{"id":83982,"date":"2026-06-01T02:21:29","date_gmt":"2026-06-01T00:21:29","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/"},"modified":"2026-06-01T02:21:29","modified_gmt":"2026-06-01T00:21:29","slug":"kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/","title":{"rendered":"Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal &#8211; &#8220;Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Nga At Luka Veroni<\/p>\n<p>Predikimi n\u00eb mal, gjendur n\u00eb Ungjillin sipas Mateut, kapitujt 5-7, \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e m\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Zotit dhe Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb Jisu Krisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb predikim Krishti nuk shpall thjesht urt\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore, si shum\u00eb m\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb etik\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb saj, Jisui shpall ardhjen e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb midis nesh dhe ndryshimin e jet\u00ebve tona. K\u00ebtu gjendet nj\u00eb m\u00ebsim themelor mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb jeta e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb Krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Kur lexojm\u00eb Predikimin n\u00eb Mal, ne kuptojm\u00eb, se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e ndjekjes s\u00eb Krishtit jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sesa \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb dikush mund t\u00eb arrij\u00eb. Krishti na b\u00ebn thirrje &#8220;T\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrsosur, sikurse dhe Ati yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur&#8221;. Megjith\u00ebse, nj\u00eb porosi e till\u00eb ting\u00ebllon e pamundur, Krishti na kujton, se &#8220;ajo \u00e7&#8217;ka \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr njeriun, \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb.&#8221; M\u00eb KRISHT ne mund t\u00eb gjejm\u00eb fuqin\u00eb dhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar jet\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Predikimi n\u00eb Mal fillon me Lumurimet, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00eb seri e tet\u00eb bekimeve, q\u00eb shpallin t\u00eb mirat e dishepullimit m\u00eb Jisu Krishtin. Lumurimet veprojn\u00eb si nj\u00eb parath\u00ebnie inkurajimi pozitiv t\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrate k\u00ebrkesash themelore, t\u00eb cilat ndryshe do dukeshin, se do kap\u00ebrcenin mund\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore. Jisui i ofron pasuesve t\u00eb tij t\u00eb mirat e dishepullimit, para se t\u00eb paraqes\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb dhurat\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Lum ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb shpirt, se e tyre do t\u00eb jet\u00eb mbret\u00ebria e qiellit&#8221; (v. 3)<\/p>\n<p>Lumurimet fillojn\u00eb me fjal\u00ebn &#8220;Lum&#8221; (&#8220;makarios&#8221; n\u00eb greqisht). Ky term fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb n\u00ebnkupton &#8220;T\u00eb qenurit n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme, prej s\u00eb cil\u00ebs dikush \u00ebsht\u00eb mjaft fatlum&#8221; ose &#8220;i lumtur n\u00eb sensin e nj\u00eb g\u00ebzimi t\u00eb pap\u00ebrshkruar&#8221;. Esht\u00eb nj\u00eb thirrje e urimeve, q\u00eb njeh nj\u00eb gjendje ekzistuese t\u00eb lumturis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e qar\u00eb g\u00ebzimi, sepse mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb ka ardhur brenda nesh!<\/p>\n<p>K\u00ebtu, ne shikojm\u00eb, q\u00eb lumurimet nuk jan\u00eb deklarime t\u00eb thjeshta, por jan\u00eb thirrje! Ekziston ngaz\u00ebllim n\u00eb faktin, q\u00eb dikush ka gjetur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb g\u00ebzim dhe lumturi t\u00eb thell\u00eb t\u00eb brendshme. Esht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksojm\u00eb, se kjo lumturi dhe ky g\u00ebzim i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka, q\u00eb nj\u00eb dishepull mund ta p\u00ebrjetoj\u00eb TANI. Dhe nj\u00eb g\u00ebzim dhe lumturi e till\u00eb e brendshme nuk varet nga situatat e jashtme. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt, do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb trishtim e dhimbje, humbje dhe hidh\u00ebrim, mundime dhe vuajtje n\u00eb jet\u00eb. Por, kjo lumturi e Krishter\u00eb nuk varet nga situata t\u00eb tilla. N\u00eb mes t\u00eb mundimeve dhe dhimbjeve m\u00eb t\u00eb ashpra, nj\u00eb dishepull i v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ket\u00eb g\u00ebzimin e mbret\u00ebris\u00eb, q\u00eb rrezaton nga shpirti i tij.<\/p>\n<p>Pas theksimit t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb qenurit pjes\u00eb e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, vjen p\u00ebrshkrimi, se cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj mbret\u00ebrie &#8211; &#8220;Skam\u00ebsit n\u00eb Shpirt&#8221;. Kjo n\u00ebnkupton jo thjesht varf\u00ebri materiale apo ata, q\u00eb nuk kan\u00eb ndikim n\u00eb bot\u00eb. Kjo p\u00ebrshkruan ata, t\u00eb cil\u00ebt kuptojn\u00eb, se nuk kan\u00eb n\u00eb vetvete asnj\u00eb burim fuqie p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb vetes p\u00ebrjet\u00ebsi, lumturi t\u00eb brendshme dhe si rrjedhim, shpresa e tyre e vetme \u00ebsht\u00eb m\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb e mb\u00ebshtesin besimin e tyre plot\u00ebsisht tek Per\u00ebndia. Sh\u00ebn Joan Gojarti dhe Sh\u00ebn Agustini i konceptuan &#8220;skam\u00ebsit n\u00eb shpirt&#8221;, si ata, t\u00eb cil\u00ebt ishin &#8220;t\u00eb p\u00ebrulur, t\u00eb devotsh\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb plot\u00eb tek Per\u00ebndia&#8221;. &#8220;Skam\u00ebsi n\u00eb shpirt&#8221; \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kupton pafuqin\u00eb e thell\u00eb t\u00eb tij n\u00eb shpirt dhe si rrjedhim kthehet tek Per\u00ebndia, si i VETMI BURIM I TIJ shprese dhe ndihme.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, ne shikojm\u00eb nj\u00eb kontrast t\u00eb theksuar me m\u00ebsimet e bot\u00ebs. Bota thekson fuqin\u00eb, prestigjin, pasurit\u00eb dhe zot\u00ebrimet. Krishti zhvendos k\u00ebndv\u00ebshtrimin konvencional njer\u00ebzor p\u00ebr k\u00ebrkimin e p\u00ebrmbushjes. Ai i th\u00ebrret pasuesit e Tij n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi rr\u00ebnj\u00ebsore, si udha drejt lumturis\u00eb. T\u00ebr\u00eb zot\u00ebrimet materiale dhe fuqia jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, por g\u00ebzimi i Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Beso tek Per\u00ebndia dhe Ai kurr\u00eb nuk do t&#8217;ju zhg\u00ebnjej\u00eb!<\/p>\n<p>Shp\u00ebrblimi p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, q\u00eb vendosin besim t\u00eb plot\u00eb tek Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se, &#8220;mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb&#8221;. Nj\u00eb mbret\u00ebri, e cila fillon q\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb tani n\u00eb zemr\u00ebn e \u00e7donj\u00ebrit dhe, q\u00eb arrin p\u00ebrmbushjen n\u00eb parajs\u00ebn e p\u00ebrjetshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb lumurim ne mund ta p\u00ebrmbledhim, duke th\u00ebn\u00eb &#8220;Sa e mrekullueshme, kur njeriu kuptoi pafuqishm\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb p\u00ebrftimin e nj\u00eb lumturie t\u00eb brendshme dhe vendosi besimin e tij t\u00eb plot\u00eb tek Per\u00ebndia. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb bindje t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, ai do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb pjes\u00ebtar i mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit&#8221;.<\/p>\n<p>Pasi e kuptojm\u00eb dometh\u00ebnien e k\u00ebtij lumurimi, le ti b\u00ebjm\u00eb vetes son\u00eb pyetjet q\u00eb vijojn\u00eb dhe t\u00eb kthehemi tek Per\u00ebndia p\u00ebr ndjes\u00eb n\u00eb aspektet, q\u00eb ne kemi r\u00ebn\u00eb: &#8220;A kam qen\u00eb un\u00eb krenar, arrogant dhe egocentrik? A kam qen\u00eb egoist, zot\u00ebrues dhe k\u00ebrkues vet\u00ebm i t\u00eb mirave personale? A kam k\u00ebrkuar n\u00ebn petkun e pozit\u00ebs sime, fuqi dhe pasuri si kuptim p\u00ebr lumturi? Apo un\u00eb kam njohur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb var\u00ebsin\u00eb time t\u00eb plot\u00eb tek Per\u00ebndia dhe fillova t\u00eb p\u00ebrjetoj g\u00ebzimin e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb tij qiellore!&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Lum ata, q\u00eb vajtojn\u00eb, se ata do t\u00eb ngush\u00ebllohen&#8221; (v. 4).<\/p>\n<p>Vajtimi shpesh \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb realitet i pafat, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb Jisui i habit d\u00ebgjuesit, duke shpallur, se ata q\u00eb vajtojn\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb hare g\u00ebzimi, si n\u00eb referimin e m\u00ebsip\u00ebrm. Edhe nj\u00eb her\u00eb ne shikojm\u00eb, se si dishepujt e Krishtit do t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me m\u00ebsimet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjala greke &#8220;ata q\u00eb vajtojn\u00eb&#8221; &#8211; i penthountes &#8211; \u00ebsht\u00eb fjala m\u00eb e fuqishme p\u00ebr vajtimin, sikurse njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekurit. Sh\u00ebn Joan Gojarti dhe Et\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs theksojn\u00eb, se nj\u00eb vajtim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i bekuar kur njer\u00ebzit vajtojn\u00eb p\u00ebr gjendjen e tyre m\u00ebkatare e t\u00eb padenj\u00eb para syve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, sikurse vajtojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet dhe vuajtjet e bot\u00ebs. N\u00ebse ne nuk jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr gjendjen e shpirtit ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne s&#8217;mund ta kuptojm\u00eb plot\u00ebsisht m\u00ebshir\u00ebn dhe hirin e madh t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb cilin Ai e vendos me d\u00ebshir\u00eb mbi ne. Gjithashtu, vajtimi yn\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e bot\u00ebs dhe vuajtjet e saj na kujton kujdesin dhe shqet\u00ebsimin e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. (Gjithmon\u00eb mbani mend, se d\u00ebshira e Per\u00ebndis\u00eb ndaj CILITDO \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb njohje shp\u00ebtimi t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs). N\u00eb vend t\u00eb zem\u00ebrimit me bot\u00ebn, ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb ndiejm\u00eb keqardhje dhe ta p\u00ebrjetojm\u00eb dhimbjen e bot\u00ebs. Ne duam t\u00eb b\u00ebhemi instrumenta, q\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb bot\u00ebn t\u00eb vij\u00eb n\u00eb drit\u00eb, t\u00eb vij\u00eb n\u00ebn nj\u00eb g\u00ebzim dhe lumturi t\u00eb bekuar t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vajtimi t\u00eb till\u00eb, Krishti na premton ngush\u00ebllimin e p\u00ebrqafimit dashamir\u00ebs t\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Ne mund ta p\u00ebrmbledhim k\u00ebt\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb &#8220;Sa e mrekullueshme, kur nj\u00eb njeri me zem\u00ebr t\u00eb thyer ndien trishtim t\u00eb madh dhe vajton thell\u00ebsisht p\u00ebr m\u00ebkatet e tij dhe p\u00ebr m\u00ebkatet dhe vuajtjet e bot\u00ebs&#8221;. Nga ky trishtim dhe vajtim ne shikojm\u00eb dashurin\u00eb e madh\u00ebrishme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, kujdesin dhe interesimin p\u00ebr secilin prej nesh. Nga ky zbulim ne do t\u00eb gjejm\u00eb g\u00ebzimin e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Le t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb pyetje vetes son\u00eb: &#8220;A kam analizuar m\u00ebkatet e mia dhe a jam trishtuar p\u00ebr to, apo jam munduar t&#8217;i justifikoj ato? A kam duruar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe pik\u00ebllimet me besim dhe durim? A kam ndier trishtim dhe p\u00ebrjetim dhimbjeje p\u00ebr vuajtjet e t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb uriturve, t\u00eb skllev\u00ebrve t\u00eb veseve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, t\u00eb vetmuarve? A jam zem\u00ebruar me lig\u00ebsin\u00eb e bot\u00ebs apo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kam vajtuar dhe kam thirrur Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre?&#8221;<\/p>\n<p>(Vijon)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa e par\u00eb e nj\u00eb serie nga At Luka Veroni mbi Predikimin e Krishtit n\u00eb Mal. Shpjegon konceptin e Lumurimeve, fjal\u00ebn greke &#8216;makarios&#8217;, kuptimin e t\u00eb qenurit &#8216;i varf\u00ebr n\u00eb shpirt&#8217; dhe bekimin e atyre q\u00eb vajtojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e tyre dhe t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (53)","viti":"1997","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Predikimi n\u00eb Mal\", \"Lumurimet\", \"Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb\", \"skam\u00ebsit n\u00eb shpirt\", \"vajtim\", \"Sh\u00ebn Joan Gojarti\", \"Sh\u00ebn Agustini\", \"Ungjilli i Mateut\", \"Krishti\", \"makarios\"]","permbledhje":"Pjesa e par\u00eb e nj\u00eb serie nga At Luka Veroni mbi Predikimin e Krishtit n\u00eb Mal. Shpjegon konceptin e Lumurimeve, fjal\u00ebn greke 'makarios', kuptimin e t\u00eb qenurit 'i varf\u00ebr n\u00eb shpirt' dhe bekimin e atyre q\u00eb vajtojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e tyre dhe t\u00eb bot\u00ebs.","autori":"At Luka Veroni","kategoria":"Tematike teologjike","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[10237],"ngjallja_autori":[9663],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83982","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-tematike-teologjike","ngjallja_autori-at-luka-veroni","ngjallja_viti-10219"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal - &quot;Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83982\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/\",\"name\":\"Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal - \\\"Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:21:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal &#8211; &#8220;Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal - \"Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83982","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/","name":"Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal - \"Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:21:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-predikimit-te-krishtit-ne-mal-hyni-permes-deres-se-ngushte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kuptimi i Predikimit t\u00eb Krishtit n\u00eb mal &#8211; &#8220;Hyni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83982"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83982"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83982"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}