijes\u00eb e re fillon, e cila ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Kush bashkohet me Krishtin merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb t\u00eb re. &#8220;Kur dikush \u00ebsht\u00eb i bashkuar me Krishtin, ai \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb e re; t\u00eb vjetrat shkuan, ja tek u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb reja&#8221; (II Korint. 5:17). Bota rikrijohet brenda drit\u00ebs s\u00eb t\u00ebr\u00ebndritshme t\u00eb Pashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Misioni dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e Kish\u00ebs, e cila e zgjat n\u00eb koh\u00eb vepr\u00ebn e Krishtit, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb faktor miq\u00ebsimi dhe paqeje brenda shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, n\u00eb rajonin konkret ku ndodhet dhe n\u00eb mbar\u00eb rrug\u00ebn e Historis\u00eb. T\u00eb shpall\u00eb pa frik\u00eb dhe lirisht, pa q\u00ebllime p\u00ebrfitimi, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Ungjillit, t&#8217;u jap\u00eb z\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb humbur nga frika, t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb pambrojturit, t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr paqen dhe drejt\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb kryej\u00eb &#8220;sh\u00ebrbes\u00ebn e pajtimit&#8221;. Dhe t\u00eb lutet papushim dhe dhoksologjikisht: &#8220;O Zot, q\u00eb durove kryq dhe mposhte vdekjen dhe u ngjalle s\u00eb vdekurish, paqesonaje jet\u00ebn, si i Vetmi i t\u00ebr\u00ebfuqish\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>B.<\/p>\n<p>Brenda trazirave dhe p\u00ebshtjellimit t\u00eb muajve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, fuqi t\u00eb ndryshme t\u00eb err\u00ebta jan\u00eb \u00e7liruar, duke shkaktuar shkat\u00ebrrime t\u00eb pabesueshme. Pajtimi \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb urgjente, ekzistenciale dhe shoq\u00ebrore. Por ky pajtim nuk do t\u00eb realizohet me imponimin e vullnetit t\u00eb nj\u00ebrit apo t\u00eb tjetrit grup. Duhet frym\u00ebzim dhe fuqi, q\u00eb burojn\u00eb nga shtresat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs fetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kremtojm\u00eb Pashk\u00ebn, Kisha kujton kuptimin e saj par\u00ebsor: &#8220;pajtohuni me Per\u00ebndin\u00eb, sepse p\u00ebr hirin ton\u00eb b\u00ebri faj At\u00eb q\u00eb nuk e njohu fajin, q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi drejt\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb tij&#8221; (II Korint. 5:21). Rivendosni marr\u00ebdh\u00ebniet me Per\u00ebndin\u00eb e gjall\u00eb, t\u00eb cilin na e zbuloi Jisu Krishti. N\u00eb kushtet e sotme kjo p\u00ebr ne do t\u00eb thot\u00eb: Mjaft kemi k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb lumturin\u00eb ton\u00eb larg Tij. Esht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohemi nga ideologjit\u00eb e vjetra apo nga idhujt e rinj, per\u00ebndit\u00eb e fantazis\u00eb son\u00eb, pangop\u00ebsia, pasionet e ndryshme, t\u00eb cilat na \u00e7orientojn\u00eb dhe na rob\u00ebrojn\u00eb. Esht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanojm\u00eb d\u00ebshirat tona egoiste, pik\u00ebpamjet mbi t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb padrejt\u00ebn, sipas leverdis\u00eb personale, q\u00eb p\u00ebrbuzin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar drejt miq\u00ebsimit ekziston sot nj\u00eb penges\u00eb teper serioze. Leht\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb &#8220;na vjen keq&#8221; ose &#8220;marrim pjes\u00eb n\u00eb dhimbjen&#8221; p\u00ebr ngjarje tragjike. Por rrall\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje, madje edhe kur \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e dukshme se disa kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Por pa ndjenj\u00ebn e fajit dhe pa k\u00ebrkuar falje, nuk realizohet korrigjim thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht nga q\u00ebndrimet e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb ne sa besojm\u00eb duhet t\u00eb l\u00ebvizim me m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb na tregon Pashka: Me dh\u00ebnien e vullnetshme e me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb faljes. T\u00eb gjith\u00eb sa g\u00ebzojm\u00eb dhurat\u00ebn e pajtimit dhe ndjejm\u00eb se b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb tek m\u00ebkatar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt u miq\u00ebsuan me Per\u00ebndin\u00eb me iniciativ\u00ebn e Tij, duhet t\u00eb marrim edhe ne iniciativ\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u miq\u00ebsuar me ata q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi. &#8220;E themi, v\u00ebllez\u00ebr, dhe t\u00eb gjith\u00eb sa na urrejn\u00eb, le t&#8217;i falim t\u00eb gjitha dit\u00ebn e Ngjalljes&#8221;.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, t\u00eb gjith\u00eb sa kemi pranuar &#8220;logjik\u00ebn e Kryqit dhe t\u00eb Ngjalljes&#8221;, kemi p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb marrim p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme &#8220;sh\u00ebrbes\u00ebn e pajtimit&#8221;, t\u00eb b\u00ebhemi &#8220;nd\u00ebrmjet\u00ebsues t\u00eb Krishtit&#8221;. T\u00eb theksojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet: Jo kultivimit t\u00eb urrejtjes; jo dezinformimit; jo m\u00eb me pasionet e vjetra. Kufijt\u00eb midis s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes nuk ndodhen midis njer\u00ebzve, midis grupeve shoq\u00ebrore, midis popujve. Ato ndodhen brenda zemr\u00ebs t\u00eb secilit. Dhe \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb drita e Ngjalljes t\u00eb hyj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb skutat m\u00eb t\u00eb fshehta t\u00eb nd\u00ebrgjegjes dhe t\u00eb mendimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Pashk\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr. Le t\u00eb ngaz\u00ebllohemi p\u00ebr pajtimin q\u00eb na fali Zoti i Kryq\u00ebzuar dhe i Ngjallur. Le t&#8217;i lutemi Atij q\u00eb t&#8217;i fal\u00eb sa m\u00eb shpejt Shqip\u00ebris\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe pajtimin, p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb stabilitetit politik, liris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore e zhvillimit shpirt\u00ebror. Le t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe ne nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb tronditet nga p\u00ebr\u00e7arjet dhe armiq\u00ebsit\u00eb. Le t\u00eb pohojm\u00eb me entuziaz\u00ebm Ungjillin e pajtimit, q\u00eb Ai na e besoi. T\u00eb gjith\u00eb sa duam t\u00eb kremtojm\u00eb Ngjalljen e Krishtit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore, ftohemi t\u00eb b\u00ebhemi faktor\u00eb miq\u00ebsimi n\u00eb rrethin ton\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb, duke marr\u00eb frym\u00ebzim dhe fuqi nga e kremtja kryesore e pajtimit mbar\u00ebbot\u00ebror, Pashka. Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>Me p\u00ebrqafim Paskal dashurie,<\/p>\n<p>Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\n+ Anastasi<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, Pashk\u00eb 1997<\/p>\n<p>Megjith\u00eb ndryshimin e orarit, t\u00eb detyruar nga momentet e v\u00ebshtira, mij\u00ebra besimtar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Sh\u00ebrbes\u00ebn e Ngjalljes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazhi Paskal i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. N\u00eb kushtet kritike q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria, ai thekson se Pashka \u00ebsht\u00eb themeli i miq\u00ebsimit dhe pajtimit midis Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut, q\u00eb realizohet me an\u00eb t\u00eb Kryqit dhe Ngjalljes. Kryepiskopi fton besimtar\u00ebt t\u00eb \u00e7lirohen nga ideologjit\u00eb e vjetra dhe idhujt e rinj, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje dhe t\u00eb b\u00ebhen nd\u00ebrmjet\u00ebs pajtimi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Klerit dhe besimtar\u00ebve shpres\u00ebtar\u00eb Orthodhoks\u00eb","numri":"4 (55)","viti":"1997","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Pashka\", \"pajtim\", \"Ngjallja\", \"Krishti\", \"Shqip\u00ebri\", \"Kryq\", \"besim\", \"kish\u00eb\", \"frym\u00ebzim\", \"fuqi\", \"dashuri\", \"m\u00ebshirim\", \"m\u00ebkat\", \"faj\", \"sh\u00ebrbesa e pajtimit\"]","permbledhje":"Mesazhi Paskal i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. N\u00eb kushtet kritike q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria, ai thekson se Pashka \u00ebsht\u00eb themeli i miq\u00ebsimit dhe pajtimit midis Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut, q\u00eb realizohet me an\u00eb t\u00eb Kryqit dhe Ngjalljes. Kryepiskopi fton besimtar\u00ebt t\u00eb \u00e7lirohen nga ideologjit\u00eb e vjetra dhe idhujt e rinj, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje dhe t\u00eb b\u00ebhen nd\u00ebrmjet\u00ebs pajtimi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.","autori":"+ Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Mesazh Paskal \/ Editorial","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10284],"ngjallja_autori":[9745],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84052","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesazh-paskal-editorial","ngjallja_autori-anastasi-kryepiskop-i-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PASHKA: FRYMEZIM DHE FUQI PAJTIMI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84052\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/\",\"name\":\"PASHKA: FRYMEZIM DHE FUQI PAJTIMI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:22:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pashka: frymezim dhe fuqi pajtimi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PASHKA: FRYMEZIM DHE FUQI PAJTIMI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84052","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/","name":"PASHKA: FRYMEZIM DHE FUQI PAJTIMI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:22:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pashka-frymezim-dhe-fuqi-pajtimi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pashka: frymezim dhe fuqi pajtimi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84052"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84052"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84052"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}