{"id":84025,"date":"2026-06-01T02:22:15","date_gmt":"2026-06-01T00:22:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/"},"modified":"2026-06-01T02:22:15","modified_gmt":"2026-06-01T00:22:15","slug":"ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/","title":{"rendered":"N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Nuk do t\u00eb na braktis\u00eb Per\u00ebndia&#8221; &#8211; Me k\u00ebt\u00eb mesazh paq\u00ebsues dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, Kryepiskopi Anastas vizitoi Vlor\u00ebn e martirizuar &#8211;<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e diel\u00eb, 6 Prill, Fortlumturia e Tij, Kryeepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prof. Dr Anastasi, vizitoi qytetin e Vlor\u00ebs duke mos marr\u00eb parasysh rrethanat tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb vend dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rrethin e Vlor\u00ebs. Di\u00e7ka m\u00eb e fuqishme se kjo situat\u00eb e pasigurt\u00eb e shtyu at\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillte \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb rreziksh\u00ebm &#8211; madje dhe rrezikun p\u00ebr vet\u00eb jet\u00ebn e tij. Kjo shtys\u00eb, ishte p\u00ebrjetimi i tij p\u00ebr dhimbjen, pik\u00ebllimin dhe zin\u00eb q\u00eb kan\u00eb pllakosur qytetin.<\/p>\n<p>N\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Theodhorit, Kryepiskopi Anastas drejtoi Liturgjin\u00eb Hyjnore ku u ofroi nj\u00eb mesazh shprese atyre qindra besimtar\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kish\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Dit\u00ebt q\u00eb kalojm\u00eb &#8211; tha Fortlumturia e Tij duke nisur predikimin, &#8211; jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Por megjithat\u00eb edhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e n\u00eb dit\u00eb t\u00eb lehta edhe n\u00eb dit\u00eb trazirash e paqeje, Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb pran\u00eb nesh. Prandaj dhe ne gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij kaosi q\u00ebndrojm\u00eb me paqe dhe shpres\u00eb tek Per\u00ebndia. Mjaft njer\u00ebz n\u00eb momente t\u00eb tilla v\u00ebshtir\u00ebsohen shum\u00eb dhe i kap nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim dhe humbje shprese. Ungjilli q\u00eb lexuam sot na jep orientimin e duhur p\u00ebr k\u00ebto or\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur duket sikur fuqia e djallit \u00ebsht\u00eb e pamposhtshme. Brenda k\u00ebsaj atmosfere kaq t\u00eb err\u00ebt lind nj\u00eb shpres\u00eb e T\u00ebr\u00ebhirshme, ashtu si agimi vjen nga pika m\u00eb e err\u00ebt e nat\u00ebs.&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Ajo q\u00eb del nga ky fragment i Ungjillit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh shprese. Nd\u00ebrsa duket sikur djalli mbizot\u00ebron n\u00eb jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb i pathyesh\u00ebm, ai mund t\u00eb sfidohet e n\u00eb fund do t\u00eb mundet&#8221; &#8211; theksoi Fortlumturia e Tij dhe vazhdoi:<\/p>\n<p>&#8220;Edhe ne sot shikojm\u00eb pushtetin e demonit t\u00eb lodh\u00eb, mundoj\u00eb e shkat\u00ebrroj\u00eb jet\u00ebn e shum\u00eb njer\u00ebzve. N\u00ebn pushtetin e tij, kaq d\u00ebshp\u00ebrime kaq gjakderdhje dhe kaq tronditje. Kjo mani p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe k\u00ebto padrejt\u00ebsi histerike i kan\u00eb pushtuar e munduar shum\u00eb njer\u00ebzit. Nga ana tjet\u00ebr shohim brenda k\u00ebtij mjerimi, t\u00eb ket\u00eb akoma mosbesim t\u00eb madh nga ana e njer\u00ebzve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, 10 vje\u00e7ar\u00ebt q\u00eb kaluan shkat\u00ebrruan besimin brenda shpirtrave t\u00eb tyre. Por Krishti, i cili edhe sot edhe nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti, vazhdoi t\u00eb kontrolloj\u00eb, udh\u00ebzoj\u00eb madje edhe t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb dhe me Kish\u00ebn e cila \u00ebsht\u00eb Trupi i Krishtit q\u00eb vazhdon t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb drejtoj\u00eb e t\u00eb fuqizoj\u00eb. E para gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe Zoti na thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb: &#8220;O brez i pabes\u00eb dhe i lig&#8221;. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb Ai nuk e thot\u00eb q\u00eb t\u00eb na l\u00ebr\u00eb brenda d\u00ebshp\u00ebrimit por q\u00eb t\u00eb na tregoj\u00eb rrug\u00ebn, e cila t\u00eb shpie n\u00eb shpres\u00eb e t\u00eb na v\u00ebrtetoj\u00eb se djalli ka fuqi t&#8217;i mundoj\u00eb e torturoj\u00eb njer\u00ebzit, por p\u00ebrfundimisht ai mundet dhe Krishti pavar\u00ebsisht nga besimi yn\u00eb i pak\u00ebt, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb mrekullin\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrimin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Njer\u00ebzit, sidomos pas gjith\u00eb k\u00ebtyre peripecive q\u00eb kaluan, shpesh jan\u00eb nd\u00ebrmjet udh\u00ebkryqit t\u00eb besimit dhe mosbesimit. Por Per\u00ebndia na pranon edhe me at\u00eb besim t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi. Shum\u00eb her\u00eb themi: &#8220;Po ku je o Zot.&#8221; Dhe Ai p\u00ebrgjigjet: &#8220;Jam brenda vet\u00eb thirrjes t\u00ebnde.&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Kryeepiskopi Anastas t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen, duke th\u00ebn\u00eb, se, q\u00eb t\u00eb mundet fuqia e t\u00eb ligut, duhet lutje dhe kreshm\u00eb, nj\u00eb komunikim i vazhduesh\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb, nj\u00eb vigjilenc\u00eb dhe ushtrim. Pik\u00ebrisht periudha q\u00eb kalojm\u00eb e deri n\u00eb Pashk\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb lutjeje dhe kreshme. Dhe vargjet e fundit t\u00eb Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm thon\u00eb at\u00eb q\u00eb Jisui tha p\u00ebr vetveten: &#8220;Biri i Njeriut do t\u00eb jepet n\u00eb duart e njer\u00ebzve.&#8221; Por historia nuk mbaron me k\u00ebt\u00eb zhvillim tragjik. Zoti paralajm\u00ebron se dit\u00ebn e tret\u00eb do t\u00eb ngjallet. P\u00ebrfundimisht, pas k\u00ebsaj sprove e k\u00ebtij martirizimi, ekziston fitorja. Ai q\u00eb ka fjal\u00ebn e fundit brenda njer\u00ebzimit dhe gjith\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia. Ai e ka forc\u00ebn, por rruga q\u00eb kjo fuqi t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi.<\/p>\n<p>Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mij! E di se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb akoma nuk kan\u00eb mbaruar, por dua t&#8217;iu siguroj se nuk do t\u00eb na braktis\u00eb Per\u00ebndia. Kur Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb me ne kush mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr nesh?! Le ta kalojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb prov\u00eb duke ia parashtruar veten ton\u00eb dhe njeri-tjetrin dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb&#8221; &#8211; e p\u00ebrfundoi ai ligj\u00ebrat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb pas e mori fjal\u00ebn znj V. Kafia, an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs e cila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb besimtar\u00ebve vlonjat\u00eb falenderoi Fortlumturin\u00eb e Tij. &#8220;D\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;ju falenderojm\u00eb juve &#8211; tha ajo nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8211; si i madh\u00ebrishmi i fes\u00eb son\u00eb, si njeriu i shenjt\u00eb q\u00eb ndjejm\u00eb ne nga zemrat tona. N\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs jeni ju i pari q\u00eb na erdh\u00ebt t\u00eb na ngush\u00eblloni, t\u00eb na thoni k\u00ebto fjal\u00eb kaq t\u00eb mira, t\u00eb na mbushni me kurajo, me shpres\u00eb, me durim dhe me besim akoma m\u00eb t\u00eb madh tek Per\u00ebndia.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Liturgjis\u00eb pasoi nj\u00eb litani e ve\u00e7ant\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shkruar nga vet\u00eb Kryeepiskopi, ekskluzivisht p\u00ebr situat\u00ebn aktuale q\u00eb po kalojm\u00eb. Vargjet e litanis\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me: &#8220;M\u00ebshiro o Zot!&#8221;, ia lan\u00eb vendin nj\u00eb p\u00ebrshpirtjeje p\u00ebr t\u00eb humburit e koh\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Fortlumturia e Tij i drejtoi t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e mbledhur n\u00eb kish\u00eb, p\u00ebr n\u00eb port. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb p\u00ebr popullin e Vlor\u00ebs q\u00eb t\u00eb grumbullohet tek skela e t\u00eb hedh\u00eb lule n\u00eb det n\u00eb kujtim t\u00eb viktimave t\u00eb Otrantos. Po n\u00eb at\u00eb vend, Kryeepiskopi Anastas kreu nj\u00eb p\u00ebrshpirtje p\u00ebr viktimat e pafajshme. &#8220;I p\u00ebrjetsh\u00ebm kujtimi i tyre&#8221; &#8211; Jehona e k\u00ebsaj lutjeje u p\u00ebr\u00e7ua nga val\u00ebt e detit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur deri n\u00eb humb\u00ebtirat humnerike t\u00eb Adriatikut.<\/p>\n<p>I pranish\u00ebm n\u00eb skel\u00eb ishte edhe Ministri i financave z. Arben Malaj, i cili n\u00eb mbarim t\u00eb p\u00ebrshpirtjes e p\u00ebrsh\u00ebndeti Kryeepiskopin p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe i solli atij nj\u00eb buqet\u00eb me lule nga refugjat\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi. K\u00ebt\u00eb buqet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e sillte n\u00eb Vlor\u00eb pas nj\u00eb takimi zyrtar t\u00eb disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, ia ofroi Kryeepiskopit Anastas p\u00ebr ta hedhur n\u00eb det me dor\u00ebn e tij. Para telekamer\u00ebs s\u00eb Euronews, z. Malaj vler\u00ebsoi aktin fisnik t\u00eb k\u00ebsaj vizite t\u00eb Kryeepiskopit dhe e \u00e7moi at\u00eb si personalitetin m\u00eb t\u00eb madh fetar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ndales\u00eb tjet\u00ebr e k\u00ebsaj vizite ishte jetimorja, e cila strehonte 27 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb moshave 3-7 vje\u00e7. N\u00eb takimin me znj. Eleni Dhima, drejtoresh\u00eb e jetimores, Fortlumturia e Tij, pasi u njoh me nevojat e k\u00ebtij institucioni, deklaroi se KOASH do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb prej k\u00ebtij momenti shpenzimet e k\u00ebsaj strehe. Gjithashtu, meq\u00ebn\u00ebse jetimorja kishte ngelur pa asnj\u00eb burim t\u00eb ardhurash, ai ofroi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb hollash p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar muajin q\u00eb vijon. M\u00eb pas ai vizitoi f\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb. Ngroht\u00ebsia shpirt\u00ebrore, si dhe lojrat e \u00ebmb\u00eblsirat q\u00eb ai u dhuroi me dor\u00ebn e tij i b\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb futeshin n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr larg tmerrit t\u00eb dit\u00ebve q\u00eb kaluan.<\/p>\n<p>E fundit dhe m\u00eb e dhimbshmja pjes\u00eb e vizit\u00ebs ishte ngush\u00ebllimi i familjar\u00ebve t\u00eb viktimave t\u00eb Otrantos dhe atyre t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb qytet. Pik\u00ebllim i thell\u00eb p\u00ebr babain i cili humbi t\u00eb bij\u00ebn dhe mbes\u00ebn e tij; p\u00ebr foshnj\u00ebn tri muajsh t\u00eb Aleksandrit dhe bashk\u00ebshorten e tij 21 vje\u00e7are; p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn q\u00eb u vra brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj duke mos lejuar grabit\u00ebsit t&#8217;i rr\u00ebmbenin t\u00eb bijat. &#8220;Kush p\u00ebrbuz t\u00eb pambrojturin p\u00ebrbuz Krishtin e Kryq\u00ebzuar &#8211; theksoi Fortlumturia e Tij n\u00eb familjet e t\u00eb ndjer\u00ebve. &#8211; E di se kur humbim njer\u00ebzit e dashur, &#8211; shtoi ai &#8211; fjal\u00ebt ngush\u00eblluese jan\u00eb t\u00eb pafuqishme por ajo \u00e7&#8217;ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb dashuria &#8211; dashuria e Per\u00ebndis\u00eb.&#8221; Nj\u00eb ndihm\u00eb modeste p\u00ebr k\u00ebto familje u shoq\u00ebrua s\u00eb bashku me fjal\u00eb kurajoje dhe shprese nga ana e Kryeepiskopit Anastas.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs s\u00eb kthimit u b\u00eb nj\u00eb ndales\u00eb e fundit n\u00eb Nart\u00eb, ku iu b\u00ebn\u00eb ngush\u00ebllimet nj\u00eb familjeje q\u00eb humbi djalin e saj, oficer policie n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe u zhvillua nj\u00eb takim spontan n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn E Diel\u00ebs me besimtar\u00ebt e zon\u00ebs. Fryma e shpres\u00ebs u shp\u00ebrnda edhe k\u00ebtu n\u00eb shpirtrat e besimtar\u00ebve prej Kryeepiskopit Anastas. Frym\u00eb shprese p\u00ebr dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb do t\u00eb presim.<\/p>\n<p>Kryepiskopi u shoq\u00ebrua gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nga z. Medi Xhelili, kryetar i k\u00ebshillit t\u00eb rrethit si dhe nga autoritete t\u00eb pushtetit lokal.<\/p>\n<p>Andi Nikolla<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kronik\u00eb e vizit\u00ebs s\u00eb Kryepiskopit Anastas n\u00eb Vlor\u00ebn e prekur nga revoltat dhe tragjedia e Otrantos m\u00eb 6 prill 1997. P\u00ebrshkruan Liturgjin\u00eb Hyjnore n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Theodhorit, p\u00ebrshpirtjen p\u00ebr viktimat e Otrantos n\u00eb skel\u00eb, vizit\u00ebn n\u00eb jetimore dhe ngush\u00ebllimet ndaj familjeve t\u00eb viktimave.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\"Nuk do t\u00eb na braktis\u00eb Per\u00ebndia\" - Me k\u00ebt\u00eb mesazh paq\u00ebsues dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, Kryepiskopi Anastas vizitoi Vlor\u00ebn e martirizuar","numri":"4 (55)","viti":"1997","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"6","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"Vlor\u00eb\", \"Otranto\", \"tragjedi\", \"Liturgji\", \"ngush\u00ebllim\", \"viktimat\", \"Skela\", \"jetimore\", \"shpres\u00eb\"]","permbledhje":"Kronik\u00eb e vizit\u00ebs s\u00eb Kryepiskopit Anastas n\u00eb Vlor\u00ebn e prekur nga revoltat dhe tragjedia e Otrantos m\u00eb 6 prill 1997. P\u00ebrshkruan Liturgjin\u00eb Hyjnore n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Theodhorit, p\u00ebrshpirtjen p\u00ebr viktimat e Otrantos n\u00eb skel\u00eb, vizit\u00ebn n\u00eb jetimore dhe ngush\u00ebllimet ndaj familjeve t\u00eb viktimave.","autori":"Andi Nikolla","kategoria":"Kronik\u00eb kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9266],"ngjallja_autori":[9312],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-84025","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-kronike-kishtare","ngjallja_autori-andi-nikolla","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84025\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/\",\"name\":\"N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:22:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84025","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/","name":"N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:22:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-djepin-e-dhimbjes-dhe-pikellimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb djepin e dhimbjes dhe pik\u00ebllimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/84025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=84025"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=84025"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=84025"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=84025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}