{"id":83923,"date":"2026-06-01T02:20:26","date_gmt":"2026-06-01T00:20:26","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/"},"modified":"2026-06-01T02:20:26","modified_gmt":"2026-06-01T00:20:26","slug":"danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/","title":{"rendered":"Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit"},"content":{"rendered":"<p>Faqja e f\u00ebmij\u00ebve<\/p>\n<p>Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn para Krishtlindjeve kremtojm\u00eb kujtimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre, t\u00eb cil\u00ebt, q\u00eb nga fillimi i bot\u00ebs kishin jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyer tek Per\u00ebndia, nga Adami tek Josifi (kujdestari), gjithashtu edhe profet\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky katalog gjenealogjik i Krishtit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta breza njer\u00ebzish q\u00eb lidhen dhe marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb historis\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kemi dy tabela gjenealogjike t\u00eb Zotit q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb Ungjill:<\/p>\n<p>1- Sipas Matheut 1:1-35, q\u00eb nis nga Avraami deri tek Josifi (kujdestari)<\/p>\n<p>2- Sipas Llukait 3:23-38, q\u00eb nis nga Josifi dhe mb\u00ebrrin tek Adami dhe Per\u00ebndia (e kund\u00ebrta).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pem\u00eb gjenealogjike t\u00eb Krishtit p\u00ebrmenden njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00eb, shpres\u00ebtar\u00eb dhe me virtyte, si Avraami, Isaaku, Jakovi me gjith\u00eb familjet e tyre, si edhe profet\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit, por kishte dhe njer\u00ebz me shum\u00eb m\u00ebkate, q\u00eb ndoshta ne i quajm\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t&#8217;i v\u00ebm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pem\u00eb gjenealogjike t\u00eb Krishtit. P\u00ebrmendja e tyre nga ungjillor\u00ebt b\u00ebhet p\u00ebr arsye pedagogjike dhe si\u00e7 thot\u00eb Sh\u00ebn Joan Gojarti b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar t\u00eb mos justifikojm\u00eb m\u00ebkatet tona, sepse kishim st\u00ebrgjysh\u00ebr t\u00eb m\u00ebkatsh\u00ebm me jet\u00eb t\u00eb keqe dhe n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb shohim se kjo pem\u00eb m\u00ebkatare nxori njer\u00ebz kaq t\u00eb shenjt\u00eb; n\u00eb fillim t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebn e pastaj Krishtin. Midis paraardh\u00ebsve t\u00eb Krishtit, sot do t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb figur\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb profetit Danil.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vjet para lindjes s\u00eb Krishtit, n\u00eb nj\u00eb qytet shum\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar, n\u00eb Babiloni, jetonte nj\u00eb mbret, q\u00eb quhej Nabukodonosor. Nj\u00eb dit\u00eb mbreti mblodhi n\u00eb pallatin e tij t\u00eb gjith\u00eb dijetar\u00ebt dhe magjistar\u00ebt e Babilonis\u00eb. N\u00eb zemrat e t\u00eb gjith\u00ebve ekzistonte nj\u00eb ankth. Pse mbreti i ftoi kaq papritur? N\u00eb at\u00eb \u00e7ast u hap dera e madhe e hyrjes mbret\u00ebrore dhe brenda hyri Nabukodonosori i veshur me stoli t\u00eb arta, i shoq\u00ebruar nga suita e tij, oborrtar\u00ebt dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt. Fytyra e tij e ngrysur shprehte nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb brendsh\u00ebm. Dukej sikur nj\u00eb e keqe e madhe e kishte pllakosur. T\u00eb gjith\u00eb u shqet\u00ebsuan, kur e pan\u00eb ashtu. Prisnin me ankth at\u00eb q\u00eb do t&#8217;u thoshte. M\u00eb n\u00eb fund Nabukodonosori tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ju ftova q\u00eb t\u00eb m\u00eb shpjegoni nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb \u00e7uditshme. E pash\u00eb mbr\u00ebm\u00eb dhe tani dua t\u00eb ma shpjegoni patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra jote, mbret jet\u00ebgjat\u00eb? &#8211; e pyet\u00ebn dijetar\u00ebt. &#8211; Thuaje \u00ebndrr\u00ebn t\u00ebnde dhe do t\u00eb mundohemi t\u00eb ta shpjegojm\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Nuk e mbaj mend \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb pash\u00eb. M\u00eb kujtohet vet\u00ebm se pash\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb \u00e7uditshme, e cila m\u00eb trembi e m\u00eb zgjoi. Duhet t\u00eb ma shpjegoni patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Por, nuk ekziston njeri mbi dhe q\u00eb t\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb se \u00e7&#8217;\u00ebnd\u00ebrr pe, o mbret! &#8211; guxuan e than\u00eb dijetar\u00ebt. &#8211; Kurr\u00eb deri m\u00eb sot n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb nuk na ka k\u00ebrkuar njeri t&#8217;i shpjegojm\u00eb \u00ebndrra q\u00eb nuk i mban mend! Na thuaj, \u00e7&#8217;\u00ebnd\u00ebrr pe, q\u00eb t\u00eb ta shpjegojm\u00eb!<\/p>\n<p>Nabukodonosori ishte nga ata njer\u00ebz q\u00eb nuk u bindej fjal\u00ebve, ndaj u eg\u00ebrsua, u mbush me zem\u00ebrim dhe thirri fort:<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebni at\u00eb q\u00eb ju thash\u00eb un\u00eb! Po ju v\u00eb nj\u00eb afat dhe n\u00ebse nuk e gjeni e nuk ma shpjegoni, do t\u00eb jap urdh\u00ebr q\u00eb t&#8217;ju vrasin t\u00eb gjith\u00ebve. Por, n\u00ebse e gjeni, do t&#8217;ju jap nder\u00eb, lavdi e madh\u00ebshti. Do t&#8217;ju b\u00ebj zot\u00ebrinj n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb time.<\/p>\n<p>Dijetar\u00ebt dhe magjistar\u00ebt u larguan t\u00eb trembur nga pallati. E dinin \u00e7&#8217;i priste. Dhe v\u00ebrtet, sapo afati mbaroi, filluan ekzekutimet. Asnj\u00eb prej tyre nuk kishte mundur t\u00eb k\u00ebnaqte k\u00ebrkes\u00ebn e marr\u00eb t\u00eb mbretit, ndaj duhej t\u00eb zhdukeshin. U skuq\u00ebn shpatat e xhelat\u00ebve, u skuq\u00ebn edhe rrug\u00ebt e Babilonis\u00eb. Ushtria e mbretit k\u00ebrkonte dijetar\u00ebt p\u00ebr t&#8217;i zhdukur. T\u00eb gjith\u00eb do ishin therrur, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb djal\u00eb i ri, q\u00eb quhej Danil. Ishte nj\u00eb nga profet\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr dhe nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb judejve. (Ne e kremtojm\u00eb si shenjt m\u00eb dat\u00eb 17 dhjetor.) Danili ishte hebre, skllav i babilonasve. Punonte n\u00eb pallatin e Nabukodonosorit. Jetonte bashk\u00eb me tre miqt\u00eb e tij: Ananian, Azarian dhe Misailin.<\/p>\n<p>Danili m\u00ebsoi \u00e7&#8217;po ndodhnin. M\u00ebsoi se kaq njer\u00ebz thereshin kot dhe u paraqit tek mbreti. K\u00ebrkoi nj\u00eb takim. I premtoi mbretit se brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar, do t&#8217;i thoshte dhe do t&#8217;i shpjegonte \u00ebndrr\u00ebn.<\/p>\n<p>Danili ishte njeri i Per\u00ebndis\u00eb, kishte ndri\u00e7imin e Tij. Mund t\u00eb hynte thell\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tjetrit dhe t\u00eb zbulonte sekretet dhe t\u00eb fshehtat. Mund t\u00eb profetizonte p\u00ebr t\u00eb ardhmen e t\u00eb shpjegonte edhe \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Pasi u paraqit tek mbreti dhe e bindi t\u00eb nd\u00ebrpriste gjakderdhjen e kot\u00eb, u largua s\u00eb bashku me tre shok\u00ebt e tij besnik\u00eb. Iu lut\u00ebn Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb gjunj\u00ebzuar t&#8217;u zbulonte \u00ebndrr\u00ebn e Nabukodonosorit. U lut\u00ebn me p\u00ebrkushtim e me besim. Per\u00ebndia ua zbuloi.<\/p>\n<p>Danili shkoi p\u00ebrs\u00ebri tek mbreti.<\/p>\n<p>&#8211; Mbret, &#8211; i tha, &#8211; do t\u00eb t\u00eb them se \u00e7&#8217;\u00ebnd\u00ebrr pe. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb. D\u00ebgjom\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb statuj\u00eb doli para teje. Ishte nj\u00eb statuj\u00eb e lart\u00eb, shum\u00eb e lart\u00eb q\u00eb arrinte deri n\u00eb qiell dhe kishte p\u00ebrmasa gjigande. Por, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmasave dhe lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe, statuja ishte nd\u00ebrtuar prej materialesh t\u00eb ndryshme. Kok\u00ebn e kishte prej ari; duart, gjoksin dhe krah\u00ebt prej argjendi; barkun prej bakri, k\u00ebrcinjt\u00eb prej hekuri, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebt prej hekuri dhe balte. Kjo statuj\u00eb ngjallte frik\u00eb e tmerr. Ishte nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh i v\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra q\u00eb pe, o mbret. A nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>&#8211; Po! Po! T\u00eb lumt\u00eb, e gjete! K\u00ebshtu ishte \u00ebndrra q\u00eb pash\u00eb. U drodha tani, q\u00eb ma kujtove. T\u00eb lumt\u00eb, biri im!<\/p>\n<p>&#8211; Por nuk mbaroi \u00ebndrra, mbret. D\u00ebgjo edhe vazhdimin. Kur ti shikoje i \u00e7uditur statuj\u00ebn, nj\u00eb guri\u00e7k\u00eb e vog\u00ebl u shk\u00ebput nga nj\u00eb mal pran\u00eb dhe me forc\u00eb goditi statuj\u00ebn gjigante. Ajo ra menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Ari, argjendi, hekuri dhe e gjith\u00eb statuja u shnd\u00ebrrua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pluhur. Por, di\u00e7ka tjet\u00ebr edhe m\u00eb e \u00e7uditshme, ndodhi. Guri\u00e7ka e vog\u00ebl q\u00eb u shk\u00ebput nga mali, filloi t\u00eb rritej. U rrit, u rrit, u rrit derisa u b\u00eb nj\u00eb mal i lart\u00eb, madh\u00ebshtor, i cili mbuloi gjith\u00eb qytetin.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo, o mbret, \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra q\u00eb pe dhe q\u00eb t\u00eb trembi aq shum\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po, kjo \u00ebsht\u00eb, &#8211; tha Nabukodonosori dhe sikur iu largua hija e d\u00ebshp\u00ebrimit. U \u00e7lirua prej ankthit t\u00eb madh. Por, pas pak, u ngrys p\u00ebrs\u00ebri. Pse? Nabukodonosori donte q\u00eb Danili, jo vet\u00ebm t&#8217;ia rikujtonte \u00ebndrr\u00ebn, por edhe t&#8217;ia shpjegonte. Danili ia shpjegoi, por Nabukodonosori u m\u00ebrzit akoma m\u00eb shum\u00eb. Cili ishte shpjegimi? D\u00ebgjoni dhe do t\u00eb kuptoni, pse u m\u00ebrzit mbreti i fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Statuja e madhe q\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr simbolizonte mbret\u00ebrit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs. Ari ishte mbret\u00ebria e Nabukodonosorit, e cila ishte e madhe dhe e lavd\u00ebruar, dhe pas saj vinin edhe mbret\u00ebri t\u00eb tjera, t\u00eb argjendta etj.<\/p>\n<p>Dhe ja, nj\u00eb dit\u00eb, u shfaq kjo guri\u00e7k\u00eb e vog\u00ebl. Ishte dikush q\u00eb n\u00eb fillim askush nuk i jepte r\u00ebnd\u00ebsi. E m\u00ebnjanuan t\u00eb gjith\u00eb, por Ai i mposhti t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrit\u00eb e bot\u00ebs. Do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb Ai, i Cili si nj\u00eb guri\u00e7k\u00eb u paraqit n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e mbretit. Mbret\u00ebria e k\u00ebtij Mbreti nuk do t\u00eb mbaroj\u00eb kurr\u00eb, por do t\u00eb ekzistoj\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n<p>Sapo Danili mbaroi k\u00ebt\u00eb shpjegim, mbreti e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb ky mbret?<\/p>\n<p>&#8211; Kjo do t\u00eb shfaqet n\u00eb t\u00eb ardhmen, &#8211; iu p\u00ebrgjigj Danili.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Cili ishte ky mbret? Kjo pyetje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mbreti Nabukodonosor nuk mori p\u00ebrgjigje, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb zgjidhur. E \u00e7uditshme \u00ebndrra e mbretit! Por p\u00ebr ne besimtar\u00ebt e krishter\u00eb, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. D\u00ebgjoni se \u00e7&#8217;n\u00ebnkupton ajo. Statuja e Nabukodonosorit simbolizonte, si\u00e7 e shpjegoi dhe profeti Danil, mbret\u00ebrit\u00eb e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Pas shtetit t\u00eb Babilonis\u00eb u formuan shtete t\u00eb tjera. P. sh. shteti i pers\u00ebve, shteti i Aleksandrit t\u00eb Madh, shteti romak etj., por n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb historis\u00eb, nga mali u shk\u00ebput nj\u00eb guri\u00e7k\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb kjo guri\u00e7k\u00eb? \u00cbsht\u00eb Zoti yn\u00eb Jisu Krisht.<\/p>\n<p>Krishti, f\u00ebmij\u00eb, u paraqit si nj\u00eb guri\u00e7k\u00eb e vog\u00ebl, e dob\u00ebt. Pa kujtohuni. K\u00ebto dit\u00eb do t\u00eb kremtojm\u00eb Lindjen e Tij. Ai, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i Gjith\u00ebfuqish\u00ebm, Krijuesi i bot\u00ebs, si lindi? Lindi si nj\u00eb foshnj\u00eb e vog\u00ebl dhe e dob\u00ebt. Lindi brenda nj\u00eb shpelle t\u00eb papast\u00ebr dhe me lag\u00ebshtir\u00eb, lindi tek nj\u00eb grazhd. Kush mund ta imagjinonte, se sa e fuqishme ishte ajo Foshnj\u00eb e vog\u00ebl dhe e dob\u00ebt, z\u00ebri i s\u00eb Cil\u00ebs d\u00ebgjohej n\u00eb grazhdin e kafsh\u00ebve. Megjithat\u00eb, kjo Foshnj\u00eb ishte vet\u00eb Per\u00ebndia, q\u00eb fshihte brenda Tij gjith\u00eb Fuqin\u00eb Hyjnore. \u00cbsht\u00eb Personi i dyt\u00eb i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Krishti erdhi n\u00eb bot\u00eb i dob\u00ebt dhe i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Vitet kaluan, Foshnja e vog\u00ebl dhe e dob\u00ebt e Vithleemit u shfaq dhe tregoi, se ishte fuqia m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb. Emri i Tij u b\u00eb i njohur kudo. Pushteti i Tij \u00ebsht\u00eb i pakufish\u00ebm. Gjith\u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Krishti, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr T\u00eb. Krishti \u00ebsht\u00eb Mbreti m\u00eb i Fuqish\u00ebm. Ai shkat\u00ebrroi mbret\u00ebrit\u00eb e bot\u00ebs. Ai shkat\u00ebrroi pushtetin e djallit e t\u00eb Vdekjes.<\/p>\n<p>I Gjith\u00ebfuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb Krishti yn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb Nabukodonosorit dhe shpjegimit t\u00eb saj nga profeti Danil. Statuja prej materialeve t\u00eb ndryshme simbolizon mbret\u00ebrit\u00eb e bot\u00ebs, nd\u00ebrsa guri\u00e7ka q\u00eb e shemb \u00ebsht\u00eb Krishti, Mbret\u00ebria e t\u00eb Cilit do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Faqja e f\u00ebmij\u00ebve","numri":"12 (51)","viti":"1996","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[6]","fjale_kyce":"[\"Danili\", \"Nabukodonosor\", \"Babiloni\", \"\u00ebnd\u00ebrr\", \"statuj\u00eb\", \"guri\u00e7k\u00eb\", \"Krisht\", \"Mesia\", \"Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb\", \"profet\", \"Ananian\", \"Azarian\", \"Misaili\"]","permbledhje":"Tregimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb Nabukodonosorit dhe shpjegimit t\u00eb saj nga profeti Danil. Statuja prej materialeve t\u00eb ndryshme simbolizon mbret\u00ebrit\u00eb e bot\u00ebs, nd\u00ebrsa guri\u00e7ka q\u00eb e shemb \u00ebsht\u00eb Krishti, Mbret\u00ebria e t\u00eb Cilit do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.","autori":"","kategoria":"Faqja e f\u00ebmij\u00ebve \/ Histori biblike","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10204],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83923","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-faqja-e-femijeve-histori-biblike","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83923\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/\",\"name\":\"Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:20:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83923","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/","name":"Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:20:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/danili-dhe-vegimi-i-nabukodonosorit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Danili dhe vegimi i Nabukodonosorit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83923"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83923"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83923"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}