{"id":83820,"date":"2026-06-01T02:18:37","date_gmt":"2026-06-01T00:18:37","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/"},"modified":"2026-06-01T02:18:37","modified_gmt":"2026-06-01T00:18:37","slug":"filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/","title":{"rendered":"Filloi Viti i Ri Kishtar &#8211; P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit!"},"content":{"rendered":"<p>Filloi Viti i Ri Kishtar<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit!<\/p>\n<p>Nga At Luka Veroni<\/p>\n<p>1 Shtatori \u00ebsht\u00eb fillimi i Vitit t\u00eb Ri Kishtar. \u00c7&#8217;mund\u00ebsi e mrekullueshme ta fillojm\u00eb at\u00eb duke p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb p\u00ebrkushtimin ton\u00eb ndaj Iisu Krishtit dhe besimit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb tij Orthodhoks! \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb ripar\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe q\u00ebllimet e jet\u00ebve tona, dhe t&#8217;i riorientojm\u00eb ato drejt Krishtit dhe Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>A jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb t\u00eb Krishtit me zem\u00ebr t\u00eb hapur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur, apo edhe p\u00ebr nj\u00eb vit tjet\u00ebr do ta kemi t\u00eb mbyllur, pa asnj\u00eb zgjidhje t\u00eb re apo p\u00ebrkushtim? Plog\u00ebshtia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik i madh n\u00eb jet\u00ebn e krishter\u00eb. Iisui paralajm\u00ebron pasuesit e tij shum\u00eb qart\u00eb mbi rrezikun e indiferentizmit n\u00eb librin e Zbules\u00ebs, kur ai thot\u00eb: &#8220;Un\u00eb njoh veprat e tua, q\u00eb ti nuk je as i ngroht\u00eb as i ftoht\u00eb. Do t\u00eb doja t\u00eb ishe i ftoht\u00eb ose i ngroht\u00eb! Por, mbasi je k\u00ebshtu i vak\u00ebt, dhe as i ftoht\u00eb e as i ngroht\u00eb, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb vjell nga goja ime; Ja un\u00eb q\u00ebndroj tek dera dhe trokas, n\u00ebse dikush d\u00ebgjon z\u00ebrin tim dhe t\u00eb hap\u00eb der\u00ebn, un\u00eb do t\u00eb hyj tek ai dhe do t\u00eb ha dark\u00eb me t\u00eb dhe ai me mua.&#8221;<\/p>\n<p>Imagjinoni dik\u00eb q\u00eb vjen n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde, troket dhe pret q\u00eb ju t\u00eb p\u00ebrgjigjeni. Personi e di q\u00eb ju jeni brenda, k\u00ebshtu ai vazhdon t\u00eb trokas\u00eb, por ju refuzoni t\u00eb hapni der\u00ebn. A nuk do t\u00eb ishte ofenduese kjo p\u00ebr vizitorin? Po sikur vizitori t\u00eb ishte vet\u00eb Iisu Krishti? Dhe p\u00ebrs\u00ebri, ai thot\u00eb mjaft qart\u00eb n\u00eb paragrafin e m\u00ebsip\u00ebrm, &#8220;Un\u00eb q\u00ebndroj tek dera dhe trokas&#8221;. Ai q\u00ebndron tek dera e secil\u00ebs zem\u00ebr, i gatsh\u00ebm t\u00eb hyj\u00eb dhe t\u00eb banoj\u00eb tek ne, dhe p\u00ebrs\u00ebri sa prej nesh e injorojn\u00eb k\u00ebt\u00eb thirrje?<\/p>\n<p>M\u00eb 29 gusht kremtuam fest\u00ebn e nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb kan\u00eb jetuar, Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit. \u00cbsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme t\u00eb festojm\u00eb dit\u00ebn e tij para fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri Kishtar, sepse q\u00ebllimi i jet\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit ishte shum\u00eb i qart\u00eb: ai erdhi t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb udh\u00ebn p\u00ebr Zotin. Fjal\u00ebt e para q\u00eb ai predikoi ishin &#8220;pendohuni, Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb der\u00eb!&#8221;<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joani p\u00ebrgatiti udh\u00ebn e Krishtit thjesht, duke predikuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Ai nuk besoi n\u00eb kompromisin e mesazhit t\u00eb Ungjillit, dhe si rrjedhim, ai shpesh ofendoi ata njer\u00ebz q\u00eb nuk jetonin lidhur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ai nuk k\u00ebrkoi t\u00eb fitonte aprovimin e shoq\u00ebris\u00eb, duke predikuar mesazhin e bazuar n\u00eb opinionin publik. N\u00eb vend t\u00eb saj, ai veproi si lajm\u00ebtar autentik i Per\u00ebndis\u00eb, duke shpallur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz nuk donin ta d\u00ebgjonin.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori na kujton se t\u00eb v\u00ebrtetat e jet\u00ebs son\u00eb nuk duhet t\u00eb detyrohen nga opinionet e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr shembull, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse shumica e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb mendon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull t\u00eb korruptohesh n\u00eb biznes, n\u00eb shkoll\u00eb ose me qeverin\u00eb, sepse e v\u00ebrteta e Per\u00ebndis\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ose nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse shumica e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb pranon abortin, me kuptimin e kontrollit legal t\u00eb lindjes. E v\u00ebrteta e Kish\u00ebs son\u00eb ka qen\u00eb se aborti \u00ebsht\u00eb vrasje, dhe si rrjedhim, lig\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joani na kujton se cili \u00ebsht\u00eb standarti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs: &#8220;M\u00ebkatet nuk b\u00ebhen virtyte duke u praktikuar gjer\u00ebsisht. E drejta mbetet e drejt\u00eb edhe n\u00ebse asnj\u00eb nuk e b\u00ebn, dhe gabimi \u00ebsht\u00eb gabim edhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb e praktikojn\u00eb.&#8221; Duke ndjekur standartet e shoq\u00ebris\u00eb dhe duke harruar t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn Hyjnore, shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb jan\u00eb \u00e7oroditur n\u00eb at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe, si rrjedhim, jan\u00eb larg udh\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb t\u00eb drejton drejt shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Pavli thot\u00eb se, n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Krisht, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e re (II Kor. 5:17). Sh\u00ebn Petri na tregon se Per\u00ebndia fton t\u00ebr\u00eb besimtar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shenjt\u00eb (2 Petri 1:15). Sh\u00ebn Lluka thot\u00eb se Per\u00ebndia i b\u00ebri rrug\u00ebt e jet\u00ebs t\u00eb njohura tek njer\u00ebzit dhe si rrjedhim do t\u00eb na mbush\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe g\u00ebzim (Vep.1:18). Gjithashtu, teologjia Orthodhokse na m\u00ebson q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pag\u00ebzimit ne kemi marr\u00eb hirin p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me Krishtin, t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb me T\u00eb, dhe t\u00eb banojm\u00eb vazhdimisht n\u00eb rifreskimin dhe rip\u00ebrt\u00ebritjen n\u00eb pranin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Sa prej nesh p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb mrekullueshme n\u00eb Krisht. Fatkeq\u00ebsisht, edhe p\u00ebr ata, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shijuar k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb lavdishme, kondita jon\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb ndri\u00e7imi n\u00eb maksimum. Si rrjedhim, ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb kthehemi mbrapsht n\u00eb baz\u00ebn e besimit ton\u00eb, dhe t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb me Iisu Krishtin. Ne nuk mund t\u00eb themi vet\u00ebm se jemi pasues t\u00eb Krishtit, ne duhet t\u00eb jetojm\u00eb dhe t\u00eb praktikojm\u00eb m\u00ebsimet e Tij.<\/p>\n<p>E mbyll k\u00ebtu duke i k\u00ebrkuar secilit prej jush t&#8217;i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje fjal\u00ebve t\u00eb Joan Pag\u00ebzorit, dhe t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb veten p\u00ebr ardhjen e Zotit. Le t\u00eb fillojm\u00eb Vitin e Ri Kishtar me p\u00ebrt\u00ebritjen e p\u00ebrkushtimit ton\u00eb n\u00eb Zotin Iisu Krisht. Le ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb t\u00eb mundohemi t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb dhe t\u00eb praktikojm\u00eb besimin ton\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. T\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa veprime konkrete:<\/p>\n<p>1. T\u00eb marrim pjes\u00eb besnik\u00ebrisht n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore \u00e7do t\u00eb diel\u00eb dhe n\u00eb festat e m\u00ebdha, dhe t\u00eb marrim shpesh Kungimin e Shenjt\u00eb;<\/p>\n<p>2. T\u00eb p\u00ebrkushtojm\u00eb veten ton\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb leximin e disa kapitujve t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb;<\/p>\n<p>3. T\u00eb jemi besnik\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb lutjet personale ndaj Per\u00ebndis\u00eb, ta falenderojm\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb dhuratat, dhe t&#8217;i k\u00ebrkojm\u00eb falje p\u00ebr m\u00ebkatet, t\u00eb lutemi p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb bekimin e Tij p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb;<\/p>\n<p>4. T\u00eb jetojm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dashurie me \u00e7do person q\u00eb takojm\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, iu b\u00ebj thirrje t\u00eb hapim kraharorin e thesarit t\u00eb besimit ton\u00eb, dhe t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb Iisu Krishti d\u00ebshiron q\u00eb t&#8217;i kemi. Mbani mend, nj\u00eb thesar nuk i vlen asnjeriu, n\u00ebse mbetet i mbyllur n\u00eb kutin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>Le t\u00eb hapim k\u00ebt\u00eb kuti thesari t\u00eb besimit ton\u00eb, t\u00eb marrim pasurit\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb jet\u00ebn e bukur n\u00eb Shp\u00ebtimtarin ton\u00eb Iisu Krisht!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At Luka Veroni shkruan p\u00ebr fillimin e Vitit t\u00eb Ri Kishtar m\u00eb 1 shtator, duke ftuar besimtar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb p\u00ebrkushtimin ndaj Krishtit. Theksohet shembulli i Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00ebsimet e Krishtit n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"9 (48)","viti":"1996","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Vit i Ri Kishtar\", \"Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori\", \"p\u00ebrkushtim\", \"Krishti\", \"Zbulesa\", \"Liturgji Hyjnore\", \"lutje\", \"krishterim\"]","permbledhje":"At Luka Veroni shkruan p\u00ebr fillimin e Vitit t\u00eb Ri Kishtar m\u00eb 1 shtator, duke ftuar besimtar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb p\u00ebrkushtimin ndaj Krishtit. Theksohet shembulli i Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00ebsimet e Krishtit n\u00eb praktik\u00eb.","autori":"At Luka Veroni","kategoria":"Artikull shpirt\u00ebror","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10134],"ngjallja_autori":[9663],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83820","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull-shpirteror","ngjallja_autori-at-luka-veroni","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Filloi Viti i Ri Kishtar - P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83820\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/\",\"name\":\"Filloi Viti i Ri Kishtar - P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:18:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Filloi Viti i Ri Kishtar &#8211; P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Filloi Viti i Ri Kishtar - P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83820","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/","name":"Filloi Viti i Ri Kishtar - P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:18:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/filloi-viti-i-ri-kishtar-perserit-perkushtimin-tend-ndaj-krishtit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Filloi Viti i Ri Kishtar &#8211; P\u00ebrs\u00ebrit p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Krishtit!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83820"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83820"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83820"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}