{"id":83932,"date":"2026-06-01T02:20:35","date_gmt":"2026-06-01T00:20:35","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/"},"modified":"2026-06-01T02:20:35","modified_gmt":"2026-06-01T00:20:35","slug":"muzika-bizantine-ne-kishen-tone","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/","title":{"rendered":"Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb<\/p>\n<p>Ky material \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga &#8220;Kurs i shkurt\u00ebr p\u00ebr muzik\u00ebn bizantine&#8221;, i shkruar nga teologu i Kish\u00ebs son\u00eb, i ndjeri Dhimit\u00ebr Beduli, n\u00eb periudh\u00ebn para Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. N\u00eb t\u00eb gjenden t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pasura p\u00ebr traditat e hershme t\u00eb k\u00ebsaj muzike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr interpretuesit m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Bizanti sundoi mbi vendin ton\u00eb, me disa nd\u00ebrprerje t\u00eb shkurtra, afro 1000 vjet. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ai la gjurm\u00eb t\u00eb thella, sidomos n\u00eb arkitektur\u00eb me nd\u00ebrtesat madh\u00ebshtore t\u00eb kultit, n\u00eb piktur\u00eb me afresket murale e ikonografike, n\u00eb skulptur\u00ebn e drurit me ikonostaset, fronet dhe amvonat, n\u00eb muzik\u00eb etj. Shqip\u00ebria e Mesme dhe e Jugut jan\u00eb plot me monumente e vepra t\u00eb tilla arti, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjurmimi e studimi, sepse n\u00eb to spikat dora dhe mendja e mjesht\u00ebrve dhe artist\u00ebve vendas.<\/p>\n<p>Muzika bizantine, e cila n\u00eb shekullin XIII njohu kulmin e lul\u00ebzimit, me mjeshtrin, kompozitorin talentuar Joan Kukuzeli nga Durr\u00ebsi, ka qen\u00eb mjaft e p\u00ebrhapur dhe e ushtruar n\u00eb t\u00eb gjitha kishat orthodhokse t\u00eb vendit. D\u00ebshmi jan\u00eb dor\u00ebshkrimet dhe botimet e shumta me k\u00ebt\u00eb muzik\u00eb, q\u00eb nga ato m\u00eb t\u00eb vjetrat, t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb mesjet\u00ebs e deri n\u00eb ato t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit ton\u00eb, ku gjenden dhe p\u00ebrpjekjet e para p\u00ebr p\u00ebrshtatjen sipas k\u00ebsaj muzike t\u00eb nj\u00eb pjese himnesh t\u00eb kthyera n\u00eb shqip. Dor\u00ebshkrime dhe tekste t\u00eb tilla gjenden n\u00eb shumic\u00ebn e kishave e manastireve t\u00eb vendit. D\u00ebshmi jan\u00eb mjaft emra k\u00ebng\u00ebtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt quhen &#8220;psalt\u00ebr&#8221; ose &#8220;dhaskenj&#8221;, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb e kan\u00eb praktikuar dhe e praktikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb muzik\u00eb ashtu si\u00e7 e kan\u00eb trash\u00ebguar nga parardh\u00ebsit e tyre n\u00eb kisha e vendit, por nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht &#8220;protopsalt\u00ebt&#8221; dhe &#8220;dhaskenjt\u00eb&#8221; e njihnin dhe e njohin edhe n\u00eb teori.<\/p>\n<p>Vazhdim\u00ebsia e m\u00ebsimit dhe e praktikimit t\u00eb muzik\u00ebs bizantine n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb siguruar n\u00ebp\u00ebrmjet dy formave.<\/p>\n<p>Forma e par\u00eb \u00ebsht\u00eb praktika me an\u00eb t\u00eb veshit, t\u00eb d\u00ebgjimit. Dihet se kishat, sidomos ato t\u00eb komuniteteve t\u00eb m\u00ebdha orthodhokse, kan\u00eb pasur e vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nga dy psalt\u00eb, njeri nga t\u00eb cil\u00ebt, ai i djathti merrte titullin protopsalt. P\u00ebr protopsalt \u00ebsht\u00eb preferuar gjithnj\u00eb ai q\u00eb kishte cil\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta muzikore; pra me z\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb bukur, me gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb z\u00ebrit, me vesh t\u00eb mpreht\u00eb dhe me njohurit\u00eb kryesore t\u00eb muzik\u00ebs bizantine. Ai, kur k\u00ebndonte n\u00eb kish\u00eb, mblidhte rreth vetes p\u00ebr ta ndihmuar nj\u00eb grup f\u00ebmij\u00ebsh, sidomos nga ata me vesh muzikor t\u00eb zhvilluar. Nj\u00ebrin prej k\u00ebtyre q\u00eb dinte t\u00eb lexonte mir\u00eb e qart\u00eb, e caktonte recitues, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt i m\u00ebsonte si t\u00eb mbanin z\u00eb ose iso, n\u00eb koh\u00ebn kur ai k\u00ebndonte melodin\u00eb e ta shoq\u00ebronin n\u00eb kadencat.<\/p>\n<p>Ata f\u00ebmij\u00eb q\u00eb tregonin prirje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr muzik\u00eb e p\u00ebrvet\u00ebsonin shpejt melodit\u00eb e k\u00ebng\u00ebve, merreshin n\u00eb kujdestari nga protopsalti dhe p\u00ebrgatiteshin m\u00eb me kujdes gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar mjesht\u00ebrin\u00eb e psaljes. Pra, protopsalti organizonte pran\u00eb kish\u00ebs nj\u00eb kurs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e psalt\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm, si me an\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs, ashtu dhe me teorin\u00eb e me njohurit\u00eb elementare t\u00eb muzik\u00ebs bizantine. K\u00ebto kurse u b\u00ebn\u00eb tradicionale p\u00ebr transmetimin e t\u00eb psalurit dhe muzik\u00ebs nga nj\u00eb brez n\u00eb tjetrin, me nuancat e karakterin e vendit ku vepronin. Kurse ose edhe shkolla t\u00eb tilla kan\u00eb ekzistuar n\u00eb mjaft komunitete t\u00eb vendit, si n\u00eb Elbasan, Kor\u00e7\u00eb, Berat etj. N\u00eb Elbasan, madje, nga fillimi i shekullit XIX \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur edhe reforma e re e thjeshtimit t\u00eb k\u00ebsaj muzike, nga Mitropoliti i Durr\u00ebsit, Hrisanthi.<\/p>\n<p>Forma dyt\u00eb, ka qen\u00eb m\u00ebsimi n\u00ebp\u00ebr shkolla, i teoris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj muzike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr m\u00ebsuesi. M\u00ebsuesit gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb pushtimit turk, meq\u00eb paguheshin nga komuniteti, duhej t\u00eb kryenin detyrimisht dhe detyr\u00ebn e psaltit, natyrisht, kundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi. Shpesh ndodhte edhe e kund\u00ebrta, q\u00eb psalt\u00ebt, atje ku mungonin m\u00ebsuesit, kryenin dhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. K\u00ebtej lindi sinonimi &#8220;dhaskal&#8221; p\u00ebr psaltin, q\u00eb rrjedh nga fjala greke &#8220;dhidhaskalos&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb m\u00ebsues, e cila p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht p\u00ebr psaltin, sidomos n\u00eb Myzeqe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb n\u00eb shekullin XIX, n\u00eb mos m\u00eb p\u00ebrpara vepronin dy shkolla t\u00eb k\u00ebsaj natyre; nj\u00eb n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs dhe nj\u00eb n\u00eb Manastirin e Kolkondasit, q\u00eb p\u00ebrgatitnin m\u00ebsues-psalt, meq\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u zbatuar forma e par\u00eb e p\u00ebrgatitjes s\u00eb psalt\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre formave dhe sidomos t\u00eb form\u00ebs s\u00eb par\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e vjetra n\u00eb vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb siguruar kuadri p\u00ebrkat\u00ebs i protopsalt\u00ebve dhe i psalt\u00ebve, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e teksteve muzikore n\u00eb dor\u00ebshkrim, q\u00eb, si\u00e7 u tha m\u00eb lart, gjenden n\u00ebp\u00ebr kisha e sidomos n\u00eb manastiret ku riprodhoheshin n\u00eb shum\u00eb kopje dhe pastaj shp\u00ebrndaheshin. K\u00ebto dor\u00ebshkrime duhen studiuar me kujdes, sepse n\u00eb to ka edhe pjes\u00eb himnesh t\u00eb kompozuara nga vet\u00eb protopsalt\u00ebt tan\u00eb me nuanca t\u00eb karakterit vendas, shpesh m\u00eb t\u00eb pasura e m\u00eb t\u00eb bukura nga melodia trandicionale bizantine.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull: N\u00eb janar 1935 u ndodha n\u00eb Elbasan dhe atje m\u00ebsova nga disa pleq t\u00eb lagjes Kala, se n\u00eb kish\u00ebn e tyre, n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ishte nj\u00eb protopsalt shum\u00eb i mir\u00eb, Vladimir Gjini, njeri i apasionuar jasht\u00eb mase pas muzik\u00ebs bizantine, njoh\u00ebs i mir\u00eb i saj, zbatues i saj me frym\u00eb t\u00eb lir\u00eb, jo strikt, i pajisur dhe me z\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Nami i tij kishte arritur deri n\u00eb Stamboll. Madje, ai vet\u00eb kishte krijuar lidhje me protopsaltin e Kish\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Patrikan\u00ebs, t\u00eb cilit i d\u00ebrgonte her\u00eb pas here p\u00ebr t\u00eb gjykuar kompozime origjinale. K\u00ebto pjes\u00eb ishin \u00e7muar aq shum\u00eb, saq\u00eb m\u00eb von\u00eb e ftuan vet\u00eb t\u00eb k\u00ebndonte n\u00eb kish\u00ebn e Patrikan\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb marrte p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e protopsaltit. Por, ai nuk pranoi dhe u kthye n\u00eb Elbasan, ku vazhdoi t\u00eb psalte deri sa vdiq. La mjaft nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb vazhduan tradit\u00ebn e tij. Mendoj se duhet t\u00eb ket\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb pjes\u00eb muzikore n\u00eb dor\u00ebshkrim.<\/p>\n<p>(Vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim i Dhimit\u00ebr Bedulit mbi traditat e muzik\u00ebs bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri: ndikimi i mij\u00ebvje\u00e7ar i Bizantit, roli i protopsalt\u00ebve, dy format e m\u00ebsimit (praktika n\u00eb kish\u00eb dhe shkollat e teoris\u00eb), shkollat e Ardenic\u00ebs dhe Kolkondasit, dhe figura e protopsaltit Vladimir Gjini nga Elbasani.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"12 (51)","viti":"1996","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"muzika bizantine\", \"Joan Kukuzeli\", \"Durr\u00ebsi\", \"protopsalt\", \"dhaskal\", \"Hrisanthi\", \"Mitropoliti i Durr\u00ebsit\", \"Vladimir Gjini\", \"Elbasan\", \"Ardenic\u00eb\", \"Kolkondas\", \"Patrikana\"]","permbledhje":"Studim i Dhimit\u00ebr Bedulit mbi traditat e muzik\u00ebs bizantine n\u00eb Shqip\u00ebri: ndikimi i mij\u00ebvje\u00e7ar i Bizantit, roli i protopsalt\u00ebve, dy format e m\u00ebsimit (praktika n\u00eb kish\u00eb dhe shkollat e teoris\u00eb), shkollat e Ardenic\u00ebs dhe Kolkondasit, dhe figura e protopsaltit Vladimir Gjini nga Elbasani.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli","kategoria":"Muzik\u00eb kishtare \/ Histori","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10213],"ngjallja_autori":[9259],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83932","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-muzike-kishtare-histori","ngjallja_autori-dhimiter-beduli","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83932\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/\",\"name\":\"Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:20:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83932","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/","name":"Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:20:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/muzika-bizantine-ne-kishen-tone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Muzika bizantine n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83932"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83932"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83932"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}