{"id":83959,"date":"2026-06-01T02:21:05","date_gmt":"2026-06-01T00:21:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/"},"modified":"2026-06-01T02:21:05","modified_gmt":"2026-06-01T00:21:05","slug":"si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/","title":{"rendered":"Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin"},"content":{"rendered":"<p>Me Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin jam njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1941. Sa kisha ardhur nga Kor\u00e7a ku kisha studjuar n\u00eb liceun francez, q\u00eb u mbyll nga fashist\u00ebt. Por, nuk munda t\u00eb vendosesha n\u00eb konviktin laik. Zura nj\u00eb dhom\u00eb me qera me nj\u00eb shok tjet\u00ebr, por babai vendosi q\u00eb un\u00eb t\u00eb banoja n\u00eb konviktin e Kish\u00ebs, me pages\u00eb, pa u detyruar t\u00eb ndiqja rregullat fetare. K\u00ebtu takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb drejtorin e Seminarit, Dhimit\u00ebr Bedulin, nj\u00eb burr\u00eb mesatar, serioz dhe i heshtur.<\/p>\n<p>Beduli, si\u00e7 e quanim ne nx\u00ebn\u00ebsit me nj\u00ebri-tjetrin, ishte shum\u00eb rigoroz ndaj vetes edhe t\u00eb tjer\u00ebve, i p\u00ebrpikt\u00eb n\u00eb zbatimin e rregullave, por edhe k\u00ebshilltar dhe mik i mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs. Kur ndodhi nj\u00eb grindje midis meje dhe nj\u00eb profesori, ai m\u00eb hoqi ve\u00e7. &#8220;K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, m\u00eb tha, po ta falim, her\u00eb tjet\u00ebr nuk do ta p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsh. Heshta dhe u largova. Nuk mbajti asnj\u00eb m\u00ebri. N\u00eb seminar vlonin traktet dhe komunikatat antifashiste. Dhimit\u00ebr Beduli i kuptonte t\u00eb gjitha dhe hesht\u00ebte. M\u00eb von\u00eb, kur u b\u00ebra pedagog n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe nisa t\u00eb merresha me historin\u00eb e Krishterimit, pash\u00eb se Dhimit\u00ebr Beduli, si njeri pun\u00ebtor dhe i \u00e7ilt\u00ebr, ishte nj\u00eb i krishter\u00eb i lasht\u00ebsis\u00eb me t\u00eb gjitha virtytet e tij.<\/p>\n<p>Vitin shkollor 1942-1943 e kalova n\u00eb konviktin shtet\u00ebror t\u00eb gjimnazit laik, por her\u00eb pas here vizitoja streh\u00ebn time t\u00eb m\u00ebparshme, por edhe drejtorin tim fisnik. Me priste me g\u00ebzim dhe m\u00eb pyeste p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ishim b\u00ebr\u00eb miq. B\u00ebm\u00eb disa vite q\u00eb nuk u pam\u00eb. M\u00eb 1952, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb universitetit jasht\u00eb shtetit, erdha n\u00eb Tiran\u00eb dhe puna e par\u00eb q\u00eb b\u00ebra ishte vizita n\u00eb familjen Bedulit. Pas pak kohe, ai m\u00eb vjen n\u00eb banes\u00ebn time dhe m\u00eb thot\u00eb se e kishin pushuar nga puna. K\u00ebrkonte nj\u00eb deklarat\u00eb prej meje &#8220;p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb luft\u00ebs&#8221;. Ju p\u00ebrgjigja q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb ai vet\u00eb, qoft\u00eb edhe me nj\u00eb far\u00eb superlativi, se isha gati t&#8217;ja firmosja. Kur i vajta n\u00eb sht\u00ebpi pas dy dit\u00ebsh, i vura n\u00eb dukje se deklarat\u00ebn e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb but\u00eb, prandaj do ta hartoja vet\u00eb. K\u00ebshtu edhe ndodhi. Ai u pranua n\u00eb pun\u00eb. Nuk mund t\u00eb them se sa deklarata ime ia arriti q\u00eb ai t\u00eb rifillonte pun\u00ebn, por pash\u00eb se gjithmon\u00eb m\u00eb q\u00ebndroi mir\u00ebnjoh\u00ebs. Miq\u00ebsia jon\u00eb u forcua m\u00eb shum\u00eb edhe me faktin se ai ishte njeri i kultur\u00ebs edhe historian; Ai kishte shkruar shum\u00eb gj\u00ebra me vler\u00eb p\u00ebr historin\u00eb.<\/p>\n<p>Mjerisht, nga fillimi i viteve 70-t\u00eb atij i ngjau nj\u00eb fatkeq\u00ebsi e llahtarshme, i vdiq djali i dyt\u00eb; nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb kjo edhe p\u00ebr mua. Vajta e ngush\u00ebllova; e pash\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se ishte m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fetar. &#8220;E mori Per\u00ebndia, tha, ashtu si\u00e7 ma dha. Me k\u00ebt\u00eb rast pash\u00eb nj\u00eb mori njer\u00ebzish q\u00eb e ngush\u00ebllonin dhe vura re se ai kudo g\u00ebzonte respektin dhe nderimin e tyre. Kurr\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar p\u00ebr qoft\u00eb edhe fjal\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl negative nga ndonj\u00eb individ.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese m\u00eb thirr\u00ebn dhe m&#8217;u lut\u00ebn t\u00eb shkruaja nj\u00eb lib\u00ebr me titull &#8220;Lufta e popullit grek p\u00ebr pavar\u00ebsi. Kontributi shqiptar.&#8221; E pranova me k\u00ebnaq\u00ebsi edhe p\u00ebr faktin, se, pavar\u00ebsisht nga materialet n\u00eb gjuh\u00ebt per\u00ebndimore dhe ballkanike, n\u00ebp\u00ebrmjet Dhimit\u00ebr Bedulit do t\u00eb arrija t\u00eb shfryt\u00ebzoja edhe dokumente n\u00eb gjuh\u00ebn greke, t\u00eb cil\u00ebn nuk e njihja. Me k\u00ebt\u00eb rast u konsultova shum\u00eb me t\u00eb dhe ai m\u00eb ndihmoi pa nd\u00ebrprer\u00eb edhe me p\u00ebrshkrime t\u00eb domosdoshme n\u00eb shqip. E vura re se u g\u00ebzua shum\u00eb kur pa se libri do kishte vet\u00ebm karakter historik dhe \u00e7do e v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb dokumentohej me rigorozitet. M\u00eb 1981, e kreva detyr\u00ebn dhe dor\u00ebshkrimin e daktilografuar ja dhash\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb, duke e falenderuar fort p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb, absolutisht pa asnj\u00eb interes material. Po libri i dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00eb, nuk po shkonte n\u00eb shtyp. Nj\u00eb dordolec n\u00eb aparatin e komitetit qendror &#8220;tep\u00ebr i fuqish\u00ebm&#8221; e kishte bllokuar. Libri u burgos p\u00ebr dhjet\u00eb vjet e u botua n\u00eb vitin 1991. Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb profesor Beduli vinte her\u00eb pas here e m\u00eb pyeste p\u00ebr fatin e librit. Kur arriti t\u00eb botohej pas ndryshimeve rr\u00ebnj\u00ebsore shtet\u00ebrore u g\u00ebzua pa mas\u00eb.<\/p>\n<p>Me kalimin e mosh\u00ebs profesor Dhimitri u s\u00ebmur; e vizitoja n\u00eb spital e n\u00eb sht\u00ebpi; asnj\u00ebher\u00eb nuk e pash\u00eb t\u00eb r\u00ebnkonte. Bisedonim p\u00ebr historin\u00eb e feve etj. N\u00eb televizion e shikoja duke sh\u00ebrbyer n\u00eb Kish\u00eb dhe k\u00ebnaqesha; kishte gjetur vetveten. Kurr\u00eb s&#8217;e kam d\u00ebgjuar t\u00eb fyente njeri; kur detyrohej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb vetmi, ai k\u00ebrkonte shok dhe k\u00ebt\u00eb e gjente tek librat. Me k\u00ebta ai bisedonte \u00e7do dit\u00eb. Kurr\u00eb s&#8217;e d\u00ebgjova t\u00eb thoshte nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr fet\u00eb e tjera; ai ishte fetar, aspak fanatik. Si drejtor i Seminarit, si redaktor i disa revistave kishtare ai kishte qen\u00eb shum\u00eb tolerant, i ndersh\u00ebm, i sjellsh\u00ebm, krejt i \u00e7ilt\u00ebr. Nga t\u00eb gjith\u00eb apostujt ai p\u00eblqente m\u00eb shum\u00eb Sh\u00ebn Pavlin, p\u00ebr vet\u00eb faktin se ky persekutor i dikursh\u00ebm Saul ishte penduar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, i kishte q\u00ebndruar deri n\u00eb fund besnik fes\u00eb s\u00eb re dhe jo vet\u00ebm kaq, por ai e kishte p\u00ebrhapur at\u00eb tek pagan\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb e vizitova n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb tha se kishte qen\u00eb n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike n\u00eb Stamboll, ku ishte dh\u00ebn\u00eb Liturgjia Hyjnore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ishte g\u00ebzuar shum\u00eb. Me t\u00eb edhe un\u00eb. T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ai kishte qen\u00eb p\u00ebr autoqefalin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke e par\u00eb at\u00eb si nj\u00eb mjet t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr forcimin e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare. Si Krishti edhe Sh\u00ebn Pavli kishin deklaruar disa her\u00eb, se feja e tyre do t\u00eb predikohej n\u00eb gjuh\u00ebn e \u00e7do populli; parim ky v\u00ebrtet i shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Vdekja e tij la nj\u00eb zbraz\u00ebti t\u00eb madhe, e cila do t\u00eb mbushet me koh\u00eb dhe kujtimi i tij si njeri, fetar dhe studiues i v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb vdes\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Koli Xoxi, historian<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkujtim i historianit Koli Xoxi p\u00ebr Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin, q\u00eb njohu m\u00eb 1941 n\u00eb Seminarin e Tiran\u00ebs. Tregon p\u00ebr ndihm\u00ebn e Bedulit n\u00eb studimet historike, ndershm\u00ebrin\u00eb e tij dhe besimin e pal\u00ebkundur, deri tek vdekja e tij.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (52)","viti":"1997","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Dhimit\u00ebr Beduli\", \"Koli Xoxi\", \"historian\", \"Seminari\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"lice francez\", \"deklarat\u00eb\", \"diktatur\u00eb\", \"Patrikana Ekumenike\", \"autoqefali\"]","permbledhje":"P\u00ebrkujtim i historianit Koli Xoxi p\u00ebr Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin, q\u00eb njohu m\u00eb 1941 n\u00eb Seminarin e Tiran\u00ebs. Tregon p\u00ebr ndihm\u00ebn e Bedulit n\u00eb studimet historike, ndershm\u00ebrin\u00eb e tij dhe besimin e pal\u00ebkundur, deri tek vdekja e tij.","autori":"Koli Xoxi, historian","kategoria":"P\u00ebrkujtim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9961],"ngjallja_autori":[10225],"ngjallja_viti":[10219],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83959","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-perkujtim","ngjallja_autori-koli-xoxi-historian","ngjallja_viti-10219","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83959\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/\",\"name\":\"Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:21:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83959","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/","name":"Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:21:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-e-kam-njohur-profesor-dhimiter-bedulin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si e kam njohur Profesor Dhimit\u00ebr Bedulin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83959"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83959"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83959"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}