{"id":83895,"date":"2026-06-01T02:19:55","date_gmt":"2026-06-01T00:19:55","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-06-01T02:19:55","modified_gmt":"2026-06-01T00:19:55","slug":"problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sqarim<\/p>\n<p>Meq\u00ebn\u00ebse koh\u00ebt e fundit kan\u00eb qarkulluar lajme t\u00eb pasakta dhe dezinformuese lidhur me Sinodin e Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjithashtu, edhe tekste q\u00eb err\u00ebsojn\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Zyra e Shtypit e Kryepiskopat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs parashtron p\u00ebrmbledhjen e p\u00ebrgjegjshme t\u00eb ngjarjeve historike q\u00eb kan\u00eb lidhje me t\u00eb:<\/p>\n<p>1. M\u00eb 24 qershor 1992, Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Hirsh\u00ebm i Patrikan\u00ebs Ekumenike zgjodhi si Kryepiskop t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Mitropolitin e Andrus\u00ebs, Imzot Anastasin. Gjithashtu, zgjodhi dhe Arqimandrit\u00ebt Kristodulos Mustakas si Mitropolit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Aleksandros Kalpakidis si Mitropolit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs dhe Ignatios Triandis si Mitropolit t\u00eb Beratit, Vlor\u00ebs e Kanin\u00ebs. Deri at\u00ebhere, Kryepiskopi Anastas ishte Profesor i Universitetit t\u00eb Athin\u00ebs, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Dhiakonis\u00eb Apostolike t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb dhe, q\u00eb nga janari i vitit 1991, Eksark Patriarkal i Fronit Ekumenik n\u00eb Shqip\u00ebri. Me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb kishte punuar brenda n\u00eb Shqip\u00ebri nga korriku 1991, sapo iu dha leja e hyrjes, p\u00ebr riorganizimin e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse nga shkat\u00ebrrimi i plot\u00eb q\u00eb kishte shkaktuar persekutimi ateist, pothuajse pes\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kur u njoftua zgjedhja, Imzot Anastasi, duke njohur nga p\u00ebrpjekjet e tij shum\u00ebmujore n\u00eb Shqip\u00ebri klim\u00ebn e disfavorshme q\u00eb sundonte, shpjegoi se para \u00e7do veprimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm do t\u00eb duhej t\u00eb ekzistonte marr\u00ebveshje me Qeverin\u00eb Shqiptare, sepse pa p\u00eblqimin e saj nuk do t\u00eb ishte e mundur t\u00eb vendosej Sinodi i Shenjt\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej shtetasish t\u00eb huaj dhe t\u00eb ecte normalisht rim\u00ebk\u00ebmbja e Orthodhoksis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>2. M\u00eb 4 korrik t\u00eb vitit 1992, nj\u00eb delegation Patriarkal, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb P\u00ebrndershmit Mitropolit\u00eb Sinodik\u00eb t\u00eb Fronit Ekumenik, i Pergit, z. Evangjellos, i Filadelfias, z. Meliton dhe nga Protopresviteri shqiptar z. Ilia Katri, P\u00ebrfaq\u00ebsues Arkihieratik i shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00ebn juridiksionin e Patrikan\u00ebs, vizitoi Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Fillimisht shkoi n\u00eb Sekretariatin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Fes\u00eb dhe m\u00eb pas u takua me Presidentin, Z. Sali Berisha(*). Delegationi i dor\u00ebzoi Presidentit nj\u00eb dhurat\u00eb dhe nj\u00eb let\u00ebr mir\u00ebsjelljeje t\u00eb Patrikut Ekumenik, z. Vartholomeu, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria e Tij shpjegonte kuptimin e zgjedhjes s\u00eb Sinodit dhe siguronte p\u00ebr karakterin e tij ekskluzivisht fetar. Q\u00ebndrimi i Presidentit qe kategorik. Ai shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij, sepse ishte injoruar qeveria Shqiptare n\u00eb vendimin konkret t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike dhe deklaroi se p\u00ebr asnj\u00eb arsye nuk ka p\u00ebr t\u00eb pranuar q\u00eb i t\u00ebr\u00eb Sinodi i Shenjt\u00eb i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga hierark\u00eb grek\u00eb. Presidenti nuk refuzoi krijimin e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhoks, por propozimi i Tij ishte t\u00eb k\u00ebrkoheshin kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nga vende t\u00eb tjera, p\u00ebr arsye t\u00eb qarta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Dialogu zyrtar nd\u00ebrmjet Patrikan\u00ebs Ekumenike dhe Qeveris\u00eb Shqiptare u nd\u00ebrpre n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1992 dhe u mbyll papritur me veprimet kishtare t\u00eb korrikut 1996, n\u00eb Konstandinopoj\u00eb.<\/p>\n<p>3. Megjith\u00ebse ekzistoi miratim i plot\u00eb &#8211; pothuaj i nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm &#8211; i popullit orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Imzot Anastasit si Kryepiskop, ai e pranoi at\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb Mesazhin e Madh m\u00eb 12 korrik 1992, tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjes, pasi ishte siguruar m\u00eb par\u00eb p\u00eblqimi i Shtetit Shqiptar. Por, kur u b\u00eb Fron\u00ebzimi i Kryepiskopit nga i nj\u00ebjti delegacion Patriarkal, m\u00eb 2 gusht 1992, u pa qart\u00eb se autoritetet shqiptare kishin ndryshuar mendje p\u00ebr p\u00eblqimin q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb, q\u00eb t\u00eb vendosej nj\u00eb primat grek dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn me ngulm t\u00eb mobilizonin opinionin publik, q\u00eb ta detyronin Kryepiskopin t\u00eb largohej vet\u00eb ose ta d\u00ebbonin. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1992 dhe n\u00eb fillim t\u00eb 1993-it u hartuan projektligje t\u00eb ndryshme p\u00ebr komunitetet fetare, me q\u00ebllim d\u00ebbimin e Kryepiskopit me origjin\u00eb greke. Por, pas grumbullimit t\u00eb orthodhoks\u00ebve, pavar\u00ebsisht nga prejardhja, rreth Primatit t\u00eb tyre, n\u00eb dukje trysnia u zbraps.<\/p>\n<p>Pasoi, nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb tensionesh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Greqi: d\u00ebbimi i priftit Krisostom Maidhoni n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1993 (t\u00eb cilin Autoritetet shqiptare e kishin kujtuar p\u00ebr nj\u00eb nga tre Mitropolit\u00ebt e zgjedhur), ngjarjet e Peshk\u00ebpis\u00eb m\u00eb 1994, q\u00eb \u00e7uan t\u00eb dy vendet n\u00eb nj\u00eb gjendje lufte t\u00eb ftoht\u00eb, ndalimi i hyrjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb qytetar\u00ebve grek\u00eb n\u00eb shtator 1994, p\u00ebrndjekjet, privimet e qindra shkrime q\u00eb nuk pushuan s\u00eb foluri kund\u00ebr &#8220;klerikut grek&#8221;.<\/p>\n<p>Reagimi e arriti kulmin n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1994, me Projekt &#8211; Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb dispozite kategorike, k\u00ebrkonte t\u00eb d\u00ebbonte me m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pakthyeshme Kryepiskopin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij greke. \u00c7\u00ebshtja u shty, por nuk ka mbaruar.<\/p>\n<p>4. Kur, m\u00eb 22 korrik t\u00eb vitit 1996, Kryepiskopi, Imzot Anastasi, u thirr me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb Letre Patriarkale, d\u00ebrguar me faks, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Kostandinopoj\u00eb p\u00ebr hirotonisjet e tre Mitropolit\u00ebve, i kujtoi Patrikan\u00ebs Ekumenike sa kishte theksuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb letrat e Tij dhe gjat\u00eb takimeve personale, lidhur me specifik\u00ebn e gjendjes n\u00eb Shqip\u00ebri, duke theksuar se: &#8220;P\u00ebr mua do t\u00eb ishte bekim n\u00ebse pran\u00eb do t\u00eb kisha, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e mundimshme t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes nga g\u00ebrmadhat t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm tre, po shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mitropolit\u00eb dhe klerik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por, ngjarjet duhen kuptuar si\u00e7 jan\u00eb dhe t\u00eb trajtohen seriozisht. N\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb jan\u00eb forcuar frika dhe shqet\u00ebsimet, se grek\u00ebt tentojn\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb e t\u00eb realizojn\u00eb planet e tyre etnike n\u00ebp\u00ebrmjet Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sigurisht, k\u00ebto pik\u00ebpamje jan\u00eb t\u00eb padrejta e jasht\u00eb realitetit, megjithat\u00eb, jan\u00eb t\u00eb deklaruara qart\u00eb.&#8221; Ai i kujtoi, gjithashtu, se historia kishtare e Orthodhoksis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs 1922-1990 mbetet kuptimplote. Dhe se besonte q\u00eb veprimi m\u00eb i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimi i dialogut me autoritetet shqiptare, me ardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nj\u00eb delegationi prej hierark\u00ebsh t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike, me q\u00ebllim q\u00eb problemi t\u00eb kap\u00ebrcehet s\u00eb bashku me shqiptar\u00ebt orthodhoks\u00eb brenda vendit, meq\u00ebn\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit i njohin gj\u00ebrat n\u00eb thell\u00ebsi dhe vuajn\u00eb edhe ata q\u00ebndrimin e disfavorsh\u00ebm t\u00eb tejzgjatur q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar ndaj udh\u00ebheqjes Orthodhokse.<\/p>\n<p>5. Reagimi i Shtetit Shqiptar ndaj hirotonisjeve t\u00eb tre Mitropolit\u00ebve, q\u00eb u kryen n\u00eb Kostandinopoj\u00eb m\u00eb 26, 27 dhe 28 korrik 1996, ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm. M\u00eb 2 gusht 1996, lidhur me em\u00ebrimin nga ana e Patrikan\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs t\u00eb tre Mitropolit\u00ebve grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, deklaroi: &#8220;Njoftimin e mor\u00ebm nga shtypi. Na \u00e7uditi fakti se si Patrikana, pa nj\u00eb bisedim paraprak me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare, merr vendimin q\u00eb i gjith\u00eb Sinodi n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga qytetar\u00eb grek\u00eb. Kjo jo vet\u00ebm q\u00eb tejkalon \u00e7do etik\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht prek nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare t\u00eb popullit ton\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe orthodhoks\u00ebt shqiptar\u00eb.&#8221; Dhe n\u00ebnvizon &#8220;q\u00ebndrimin e prer\u00eb&#8221; t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare &#8220;p\u00ebr t\u00eb mos lejuar m\u00eb asnj\u00eb klerik t\u00eb huaj t\u00eb drejtoj\u00eb pun\u00ebt e fes\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim Qeveria Shqiptare e theksoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 5 gusht 1996, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb saj drejtuar Patrikan\u00ebs s\u00eb Nderuar Ekumenike, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe Kryepiskopat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>6. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, derisa t\u00eb b\u00ebhet i mundur funksionimi i Sinodhit t\u00eb Shenjt\u00eb, drejtohet nga K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar (K\u00ebshilli Mikst). K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje thjesht tranzitore. Ky organ \u00ebsht\u00eb skema e vetme drejtuese e mundshme, sipas Statuteve t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ishin her\u00eb pas here n\u00eb fuqi, dhe u formua me dijenin\u00eb e Patrikan\u00ebs Ekumenike. Nga ana tjet\u00ebr, ky organ ka ndihmuar q\u00eb t\u00eb shprehej opinioni i popullit Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhej zyrtarisht k\u00ebrkesa ndaj Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs, e cila n\u00eb vazhdim nd\u00ebrmori hapat e m\u00ebtejshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pas refuzimit t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare p\u00ebr t\u00eb pranuar tre Mitropolit\u00ebt e zgjedhur p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri nga ana e Patrikan\u00ebs Ekumenike, ishte e nevojshme t\u00eb vazhdohej t\u00eb funksiononte kjo strukur\u00eb tranzitore kishtare. Sepse duhej q\u00eb Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kishte baz\u00eb ligjore para Autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb rivendikuar pasurin\u00eb e saj, p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebsuar ekzistenc\u00ebn e saj brenda Shtetit Shqiptar t\u00eb ndar\u00eb nga feja. Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb provohet gjithashtu, se sot organi drejtues i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;nj\u00eb i huaj&#8221;, po nj\u00eb K\u00ebshill kleriko-laik prej 13 an\u00ebtar\u00ebsh, nga t\u00eb cil\u00ebt 12 jan\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb (tet\u00eb klerik\u00eb e kat\u00ebr laik\u00eb).<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb formuar pas persekutimit shfaros\u00ebs ateist prej gjysm\u00eb shekulli, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmasave thjesht kishtare, kan\u00eb edhe p\u00ebrmasa t\u00eb tjera historike, politike, shoq\u00ebrore, psikologjike, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb injorohen kur k\u00ebrkohen zgjidhje normale dhe jet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 1 tetor 1996<\/p>\n<p>Zyra e Shtypit e Kryepiskopat\u00ebs<\/p>\n<p>(*) Sh\u00ebnim: (21.10.1996). N\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike (14. 10. 1996), midis pasakt\u00ebsive t\u00eb tjera del, se nd\u00ebrmjet takimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar me Komitetin e Patrikan\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen fetare Shqiptare n\u00eb maj 1992 (\u00a7 5,6) dhe zgjedhjes s\u00eb Kryepiskopit dhe t\u00eb Mitropolit\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 24 qershor 1992 (\u00a78), &#8220;u d\u00ebrgua n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb delegacion Patriarkal dhe kishte takime si me Presidentin Berisha, ashtu edhe me Eksarkun e deriat\u00ebhersh\u00ebm Patriarkal, Mitropolitin e Andrus\u00ebs, dhe me K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar t\u00eb drejtuar prej tij&#8230;&#8221; (\u00a77). Kjo nuk i p\u00ebrgjigjet s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Delegacioni i Patrikan\u00ebs Ekumenike erdhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pas zgjedhjes dhe u takua me Presidentin Berisha n\u00eb 4 korrik t\u00eb vitit 1992. Vizita e dyt\u00eb u krye p\u00ebr Fron\u00ebzimin e Kryepiskopit m\u00eb 2 gusht 1992.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sqarim zyrtar i Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs mbi historikun e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb sqaron zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas m\u00eb 1992, mosmarr\u00ebveshjet me Qeverin\u00eb Shqiptare p\u00ebr mitropolit\u00ebt grek\u00eb dhe reagimet ndaj hirotonisjeve t\u00eb 1996.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Sqarim","numri":"11 (50)","viti":"1996","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"1","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Sinodi i Shenjt\u00eb\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Patrikana Ekumenike\", \"Vartholomeu\", \"Sali Berisha\", \"Mitropolit\u00eb grek\u00eb\", \"Konstandinopoj\u00eb\", \"K\u00ebshilli Mikst\", \"autoqefali\", \"sqarim\", \"1992\", \"1996\"]","permbledhje":"Sqarim zyrtar i Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs mbi historikun e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb sqaron zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas m\u00eb 1992, mosmarr\u00ebveshjet me Qeverin\u00eb Shqiptare p\u00ebr mitropolit\u00ebt grek\u00eb dhe reagimet ndaj hirotonisjeve t\u00eb 1996.","autori":"Zyra e Shtypit e Kryepiskopat\u00ebs","kategoria":"Sqarim zyrtar \/ \u00c7\u00ebshtje kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10178],"ngjallja_autori":[10179],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83895","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-sqarim-zyrtar-ceshtje-kishtare","ngjallja_autori-zyra-e-shtypit-e-kryepiskopates","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83895\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\",\"name\":\"Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:19:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83895","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","name":"Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:19:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/problemi-i-sinodit-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Problemi i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83895"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83895"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83895"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}