{"id":83986,"date":"2026-06-01T02:21:34","date_gmt":"2026-06-01T00:21:34","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/"},"modified":"2026-06-01T02:21:34","modified_gmt":"2026-06-01T00:21:34","slug":"irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/","title":{"rendered":"Irine Banushi &#8211; martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 25 n\u00ebntor 1973 kaloi n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi episkopi ndihm\u00ebs kryesor i Kryesis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Imzot Irine Banushi. U pre nj\u00eb lis i fort\u00eb i Kish\u00ebs; u tha nj\u00eb hardhi shum\u00eb e ngarkuar me rrush p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj. Ishte 67 vje\u00e7. Vdekjen ia shkaktoi turbekulozi e diabeti, q\u00eb i grind\u00ebn sh\u00ebndetin gjat\u00eb burgut e internimeve.<\/p>\n<p>U b\u00eb episkop n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Vendi ishte i okupuar. Fazhizmi, q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, por, sidomos pas pushtimit t\u00eb vendit e bashkimit t\u00eb tij me Italin\u00eb, nisi p\u00ebrpjekjet e presionet mbi kryesin\u00eb e at\u00ebhershme t\u00eb Kish\u00ebs, p\u00ebr bashkimin e saj me Vatikanin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, qysh para pushtimit fashist punonin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb qendrash unite, t\u00eb ngritura n\u00eb qytetet Elbasan, Kavaj\u00eb, Lushnj\u00eb, Fier, Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb e Gjirokast\u00ebr. Po k\u00ebshtu, pas pushtimit qen\u00eb ngarkuar dhe persona t\u00eb caktuar, q\u00eb e ndiqnin k\u00ebt\u00eb problem: Nunci apostolik De Nigris e arb\u00ebreshi Dr. Roselino Petrota. Ve\u00e7 k\u00ebtyre, regjimi fashist kishte arritur t\u00eb infiltronte n\u00eb k\u00ebshillat e larta t\u00eb Kish\u00ebs disa laik\u00eb t\u00eb l\u00ebkundur nga radh\u00ebt e orthodhoks\u00ebve me influenc\u00eb, q\u00eb ta merrte kalan\u00eb nga brenda.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb Irineu ende nuk qe hirotonisur. Ishte arsimtar p\u00ebr gjuh\u00ebn latine e historin\u00eb n\u00eb Gjimnazin e shtetit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht pedagog n\u00eb Seminarin orthodhoks komb\u00ebtar Apostull Pavli. Si element i p\u00ebrgatitur mir\u00eb nga ana kulturore dhe me influenc\u00eb n\u00eb rrethet orthodhokse dhe patriote t\u00eb vendit, konsiderohej, si duket, penges\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre. Prandaj qe n\u00eb shenjest\u00ebr. Ndryshe, nuk kuptohet se pse n\u00eb shpalljen e luft\u00ebs Italo-greke ai arrestohet dhe internohet n\u00eb Itali. Lirohet bashk\u00eb me shum\u00eb orthodhoks\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb internuar si t\u00eb rreziksh\u00ebm, pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Kryepiskopit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb shkrimi t\u00eb nisur nga i ndieri Z. Dhimit\u00ebr Beduli, p\u00ebr episkop Irineun, mikun e tij t\u00eb pun\u00ebs e t\u00eb besimit. Si shok e bashk\u00ebpun\u00ebtor, ai me siguri kish shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb: Nj\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr forcimin e konsolidimin e KOASH-it, q\u00eb i kaliti n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat llogore.<\/p>\n<p>Por&#8230; asgj\u00eb nuk duhet t\u00eb mbetet e pambaruar. Duhet \u00e7uar deri n\u00eb fund, e aq m\u00eb tep\u00ebr nga ne, q\u00eb sot m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb duhet ti kultivojm\u00eb k\u00ebto tradit\u00eb orthodhokse tek brezi i ri, i cili patjet\u00ebr duhet t\u00eb njoh\u00eb pun\u00ebn, mundin e k\u00ebtyre pasuesve t\u00eb Krishtit, t\u00eb cil\u00ebt ruajt\u00ebn e vun\u00eb themelet e Orthodhoksis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Meriton nj\u00eb studim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb (e pat nisur Z. Dh. Beduli me materialet e grumbulluara e me korrespondenc\u00ebn, q\u00eb mbante me Imzot Irineun, sidomos gjat\u00eb viteve t\u00eb internimit t\u00eb tij) ky theolog, ky martir, q\u00eb sakrifikoi \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn. M\u00eb posht\u00eb po japim disa t\u00eb dh\u00ebna biografike, si dhe nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Imzot Irineut ku flitet p\u00ebr periudh\u00ebn e izolimit n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ilia Banushi (emri i tij para hirotonisjes episkop) u lind n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 18 gusht 1906. Mbaroi Seminarin Orthodhoks theologjik t\u00eb Cetinj\u00ebs e m\u00eb von\u00eb fakultetin theologjik t\u00eb Universitetit t\u00eb Beogradit. Pas k\u00ebsaj punoi si pedagog n\u00eb Seminarin komb\u00ebtar &#8220;Apostull Pavli&#8221;, si m\u00ebsues i latinishtes dhe historis\u00eb n\u00eb Gjimnazin e Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>U hirotonis episkop (pasi ishte hirotonisur m\u00eb par\u00eb prift po n\u00eb k\u00ebt\u00eb manastir), n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Naumit n\u00eb 1 shkurt 1942 dhe plot\u00ebsoi k\u00ebshtu Sinodhin e Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale, duke penguar e m\u00ebnjanuar k\u00ebshtu ndikimin unit n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Veproi si episkop vet\u00ebm 5 vjet (1942-1946), sepse e penguan e madje periudh\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs e kaloi burgjeve dhe internimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb kish\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Ungjill\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb nderuar vazhdimisht kujtimi i tij, jo vet\u00ebm dit\u00ebn e Sh\u00ebn Irineut, 23 gusht, por n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Me rastin e 55-vjetorit t\u00eb hirotonisjes s\u00eb tij, le ta kujtojm\u00eb At\u00eb e ta nderojm\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr kish\u00ebn ton\u00eb orthodhokse. Le t\u00eb ndjejm\u00eb edhe ne di\u00e7ka nga vuajtjet e tij p\u00ebr Krishtin, nga \u00ebndrrat q\u00eb pati p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij dhe t\u00eb kish\u00ebs. Ato u b\u00ebn\u00eb realitet me fitoren e demokracis\u00eb, pavar\u00ebsisht se ai nuk pati fatin t&#8217;i shikoj\u00eb. Kisha jon\u00eb, me Kryepiskopin Anastas si Kryebari t\u00eb men\u00e7ur e t\u00eb urt\u00eb, ec\u00ebn e konsolidohet.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast po japim pjes\u00eb nga let\u00ebrk\u00ebmbimi i tij me z. Dh. Beduli, pik\u00ebrisht n\u00eb momentet e vetmis\u00eb s\u00eb tij, kur p\u00ebrkujtonte i vet\u00ebm 20-vjetorin e hirotonisjes s\u00eb tij, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i bindur se besimtar\u00ebt, shok\u00ebt e tij, nuk e harronin p\u00ebr asnj\u00eb moment.<\/p>\n<p>10\/1\/1962<\/p>\n<p>T\u00eb dashtunit e mi,<br \/>\nZoja Hariti e Dhimit\u00ebr!<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dy bani, a por ma mir\u00eb t\u00eb shprehem, merrni pjes\u00eb n\u00eb historikun e meshtaris\u00eb sime; kjo ndodhi plot para 20 vjet\u00ebve, tu fillue udh\u00ebtimin prej Tiranet me dat\u00ebn 27\/1\/1942, me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuem, derisa i p\u00ebrcjellun prej nj\u00eb tufani me bor\u00eb prej Pogradeci (Dat\u00eb 28\/1\/1942), deri n\u00eb vendin e destinuem p\u00ebr t&#8217;u dor\u00ebzue n\u00eb grad\u00ebt e meshtaris\u00eb, por ma mir\u00eb t\u00eb thami, pjes\u00ebmarr\u00ebs si puntuer pavyer n\u00eb Vneshtin e Shp\u00ebtimtarit Zotit Krisht, pra n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Asokohe Zoja Haritin\u00eb, si nuse e Dhimitrit t&#8217;em t\u00eb dashtun, m&#8217;an\u00ebn e bashk\u00ebshortit t\u00eb vet, m\u00eb dhuron nj\u00eb pal\u00eb \u00e7orape t\u00eb leshta, sepse nuk kishe t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballue t\u00eb ftohtin e asaj kohe. Por, pik\u00ebrisht ajo situat\u00eb e vobekt\u00eb vazhdon deri n\u00eb dit\u00ebn e sot\u00e7me, mbas 20 vjet dor\u00ebzim si meshtar i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Jo vet\u00ebm \u00e7orap\u00eb, por as dyshek\u00eb, as jorgan, as sende t\u00eb tjera, ma t\u00eb nevojshme q\u00eb quhen: shtresa e mbulesa.<\/p>\n<p>Qe pra, fytyra e gjall\u00eb e Jerarkut Irine, ku sot n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;ishte pran\u00eb t\u00eb dashamirsve, p\u00ebr t\u00eb kremtue 20-vjetorin e meshtaris\u00eb gjendet i vetmuem n\u00eb nj\u00eb manastir. Kt\u00eb e kam p\u00ebr mburrje, sepse po t\u00eb mos ishte d\u00ebshira e Per\u00ebndis\u00eb nuk do ishe ku jam, por, besoj se Zoti ka p\u00ebr t&#8217;u m\u00ebshirue, q\u00eb edhe un\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllaz\u00ebnit e mi n\u00eb Krishtih, t\u00eb jem n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u dor\u00ebzova para 20 vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb letr\u00ebs kam fotografin\u00eb p\u00ebrpara t&#8217;asaj dite kur u dor\u00ebzova n\u00eb Manastirin e Hijsh\u00ebm t\u00eb Sh\u00ebn Naumit, pran\u00eb liqenit t\u00eb Pogradecit, shoh Ki\u00e7on e Dhimitrin, t\u00eb cil\u00ebt, besoj, se nuk m\u00eb kan\u00eb hjek\u00eb nga zemra. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishin n\u00eb sof\u00ebr me mue, pran\u00eb, dit\u00ebn e Sh\u00ebn Trifonit dor\u00ebzue n\u00eb grad\u00ebn episkop p\u00ebr t\u00eb kremtue dat\u00ebn p\u00ebrkujtimore, sot dashamiri i tyre asht i vetmuem n\u00eb heshtjen e thell\u00eb t\u00eb manastirit por jo i harruem prej Jush. Kjo m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebshp\u00ebrohem, sepse edhe k\u00ebtu celebroj Liturgjin\u00eb e Shenjt\u00eb, jo me ceremonin\u00eb e nj\u00eb episkopi, por si meshtar i thjesht\u00eb, tuj e lut\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb t\u00eb na jap\u00eb jet\u00eb e sh\u00ebndet e si t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshira e t\u00eb Naltit. ashtu u b\u00ebft\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrher\u00eb v\u00ebllai i juaj                                   + Irineu<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Nga dita e hirotonisjes episkop n\u00eb Sh\u00ebn Naum (Imzot Irineu \u00ebsht\u00eb i treti nga e majta midis hierark\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkujtim i 55-vjetorit t\u00eb hirotonisjes episkop t\u00eb Imzot Irine Banushit (1 shkurt 1942 n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Naumit). P\u00ebrshkruan rolin e tij n\u00eb pengimin e bashkimit me Vatikanin, biografin\u00eb (lindur m\u00eb 18 gusht 1906 n\u00eb Shkod\u00ebr), 5 vjet\u00ebt si episkop dhe burgosjen e internimet pas 1946. Botohet edhe nj\u00eb let\u00ebr e tij e dat\u00ebs 10\/1\/1962 drejtuar Dh. Bedulit nga internimi n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Me rastin e 55-vjetorit t\u00eb hirotonisjes episkop","numri":"2 (53)","viti":"1997","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"Imzot Irine Banushi\", \"Ilia Banushi\", \"episkop\", \"Sh\u00ebn Naum\", \"1942\", \"55-vjetori\", \"Dhimit\u00ebr Beduli\", \"Manastiri i Ardenic\u00ebs\", \"Seminari Apostull Pavli\", \"internim\", \"uniatiz\u00ebm\"]","permbledhje":"P\u00ebrkujtim i 55-vjetorit t\u00eb hirotonisjes episkop t\u00eb Imzot Irine Banushit (1 shkurt 1942 n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Naumit). P\u00ebrshkruan rolin e tij n\u00eb pengimin e bashkimit me Vatikanin, biografin\u00eb (lindur m\u00eb 18 gusht 1906 n\u00eb Shkod\u00ebr), 5 vjet\u00ebt si episkop dhe burgosjen e internimet pas 1946. Botohet edhe nj\u00eb let\u00ebr e tij e dat\u00ebs 10\/1\/1962 drejtuar Dh. Bedulit nga internimi n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli (fragment)","kategoria":"Historike \/ Biografike","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[10241],"ngjallja_autori":[10242],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83986","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-historike-biografike","ngjallja_autori-dhimiter-beduli-fragment","ngjallja_viti-10219"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Irine Banushi - martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83986\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/\",\"name\":\"Irine Banushi - martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:21:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Irine Banushi &#8211; martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Irine Banushi - martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83986","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/","name":"Irine Banushi - martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:21:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/irine-banushi-martir-i-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Irine Banushi &#8211; martir i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83986"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83986"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83986"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}