{"id":83975,"date":"2026-06-01T02:21:22","date_gmt":"2026-06-01T00:21:22","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/"},"modified":"2026-06-01T02:21:22","modified_gmt":"2026-06-01T00:21:22","slug":"sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/","title":{"rendered":"Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot &#8220;Ujin e Bekuar&#8221; t\u00eb Orthodhoksis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nuk e dim\u00eb n\u00ebse autori i artikullit &#8220;Kush nxin n\u00eb dhrahmi Ujin e Bekuar Shqiptar&#8221; \u00ebsht\u00eb Agim Shehu, ai poeti i realizmit socialist, q\u00eb n\u00eb vjershat e tij i thurrte lavde Enver Hoxh\u00ebs! Por, edhe n\u00eb mos qoft\u00eb ai, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka. Ajo, q\u00eb na habit \u00ebsht\u00eb fakti, se gazeta &#8220;Republika&#8221; nxorri nj\u00eb tjet\u00ebr kalemxhi pas atyre, q\u00eb i ka me lopat\u00eb e, q\u00eb s&#8217;vlen t&#8217;ua kujtosh emrin. Por, ky Shehu na qenk\u00ebrka m\u00eb trimi e m\u00eb patrioti nga t\u00eb gjith\u00eb kalemxhinjt\u00eb republikan\u00eb!<\/p>\n<p>Shehun e shqet\u00ebsok\u00ebrka fakti, se gjet\u00ebsi i kryqit n\u00eb Berat u shp\u00ebrblye me dhrahmi. Kjo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe nj\u00eb sajes\u00eb e ul\u00ebt (nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn artikullshkruesit nuk i ka interesuar ta m\u00ebsonte). Dhe kjo, p\u00ebr t\u00eb na qenka &#8220;shenj\u00eb helenizimi p\u00ebr jugun e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;! Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb bajate t\u00eb huazuar nga frazeologjia e kuqe komuniste. Deri kur nuk do t\u00eb zhvishemi nga ky patriotiz\u00ebm fals, i cili p\u00ebr 50 vjet e quante \u00e7do gj\u00eb t\u00eb huaj, armike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Shehu pyet, n\u00ebse kremtimi u b\u00eb n\u00eb Berat apo n\u00eb nj\u00eb qytet grek. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, le t&#8217;u drejtohet atyre mbi 50 mij\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb dy besimeve, t\u00eb krishter\u00eb e mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb mbledhur me dashuri pran\u00eb Kryepiskopit Anastas, me lot\u00eb g\u00ebzimi e drit\u00eb per\u00ebndie n\u00eb sy, e ndoq\u00ebn At\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni t\u00eb bekuar. (Apo mos vall\u00eb Shehu v\u00ebnk\u00ebrka shenj\u00ebn e barazimit midis kombit e fes\u00eb, si ata, q\u00eb emrat orthodhoks\u00eb i quajn\u00eb &#8220;emra grek\u00eb&#8221;?).<\/p>\n<p>Deklarata juaj zoti Shehu \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb ithtari t\u00eb fondamentalizmit, pa\u00e7ka, se me nj\u00eb em\u00ebr shqiptar &#8211; Agim. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb rruga nga hyhet n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar artikullit: &#8220;Kush nxin n\u00eb dhrahmi &#8220;Ujin e Bekuar&#8221; shqiptar&#8221;?<br \/>\nGazeta &#8220;Republika&#8221;, 19 janar 1997<br \/>\nAutori: Agim Shehu<\/p>\n<p>S\u00ebrish, m\u00eb tej, me fraza pompoze ju p\u00ebrpiqeni t\u00eb denigroni figur\u00ebn e Kryepiskopit Anastas, figur\u00eb plot reputacion brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, arkitekti i ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj figure t\u00eb madhe t\u00eb krisht\u00ebrimit ngrihen emrat-fantazm\u00eb t\u00eb Nikoll\u00eb Markut e Arian Koj\u00ebs, k\u00ebta rasputin\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, q\u00eb rrob\u00ebn e klerikut e hodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fshehur amoralitetin e tyre.<\/p>\n<p>Por, artikulli juaj k\u00ebrkon t\u00eb godas\u00eb m\u00eb thell\u00eb, se sa Kryepiskopin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; t\u00eb godas\u00eb direkt orthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rolin e tyre n\u00eb demokracin\u00eb e re shqiptare. Ju thoni, se n\u00eb SHBA, Kryepiskopin ton\u00eb nuk e pranhan n\u00eb asnj\u00eb kish\u00eb shqiptare. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Fakti \u00ebsht\u00eb, se n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb vendin e madh t\u00eb demokracis\u00eb ai vizitoi mjaft kisha shqiptare, pati takime me shqiptaro-amerikan\u00ebt dhe b\u00ebri edhe nj\u00eb p\u00ebrshpirtje n\u00eb varrin e imzot Nolit. Shum\u00eb her\u00eb Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, q\u00eb paraqet p\u00ebr KOASH-in, vepra e Nolit. Fortlumturia e Tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjithanshme dhe njer\u00ebzit e kulturuar, pavar\u00ebsisht nga komb\u00ebsia, din\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Po t\u00eb shkosh n\u00eb Kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Kryeqytet do shoh\u00ebsh, se portreti i Nolit \u00ebsht\u00eb n\u00eb zyra dhe jo n\u00eb bodrumet e saj (p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb nuk ekzistojn\u00eb bodrume).<\/p>\n<p>Shehu na kujton, se Kryepiskopi Anastas po nd\u00ebrton kisha shqiptare n\u00eb themele t\u00eb reja, jo aty ku kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Po pse nuk i th\u00ebrret pak mendjes, mor njeri! Komunizmi monstruoz i shembi ato nga themelet ose i shnd\u00ebrroi n\u00eb stalla, kazerma apo palestra. Vet\u00ebm n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb Katedrales s\u00eb Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs u ngrit nj\u00eb muze i edukimit atheist, kurse n\u00eb vend t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, ku u b\u00eb episkop Fan Noli, u ngrit nj\u00eb bibliotek\u00eb e madhe pa vler\u00eb arkitekturale.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit ton\u00eb po ngrihet katedralja e bukur &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;, kjo ndodh sepse Kor\u00e7\u00ebs i duhet nj\u00eb objekt kulti i krishter\u00eb, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar k\u00ebto kisha, vendet e t\u00eb cilave iu mor\u00ebn me p\u00ebrdhun\u00eb. Kjo katedrale e bukur do ta zbukuroj\u00eb Kor\u00e7\u00ebn plak\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bekim p\u00ebr t\u00eb. Edhe n\u00eb sheshet qendrore t\u00eb qyteteve evropiane lart\u00ebsohen katedrale, q\u00eb t\u00eb mahnitin me bukurin\u00eb e stilin e tyre. P\u00ebrse zotit Shehu ia vret syt\u00eb e ia z\u00eb frym\u00ebn kjo katedrale e bukur n\u00eb Kor\u00e7\u00ebn ton\u00eb, djep t\u00eb krisht\u00ebrimit? Mos vall\u00eb i p\u00eblqen, q\u00eb kishat tona t\u00eb ken\u00eb fatin e Sh\u00ebn Sofis\u00eb n\u00eb Stamboll. Ruajna, o Zot!!! P\u00ebrsa i takon p\u00ebrmendores s\u00eb Luft\u00ebtarit Komb\u00ebtar, ajo do vendoset ku ka qen\u00eb vendi i saj i v\u00ebrtet\u00eb, ku e vendos\u00ebn banor\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrse Shehu nuk flet p\u00ebr masakr\u00ebn e sh\u00ebmtuar, q\u00eb fondamentalist\u00ebt islamik\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb Voskopoj\u00eb, ku u d\u00ebmtuan afresket murale orthodhokse me vlera t\u00eb pa\u00e7mueshme, me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria rrezaton kultur\u00ebn e saj evropiane kudo n\u00eb bot\u00eb?! Katedralet orthodhokse t\u00eb ngritura n\u00eb qytetet shqiptare flasin shum\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri, q\u00eb viziton vendin ton\u00eb. Ato tregojn\u00eb, se Shqip\u00ebria i p\u00ebrket Evrop\u00ebs s\u00eb Krishter\u00eb, Krisht\u00ebrimit, p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb cilit, ka derdhur lumenj gjaku.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, dihet, se Kisha Orthodhokse e ka n\u00eb tradit\u00ebn e vet bamir\u00ebsin\u00eb. Dihet edhe se KOASH-i dhe personalisht Kryepiskopi Anastas ka dh\u00ebn\u00eb shpesh ndihma p\u00ebr banor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht nga besimi fetar. Kur n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndodh\u00ebn p\u00ebrmbytje ai u ndodh me zem\u00ebr atje dhe ndihmoi materialisht p\u00ebr pak\u00ebsimin e dhimbjes s\u00eb njer\u00ebzve. P\u00ebr k\u00ebto Ai nderohet kudo, si n\u00eb jug, ashtu dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb autor disa botimeve p\u00ebr islamin. Ai e njeh mir\u00eb k\u00ebt\u00eb besim, sepse p\u00ebr vite me radh\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb si l\u00ebnd\u00eb n\u00eb Universitetin Theologjik t\u00eb Athin\u00ebs. Nj\u00eb njeri i till\u00eb nuk ka se si mos t&#8217;i respektoj\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebtij besimi. K\u00ebshtu, ndihmat e tij materiale kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr banor\u00ebt e t\u00eb dy besimeve. Me ndihm\u00ebn e tij jan\u00eb mjekuar n\u00eb klinikat e hapura nga kisha, si dhe jasht\u00eb shtetit, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga t\u00eb dy besimet. Mjaft kuptimplot\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi, q\u00eb iu b\u00eb Atij para disa dit\u00ebsh n\u00eb RTSH p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision fisnik nga Dr. Bedri Bylyku, kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb intelektual\u00ebve mysliman\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ashtu si besimet e tjera edhe KOASH-i ka pran\u00eb vetes organizma si lidhja e grave, rinis\u00eb e intelektual\u00ebve orthodhoks\u00eb, q\u00eb kontribuojn\u00eb pran\u00eb kish\u00ebs e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb forcimin e lidhjeve e dashuris\u00eb mes njer\u00ebzve. P\u00ebrse artikullshkruesit s&#8217;i p\u00eblqekan vet\u00ebm ato t\u00eb ngritura pran\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb?! Sot, kur kishat katolike e orthodhokse, po dialogojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn drejt bashkimit dhe kur vet\u00eb Papa Gjon Pali p\u00ebrsh\u00ebndeti em\u00ebrimin e Kryepiskopit Anastas, deklarata e Shehut ting\u00ebllon jo vet\u00ebm si tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur p\u00ebr\u00e7arje, por tep\u00ebr mjerane e qesharake.<\/p>\n<p>Ai denigron figur\u00ebn e shenjtorit martir t\u00eb mbar\u00eb Orthodhoksis\u00eb, Sh\u00ebn Kozmait, i cili ka q\u00ebn\u00eb faktor miq\u00ebsie mes dy popujve, miku m\u00eb i af\u00ebrt i Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs, faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e orthodhoksis\u00eb dhe penges\u00eb p\u00ebr islamizimin e banor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb njeriu t\u00eb till\u00eb t\u00eb madh, Shqip\u00ebria duhet t&#8217;i ngrej\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Shehu na kujton fjal\u00ebt e Fan Nolit, q\u00eb ne i dim\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ai. Ne e ndiejm\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;ju kujtojm\u00eb juve fjal\u00ebt e Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Demokratike, i cili n\u00eb takimin me Kryepiskopin Anastas, n\u00eb fest\u00ebn e bekuar t\u00eb Pashk\u00ebve 1996, ju drejtua Atij: &#8220;Dua t&#8217;ju shpreh edhe nj\u00ebher\u00eb vler\u00ebsimin tim t\u00eb madh p\u00ebr kontributin tuaj dhe t\u00eb klerik\u00ebve t\u00eb t\u00eb tre komuniteteve, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare dhat\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb Rilindjen e vlerave fetare, pa t\u00eb cilat shpirti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Thoma Piluri, Vask\u00eb Stase, Vangjush Simaku, Ilo N\u00ebn\u00e7e, Grigor Mulla, Kor\u00e7\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e gjat\u00eb e intelektual\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb kund\u00ebr artikullit t\u00eb Agim Shehut n\u00eb gazet\u00ebn &#8216;Republika&#8217; (19 janar 1997), q\u00eb sulmonte Kryepiskopin Anastas dhe gjetjen e kryqit n\u00eb Berat. Autor\u00ebt mbrojn\u00eb figur\u00ebn e Kryepiskopit, nd\u00ebrtimin e katedrales &#8216;Ngjallja e Krishtit&#8217; n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe denoncojn\u00eb frazeologjin\u00eb e kuqe komuniste dhe fondamentalizmin.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intelektual\u00eb kor\u00e7ar\u00eb shkruajn\u00eb","numri":"2 (53)","viti":"1997","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Agim Shehu\", \"Republika\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Berat\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Voskopoj\u00eb\", \"Fan Noli\", \"Sh\u00ebn Kozmai\", \"Katedralja Ngjallja e Krishtit\", \"fondamentaliz\u00ebm\", \"polemik\u00eb\"]","permbledhje":"Let\u00ebr e gjat\u00eb e intelektual\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb kund\u00ebr artikullit t\u00eb Agim Shehut n\u00eb gazet\u00ebn 'Republika' (19 janar 1997), q\u00eb sulmonte Kryepiskopin Anastas dhe gjetjen e kryqit n\u00eb Berat. Autor\u00ebt mbrojn\u00eb figur\u00ebn e Kryepiskopit, nd\u00ebrtimin e katedrales 'Ngjallja e Krishtit' n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe denoncojn\u00eb frazeologjin\u00eb e kuqe komuniste dhe fondamentalizmin.","autori":"Thoma Piluri, Vask\u00eb Stase, Vangjush Simaku, Ilo N\u00ebn\u00e7e, Grigor Mulla","kategoria":"Polemik\u00eb \/ Let\u00ebr","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[10229],"ngjallja_autori":[10230],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83975","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-polemike-leter","ngjallja_autori-thoma-piluri-vaske-stase-vangjush-simaku-ilo-nence-grigor-mulla","ngjallja_viti-10219"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot &quot;Ujin e Bekuar&quot; t\u00eb Orthodhoksis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83975\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/\",\"name\":\"Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot \\\"Ujin e Bekuar\\\" t\u00eb Orthodhoksis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:21:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot &#8220;Ujin e Bekuar&#8221; t\u00eb Orthodhoksis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot \"Ujin e Bekuar\" t\u00eb Orthodhoksis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83975","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/","name":"Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot \"Ujin e Bekuar\" t\u00eb Orthodhoksis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:21:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/sajime-qe-nuk-e-nxijne-dot-ujin-e-bekuar-te-orthodhoksise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sajime q\u00eb nuk e nxijn\u00eb dot &#8220;Ujin e Bekuar&#8221; t\u00eb Orthodhoksis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83975"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83975"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83975"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}