{"id":83906,"date":"2026-06-01T02:20:08","date_gmt":"2026-06-01T00:20:08","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/"},"modified":"2026-06-01T02:20:08","modified_gmt":"2026-06-01T00:20:08","slug":"nga-bota-e-krishtere-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/","title":{"rendered":"Nga bota e krishter\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Rumani<br \/>\nThirrje intelektual\u00ebve nga Patriku<\/p>\n<p>Sipas buletinit t\u00eb informacionit ekumenik n\u00eb anglisht &#8220;Religions life&#8221;, Patriku Teoktist, Primat i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Rumanis\u00eb, u ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb thirrje intelektual\u00ebve rumun\u00eb q\u00eb t&#8217;i afrohen m\u00eb shum\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Njer\u00ebzit duhet ta njohin mir\u00eb Kish\u00ebn,- \u00ebsht\u00eb shprehur ai gjat\u00eb nj\u00eb liturgjie n\u00eb katedralen e qyteti Aleksandria,- e ve\u00e7an\u00ebrisht, intelektual\u00ebt. Sidomos ata q\u00eb sh\u00ebtisin n\u00eb dyert e Saj me hezitimin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb brenda dhe m\u00eb von\u00eb shkruajn\u00eb vepra t\u00eb bukura mbi tem\u00ebn e Kish\u00ebs, tep\u00ebr t\u00eb impresionuar nga arkitektura, ikonat e arti i saj, por q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb sforco p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kish\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se krisht\u00ebrimi, e ve\u00e7an\u00ebrisht ai orthodhoks, ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb art, nj\u00eb filozofi apo nj\u00eb etik\u00eb, nuk kishte pse t\u00eb mbijetonte 2 mij\u00eb vjet, duke q\u00ebndruar i pandryshuar p\u00ebrball\u00eb transformimeve historike dhe vuajtjeve q\u00eb i jan\u00eb dashur t\u00eb duroj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Liban<br \/>\nU rind\u00ebrtua Kisha e Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, pas rikonstruksionit t\u00eb plot\u00eb, ka rifilluar t\u00eb funksionoj\u00eb Kisha e Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Suk-el-Garb, n\u00eb rajonin e Malit Liban. Kisha ishte shkat\u00ebrruar gati plot\u00ebsisht n\u00eb vitin 1993, gjat\u00eb luft\u00ebs civile, e cila shkaktoi edhe eksodin e mij\u00ebra banor\u00ebve orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha e par\u00eb Kushtuar Sh\u00ebn Gjergjit u nd\u00ebrtua aty n\u00eb vitin 1570. N\u00eb vitin 1980 pran\u00eb saj u vendos edhe nj\u00eb komunitet i vog\u00ebl monastik. Rind\u00ebrtimi i Kish\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nism\u00eb inkurajuese jo vet\u00ebm p\u00ebr rikrijimin e Manastirit, por edhe p\u00ebr t\u00eb nxitur kthimin e popullisis\u00eb orthodhokse t\u00eb d\u00ebbuar nga lufta.<\/p>\n<p>Zvic\u00ebr<br \/>\nInstitut i ri teologjik orthodhoks<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin Shambesy, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Gjenev\u00ebs, ku ndodhet selia e Dioqez\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Zvicr\u00ebs, n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb 1997-s, do t\u00eb hap\u00eb dyert nj\u00eb institut teologjik orthodhoks.<\/p>\n<p>Ky institut ka p\u00ebr objektiv t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb formim passuniversitar, si dhe diplom\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr teologjin\u00eb orthodhokse, n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb cikli studimor dyvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Krijimi i tij u b\u00eb i mundur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet Mitropolitit Damaskino t\u00eb Zvicr\u00ebs, rektorit t\u00eb k\u00ebtij instituti, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike, dekanit t\u00eb fakultetit teologjik katolik t\u00eb Freiburgut dhe dekanit t\u00eb fakultetit autonom protestant t\u00eb Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>Sllovaki<br \/>\nKish\u00eb e re orthodhokse<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit n\u00eb qytetin e Sukovit n\u00eb Sllovaki hapi dyert nj\u00eb Kish\u00eb e re orthodhokse. Sh\u00ebrbesa e bekimit u krye nga episkopi Nikolla i Presovit.<\/p>\n<p>Kjo kish\u00eb \u00ebsht\u00eb e tridhjeta e nd\u00ebrtuar n\u00eb Sllovaki q\u00eb nga viti 1991, kur Komunitetit Orthodhoks t\u00eb k\u00ebtij vendi iu mor\u00ebn arbirtrarisht nga uniat\u00ebt nj\u00eb pjes\u00eb e objekteve t\u00eb kultit. At Imrih Belejkoni\u00e7, sekretar i Dioqez\u00ebs s\u00eb Presovit ka deklaruar, se p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, tani duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen edhe m\u00eb shum\u00eb se 20 kisha t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 qeveria e Sllovakis\u00eb, vend ku dominon besimi katolik, i dha padrejt\u00ebsisht uniat\u00ebve shumic\u00ebn e vendeve orthodhokse t\u00eb kultit, \u00e7ka detyroi nd\u00ebrtimin, mes shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish, t\u00eb kishave t\u00eb reja. Sipas statistikave, sot n\u00eb Sllovaki ka rreth 34 mij\u00eb besimtar\u00eb orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>Poloni<br \/>\nNj\u00eb orthodhoks rektor akademie<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb orthodhoks u zgjodh rektor i Akademis\u00eb s\u00eb krishter\u00eb teologjike n\u00eb Varshav\u00eb. M\u00eb 28 maj 1996, k\u00ebshilli i akademis\u00eb zgjodhi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are episkopin Jeremia t\u00eb Vroslavit, n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni, q\u00eb kryen p\u00ebrgatitjen teologjike m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr orthodhoks\u00ebt, katolik\u00ebt e vjet\u00ebr dhe protestant\u00ebt.<\/p>\n<p>Episkopi Jeremia, 43 vje\u00e7, ka kryer studimet e tij teologjike n\u00eb Seminarin e Varshav\u00ebs, n\u00eb Akademin\u00eb teologjike t\u00eb Mosk\u00ebs dhe n\u00eb Fakultetin e teologjis\u00eb protestante t\u00eb Zyrihut. Akademia Teologjike e Varshav\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijuar pas luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore dhe konsiston n\u00eb nj\u00eb studim prej pes\u00eb vjet\u00ebsh t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre drejtime n\u00eb p\u00ebrgatitjen e student\u00ebve, duke ruajtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare t\u00eb secilit. Nj\u00eb pjes\u00eb e l\u00ebnd\u00ebve (gjuh\u00ebt e vjetra dhe t\u00eb reja, filozofia, sociologjia dhe historia e feve, si edhe historia e l\u00ebvizjeve ekumenike) \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr student\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e tjera, sipas specifikimeve teologjike t\u00eb \u00e7do kishe zhvillohen m\u00eb vehte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr 185 student\u00eb t\u00eb regjistruar k\u00ebt\u00eb vit, 76 jan\u00eb orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermani<br \/>\n&#8220;Jemi pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Orthodhoks\u00ebt gjerman\u00eb duhet t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebri, si dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs social-ekonomike t\u00eb vendit, por, duke ruajtur gjithnj\u00eb identitetin e tyre fetar,- deklaroi Mitropoliti Agustin, i cili drejton dioqez\u00ebn e Patrikan\u00ebs Ekumenike.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Gjermani ne duhet t\u00eb integrohemi dhe t\u00eb ngrihemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ne duhet t\u00eb konsiderohemi si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe nuk duhet ta ndjejm\u00eb veten pjes\u00eb t\u00eb huaj&#8221;,- vazhdoi ai n\u00eb diskutimin e mbajtur n\u00eb nj\u00eb kolokium t\u00eb zhvilluar n\u00eb akademin\u00eb &#8220;Rabarus Maurus&#8221; n\u00eb Visbaden. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, midis t\u00eb tjerash, ai k\u00ebrkoi t\u00eb themelohet nj\u00eb manastir orthodhoks, sipas ligjeve q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb territorin gjerman.<\/p>\n<p>Kolokiumi u zhvillua p\u00ebr situat\u00ebn dhe perspektiv\u00ebn e orthodhoksis\u00eb n\u00eb Gjermani, n\u00eb kuadrin e 40-vjetorit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Kishat Lindore, nj\u00eb organiz\u00ebm i krijuar pas Luft\u00ebs nga K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave, q\u00eb t\u00eb siguronte asistenc\u00eb materiale p\u00ebr klerin orthodhoks n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Finland\u00eb<br \/>\nEpiskopi Ambroz zgjidhet Mitropolit<\/p>\n<p>Sinodi i Kish\u00ebs Orthodhokse Autonome t\u00eb Finland\u00ebs, i mbledhur n\u00eb qytetin Kupio, zgjodhi episkopin Ambroz Mitropolit t\u00eb dioqez\u00ebs t\u00eb Ulus, m\u00eb veriorja e dioqezave finlandeze.<\/p>\n<p>Ai z\u00ebvend\u00ebson Mitropolitin Tihon, i zgjedhur n\u00eb maj n\u00eb krye t\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Helsinkit. Imzot Ambrozi \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb universitetin e Helsinkit dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Kembrixhit. I hirotonisur m\u00eb 1980, tet\u00eb vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar episkop i Joenskut n\u00eb Kareli. Ai \u00ebsht\u00eb mjaft i dalluar dhe nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit kryesor\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autonome t\u00eb Finland\u00ebs n\u00eb l\u00ebvizjet ekumenike.<\/p>\n<p>Itali<br \/>\nZgjidhet Mitropoliti i ri<\/p>\n<p>Pas em\u00ebrimit t\u00eb Mitropolitit Spiridhon n\u00eb krye t\u00eb Dioqez\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut dhe Jugut, n\u00eb drejtimin e Dioqez\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Italis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn juridiksionin e Patrikan\u00ebs Ekumenike, u zgjodh si Mitropolit i ri i saj episkopi Genadios.<\/p>\n<p>Dioqeza e Italis\u00eb num\u00ebron sot rreth 12 enori dhe ka selin\u00eb e saj n\u00eb Napoli.<\/p>\n<p>Siri<br \/>\nSeminar me gra orthodhokse<\/p>\n<p>N\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Gjergjit t\u00eb Hojmares, Siri, u zhvillua nj\u00eb seminar me rreth dyzet\u00eb gra orthodhokse nga dioqezat e Patrikan\u00ebs s\u00eb Antiokis\u00eb n\u00eb Siri dhe Liban, me tem\u00eb &#8220;Gruaja n\u00eb Kish\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Ky ishte i pari takim i k\u00ebtij lloji i zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Patrikan\u00eb dhe u organizua me p\u00ebrkrahjen dhe nxitjen e Patrikut t\u00eb Antiokis\u00eb Ignati IV.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga SOP-i<br \/>\nP\u00ebrgatiti Erin Prifti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmbledhje lajmesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga bota orthodhokse: thirrja e Patrikut Teoktist t\u00eb Rumanis\u00eb ndaj intelektual\u00ebve, rind\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Liban, hapja e institutit teologjik n\u00eb Shambesy, kish\u00eb e re n\u00eb Sllovaki, rektor orthodhoks n\u00eb Varshav\u00eb, integrimi i orthodhoks\u00ebve gjerman\u00eb, zgjedhje mitropolit\u00ebsh n\u00eb Finland\u00eb dhe Itali, dhe seminar grash n\u00eb Siri.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Lajme nga Rumania, Libani, Zvicra, Sllovakia, Polonia, Gjermania, Finlanda, Italia, Siria","numri":"11 (50)","viti":"1996","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[11]","fjale_kyce":"[\"Patriku Teoktist\", \"Rumani\", \"Sh\u00ebn Gjergji\", \"Liban\", \"Shambesy\", \"Zvic\u00ebr\", \"Sllovaki\", \"Sukovi\", \"Varshav\u00eb\", \"Gjermani\", \"Finland\u00eb\", \"Itali\", \"Siri\", \"SOP\"]","permbledhje":"P\u00ebrmbledhje lajmesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga bota orthodhokse: thirrja e Patrikut Teoktist t\u00eb Rumanis\u00eb ndaj intelektual\u00ebve, rind\u00ebrtimi i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Liban, hapja e institutit teologjik n\u00eb Shambesy, kish\u00eb e re n\u00eb Sllovaki, rektor orthodhoks n\u00eb Varshav\u00eb, integrimi i orthodhoks\u00ebve gjerman\u00eb, zgjedhje mitropolit\u00ebsh n\u00eb Finland\u00eb dhe Itali, dhe seminar grash n\u00eb Siri.","autori":"Erin Prifti","kategoria":"Lajme nd\u00ebrkomb\u00ebtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9387],"ngjallja_autori":[10190],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83906","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-nderkombetare","ngjallja_autori-erin-prifti","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nga bota e krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83906\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/\",\"name\":\"Nga bota e krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:20:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga bota e krishter\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga bota e krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83906","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/","name":"Nga bota e krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:20:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-bota-e-krishtere-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga bota e krishter\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83906","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83906"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83906"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83906"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83906"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83906"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}