{"id":83898,"date":"2026-06-01T02:19:58","date_gmt":"2026-06-01T00:19:58","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/"},"modified":"2026-06-01T02:19:58","modified_gmt":"2026-06-01T00:19:58","slug":"drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/","title":{"rendered":"Drit\u00eb nga Ungjilli &#8211; Ungjilli sipas Mattheut"},"content":{"rendered":"<p>tyr\u00ebstme. t\u00eb T\u00ebr\u00ebndinj\u00ebnut, Zotit ton\u00eb, Iisu Krishtit<\/p>\n<p>Po mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se mbyllni mbret\u00ebrin\u00eb e qiejve para njer\u00ebzve; se as ju nuk hyni dot, as nuk i leni t\u00eb hyjn\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se gllab\u00ebroni sht\u00ebpit\u00eb e vejushave, duke b\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje lutje t\u00eb gjata; prandaj, do t\u00eb merrni d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se p\u00ebrshkoni det e tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ithtar; dhe si t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb i till\u00eb, e b\u00ebni bir t\u00eb Gjehen\u00ebs dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ju.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb verb\u00ebr, q\u00eb thoni: N\u00eb qoft\u00eb se dikush betohet p\u00ebr tempullin, s&#8217;ka gj\u00eb; por ai q\u00eb betohet p\u00ebr arin e tempullit, b\u00ebhet borxhli. T\u00eb marr\u00eb dhe t\u00eb verb\u00ebr, se, cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh: ari apo tempulli, q\u00eb shenjt\u00ebron arin? Dhe n\u00eb qoft\u00eb se dikush, thoni ju, betohet p\u00ebr altarin, nuk ka gj\u00eb; por, n\u00eb qoft\u00eb se betohet p\u00ebr dhurat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb sip\u00ebr tij, b\u00ebhet borxhli. T\u00eb marr\u00eb e t\u00eb verb\u00ebr, cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh: dhurata apo altari q\u00eb shenjt\u00ebron dhurat\u00ebn? Pra, kush betohet p\u00ebr altarin, betohet p\u00ebr t\u00eb e p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ai ka sip\u00ebr. Dhe kush betohet p\u00ebr tempullin, betohet p\u00ebr t\u00eb e p\u00ebr At\u00eb q\u00eb banon aty. Dhe kush betohet p\u00ebr qiellin, betohet p\u00ebr fronin e Per\u00ebndis\u00eb dhe p\u00ebr At\u00eb q\u00eb ulet mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se paguani t\u00eb dhjet\u00ebn e mendr\u00ebs, t\u00eb kopr\u00ebs e t\u00eb barit t\u00eb gjumit, dhe shkelni porosit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ligjit: gjykimin, dhe p\u00ebrd\u00ebllimin, dhe besimin. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb t\u00eb tjerat. Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb verb\u00ebr, q\u00eb shtrydhni miz\u00ebn dhe p\u00ebrpini gamilen.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se pastroni pjes\u00ebn e jashtme t\u00eb got\u00ebs dhe t\u00eb pjat\u00ebs, nd\u00ebrsa brenda jan\u00eb mbushur me ato q\u00eb keni grabitur dhe me padrejt\u00ebsi. Farise i verb\u00ebr, pastro m\u00eb par\u00eb at\u00eb q\u00eb ka brenda gota dhe pjata, q\u00eb edhe nga jasht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se u ngjani varreve t\u00eb lyer me g\u00eblqere, q\u00eb duken t\u00eb bukur nga jasht\u00eb, por brenda jan\u00eb plot me eshtra t\u00eb vdekurish dhe \u00e7do lloj kalb\u00ebsire. K\u00ebshtu edhe ju, nga jasht\u00eb u dukeni t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzve; por brenda jeni plot me hipokrizi dhe padrejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mjer\u00eb ju, shkrues e Farisej hipokrit\u00eb, se nd\u00ebrtoni varret e profet\u00ebve dhe stolisni varret e t\u00eb drejt\u00ebve, dhe thoni: Po t\u00eb kishim jetuar n\u00eb koh\u00ebn e et\u00ebrve tan\u00eb, nuk do t\u00eb kishim qen\u00eb bashk\u00ebpjes\u00ebtar\u00eb me ta n\u00eb derdhjen e gjakut t\u00eb profet\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ju d\u00ebshmoni kund\u00ebr vetes tuaj, se jeni bij t\u00eb atyre q\u00eb vran\u00eb profet\u00ebt. Dhe ju plot\u00ebsoni, gjithashtu, mas\u00ebn e et\u00ebrve tuaj! Gjarp\u00ebrinj, pjell\u00eb nep\u00ebrkash, si do t\u00eb shp\u00ebtoni d\u00ebnimit t\u00eb ferrit?<\/p>\n<p>(Matth. 23, 13-33)<\/p>\n<p>UNGJILLI SIPAS MATTHEUT<\/p>\n<p>Sapo hapim Dhiat\u00ebn e re gjejm\u00eb si lib\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb saj &#8220;Ungjillin sipas Mattheut&#8221;. Ky mbishkrim \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrit dhe tregon se ky Ungjill \u00ebsht\u00eb shkruar nga ungjillori i shenjt\u00eb Matthe, si\u00e7 jan\u00eb shkruar dhe t\u00eb tjer\u00ebt nga Marku, Llukai dhe Joani.<\/p>\n<p>Mattheu, si\u00e7 na informon ungjillori i shenjt\u00eb Marku, ishte biri i Alfeut, q\u00eb m\u00eb par\u00eb quhej Levi (Mark. 2:14). Ishte tagrambledh\u00ebs n\u00eb Kapernaum, njeri n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si\u00e7 del nga Ungjijt\u00eb. Kur nj\u00eb dit\u00eb kaloi Zoti dhe e pa duke ndenjur n\u00eb dogan\u00eb, i tha: &#8220;Eja pas meje&#8221;. Dhe ai menj\u00ebher\u00eb la pun\u00ebn dhe t\u00eb mirat e veta, dhe si shtroi nj\u00eb gosti p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e vet t\u00eb profesionit, i shkoi pas Krishtit me besim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pas ngjalljes s\u00eb Zotit, mbeti bashk\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb n\u00eb Jerusalem, t\u00eb pakt\u00ebn deri sa u vra Stefani. Mori pjes\u00eb n\u00eb Sinodhin e Par\u00eb Apostolik. D\u00ebshmi shum\u00eb t\u00eb vjetra theksojn\u00eb se predikoi Ungjillin, n\u00eb fillim tek hebrejt\u00eb e Jerusalemit e t\u00eb Palestin\u00ebs dhe pastaj tek part\u00ebt dhe etiopian\u00ebt, ku edhe vdiq si martir.<\/p>\n<p>Ndoshta, para se t\u00eb ikte n\u00eb viset pagane, shkroi p\u00ebr hebrenjt\u00eb e krishter\u00eb Ungjillin e tij n\u00eb gjuh\u00ebn hebraike ose m\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00ebn aramaike, e cila p\u00ebrdorej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pastaj e p\u00ebrktheu, ka t\u00eb ngjar\u00eb vet\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn greke p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hebrejve t\u00eb diaspor\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt flitnin greqisht, si dhe p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb, edhe pse nuk e njihnin aspak hebraishten, njihnin mir\u00eb greqishten.<\/p>\n<p>Teksti hebraik ra n\u00eb duart e hebrejve, t\u00eb cil\u00ebt e transformuan sipas pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre dhe q\u00eb nga shek. i 4-t e k\u00ebtej \u00ebsht\u00eb zhdukur. Kisha gjithnj\u00eb ka pranuar dhe ka p\u00ebrdorur si tekst at\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn greke.<\/p>\n<p>Se kur e ka shkruar sakt\u00ebsisht nuk dihet. Disa thon\u00eb se e ka shkruar hebraisht menj\u00ebher\u00eb pas vitit 40 pas Krishtit. Pik\u00ebpamja m\u00eb e sigurt \u00ebsht\u00eb se tekstin grek e ka shkruar nd\u00ebrmjet viteve 60-70. Q\u00ebllimi i tij ishte t\u00eb paraqiste jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Zotit, sidomos n\u00eb Galile, nd\u00ebrsa synimi i tij i ve\u00e7ant\u00eb ishte t\u00eb bindte me siguri hebrejt\u00eb e krishter\u00eb se Iisui ishte Mesia i pritur, pasardh\u00ebsi i Avraamit, nga fisi i Jud\u00ebs dhe nga sht\u00ebpia e Davidit, flijuesi dhe flija e therorit t\u00eb madh t\u00eb shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Prandaj, ai na paraqet n\u00eb krye gjenealogjin\u00eb e Iisuit dhe gjat\u00eb tregimit shton profecit\u00eb e duhura nga Dhiata e Vjet\u00ebr, q\u00eb kan\u00eb gjetur zbatim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb personin e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebsojm\u00eb lutjet tona<\/p>\n<p>Psalmi XXVII<br \/>\nI Davidit<\/p>\n<p>Ty do t\u00eb t\u00eb th\u00ebrres, o Zot, o Per\u00ebndia im; vesh\u00ebt mos i mbyll p\u00ebr mua, se po t&#8217;i mbyll\u00ebsh vesh\u00ebt p\u00ebr mua, do t&#8217;u ngjaj atyre q\u00eb n\u00eb grop\u00eb i hedhin.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoje, o Zot, z\u00ebrin e lutjes sime kur ty t\u00eb falem, kur duart e mia i ngre drejt tempullit t\u00ebnd t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Mos m\u00eb zvarrit bashk\u00eb me m\u00ebkatar\u00ebt dhe mos m\u00eb humb bashk\u00eb me ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb padrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>Q\u00eb p\u00ebr paqe flasin me t\u00eb af\u00ebrmit e vet, por kan\u00eb lig\u00ebsi n\u00eb zemrat e tyre.<\/p>\n<p>Jepu atyre, o Zot, sipas veprave t\u00eb tyre, dhe sipas lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb kurdisjeve t\u00eb tyre; jepu atyre sipas veprave t\u00eb duarve t\u00eb veta; jepu atyre shpagimin q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse nuk i vler\u00ebsuan veprat e Zotit, as veprat e duarve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Do t&#8217;i rr\u00ebzosh ata e m\u00eb nuk do t&#8217;i ngresh.<\/p>\n<p>I bekuar qoft\u00eb Zoti, se d\u00ebgjoi z\u00ebrin e lutjes sime.<\/p>\n<p>Zoti \u00ebsht\u00eb ndihm\u00ebsi im dhe mbrojt\u00ebsi im; n\u00eb t\u00eb shpresoi zemra ime, dhe u ndihmova; dhe trupi im u gjall\u00ebrua, prandaj me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn time do ta lavd\u00ebroj.<\/p>\n<p>Zoti \u00ebsht\u00eb fuqia e popullit t\u00eb vet; dhe \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebs i shp\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb lyerin e tij.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtoje popullin t\u00ebnd dhe bekoje trash\u00ebgimin t\u00ebnd; dhe kulloti ata e mbroi ata p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Vasili i Madh: &#8220;&#8230;T\u00eb imitosh n\u00eb tok\u00eb jet\u00ebn e engj\u00ebjve.&#8221;<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Grigor Theologu: &#8220;Shkall\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ngjitur n\u00eb Qiell.&#8221;<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Grigor Sinaiti: &#8220;Dashuri vepruese, shp\u00ebtimi i shpres\u00ebs, simbol i shenjt\u00ebris\u00eb, njohje e Per\u00ebndis\u00eb, shenj\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsi e shpirtit, tregues i jet\u00ebs engj\u00ebllore.&#8221;<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs: &#8220;Shp\u00ebtim nga m\u00ebkati, ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar ngasjet, burim virtytesh, nd\u00ebrmjet\u00ebse hiresh, dobi e padukshme, ushqim shpirti, ndri\u00e7im mendjeje, zgjidhje hidh\u00ebrimi, pak\u00ebsim zem\u00ebrimi&#8230;&#8221; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Faqe doktrinare q\u00eb p\u00ebrmban perikop\u00ebn nga Mattheu 23:13-33 p\u00ebr mjerimet ndaj farisenjve, nj\u00eb shpjegim mbi ungjillorin e shenjt\u00eb Mattheun dhe vepr\u00ebn e tij, si dhe Psalmi XXVII i Davidit me citate nga Et\u00ebrit e Kish\u00ebs mbi lutjen.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"T\u00eb m\u00ebsojm\u00eb lutjet tona - Psalmi XXVII","numri":"11 (50)","viti":"1996","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[5]","fjale_kyce":"[\"Ungjilli\", \"Mattheu\", \"Farisej\", \"hipokrit\u00eb\", \"Psalm 27\", \"David\", \"lutje\", \"Sh\u00ebn Vasili\", \"Sh\u00ebn Grigor\", \"ungjillor\", \"Apostull\", \"Dhiata e Re\"]","permbledhje":"Faqe doktrinare q\u00eb p\u00ebrmban perikop\u00ebn nga Mattheu 23:13-33 p\u00ebr mjerimet ndaj farisenjve, nj\u00eb shpjegim mbi ungjillorin e shenjt\u00eb Mattheun dhe vepr\u00ebn e tij, si dhe Psalmi XXVII i Davidit me citate nga Et\u00ebrit e Kish\u00ebs mbi lutjen.","autori":"","kategoria":"Doktrin\u00eb \/ Liturgji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10182],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83898","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-doktrine-liturgji","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Drit\u00eb nga Ungjilli - Ungjilli sipas Mattheut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83898\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/\",\"name\":\"Drit\u00eb nga Ungjilli - Ungjilli sipas Mattheut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:19:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Drit\u00eb nga Ungjilli &#8211; Ungjilli sipas Mattheut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Drit\u00eb nga Ungjilli - Ungjilli sipas Mattheut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83898","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/","name":"Drit\u00eb nga Ungjilli - Ungjilli sipas Mattheut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:19:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-nga-ungjilli-ungjilli-sipas-mattheut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Drit\u00eb nga Ungjilli &#8211; Ungjilli sipas Mattheut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83898"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83898"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83898"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}