{"id":83999,"date":"2026-06-01T02:21:48","date_gmt":"2026-06-01T00:21:48","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/"},"modified":"2026-06-01T02:21:48","modified_gmt":"2026-06-01T00:21:48","slug":"e-verteta-nuk-mund-te-ndotet","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/","title":{"rendered":"E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet"},"content":{"rendered":"<p>E VERTETA NUK MUND TE NDOTET<\/p>\n<p>N\u00eb dt. 31. 12. 1996 \u00ebsht\u00eb botuar artikulli kund\u00ebr Kish\u00ebs Ortodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (KOASH) dhe kreut t\u00eb saj, Kryepiskopit t\u00eb Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Prof. Dr. Anastasit: &#8220;Dy fytyrat e Peshkopit Janullatos.&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb dyfytyr\u00ebsie e ka fjal\u00ebn Protopapa?!<\/p>\n<p>Po t\u00eb lexosh protest\u00ebn e intelektual\u00ebve dhe besimtar\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb Beratit, prej nga \u00ebsht\u00eb dhe ai vet\u00eb, &#8211; n\u00eb lidhje me incidentin p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs n\u00eb kish\u00ebn e &#8220;Sh\u00ebn Maris\u00eb&#8221; Elbasan &#8211; del, q\u00eb p\u00ebr ta dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin orthodhoks shqiptar, dyfytyr\u00ebsh \u00ebsht\u00eb Protopapa. Ja, se \u00e7&#8217;shkruhet n\u00eb t\u00eb: &#8220;&#8230;Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm p\u00ebr orthodhoks\u00ebt shqiptar\u00eb emra&#8230;t\u00eb nd\u00ebrsyer kund\u00ebr Krisht\u00ebrimit Orthodhoks, por m\u00eb i urryeri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb emri i qytetarit t\u00eb Beratit, Sejfi Protopapa me fe islame, i shquar si frym\u00ebzuesi dhe organizatori kryesor i k\u00ebsaj lufte kund\u00ebr kish\u00ebs&#8230; Cili \u00ebsht\u00eb beu Sejfi Protopapa, protagonist i konfliktit t\u00eb Elbasanit?&#8230;Gjat\u00eb viteve 1943-44 bashk\u00ebpunoi me pushtuesit e huaj dhe pas kapitullimit, u arratis s\u00eb bashku me ushtrin\u00eb hitleriane e u strehua n\u00eb SHBA. Pik\u00ebrisht ky pseudopatriot, figur\u00eb e djegur e historis\u00eb, inskenon sot veprime t\u00eb tilla t\u00eb rrezikshme, q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb, jo vet\u00ebm orthodhoks\u00ebt, por edhe shqiptar\u00ebt me fe t\u00eb ndryshme.&#8221; (shih. &#8220;Ngjallja&#8221; janar 1996 fq. 10).<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur shpifjet ndaj Kryepiskopit Anastas ai shtremb\u00ebron me dashje t\u00eb dh\u00ebnat e shtypit amerikan. Protopapa mashtron dhe shpif, duke cituar nj\u00eb shkrim t\u00eb revist\u00ebs &#8220;Cultural Survival Quarterly&#8221;, shkrim, i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk flet p\u00ebr Kryepiskopin Anastas, por p\u00ebr Alask\u00ebn. Po t\u00eb shoh\u00ebsh artikullin e numrit t\u00eb k\u00ebsaj reviste, vjesht\u00eb 1995, fq 63, s\u00eb cil\u00ebs Protopapa i referohet n\u00eb shkrim, \u00e7uditesh, sepse sheh nj\u00eb shkrim t\u00eb Mefculieff Larry me titull: &#8220;The key to conflict resolution: Reconnection with the sacred.&#8221; The Pribliof Aleut Case Study, CSQ, Fall 1995, 61-63, q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me Kryepiskopin Anastas, por trajton konfliktin e shkaktuar prej kontrollit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb SHBA mbi gjuetin\u00eb e fokave, t\u00eb cil\u00ebn Aleut\u00ebt (vendasit e par\u00eb t\u00eb Alask\u00ebs) e kan\u00eb kryer p\u00ebr shekuj me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>Pas shtremb\u00ebrimit, q\u00eb Sejfi Protopapa i b\u00ebn shtypit amerikan, p\u00ebr t\u00eb realizuar synimet e tij, arrin t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb dhe madje t\u00eb shpik\u00eb kanone p\u00ebr Kish\u00ebn e P\u00ebrgjithshme Orthodhokse. Kanonet jan\u00eb ligje t\u00eb caktuara prej Sinodesh t\u00eb Shenjt\u00eb Ekumenik\u00eb dhe si t\u00eb tilla, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kanoni 34, t\u00eb cilit i referohet n\u00eb artikull, duhet t\u00eb jet\u00eb kanoni XXXIV i &#8220;85 kanoneveve t\u00eb Apostujve t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221; i gjendur n\u00eb faqen 50 t\u00eb TIMONIT (Pedalion), n\u00eb t\u00eb cilin nuk thuhet, se &#8220;&#8230; episkop\u00ebt dhe drejtuesit e besimit orthodhoks duhet t\u00eb jen\u00eb nga vendi ku Kisha n\u00eb fjal\u00eb kryen aktivitetin e saj&#8221;, por trajton nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje krejt t\u00eb ndryshme, at\u00eb se &#8220;&#8230; episkop\u00ebt e \u00e7do vendi duhet t\u00eb njohin midis tyre at\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb i par\u00eb apo drejtues dhe ta njohin at\u00eb si kreun e tyre, dhe t\u00eb frenohen s\u00eb kryeri di\u00e7ka t\u00eb panevojshme pa k\u00ebshill\u00ebn dhe aprovimin e tij.&#8221; Meq\u00ebn\u00ebse ai e shtron problemin n\u00eb planin theologjik, duhet t\u00eb dij\u00eb, se nuk ekziston asnj\u00eb kanon i Shenjt\u00eb i Orthodhoksis\u00eb, ku t\u00eb thuhet, se drejtuesit e besimit orthodhoks duhet t\u00eb jen\u00eb nga vendi, ku Kisha n\u00eb fjal\u00eb kryen aktivitetin e saj.<\/p>\n<p>Por, ekziston nj\u00eb kanon tjet\u00ebr, i cili i p\u00ebrshtatet situat\u00ebs aktuale t\u00eb &#8220;arqimandritit&#8221; Theofan Koja, t\u00eb cilin Protopapa e parashtron si kandidat t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr episkop. Ky kanon \u00ebsht\u00eb i XXXV i &#8220;85 Kanoneve t\u00eb Apostujve t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet, se: &#8220;Nj\u00eb episkop nuk duhet t\u00eb guxoj\u00eb, t\u00eb kryej\u00eb hirotonisje jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb tij&#8230; N\u00ebse provohet, t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb kund\u00ebr vullnetit t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb zot\u00ebrim mbi k\u00ebto qytete apo territore, le t\u00eb \u00e7&#8217;hirotoniset ai s\u00eb bashku me ata, t\u00eb cil\u00ebt ka hirotonisur.&#8221; T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb thekson dhe Kanoni XXII, i 25 kanoneve t\u00eb k\u00ebshillit rajonal mbajtur n\u00eb Antioki.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, hirotonisja e Theofan Koj\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb Rumani prej nj\u00eb episkopi rumun, pa lejen dhe dijenin\u00eb e Kryepiskopit Anastas. Rrjedhimisht, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kanoneve, hirotonisja e tij \u00ebsht\u00eb antikanonike p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidati i dyt\u00eb i mundsh\u00ebm, q\u00eb ai parashtron, \u00ebsht\u00eb arqimandriti Joan Pelushi. T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje, se si Protopapa arrin t\u00eb flas\u00eb n\u00eb emrin e tij, si dhe t&#8217;u fsheh\u00eb lexuesve faktin, se \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kryepiskopi Anastas ai, q\u00eb e hirotonisi at Joanin dhjak, prift dhe e ngriti n\u00eb grad\u00ebn e arqimandritit, si dhe akordoi mb\u00ebshtetje financiare e u kujdes p\u00ebr dh\u00ebnie burse p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr studime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb vitin akademik 1995-96 n\u00eb fakultetin theologjik &#8220;Holy Cross&#8221; n\u00eb Boston, SHBA. Pra, at Joanin, t\u00eb cilin Protopapa e propozon p\u00ebr episkop, \u00ebsht\u00eb Kryepiskopi Anastas, i cili po e ngre n\u00eb shkall\u00ebt e hierarkis\u00eb prift\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrim p\u00ebrmenden, gjithashtu, statutet e KOASH-it. Citimi, se Primati i Kish\u00ebs duhet t\u00eb ket\u00eb komb\u00ebsi shqiptare nuk figuron n\u00eb statutin e vitit 1950, i cili mbetet juridikisht p\u00ebr Kish\u00ebn Shqiptare, si i fundmi dhe i vetmi i ligjsh\u00ebm, megjith\u00eb ndalimin p\u00ebr 25 vite t\u00eb \u00e7do lloj veprimtarie fetare (1967-91).<\/p>\n<p>Subnet e Protopap\u00ebs vazhdojn\u00eb me komente t\u00eb tij p\u00ebr disa takime t\u00eb Kryepiskopit Anastas me personalitete t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs greke, takime, t\u00eb cilat, sipas tij, nuk kishin p\u00ebrse t\u00eb b\u00ebheshin, n\u00ebse ai do t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb me komb\u00ebsi e shtet\u00ebsi shqiptare.<\/p>\n<p>Protopapa nuk do dhe nuk mund ta kuptoj\u00eb e pranoj\u00eb, se, jo vet\u00ebm ky takim, por edhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij niveli, nuk kan\u00eb si q\u00ebllim p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave shqiptare n\u00eb shtete t\u00eb huaja, (si\u00e7 thot\u00eb S.P), por prosperitetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe paqen, pajtimin, v\u00ebllaz\u00ebrimin midis njer\u00ebzve dhe popujve. Kjo ide shprehet qart\u00eb prej Imzot Anastasit n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb Fron\u00ebzimit: &#8220;&#8230;Kisha jon\u00eb p\u00ebrb\u00ebn gjithashtu nj\u00eb ambasad\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb \u00e7muar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb kontribuon qen\u00ebsisht n\u00eb \u00e7uarjen p\u00ebrpara dhe n\u00eb zhvillimin e bashk\u00ebpunimit paq\u00ebsor dhe t\u00eb solidaritetit n\u00eb Ballkan dhe t\u00ebr\u00eb Europ\u00ebn&#8230;&#8221; (shih: &#8220;Ngjallja&#8221; tetor 1992 fq. 5).<\/p>\n<p>Protopapa gabohet kur thot\u00eb, se Kryepiskopi Anastas u vu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb parregullt dhe, se ai po k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje t\u00eb reja p\u00ebr pozit\u00ebn e tij, nga q\u00eb po humbet mb\u00ebshtetjet e vjetra.<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta mohoj\u00eb, p\u00ebrkrahjen, mb\u00ebshtetjen dhe dashurin\u00eb, q\u00eb ushqejn\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr Kryepiskopin Anastas. Ishin k\u00ebta besimtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrkuan Patrikan\u00ebs Ekumenike, ta zgjidhte at\u00eb Kryepiskop t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, q\u00eb p\u00ebrpara Fron\u00ebzimit t\u00eb Tij si Kryepiskop, Fortlumturia e Tij siguroi miratimin e Qeveris\u00eb Shqiptare dhe Presidentit Berisha.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb tej, em\u00ebrimi i Kryepiskopit Anastas u njoh nga e gjith\u00eb bota panorthodhokse dhe pankrishter\u00eb. Ai u njoh nga t\u00eb gjitha Kishat Orthodhokse t\u00eb globit. Urimet vijn\u00eb gjithashtu edhe nga Vatikani, Kisha Anglikane, K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave, Konferenca Europiane e Kishave, Kisha Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri etj (shih: &#8220;Ngjallja&#8221; n\u00ebntor 1992 fq 6).<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, ai g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Sunduesit dhe Gjykat\u00ebsit Suprem, Per\u00ebndis\u00eb, i Cili n\u00ebp\u00ebrmjet Providenc\u00ebs s\u00eb Tij Hyjnore ia besoi atij dhe jo dikujt tjetri, kryqin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Hierapostolie, t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje n\u00eb ngjalljen e Kish\u00ebs son\u00eb martire e t\u00eb munduar n\u00eb vite, kryq, t\u00eb cilin ai po e mbart, si\u00e7 rrall\u00ebkush do ta mbartte.<\/p>\n<p>I kujtojm\u00eb Sejfiut fjal\u00ebt e m\u00ebn\u00e7ura t\u00eb fariseut Gamaliil, drejtuar k\u00ebshillit t\u00eb farisenjve, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn shp\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrndjekje t\u00eb pashoqe kund\u00ebr 12 Apostujve t\u00eb Krishtit: &#8220;L\u00ebrini ata njer\u00ebz; sepse n\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb prej njer\u00ebzish, do t\u00eb prishet; po n\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Per\u00ebndia, nuk mund ta prishni dot at\u00eb; edhe v\u00ebshtroni se mos gjendeni n\u00eb luft\u00eb edhe me Per\u00ebndin\u00eb.&#8221; (Veprat e Apostujve 5, 38-39)<\/p>\n<p>Ky artikull-p\u00ebrgjigje i referohet shkrimit &#8220;Dy fytyrat e peshkopit Janullatos&#8221;, t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Dita Information&#8221;, 31. 12. 1996, me autor Sejfi Protopap\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull-p\u00ebrgjigje ndaj shkrimit shpif\u00ebs t\u00eb Sejfi Protopap\u00ebs botuar n\u00eb &#8216;Dita Information&#8217; (31.12.1996), q\u00eb akuzon Kryepiskopin Anastas p\u00ebr &#8216;dyfytyr\u00ebsi&#8217;. P\u00ebrgjigjja zb\u00ebrthen me kanone t\u00eb Kish\u00ebs, dokumente historike dhe deklarata zyrtare \u00e7do shtremb\u00ebrim t\u00eb Protopap\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (54)","viti":"1997","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[2]","fjale_kyce":"[\"Sejfi Protopapa\", \"Kryepiskop Anastas\", \"KOASH\", \"kanone\", \"Theofan Koja\", \"Joan Pelushi\", \"Dita Information\", \"Berat\", \"Elbasan\", \"polemik\u00eb\", \"Patrikana Ekumenike\", \"Fron\u00ebzim\"]","permbledhje":"Artikull-p\u00ebrgjigje ndaj shkrimit shpif\u00ebs t\u00eb Sejfi Protopap\u00ebs botuar n\u00eb 'Dita Information' (31.12.1996), q\u00eb akuzon Kryepiskopin Anastas p\u00ebr 'dyfytyr\u00ebsi'. P\u00ebrgjigjja zb\u00ebrthen me kanone t\u00eb Kish\u00ebs, dokumente historike dhe deklarata zyrtare \u00e7do shtremb\u00ebrim t\u00eb Protopap\u00ebs.","autori":"","kategoria":"Polemik\u00eb \/ P\u00ebrgjigje publike","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10248],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83999","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-polemike-pergjigje-publike","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83999\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/\",\"name\":\"E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:21:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83999","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/","name":"E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:21:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-verteta-nuk-mund-te-ndotet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E V\u00ebrteta nuk mund t\u00eb ndotet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83999"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83999"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83999"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}