{"id":83981,"date":"2026-06-01T02:21:28","date_gmt":"2026-06-01T00:21:28","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/"},"modified":"2026-06-01T02:21:28","modified_gmt":"2026-06-01T00:21:28","slug":"kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/","title":{"rendered":"Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin &#8211; nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin"},"content":{"rendered":"<p>Fillimi i pun\u00ebs<\/p>\n<p>M\u00eb 17 n\u00ebntor 1994, pas mjaft p\u00ebrpjekjesh intensive, nisi nga sh\u00ebrbimin p\u00ebr popullin e kryeqytetit Klinika sh\u00ebndet\u00ebsore e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Lluka&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri n\u00eb pun\u00ebn e Kish\u00ebs, Kryepiskopi Anastas nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Ajazm\u00ebn e bekimit, por merrte pjes\u00eb edhe si promotori dhe gjet\u00ebsi i burimeve p\u00ebr financimin e saj, si Ai q\u00eb e kishte ndjekur hap pas hapi dhe n\u00eb \u00e7do etap\u00eb realizimin e k\u00ebsaj \u00ebndrre.<\/p>\n<p>Por, asgj\u00eb s&#8217;kishte qen\u00eb e leht\u00eb. Megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme e k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, nga instancat p\u00ebrgjegj\u00ebse shtet\u00ebrore nuk na u dha nd\u00ebrtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur veprimtarin\u00eb e klinik\u00ebs. Ndryshe nga komunitetet e tjera fetare apo shoqatat e tyre, q\u00eb kan\u00eb disponuar mb\u00ebshtetje e struktura t\u00eb gatshme (pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb burokratike). Ndaj, u detyruam t\u00eb merrnim me qera nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb nj\u00eb lagje periferike dhe ta p\u00ebrshtatnim, duke harxhuar k\u00ebshtu fonde, t\u00eb cilat duhej e mund t\u00eb kishin shkuar p\u00ebr kurimin e pacient\u00ebve. Por, me d\u00ebshir\u00ebn e ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb \u00e7do penges\u00eb u kalua.<\/p>\n<p>Gjetja e personelit<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb thirrjeje mjek\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00eb p\u00ebr klinik\u00ebn, u b\u00eb i mundur krijimi i nj\u00eb grupi mjek\u00ebsh t\u00eb specialiteteve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt punuan me t\u00eb gjitha forcat q\u00eb sh\u00ebrbimi i ofruar t\u00eb ishte n\u00eb nivelin e k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs. Duke nisur nga Dr. Naum Theodhosi, kirurg; Violeta Dhimitri, Jorgo De\u00e7ka e Harilla Aleksi, patolog\u00eb; Keti Anastasi, Zhaneta Borova e Eli Foto, pediatre; Aleko Papa, okulist, Themistokli Sinjari, kardiolog, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me Prof. Anesti Kondilin, kardiolog, Klara Gjollm\u00ebn, neurologe, Loni Ndonin e Tatjana Veron, eko abdominale dhe zemre etj. U krijua edhe nj\u00eb personel i p\u00ebrhersh\u00ebm, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre infermier\u00eb, nj\u00eb sekretare, dy roje dhe nj\u00eb pastruese.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr munges\u00eb mjedisesh, klinika nuk mundi ta zgjeronte, si\u00e7 ishin mund\u00ebsit\u00eb reale, numrin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb ofron. Mungesa q\u00eb do t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb klinik\u00ebn e re, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb d\u00ebrguar e do t\u00eb d\u00ebrgohen edhe mjek\u00eb p\u00ebr specializim jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb dhe nj\u00eb falenderim i ngroht\u00eb u takon edhe motrave infermiere nga Greqia, Dhomniqi, Athanasia, Krisulla e Maria, t\u00eb cilat ndihmuan n\u00eb hapjen e klinik\u00ebs si dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e saj me p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrkushtimin e tyre.<\/p>\n<p>Veprimtaria mjek\u00ebsore<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb humanizmin e krishter\u00eb, duke ofruar falas gjith\u00eb sh\u00ebrbimet, si p\u00ebr vizitat ashtu edhe p\u00ebr ila\u00e7et e kurat. N\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se dy vjet t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj numri i vizitave ka qen\u00eb rreth 12 mij\u00eb dhe shumica e pacient\u00ebve jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar. Vitin e kaluar n\u00eb kartelat e klinik\u00ebs u regjistruan edhe 2200 pacient\u00eb t\u00eb rinj. 66 p\u00ebr qind e tyre jan\u00eb gra dhe 34 p\u00ebr qind burra; 46 p\u00ebr qind banojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn rreth klinik\u00ebs nd\u00ebrsa 54 n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb kryeqytetit etj.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se sh\u00ebrbimi b\u00ebhet pa dallim besimi fetar. Madje, mbi 65 p\u00ebr qind e t\u00eb vizituarve jan\u00eb jo orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>Klinika, gjithashtu, ka ndihmuar me ushqime falas edhe n\u00ebnat me f\u00ebmij\u00eb nga 0-12 muaj, jan\u00eb ndjekur t\u00eb s\u00ebmur\u00eb ambulator\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb operacione, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb karroca p\u00ebr invalid\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndihm\u00eb e ndjeshme \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb zon\u00ebn e Shpatit n\u00eb Elbasan, ku ka mang\u00ebsi n\u00eb mbulimin me sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor, n\u00eb Libofsh\u00eb t\u00eb Fierit etj., banor\u00ebve t\u00eb t\u00eb cilave u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ekzaminime ekografike, vizita t\u00eb specialiteteve t\u00eb ve\u00e7anta, u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ila\u00e7e etj. Ndihma n\u00eb medikamente e instrumenta jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr spitalet e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre, nga punonj\u00ebsit e klinikave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe veprimtari profilaktike n\u00eb fushat e pediatris\u00eb, kardiologjis\u00eb etj., si dhe biseda p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, q\u00eb kan\u00eb lidhje me ruajtjen e sh\u00ebndetit.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi me jasht\u00eb<\/p>\n<p>Klinika ka pasur mjaft ndihma nga donator\u00eb t\u00eb huaj, si nga Greqia, Danimarka, K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave etj. Gjithashtu, mjek\u00eb t\u00eb huaj, si nga spitali &#8220;Evangjelizmo&#8221; i Athin\u00ebs, nga qendra sh\u00ebndet\u00ebsore &#8220;Ergjia&#8221;, nga Spitali Universitar i Selanikut etj., kan\u00eb ardhur n\u00eb klinik\u00eb dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vizita e nd\u00ebrhyrje t\u00eb ndryshme specialistike, si n\u00eb pediatri, endokrinologji, ortopedi, kardiologji, eko, kirurgji plastike etj. Bashk\u00ebpunimi ka funksionuar edhe n\u00eb drejtimin e krijimit t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr mjek\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb specializime jasht\u00eb shtetit, si\u00e7 ishte, p.sh. koh\u00ebt e fundit nj\u00eb seminar 6-javor p\u00ebr nj\u00eb grup stomatolog\u00ebsh n\u00eb Universitetin e Athin\u00ebs. Ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb shtohet e zgjerohet mbi baz\u00ebn e mund\u00ebsive t\u00eb shumta q\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb klinika e re.<\/p>\n<p>Perspektiva e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb e lidhur me mbarimin e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb klinik\u00ebs t\u00eb re n\u00eb Tiran\u00eb. Po punohet intensivisht si p\u00ebr an\u00ebn nd\u00ebrtimore ashtu edhe p\u00ebr skemat e programet se do t\u00eb funksionoj\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrgjithshme e truallit ku po ngrihet \u00ebsht\u00eb rreth 1800 m2. Nd\u00ebrtesa do t\u00eb ket\u00eb pes\u00eb kate, si dhe nj\u00eb kat t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm dhe do t\u00eb ket\u00eb parametra bashk\u00ebkohor\u00eb p\u00ebr funksionet q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb. N\u00eb t\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb repartet e specialiteteve: kardiologji, kirurgji, okulistik\u00eb, endoskopi, gjinekologji, urologji, patologji, pediatri, ortopedi, stomatologji, mikrobilogji dhe radiologji. Gjithashtu, do t\u00eb ket\u00eb edhe sh\u00ebrbimin e ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb vogla kirurgjikale, encefalogram, EKO, tomografi dhe farmaci. N\u00eb katin e fundit, do t\u00eb ket\u00eb edhe dhoma banimi p\u00ebr mjek\u00ebt e huaj, q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar.<\/p>\n<p>Por, puna e projektet nuk do t\u00eb mbeten vet\u00ebm me Tiran\u00ebn. Struktura t\u00eb ngjashme, me p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb vogla, do t\u00eb nd\u00ebrtohen edhe n\u00eb qendrat e dioqezave dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, si n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Berat, Gjirokast\u00ebr, Kavaj\u00eb etj. Ndaj nevojiten lutjet e t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kalohet, si deri m\u00eb sot, edhe \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi e re q\u00eb do t\u00eb haset n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb jet\u00eb pamja e Klinik\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Th. Dh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reportazh mbi veprimtarin\u00eb e Klinik\u00ebs &#8216;Sh\u00ebn Lluka&#8217; t\u00eb KOASH-it, hapur m\u00eb 17 n\u00ebntor 1994 n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrshkruan fillimin e v\u00ebshtir\u00eb, personelin mjek\u00ebsor, 12 mij\u00eb vizita n\u00eb dy vjet, ndihmat falas pa dallim besimi, bashk\u00ebpunimin me Greqi e Danimark\u00eb dhe perspektiv\u00ebn e klinik\u00ebs s\u00eb re 5-kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb me 1800 m2.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Veprimtari n\u00eb rritje e Klinik\u00ebs \"Sh\u00ebn Lluka\"","numri":"2 (53)","viti":"1997","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[6]","fjale_kyce":"[\"Klinika Sh\u00ebn Lluka\", \"KOASH\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor\", \"mjek\u00eb\", \"infermier\u00eb\", \"donator\u00eb\", \"Shpati Elbasan\", \"Libofsh\u00eb\", \"klinik\u00eb e re Tiran\u00eb\"]","permbledhje":"Reportazh mbi veprimtarin\u00eb e Klinik\u00ebs 'Sh\u00ebn Lluka' t\u00eb KOASH-it, hapur m\u00eb 17 n\u00ebntor 1994 n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrshkruan fillimin e v\u00ebshtir\u00eb, personelin mjek\u00ebsor, 12 mij\u00eb vizita n\u00eb dy vjet, ndihmat falas pa dallim besimi, bashk\u00ebpunimin me Greqi e Danimark\u00eb dhe perspektiv\u00ebn e klinik\u00ebs s\u00eb re 5-kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb me 1800 m2.","autori":"Th. Dh.","kategoria":"Veprimtari kishtare \/ Sh\u00ebndet\u00ebsi","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[10236],"ngjallja_autori":[9377],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83981","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-veprimtari-kishtare-shendetesi","ngjallja_autori-th-dh","ngjallja_viti-10219"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin - nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83981\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/\",\"name\":\"Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin - nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:21:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin &#8211; nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin - nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83981","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/","name":"Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin - nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:21:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujdesi-per-shendetin-nje-perparesi-per-kishen-dhe-kryepiskopin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin &#8211; nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Kish\u00ebn dhe Kryepiskopin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83981"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83981"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83981"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}